Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit

    Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit

    Deri nė shek. IV, nė kishė psalte i gjithė populli njėkohėsisht dhe me njė zė. Kjo mėnyrė e tė psalurit quhet nė “simfoni” ose me njė gojė. Zakonisht gjatė shėrbesave tėrėsia e besimtarėve ndahej nė dy kore, nė tė burrave e tė grave. Mėnyrė tjetėr e tė psalurit ishte e ashtuquajtura “nėn zė”. Sipas saj psalte vetėm njė psalt. Gjatė vargjeve tė fundit psalnin bashkė ose psalti njė pjesė tė vargut dhe populli mbaronte pjesėn tjetėr, ose psalti tė gjithė vargun dhe populli e pėrsėriste atė qė psalte, ose thoshte Amin etj. Gjithashtu njė mėnyrė tjetėr e tė psalurit ishte ajo “Andifonike”, kur dy koret psalin me radhė.

    Pėr arsye tė pjesėmarrjes sė popullit, i cili s’e njihte muzikėn, stonaturat ishin tė shumta. Pėr tė mėnjanuar prishjen e atmosferės sė lutjes, u caktua krijimi i radhėve tė psaltėve nė sinodin lokal tė Laodikesė (360 pas Kr.), kanoni i 15-tė.

    Kori pėrbėhej edhe nga isokratėt (mbajtėsit e isos), referon Shėn Vasili i Madh. Shėn Efrem Siriani nė Siri, Athanasi i Madh nė Aleksandri, Ambrozi nė Milano, Vasili i Madh nė Azinė e Vogėl dhe Joan Gojarti nė Konstandinopojė punuan sistematikisht pėr organizimin e muzikės, por gjatė saj lindėn edhe probleme tė shumta pėr sa i pėrket sistematizimit dhe dhėnies sė strukturės kėsaj muzike nė formim e sipėr.

    Nė tė njėjtėn kohė, nė Perėndim, muzika kishtare pati njė drejtim tjetėr. Atje u fut muzika instrumentale dhe nga fundi i mijėveēarit tė parė shfaqet muzika kishtare polifonike, qė shoqėrohej edhe nga organo kishtare. Krijuesit kryesorė tė saj ishin nga fundi i shek. IV, episkopi i Milanos Ambrozi dhe Grigor Dialogu (590-604).

    Muzika e Ambrozit u quajt kėnga ambroziane dhe mbėshtetet nė tonin ritmik. Ai pėrcaktoi i pari emėrtimet e tingujve: i pari, i dyti, i treti, i katėrti, duke zėvendėsuar emėrtimet e vjetra dorio, lidio, frigjio dhe miksolidio. Nė kėtė muzikė u futėn dhe elemente tė tjera, gjatė shek. tė 6-tė. Atėherė papa Grigor Dialogu, mori pėrsipėr reformimin e muzikės. Kjo muzikė qė u krijua u quajt kėnga Gregoriane dhe u vulos nė njė libėr qė u quajt “Andifonario”, i cili pėrmban tė gjitha kėngėt liturgjike dhe ka njė mėnyrė shkrimi tė veēantė.

    Muzika grigoriane ėshtė monofonike dhe e ngadaltė. Veē katėr tingujve kryesorė tė Ambrozit shton edhe katėr tinguj tė tjerė tė tėrthortė: tėrthorin e parė, tėrthorin e dytė, tėrthorin e tretė (i rėndi) dhe tėrthorin e katėrt, duke zėvendėsuar emėrtimet e vjetra ipodorio, ipolidio, ipofrigjio dhe ipomiksolidio.

    Njė rol shumė tė rėndėsishėm nė zhvillimin e Muzikės Kishtare Bizantine dhe njė veēori qė e bėn atė shumė tė veēantė dhe interesante ėshtė sistemi i saj grafik. Ngaqė muzika kishtare nė fillimet e saj transmetohej gojarisht nga brezi nė brez, ėshtė normale qė tė mos ketė pasur njė mėnyrė shkrimi tė caktuar. Me kalimin e kohės e krijimin e traditės sė tė kėnduarit tė himneve kompozitorėt filluan qė tė vendosnin disa shenja tė caktuara mbi ose nėn tekst, por nuk dihet se me ēfarė shenjash konkretisht shkruanin. Qė ekzistonte shkrimi muzikor, kjo dėshmohet nė kanonin e 16-tė tė sinodit tė Laodikesė (364 pas Kr.). Gjithashtu ėshtė e vėrtetuar historikisht se tė krishterėt e Antiokisė nė kohėn e Shėn Efrem Sirianit kishin simiografi muzikore.

    Me kalimin e kohės simiografia merr zhvillim dhe kryesisht pas shek. IV, kohė nė tė cilėn zhvillohet takigrafia (shkrim i shpejtė muzikor) nga e ka prejardhjen shkrimi angjistroidik (me grepa). Gjithashtu, pas shek. IV, merr zhvillim njė lloj tjetėr shkrimi muzikor “simiografia ekfonetike”, qė tė kėndohej me muzikė Apostulli dhe Ungjilli. Kėto shenja ishin shumė tė thjeshta dhe vendoseshin sipėr ose poshtė tekstit tė shkruar.

    Me kalimin e kohės Muzika Bizantine pati shumė risi, sidomos nga muzika teatrore dhe pati njė rrezik tė madh qė tė shkatėrrohej. Nė kėtė ēast shfaqet njė figurė e madhe, Joan Damaskini “njeri shumė i arsimuar”, i cili bėri njė reformė tė madhe nė muzikėn Kishtare. Shėn Joani pasi mblodhi tė gjitha tė dhėnat e deriatėhershme, i sistemoi ato.

    Nga Shėn Joani e kėtej kjo muzikė ėshtė pėrpunuar shumė herė. Eshtė pėrpunuar nė kohėn e Joan Kukuzelit nga Durrėsi, i cili bėri disa ndryshime nė shkrimin muzikor tė Joan Damaskinit, qė u pėrdor deri nė shek. XVIII. Pas tij Petro Peloponezi, personalitet i muzikės nė shek. XVIII, thjeshtoi sistemin e Kukuzelit, si edhe shpjegoi formulat muzikore.

    Mė vonė, mė 1814, dolėn tre muzikantė, Krisanthi i Durrėsit, Grigor lambadari, dhe hieropsalti Hurmuzio hartofilaksi, tė cilėt ndjenė nevojėn e njė transformimi rrėnjėsor tė shkrimit muzikor tė Petro Peloponezit. Kėta punuan sistematikisht nė mėnyrė shkencore e krijuan njė metodė tė re shkrimi duke huazuar shumė shenja nga muzika evropiane. Me kėtė lloj shkrimi e metode u shkruan tekstet e vjetra, si edhe tė gjitha pjesėt e Joan Damaskinit, Kukuzelit, Peloponezit etj.

    Nė Konstandinopojė krijohet njė shkollė e veēantė e muzikės kishtare, ku mėsohet metoda e re. Aty Grigori dhe Hurmuzio kishin anėn praktike ndėrsa
    Krisanthi anėn teorike, duke shkruar “Teoria e Madhe e Muzikės”, qė u botua nė vitin 1832. Metoda e re e thjeshtoi shumė mėsimin e muzikės dhe anėn e saj
    praktike. Kjo metodė shkrimi muzikor vazhdon tė pėrdoret edhe sot e kėsaj dite nė partiturat e muzikės bizantine, e cila ka njė fuqi shprehėse dhe lutėse
    shumė tė madhe. Shpirti i njeriut nėpėrmjet tingujve melodikė tė zėrave qė shqiptojnė himnet adhuruese ndaj Perėndisė, ngjitet lart pranė engjėjve dhe
    bashkė me ta duke simbolizuar edhe ne Keruvimet dhe Serafimet i psalim pa pushim Perėndisė “Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perėndia ynė. Amin”.

    Dhjakon Spiro Kostoli
    Pedagog i Muzikės Bizantine
    nė Akademinė Teologjike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    E psalura, qėllimi dhe rėndėsia e saj

    Tė gjithė etėrit e Kishės kanė rėnė dakord qė t’i japin artit himnografik njė vlerė tė madhe rreth kultit liturgjik. Episkopėt ishin nxitės pėr tė kultivuar kėtė art fisnik, qė nėpėrmjet tij tė ushqenin e tė rritnin shpirtin kristian dhe tė bėnin mė madhėshtore dhe tėrheqėse ceremonitė fetare. Shumė prej tyre ishin poetė e kompozitorė dhe kanė dhėnė krijime me vlerė shumė tė madhe. Shėn Joan Gojarti admiron mirėsinė e Zotit, qė deshi bashkimin e psalmeve me ėmbėlsinė e melodisė. Sipas tij aty ku dėgjohen kėngė shpirtėrore, aty ėshtė i pranishėm hiri i Shpirtit tė Shenjtė, qė shenjtėron gojėn dhe shpirtin.

    Gojarti dėshiron qė e gjithė ekzistenca e njeriut tė ishte himn i pėrjetshėm drejt Hyjnisė. “Ashtu siē Judenjtė, thekson ai, lavdėronin Perėndinė me tė gjitha instrumentet muzikore dhe me ato shoqėronin kėndimin, kėshtu dhe ne duhet tė himnojmė Perėndinė me tė gjithė qenien tonė. Gjuha himnon Zotin kur kėndon, veshi kur nuk dėgjon kėngė tė shfrenuara…” “Muzika - thotė dishepulli i Gojartit, shėn Isidori - mjekon pasionet e shpirtit, largon dhimbjen dhe tė shpėrthen nė lot. Virtyti i muzikės ėshtė tė rrethojė ėmbėlsisht shpirtin dhe tė drejtojė vullnetin. Ėshtė e nevojshme tė kėndosh me dashuri inteligjente, thotė ai, qė tė rezultojė njė lutje e vėmendshme.” Shėn Ilarioni do qė dita tė fillojė me lutje e tė mbyllet me kėndim tė himneve. Shėn Ambrozi nuk gjen mjet mė tė mirė pėr tė larguar popullin nga teatrot dhe kėngėt profane, veēse t’i ushtrojė nė kėndimin e ėmbėl tė psalmeve.

    Nė tė gjitha kishat e ndėrtuara nga grekėt, sirianėt apo egjiptianėt, ishte caktuar kėndimi i psalmeve, nė tė cilin merrnin pjesė tė gjithė besimtarėt pa pėrjashtim. “Nė njė vend tė ngritur, anagnosti lexon pjesėn tashmė tė caktuar prej Moisiut, Jisuit tė Navisė, Gjyqtarėt, Mbretėrve, ato tė Kthimit (nga robėria e Babilonisė), pėrveē tyre, edhe ato tė Jobit dhe tė Solomonit dhe thėnieve tė Profetėve; nė fund tė ēdo dy leximeve, njė tjetėr lexues kėndon himnet e Davidit dhe populli pason duke kėnduar pjesėn e fundit tė vargut”.

    Kjo formė me kalimin e kohės bėhet bazė e takimeve eklisiastike. Shėn Athanasi shkruan se, ndėrsa ulej nė fron, dhjakoni i tij kėndonte psalmin 135, tė cilit populli i pėrgjigjej pas ēdo vargu: Se pėrdėllimi i tij ėshtė nė jetė tė jetėve.

    Shėn Agustini referon pothuaj tė njėjtėn gjė: “…mori psaltirin dhe filloi tė kėndojė psalmin 100, tė cilit ne tė gjithė i pėrgjigjeshim: “ty do tė tė kėndoj pėrdėllim dhe drejtėsi”.

    Pjesėmarrja aktive e popullit nė mbledhje filloi me kėndimin e frazės finale tė vargut psalmodik.

    “Peshkopi… fillonte kėndimin e psalmit, dhe me tė i gjithė populli bashkohej e kėndonte himnologjinė e shenjtė”. Pėrveē psalmeve, populli kėndonte dhe himne, “besimtarėt… natė dhe ditė duke pasur lutje nė gojė tė tyre nuk bėnin veprat e njerėzve, por i psalnin himne Perėndisė”. “Mė pas populli, shton shenjtori, nė shtėpinė e lutjes i ndarė nė dy grupe, kėndojnė nė mėnyrė tė alternuar.” Pjesėmarrja e popullit nė Kishė, si qėllim kryesor ka himnimin e pėrbashkėt tė Perėndisė dhe bashkimit me Tė. I gjithė populli duhet tė marrė pjesė nė kėndimin e himneve tė shenjta. Kjo ėshtė arsyeja kryesore e vendosjes sė tyre nė adhurimin e pėrbashkėt. Tė qenit trupėrisht nė kishė nuk mjafton, pjesėmarrja nė jetėn adhuruese tė saj ėshtė ajo qė e plotėson atė. Tė mos jemi spektatorė, por aktorė, jo pasivė, por aktivė. Sa bukur e pėrshkruan Shėn Agustini nė “Rrėfimet” pėrshtypjen e thellė, qė sillnin nė tė himnet e shenjta: “Kėngėt e tua dhe himnet e tua, o Zoti im, mė prekin, dhe ata zėra futen nėpėrmjet veshėve dhe mbjellin tė vėrtetėn nė zemrėn time: nxehej ndjenja e devotshmėrisė dhe lotėt mė rridhnin… dhe pėr mua ishin njė ėndje”. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat, dhe do tė thosha mė e bukura, siē e thekson dhe Shėn Vasili i Madh, pėr njė besimtar, tė mėsojė rreth besimit tė tij. Drejtuesi i “psaltirit” nėpėrmjet aftėsive tė tij personale, qė Perėndia ia ka dhuruar, ėshtė pėr tė drejtuar popullin nė kėndim. Kjo ėshtė detyra e vetme e tij. Njė drejtues qė nuk arrihet tė ndiqet prej popullit pėr shkak tė ekzagjerimeve tė tij, ėshtė jashtė kohe dhe vendi. Mund tė kėndojė bukur, por nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr adhurim. Shėn Klementi, nė “Pedagogu”, mėson se cilat janė meloditė e preferuara. “Duhet tė mbledhim melodi modeste… - thekson ai e t’i largojmė meloditė pa shije...”. Shėn Vasili i Madh e shikonte artin himnografik jo vetėm si pjesė kryesore tė dekorit liturgjik, por dhe si mjet potent dhe rezultativ tė pėrhapjes sė doktrinės sė shėndoshė dhe tė dogmave tė Kishės. Ai thekson: “Doktrinat e mėsuara nėpėrmjet muzikės fiksohen shumė herė mė mirė prej shpirtit. Njė doktrinė e mėsuar me forcė s’mund tė gdhendet nė mendje; ndėrsa ajo qė penetron me ėmbėlsi e falė muzikės qėndron pėrjetėsisht.” Kėndimi i bukur i psalmeve influencon tek fėmijėt dhe pėrgjithėsisht tek tė rinjtė; vėrtet, ndėrsa janė duke shijuar melodinė, nė tė njėjtėn kohė shpirti i tyre edukohet me tė vėrtetėn. Me vėshtirėsi mund tė kujtojė dikush thėniet e profetėve ose tė apostujve, por nuk ndodh kėshtu me himnet. Kėto kėndohen si nė shtėpi dhe jashtė saj…nėse dikush ėshtė i turbulluar nė shpirt, qetėsohet prej ėmbėlsisė sė kėndimit psalmik. Ėshtė ēlodhje pėr tė lodhurit, argėtim i sigurt pėr fėmijėt, ornament pėr tė rinjtė, ngushėllim pėr pleqtė, dekor pėr gratė; ajo i jep shkėlqim festave” (shėn Paula, pasuese e shėn Gjerasimit).

    Harallamb Tereziu
    pedagog i Muzikės Bizantine dhe Himnologjisė
    nė Akademinė Theologjike

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit

    Vizioni i pasdites -Muzika Bizantine nė Shqipėri- 16 Shkurt 2015



    Muzika Bizantine nė Shqipėri.Ne studio me Theodhor Peci – Drejtor i shkollės Bizantine, drejtues i korit.-Temat mė tė nxehta tė aktualitetit do te jene cdo dite pjese e programit, sikunder nuk do te mungojne nga ana tjetėr bisedat me personazhe tė dashur tė ekranit, stili i jetes tė se cilėve merret si nje model qe duhet ndjekur nga shikuesit.

    Vizion Plus

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesėt mė tė bukura
    Nga Tannhauser nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 21-10-2023, 16:25
  2. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  3. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  4. Muzika, si po deformohen shijet
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 21:03
  5. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •