ESSE
Kujtesa
Njeriu ka nevoje te dije e te kujtoje. Te ngulise ēdo dite ne trurin e tij nje lloj sasie me pershtypje, ide, te dhena qe do te duhej ti perdorte ne momente te caktuara te jetes si pika referimi e orientimi. Thuhet se ēdo njeri vlen per aq sa di; por harrohet apo injorohet se nje njeri di aq gjera sa mundet te kujtoje. Nuk mund te shperfillet persosja e kujteses, nese mendohet te realizohet diēka e rendesishme ne jete.
Elementi me i rendesishem i kujteses eshte nenvetedija. Frojdi dhe literatura froidiane e kane vene si mode ne te gjitha shtresat e intelektualeve bashkekohore kete fakt. Megjithse, besoj, se jane te paket ata qe kane nje koncept teper te qarte per kete. E megjithate, nuk mund te hyjme ne studimin e kujteses e te rregullave qe percaktojne funksionimin e saj, nese nuk ndalojme pak mbi kete argument.
Psikologet aktuale kane vertetuar perfundimisht se vetem nje pjese fare e vogel e aktivitetit tone shpirteror eshte e vetedijshme: e tere pjesa tjeter lind e zhvillohet ne kete rajon te gjere te shpirtit qe quhet nenvetedije: rajon misterioz ne te cilin ropaten prej vitesh studiuesit, duke nxjerre prej tij, nepermjet kerkimeve te pasionuara, rezultate me rendesi themelore. I gjithe mendimi bashkekohor orientohet ne kete drejtim te ri. Jo vetem 90% e veprimtarive tona psikologjike siē rezulton nga keto kerkime zhvillohet ne mbreterine e nenvetedijes, por edhe ato veprime per te cilat jemi plotesisht te vetedijshem, kane rrenje ne te njejtin terren.
Kujtesa eshte pikerisht nje veprimtari thelbesisht e nenvetedijshme. Pershtypjet qe ne marrim e ruajme grumbullohen ne skajet e fshehta te pazbulueshme te nenvetedijes, me pershtypje te tjera te meparshme, e na mbeten, ndonjehere per periudha kohe shume te gjata: jave, muaj, vite.
Pjesa me interesante eshte qe ne studimet e nenvetedijes mbeten te ngulitura ne menyre te pashlyeshme elemente qe nuk do te dalin kurre ne drite, qe nuk do te transformohen kurre ne kujtime, por qe megjithate, do te ndikojne thellesisht mbi idete tona, mbi veprimet tona, mbi temperametin tone, mbi te ardhmen tone.
Nga J@mes Douglas
Krijoni Kontakt