Dhuna ndaj Fėmijėve
Dhuna ndaj grave ndikon negativisht nė miliona fėmijė cdo vit dhe shpesh ėshtė e shoqėruar nga forma tė ndryshme tė dhunės (verbale, fizike, emocionale dhe psikologjike) e cila shkatėrron jo vetėm jetė dhe familje por komunitete tė tėra. Shumica e burrave (tė cilėt janė zakonisht dhe abuzuesit) pėrvec dhunės kundrejt bashkėshortes, shpesh ushtrojnė dhunė dhe ndaj fėmijėve dhe kjo dukuri ka pasoja negative nė tė gjithė komunitetin pėrreth. Gjithashtu impakti mbi fėmijėt qė janė dėshmitarė tė dhunės nė familje (vuajnė nga dhuna ndaj njėrit prej prindėrve), ėshtė i njėjtė me pasojat e abuzimit tė fėmijės prej njėrit prej prindėrve dhe kjo dėshmi dhune ka njė influencė tė madhe pėr tė qenė tė dhunshėm qė nė moshė tė re. Pėr mė tepėr neglizhimi ėshtė gjithashtu njė formė dhune pasi prindi i mohon fėmijės tė drejtėn e ushqyerjes, higjenės, shkollimit etj., dhe vėrteton mungesėn e mbikqyrjes, neglizhimin apo dhe braktisjen.
Kush tė do, tė rreh!
Shpesh e dėgjoj kėtė shprehje tė shėmtuar dhe mė rrėnqethet mishi. Im atė e pėrmendte shpesh atė. Ai rrahu nėnėn time derisa njė ditė ajo u vetėvra duke u hedhur nga kati i pestė. Kur unė gjeja veten pėrtokė duke u mbėshtjellė nė vetvete pėr t’u mbrojtur nga grushtat dhe shkelmat e tij, e kisha shumė tė vėshtirė tė besoja se ai njeri mė donte.
Dhunė ėshtė cdo lloj sjellje apo qėndrim ndaj fėmijės qė dėmton ose rrezikon mirėqėnien emocionale, fizike dhe mendore tė fėmijės dhe qė si e tillė shkakton ndėrprerje apo vonesa nė procesin normal tė zhvillimit”. Nė kėtė lloj dhune pėrfshihen disa forma dhune ndėr tė cilat mund tė pėrmendim, dhunėn fizike, seksuale, psikologjike, neglizhimin dhe braktisjen.”
Sipas raportit tė QZhH tė vitit 2005 mbi dhunėn kundėr fėmijėve nė vendin tonė u konstatua se:
Tė dhėnat mbi shifrat e abuzimit tė fėmijėve nė Shqipėri janė marrė nga raporti: Prof. Dr. Adem Tamo dhe Prof. Dr. Theodhori Karaj, “Dhuna kundėr Fėmijėve nė Shqipėri” Qendra e Zhvillimeve Humane, Tiranė, Korrik 2005 (i pabotuar).
Ky studim ka pėrfshirė 125 prindėr, mėsues dhe nxėnės dhe nė total 1500 persona nga rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė, si Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Dibėr, Korcė, Shkodėr, Mirditė, Berat, etj.
Gjithashtu tė dhėna janė pėrfshirė nga CRCA – raport i vitit 2005 si dhe Qendra e Trajnimit Multidisiplinar kundėr Keqtrajtimit tė Fėmijėve. Prof. As. Dr. Edlira Haxhiymeri, Eliona Kulluri, Altin Hazizaj, Abuzimi i Fėmijėve nė Familjet Shqiptare" (Draft) Tiranė-2005, pėrgatitur nga Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri-CRCA, Qendra e Informacionit dhe Kėrkimeve pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė Shqipėri- IRCCRA, Olof Palme International - me qendėr nė Suedi dhe Defence for Children International - DCI .
Sipas legjislacionit shqiptar “fėmijė quhet cdo qėnie njerėzore nėn moshėn 18 vjec duke pėrjashtuar ato raste ku sipas ligjeve nė fuqi mosha e pjekurisė arrihet mė parė. Prof. Dr. Adem Tamo dhe Prof. Dr. Theodhori Karaj, “Dhuna kundėr Fėmijėve nė Shqipėri” Qendra e Zhvillimeve Humane, Tiranė, Korrik 2005, fq 13-19. (i pabotuar)
Pavarėsisht se pjesa mė e madhe e tė intervistuarve janė tė vetėdijshėm se dhuna ka pasoja negative pėr fėmijėn, ata besojnė se dhuna psikologjike dhe fizike ka gjithashtu efekte pozitive nė procesin e edukimit tė fėmijės dhe duhet pėrdorur kur shihet “e nevojshme.
”Vetė fėmijėt janė brumėzuar me idenė se dhuna fizike dhe psikologjike nė shtėpi dhe nė shkollė ėshtė dicka e pranueshme. “1 nė cdo 2 fėmijė nė shtėpi dhe 1 nė cdo 3 fėmijė nė shkollė, pohojnė se pranojnė qė mbi ta tė ushtrohet dhunė nė rastet kur ajo ėshtė e nevojshme. Forma mė e shpeshtė e dhunės fizike nė shtėpi dhe nė shkollė ėshtė goditja me dorė, grusht, shkelm, sende tė tjera, si dhe pickime, pėrplasje, tėrheqje, shtyrje dhe izolimin e viktimės nė vende tė caktuara.”
Ushtrimi i dhunės si mėnyrė disiplinimi ėshtė mė i pranueshėm nė ambientin familjar se nė institucionet e edukimit. Megjithatė kur flasim pėr institucionet e arsimimit, fėmijėt janė mė tė predispozuar tė denoncojnė dhunėn e ushtruar mbi ta nga fėmijėt e tjerė sesa nga mėsuesit pavarėsisht se denoncimi i dhunės nuk merret seriozisht. Sipas raportimit nga vetė fėmijėt, pėrdorimi i formave tė rėnda tė dhunės nė shtėpi ėshtė shumė i pėrhapur, pėrkatėsisht njė nė ēdo katėr fėmijė goditet me objekt nė trup, njė nė dy fėmijė goditen me shpullė nė pjesėn e kokės, njė nė 13 fėmijė goditen me grusht nė pjesėn e kokės, njė nė pesė fėmijė goditen me grusht nė trup, dhe njė nė katėr fėmijė goditen me shkelm.Dhuna fizike perceptohet si mė e dėmshme se ajo psikologjike dhe si rrjedhojė kjo e fundit shihet si mė e tolerueshme. Rezultatet e nxjerra nga studimi arritėn nė konkluzionin se shtresat e ulėta dhe mė pak tė arsimuara tė popullsisė pėrdorin mė shumė dhunėn fizike, ndėrsa shtresat e mesme dhe me mė shumė arsim pėrdorin mė tepėr dhunėn psikologjike.
Nuk mungojnė dhe rastet e braktisjes sė fėmijėve nė moshė tė re, kryesisht nė maternitete si dhe neglizhimet. “Nė cdo tre fėmijė qė mbahen nė institucionet e pėrkujdesjes shoqėrore nė vitet 2000 – 2005, njėri ėshtė i braktisur qė nė lindje, ndėrsa dy tė tjerė vijnė nga familje me vėshtirėsi tė caktuara..”Informacioni mbi pasojat e dhunės fizike dhe asaj psikologjike ėshtė tepėr i kufizuar dhe i pėrgjithshėm nėse ėshtė i disponueshėm.
Nga tė dhėnat e Qendrės sė Trajnimit Multidisiplinar mbi Problemin e Keqtrajtimit tė Fėmijėve kostatohet se dhuna psikologjike dhe fizike zėnė vendet e para pėrsa i pėrket formave tė dhunės sė ushtruar mbi fėmijėt.
*Qendra e Trajnimit Multidisiplinar mbi Problemin e Keqtrajtimit tė Fėmijėve, Tiranė.
Shpesh ndodh qė fėmijėt e dhunuar tė clirojnė tensionin e tyre tek motra ose vėllai mė i vogėl. “Llogjika e pėrdorimit tė dhunės pėr tė dekurajuar dhunėn nuk e mbyll dot ciklin...dhe dhuna prindėrore duhet ndėshkuar me tė njėjtėn dhunė... po tė ecim me llogjikėn e dhunuesit”
Femijėt janė qeniet mė tė dobėta pėrsa i pėrket vetmbrojtjes dhe dhunimi seksual lė shumė pasoja tė thella nė jetėn e tyre prej adoloshenti apo tė rrituri. Ai mund tė ndodhė nga pjesėtarėt e familjes (incesti), tė njohur, partnerėt (nė moshėn adoloshente) dhe tė panjohurit. Sipas raportit tė CRCA (Children’s Human Rights Center of Albania) tė vitit 2005, abuzimi i fėmijėve nė vendin tonė nuk njeh kufinj, por fėmijėt qė referohen pėr ndihmė janė kryesisht nga shtresat e varfėra dhe mė tė rrezikuara tė shoqėrisė.
“Fėmijėt e intervistuar raportuan se 13.3% e tyre ngacmohen seksualisht nga fėmijė/nxėnės tė tjerė, 49.4% nga persona tė tjerė, si dhe 28.1% nga mėsuesit e tyre.”
Krijoni Kontakt