SHBA: Shqipėria drejt zgjedhjeve tė reja
Jozef Biden(Bajden) kryetar i Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Senatin Amerikan theksoi se "zgjedhjet nė Shqipėri janė nė rrugė" duke theksuar mė parė se zgjedhjet e fundit ishin tė vjedhura dhe rezulati i tyre joreal.
Armin Tirana, New York
Udhėheqėsit mė tė rėndėsishėm tė poltikės sė jashtme amerikane i bėn thirrje komunitetit shqiptar nė SHBA dhe udhėheqėsve politike shqiptarė nė Ballkan, tė afrojnė qėndrimet e tyre me poltikėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė pėrpjekje pėr tė pasur njė politikė efektive dhe pėr tė ruajtur alencėn e shqiptarve me politikėn amerikane. Emrat mė tė rėndėsishėm tė politikės amerikane si Jozef Biden kryetar i Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Senat, kongresmeni Beniamin Gillman qė ka drejtuar Komitetin e Marrėdhnieve me Jashtė nė Kongresin amerikan, Kryetari i Bashkisė sė New Yorkut Majkėll Blumberg, Senatori i New Yorkut Carls Shumer ishin prezent pėr rreth pesė orė me pėrfaqėsuesit e grupimeve me ndikim tė komunitetit shqiptar nė SHBA drejtuar nga ish-kongresmeni Dioguard. Nė takim merrnin pjesė dhe personalitete tė jetės politike nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore dhe Mali i Zi. Pėrshėndetjet e tyre nė kėtė takim i dėrguan dhe Kongresmeni Tom Lantosh Senatorja e New Yorkut Hillari Klinton, etj. Nė njė konferencė pėr shtyp para fillimit tė veprimatrisė Kryetari i politikės sė Jashtme tė Senatit amerikan, Jozef Biden (Bajden), u tha gazetarėve se SHBA tė Amerikės janė duke punuar pėr konsolidimin e demokracisė nė Kosovė me qėllim qė ajo tė japė prova pėr rrugėn drejt pavarėsisė. Duke komentuar zhvillimet mė tė fundit nė Kosovė ai theksoi se kryeadministratori Shtajner ka mbėshtetjen e duhur pėr ti ēuar punėt pėrpara, dhe i bėri thirrje shqiptarėve tė respektojnė parimet e njė shoqėrie tė hapur multietnike e cila do tė bėhet garanci pėr qeverisjen e Kosovės prej tyre. Unė jam miku juaj tha Bajden, deri nė atė moment kur ju do tė respektoni tė tjerėt. Kur tė mos i repsektoni ata unė do tė jemė armiku juaj i madh" Duke folur pėr gjendjen nė Maqedoni Bajden bėri thirrje pėr respektimin e Marrėveshjes sė Ohrit, dhe bashkėpunimin e faktorit shqiptar nėn drejtim tė pėrmirėsimit tė infrastrukturės shtetėrore tė Maqedonisė pėr tė drejtat e komuniteteve. Me interes ishte deklarata e zotit Bajden rreth situatės nė Shqipėri, Bajden theksoi se nė Shqipėri zgjedhjet kanė pasur probleme dhe se pa zgjedhje tė lira dhe tė drejta demokracia nuk mund tė nis rrugėn e saj. Nė fjalimin e tij nė mbrėmjen solemne Bajden tha se zgjedhjet nė Shqipėri janė nė rrugė" dhe se njė proces i rregullt do tė ishte njė dėshmi e rikthimit tė demokracisė. Tezat kryesore tė udhėheqėsve kryesorė politikė tė SHBA pėr ēėshtjen shqiptare kishin tė bėnin me kulturėn demokratike qė duhet kultivuar tek politika shqiptare dhe tek respektimi i rregullave tė demokracisė. Bajden tha se ai ka qenė shumė i angazhuar nė ēėshtjen e bombardimeve tė Kosovės. Presidenti Klinton mė thirri nė mesnatė tha ai dhe mė tha: "Senator Bajden, ju kini tė drejtė. Ne do ta bomabardojmė Milosheviēin. Nuk ka rrugė tjetėr". Bajden i cili ka qenė mbėshtesi kryesor i bombardimeve mbi Jugosllavi po ashtu kujtoi njė takim tė tij me Miloshevicin., kur ky i fundit e kishte pyetur si si dukej."Ju jini njė kriminel lufte" I ėshtė pėrgjigjur Bajden. Rrėfimi i kėtyre historive nė kontekstin e detyrimeve qė ka tani politika shqiptare ndaj SHBA u bė kryetema e fjalimit tė tij para shqiptrarėve. Nė disa raste ai ju referua Ramush Hajredinaj, si njė ish luftėtar qė tani ka zgjidhur rrugėn poltike. "Unė i thashė atėhere zotit Haredinaj tė formonte njė parti politike tha Bajden. Ai i mėrzitur mė pyeti. Ēfarė partie nga ato qė mbajtėn mbledhje tė gjata dhe tė mėrzitshme". Tani unė e kam atė kėtu pranė si njė pėrfaqėsues politik, pėr tė treguar se politika ėshtė e aftė ti zgjidhe problemet. Takimi me poltikanėt kryesore amerikan vazhdoi duke prezantuar dhe emrat kryesorė tė hapėsirės shqiptare nė Ballkan. Duke prezantuar Pjetėr Arbnorin ish Kongresmeni Diogardi tha se ai ėshtė legjenda e rezistencės shqiptare kudnėr dikaturės. Nė fjalėn e tij Arbnori theksoi se Shqipėria ishte mirenjohėse zotit nė qiell dhe SHBA nė tokė pėr atė qė ka bėrė pėr kombin shqiptar. Ai falenderoi senatorin Bajden pėr kėshillat e tij rreth cėshtjes shqiptare, dhe theksoi se Shqipėria do tė pėrpiqet tė kthehet nė njė vend tė lirė ku tė bėhen zgjedhje tė lira demokratike dhe tė drejta. Duke prezantuar kryeredaktorin e gazetės TemA Mero Baze, ish kongresmeni Diogard theksoi se tė gjithė e dimė mėnyrėn se si qeveria shqiptare dhe grupet kriminale kontrollojnė shtypin nė Shqipėri, pėr ti zėnė gojėn gjithkujt qė kėrkon tė thote tė vėrtetėn. Ne kemi njė njeri kėtu qė ėshtė bėrė "ferri" I poltikės socialiste nė vend. Mė pas senatori Bajden u pėrshėndet me kryeredaktorin e gazetės Tema dhe tė ftuarit e tjerė nga Ballkani dhe doli me tė njė fotografi. Nė takim u pritėn me interes dhe fjalimet e Kongresmenit Gillman, pėrshendetja e senatores Hilari Klinton si dhe fjalimi simpatik I kryebashkiakut tė Nju Jorkut Blumberg. Liga qytetare amerikane shqiptare drejtuar nga Jozef Diogardi dhe Shirly Cloyes, festonte dhjetevjetorin e suksesit te saj tė parė politik kur kishte arritur tė conte nė SHBA presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova. Tė gjithė udhėheqesit e larte tė politikės amerikane vlerėsuan personalitetin e zotit Diogardi dhe u bėn thirrje shqiptareve tė bashkoheshin rreth lobit tė tij si nje celės qė I bėn mė tė lehtė hapjen e dyerve tė politikės amerikane pėr shqiptarėt.
------------
Shkeputur nga Gazeta Tema, 2.05.2002 (edicioni online)
- (per ata qe do te futen tek faqja e Gazetes Tema - teksti paraqitet ketu me disa korrigjime, sepse ishte hedhur pa kujdes)
Krijoni Kontakt