Close
Faqja 23 prej 54 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 460 prej 1068
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ahmeti do ti kundërpërgjigjet Thaçit në “Top Show”

    Shtuar më: 22/01/2008 - 13:55
    • Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti nesërmbrëma do të jetë mysafirë i emisionit “Top Show” të televizionit Top-Channel, ku një javë më parë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u pronocua për zhvillimet politike në Maqedoni.


    “Në këtë emision Ahmeti do të flet për situatën politike në vend dhe rajon, raportet e tij me partitë politike shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të fletë edhe për sfidat e shqiptarëve dhe pikëpamjet e tij për zhvillimet politike në vend e rajon”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.
    Ahmeti do ti kundërpërgjigjet Thaçit në “Top Show”
    Siç bëhet e ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pritet të spjegojë zhvillimet politike, pozicionin e tij politik dhe qasjen lidhur me konfliktin e vitit 2001.

    Ahmeti do të demantojë edhe akuzat që bëhen për luftën dhe qëllimet e saj, veçanërisht për akuzat e pabaza se lufta është bërë për të rrëzuar parti politike nga pushteti dhe shumë akuza tjera”, bëjnë të ditur burime zyrtare partiake për agjencinë INA.

    Javën e kaluar në të njejtin emisioni ishte kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Menduh Thaçi, i cili drejtoi akuza ndaj BDI-së dhe sqaroi pozicionin e tij në kuadër të Qeverisë aktuale në Maqedoni. Dy liderët e partive politike që nga zgjedhjet e përgjithshme të 2006 nuk janë takuar dhe se komunikimi i tyre po zhvillohet nëpërmjet mediave. Kryetari i PDSH gjithashtu i ka drejtuar ftesa publike për t`u takuar me Ahmetin por ky i fundit deri tani ka refuzuar një takim të tillë.(INA)

    ================================================== ================

    Policia zbulon bunkerë armësh në Brezë

    Shtuar më: 22/01/2008 - 14:36
    • Ministria e Brendshme njoftoi sot se pjestarët e njësisë speciale kanë gjetur dy bunkerë armësh midis fshatrave Brezë dhe Llukarë të Karadakut të Kumanovës.



    Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme, operacioni është ndërmarrë pas informacioneve paraprake me ç`rast nga kontrolli i terrenit midis fshatrave Brezë dhe Llukarë janë gjetur dy bunkerë me arsenal të ndryshëm armësh të lehta dhe të rënda.

    Policia ka gjetur 58 granata “PG-2 të prodhimit kine, mbi 100 granata për minahedhës të kalibrav të ndryshëm të prodhimit kinez dhe jugosllav dhe municion për armë të ndryshme automatike.

    Sipas policisë këto armë të fshehura datojnë nga konflikti i vitit 2001, ndërsa ekipet e posaçme policore vazhdojnë pastrimin e plotë të terrenit. Ministria e Brendshme përgënjeshtroi informacionet se bëhet fjalë për ndonjë operacion kërkimi të personave.(INA)

    ================================================== ======================

    Buçkovski hedh pista dyshimesh për helikopterin e rrëzuar dhe Brodecin

    • Ish-kryeministri dhe deputeti i socialdemokratëve maqedonas, Vllado Buçkovski pyeti mbrëmë kryeministrin se helikopteri i rrëzuar në afërsi të Katllanovës a ka qenë i përdorur në aksionin policor në Brodec.


    Ish-kryeministri Buçkovski këtë pyetje ia parashtroi mbrëmë kryeministrin aktual Nikolla Gruevski gjatë seancës parlamentare pyetjet e deputetëve për Qeverinë, e cila ka zgjatur deri vonë.

    “Helikopteri që u rrëzua në Bllacë të Katllanovës a ka qenë pjesëmarrës në aksionin në Brodec dhe se njëherë ai ishtë goditur siç kishin publikuar atëherë mediat kosovare”, pyeti deputeti i LSDM-së opozitare, Buçkovski.

    Ndërkohë reagimi i kryeministri Gruevski deklaroi se nuk ka informacione se gjatë aksionit në Brodec është goditur ndonjë helikopter, njofton agjencia INA.

    “Unë nuk kam informacione se është goditur ndonjë helikopter në aksionin në Brodec dhe se a ka marrë pjesë në këtë aksion. Kam marrë vesh se ky helikopter është përdorur për nevojat e misionit evropian ushtarak Altea në Bosnjë Hercegovinë dhe se ishte i përdorur edhe nga pilot të tjerë të misionit.Hetimet do të tregojnë shkaqet e fatkeqësisë”, theksoi kryeministri Gruevski.

    Në aksionin policor në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës në nëntor të vitit të kaluar, një zëdhënës i KFOR-it në Prishtinë njoftoi për rrëzimin e një helikopteri ushtarak maqedonas në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Disa orë më vonë autoritetet e Shkupit dhe ato ndërkombëtare të Prishtinës mohuan një gjë të tillë.(INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #442
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Haraçinë, policia vret Naser Nebiun
    Në fshatin Haraçinë policia në aksionin për të arrestuar e ka vrarë Naser Nebiun, i dyshuar për vrasjen e policit të njësitit “Tigrat”, Zoran Markovski, në dalje të Shkupit, afër pompës së benzinës “Makpetrol” në lagjen Autokomandë të Shkupit. Naser Nebiu është kërkuar me fletarrest për shkak të arratisjes nga burgu. Ai ka qenë i dënuar me 10 vjet heqje lirie për vepra të rënda penale.
    Sipas policisë Nebiu është njohur nga kolegët e policit të vrarë dhe pasiqë ka bërë rezistencë është vrarë. Ky ka qenë tentimi i dytë për arrestimin e Nebiut. Aksioni i parë ishte i pasuksesshëm. Pas vrasjes së Nebiut prania e policisë në Haraçinë ka qenë e madhe.

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Vrasja në Haraçinë, kryetari i komunës akuza për kurs të ri veprimi

    Shtuar më: 22/01/2008 - 21:55
    • Kryetari i komunës së Haraçinës Muzafer Bislimi reagoi ashpër lidhur me vrasjen e një banori të saj, i cili dyshohej për vrasjen e një polici në fillim të këtij muaji në Shkup.



    22:00 - Kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi ka reaguar pas vrasjes sot pasdite të banorit të saj, Naser Nebiu (31), i cili ishte arratisur nga burgu dhe akuzohej nga policia si autor i vrasjes së policit të njësisë speciale në Shkup në fillim të këtij muaji. Ai tha se Haraçina është një cak i qartë për të tensionuar situatën.

    “Unë e dij se në Shkup fshihen shumë persona që kanë fletëarreste, në Kondovë çdokund fshihen persona të tillë dhe askush nuk i arreston.Po shifet se qëllimi është Haraçina, por prej nesër do të kemi një kurs të ri të veprimit.Do të dëgjoni, do të shifni”, theksoi kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi. Kryetari i komunës theksoi se shqetësime të mëdha janë të pranishme edhe në mesin e banorëve të Haraçinës.Ministria e Brendshme tha se personi i kërkuar kishte shtënë me armë ndaj policisë dhe nuk kishte pranuar dorëzimin e tij tek autoritetet e policisë speciale.

    Nebiu i arratisur nga burgu i Idrizovës së Shkupit dyshohej për vrasjen e policit të njësisë speciale “Tigrat” në Shkup. Policia kishte lëshuar fletëarrest ndaj tij që nga shtatori i vitit 2006. Sipas policisë ai ngarkohej për disa vepra penale dhe ishte akuzuar me 10 vite burgim.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #444
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    E lexova artikullin, dhe shum shum keq, qe miren ne qafe dhe persona te pafajshem, keshtu eshte kure nuk funksjonon drejtesija ne kete pis shtet, kush meriton burgun burg, e jo te vritet!
    Ngushllime familjes te se n'djerit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Analiza : Solana kërkon raport nga Gruevski

    [CENTER]Analiza : Solana kërkon raport nga Gruevski [/CENTER]

    22-01-2008

    Burime diplomatike i thanë “Nacionalpress”-it se Solana thjesht do ta marrë në pyetje Gruevskin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Brukselit, siç janë Marrëveshja e Ohrit, problemi me vizat me Shqipërinë, reformat në polici, gjyqësi dhe ekonomi si dhe rezultatet e dijalogut politik me faktorët tjerë relevant të politikës në Maqedoni.




    Nacionalpress

    Komisioneri i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, do të takojë të mërkurën në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për të debatuar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e këtij vendi në familjen evropiane.

    Burime diplomatike i thanë “Nacionalpress”-it se Solana thjesht do ta marrë në pyetje Gruevskin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Brukselit, siç janë Marrëveshja e Ohrit, problemi me vizat me Shqipërinë, reformat në polici, gjyqësi dhe ekonomi si dhe rezultatet e dijalogut politik me faktorët tjerë relevant të politikës në Maqedoni.

    Mësohet se evrokomesari do t’ja shpreh shqetësimin e tij kryeministrit Gruevski lidhur me moslëvizjen përpara me procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Majit, konkretisht në dakordimin rreth Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe atij të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.
    Pritet që Solana të dalë me qëndrimin se, përderisa nuk mbyllen edhe këto dy çështje problematike nga konflikti i vitit 2001, Maqedonia të mos shpresojë në datën e negociatave për anëtarësim në BE.

    Solana disa herë refuzoi të presë Gruevskin në kabinetin e tij në Bruksel, duke anuluar të njëjtit me arsyetimin se ka udhëtuar në konferenca më të rëndësishme. Me këto lëvizje diplomatike vlerësohet të jetë dërguar një sinjal I fuqishëm kryeministrit aktual të Maqedonisë se me politikën e tij që zbaton në Shkup nuk është edhe aq i pëlqyer në Bruksel.
    Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti theksoi se “Gruevski në mënyrë të papërgjegjëshme i ikë takimeve të liderëve ku në rend dite duhet të jenë ligji për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës të UÇK-së dhe ligji për gjuhën”. Ai kërkoi se çdo vonesë është humbje kohe në prag të vendimeve kryesore për NATO dhe BE.

    “Grupet punuese të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të takohen për dy ligjet e mbetura të Marrëveshjes së Majit. Palët në bisedime janë me qëndrime diametralisht të kundërta pa arritur pajtueshmëri konkrete”, theksoi nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti.

    Ndryshe, kryeministri Gruevski premtoi se, nëse BDI voton për kompletimin e Këshillit Gjyqësor dhe për ligjet me emblemen e Evropës, atëherë çështja e gjuhës dhe UÇK-së do të hapet në takimin e liderëve që ishte paralajmëruar për në fillim të janarit. Megjithatë, ky takim nuk u mbajt gjë që ka ngjallur reagime te ndërkombëtarët.

    http://www.nacionalpress.com/modules...hp?storyid=314
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #446
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    VRASJE NE HARACINE, REAGOJNE KRYETARI I KOMUNES DHE DEPUTETI SAFET NEZIRI

    Kryetari i komunës së Haraçinës Muzafer Bislimi dhe deputeti Safet Neziri reaguan ashpër lidhur me vrasjen e një banori të Haracines.

    Kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi ka reaguar pas vrasjes sot pasdite të banorit të saj, Naser Nebiu (31). Ai tha se Haraçina është një cak i qartë për të tensionuar situatën.

    “Unë e dijë se në Shkup fshihen shumë persona që kanë fletëarreste, në Kondovë çdokund fshihen persona të tillë dhe askush nuk i arreston. Po shihet se qëllimi është Haraçina, por prej nesër do të kemi një kurs të ri të veprimit. Do të dëgjoni, do të shihni. Reagojmë ndaj këtij akti, ne nuk jemi të njoftuar si pushtet lokal, por nuk janë të njoftuar as stacioni policor në Haraçinë. Këtu kanë intervenuar njësitet speciale të policisë.”, theksoi kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi. Kryetari i komunës theksoi se shqetësime të mëdha janë të pranishme edhe në mesin e banorëve të Haraçinës.

    Në vend të ngjarjes doli edhe deputeti i kësaj zone Safet Neziri, i cili bashkë me banorët e Haraçinës reaguan për mënyrën e veprimit të policisë speciale. Ai me këtë rast tha “ është e qartë se pushteti nuk zgjedh mjete dhe metoda për të likuiduar shqiptarët. Askush nuk ka të drejtë të vret ose likuidoi pa marrë parasysh se është ose jo i akuzuar. Të drejtën për jetë ua garantojnë të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kushtetuta e vendit, kjo sikur nuk i mjafton pushtetit të sotëm. Bile ata përdorim edhe dhunë ndaj meje si deputet me imunitet dhe Kryetarit të Komunës”.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e topana
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Postime
    44
    Ngushllime familjes te ndjerit.
    Nuk mundet keshtu te dermohet i gjithe populli i pafajshem,te frigohen femijet nga masakat ne te cilen policija specijale po i perdore,a nuk munden keto pune te zgjidhen me ne funde ndryshe tek vendbanimet shqiptare por duhet nje bataljon ushtri e polici te veprojne .
    nga po e trason rrugen ky shtet a je mi kethyer mbrapa?

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Sot Banoret Te Haraqines Ne Protest Pas Vrasjes

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14922
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Milloshoski në pyetje për vizat para parlamentarëve evropian

    Shtuar më: 23/01/2008 - 09:37
    • Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski është marrë në pyetje para parlamentarëve evropian lidhur me regjimin e ri të vizave i cili zgjoi reagime nga Tirana zyrtare.


    Milloshoski tha se në Bruksel gjatë muajit shkurt do të mbahet një takim kryeministror dypalësh ku pritet të sqarohet problemi sa i përket çështjes së vizave.
    Ai përsëriti qëndrimin e tij se me Shqipërinë nuk ka një regjim të ndryshëm vizash, por ka ndryshuar vetëm vendi ku merren ato.

    "Që prej fillimit të këtij viti ne nuk jemi më në pozitë për të lëshuar viza në dogana dhe në kufinj. Por sipas ligjit të miratuar nga parlamenti i mëparshëm, në mars të vitit 2006, dhe për shkak të afateve dhe parimeve që na janë dhënë nga Komisioni Evropian, Maqedonia është sot e detyruar të ndërtojë një rrjet për lëshimin e vizave vetëm në ambasadat dhe konsullatat tona", tha Milloshoski

    Kryetarja e delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore ka pyetur se sa e vërtetë është se Shqipëria vetë diskriminon në kufi qytetarët e Maqedonisë që nuk janë shqiptarë. Milloshoski denoncoi mënyrat selektive të Tiranës, e cila sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë nuk ka respektuar ligjin e një viti më parë për heqjen e vizave me fqinjin.
    "Për qytetarët e Maqedonisë, “de jure”, qeveria e Shqipërisë hoqi një vit më parë vizat, por “de fakto”, ata kanë vazhduar të kërkojnë taksë hyrje për ata qytetarë të Maqedonisë që futen në Shqipëri për turizëm, biznes apo arësye të tjera, por atje ka një qasje selektive, sepse taksa e hyrjes iu kërkohet vetëm qytetarëve të Maqedonisë që nuk janë shqiptarë, për maqedonasit, turqit, romët etj, por jo maqedonasve me origjinë shqiptare", theksoi Milloshoski. (INA/Alsat)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #450
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    Sot Maqedoni, Banoret e Haracines proteste kunder aksionit te policise
    Nesr te gjithe Zgjohuni, ju vrasin ne gjume!
    Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

  11. #451
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Bije Lexo Postimin
    Zgjohuni, ju vrasin ne gjume![/SIZE]
    uuu kur paska ndodh ky rast

    Sdikam gje un pse sma thua pak si ka ndodhur si mund bash asthu te pa fajshem ne gjum ta vrasin vertet me vika keq po di ti me shum na thuaj neve ketu
    Sui generis

  12. #452
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    uuu kur paska ndodh ky rast

    Sdikam gje un pse sma thua pak si ka ndodhur si mund bash asthu te pa fajshem ne gjum ta vrasin vertet me vika keq po di ti me shum na thuaj neve ketu
    Ndoshta ti Armend e ke harruar kur ka ndodhur se ke qene dhe (pak) i vogel ne 2001, por ja qe ta kujtoj se pikerisht ne fshatin tend (Poroj) jane vrare nje numer i madh civilesh (ca nga to NE GJUME) gjate konfliktit te armatosur. E di kush i ka vrare? Lube Boshkovski! Dhe ky i partise VMRO - DPMNE, aleat e mik i ngushte i Refet ELMAZIT (kujtojme "dhuratat vdekje prurese" ndermjet tyre)

    Tani e di apo s'e di.
    Hajt me jep tash ate buzeqeshjen tende te zakonshme.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  13. #453
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Ndoshta ti Armend e ke harruar kur ka ndodhur se ke qene dhe (pak) i vogel ne 2001, por ja qe ta kujtoj se pikerisht ne fshatin tend (Poroj) jane vrare nje numer i madh civilesh (ca nga to NE GJUME) gjate konfliktit te armatosur. E di kush i ka vrare? Lube Boshkovski! Dhe ky i partise VMRO - DPMNE, aleat e mik i ngushte i Refet ELMAZIT (kujtojme "dhuratat vdekje prurese" ndermjet tyre)

    Tani e di apo s'e di.
    Hajt me jep tash ate buzeqeshjen tende te zakonshme.
    Jo se kam haraur as pak.
    Ja te jap disa fakte un ty : Ne Poroj as ne kohet me te veshtira nuk ka mund te futen shqijet edhe kur ne Poroj ne vitet 94 jan mbajtur ligjeratat e para ne gjujen shqipe ne kuader te Univerzitetit te Tetoves kur kan patur urdher qe te shkatrojn xhdo gje cfar ju del per para po ja qe nuk ariten ta bejn ne Poroj se ka patur burra qe i kan mbrojt studentet edhe qe ju kan qendruar ne ball paramilitarve e ne 2001 eshte e vertet se ne Poroj kan rahur kan burgosur mbi 50 persona te pa fajshem (pra 50 te pafajshem jo 1) po ateher ishte luft sa u tradhetua lufta e kalase qe tradhetoj pikerisht ky kryetari i partis tende qe ajo kushtoj shum. e te gjith burrat e vertet ne ate koh iken sepse ngelen ne lloq shumica e tyre ne Kosove pikerisht ne Prizren shumica edhe ne ate koh u futshin disa jave me rend paramilitaret edhe mernin xhdo her dikend te pafajshem po aman ateher ishte gjendje lufte edhe ndodheshin keto gjera qe prej pas luftes e kendej un smbaj mend qe jan futur ne Poroj as nuk e besoj se do te futen tash e tutje mendoj qe e dini fort mire forcen.Ja pra kjo ishte nese do edhe dicka me shum ne detaje jam ne gjendje tua tregoj pa hezitim.
    E sa i perket kety te fundit un do te bej nje pyetje ty (Jo provokuese po te ndjeshme) veje ne prov nje her veten imagjino dikush tet a perdhunoj motren 16 vjecare pastaj vazhdojm me debatin.
    Sui generis

  14. #454
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    ***po ateher ishte luft sa u tradhetua lufta e kalase qe tradhetoj pikerisht ky kryetari i partis tende qe ajo kushtoj shum. ***ateher ishte gjendje lufte edhe ndodheshin keto gjera qe prej pas luftes e kendej un smbaj mend qe jan futur ne Poroj as nuk e besoj se do te futen tash e tutje mendoj qe e dini fort mire forcen.***

    E sa i perket kety te fundit un do te bej nje pyetje ty (Jo provokuese po te ndjeshme) veje ne prov nje her veten imagjino dikush tet a perdhunoj motren 16 vjecare pastaj vazhdojm me debatin.

    Armend
    Une s'e mohoj trimerine e burrave te Porojit. Kam shume respekt per gjithe ata, me ne krye Leken. Komandant Leken une nuk e shoh si deputet partie (se ai s'eshte politikan), e shoh si ushtarak dhe patriot, dhe e respektoj per burrerine e treguar si ne luften e Kosoves poashtu dhe ketu ne Maqedoni. Beso ose jo (s'ka ndonje rendesi a beson), une mendoj qe Leka duhet mbrojtur qofte edhe nga BDI (nese ka nevoje), ne rast se me Kthimin e Ligjeve nga Haga kercenohet ose rrezikohet ai (ose kushdo luftetar tjeter) ne ndonje fare menyre.

    Pik se pari, une nuk kam ndonje kryetar timin, por nese aludon per Ali AHMETIN, do me duhet te te them qe ai s'eshte kryetari i im. Mbase kam respekt per figuren dhe personalitetin e tij, por une as antar e as militant i asaj partie s'jam. Fakti qe e tregoj se s'me pelqen politika e PDSH-se, nuk do te thote qe medoemos te jem i BDI-se. Ca gjera duhen ndare e pare qarte.

    Tani, mua dicka me thote qe Luften e Kalase e shiten ca komandante te Kalase dhe e bleu kryetari jot. Flitej atehere se Thaci ka futur ca leke atje larte per te blere ata komandantet. Per kete ne mund te thyejme dhembet e gishterinjte gjithe diten, por as une e as ti s'kemi fakte per te vertetuar se e ka shitur/blere kryetari jot apo i imi.

    Ti mos mendo qe policia ka frike te hyje (pas luftes) ne Poroj shkaku i PDSH-se. Ka frike shkaku i atyre civileve te vrare gjate luftes, ka friken e Lekes me shoke, njelloj si nuk futet ne Sllupcan sepse ka vrare gjithe ato civile dhe atje! Ku kane bere dem s'ua mba te futen, dhe mos ia hudh keto merita as Menduh THACIT, as Ali AHMETIT, por t'u jeni mirenjohes atyre luftetareve dhe familjeve te viktimave ne fshatin tuaj.

    Kujt ia kane perdhunuar motren 16 vjecare? Lubes apo Refetit?!
    Edhe ne fund te fundit, ca lidhje ka perdhunimi i motres se tij me viktimat e Porojit apo me politiken ne vend?

    Te me perdhunonte mua dikush motren 16 vjecare do ia prisje ko*qet por une s'jam politikan e as Minister i Puneve te Brendshme per te perdorur SHTETIN per hakmarrje personale.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  15. #455
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zotri
    Ok e lem punen e luftes se nuk eshte tema edhe sdua te flas per keto gjera se i di disa pun shume mire ok.

    Me ke keqkuptuar thash : Se per rastin e fundit qe eshte vrare nje person edhe menjeher partija opozitare edhe patriot elektronik (Trima interneti) meni her ngren zerin
    Ja qe viktima paska pasur dosje te renda edhe e paska merituar nje gje te tille.
    Un thash per kete rast se viktima paska kryer ate akt qe e permenda me lart per perdhunim.
    Shnet tash
    Sui generis

  16. #456
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    Zotri
    Ok e lem punen e luftes se nuk eshte tema edhe sdua te flas per keto gjera se i di disa pun shume mire ok.

    Me ke keqkuptuar thash : Se per rastin e fundit qe eshte vrare nje person edhe menjeher partija opozitare edhe patriot elektronik (Trima interneti) meni her ngren zerin
    Ja qe viktima paska pasur dosje te renda edhe e paska merituar nje gje te tille.
    Un thash per kete rast se viktima paska kryer ate akt qe e permenda me lart per perdhunim.
    Shnet tash
    Armend
    E di dhe une punen e luftes mire prandaj kot eshte te diskutojme sepse ti di rrefime tjera e une tjera.

    Atehere meqe s'ishte formuluar ne rrjedha me tekstin e mesiperm, po shoh qe te paskam keqkuptuar ne citatin e fundit mbi perdhunimin dhe hakmarrjen.
    Jane vrare dy persona dje.
    Nje ne Gostivar (per motive banale) dhe nje ne Haracine (lajmi i sjelle me siper jep arsyet).

    Nese e ke fjalen per ate te vrarin ne Gostivar - s'me behet fare vone. Ate as qe e ka zene ne goje dikush. I ka perdhunu dikujt motren - mire ia kan bere. Te tregova une me siper cfare do i beja (edhe pse s'kam moter).

    Ndersa vrasja ne Haracine eshte nje eksces ne vete. Po do merren Haracinasit me te.
    HARAĆINA (sic e kishin shkruar me germa sllave ne pankarte) perkrahte Maqedonine ne NATO. Le te merren ata (qe erdhen ne tubimin e Tetoves me pankarta sllave) me vrasjet ne fshatin e tyre.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  17. #457
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tash pse akoma me shum i ngatron gjerat pse fut kallape tjera askush nuk permendi ketu vrasje per dike ne Gostivar ketu ishte puna per vrasjen ne Haraçine qe ka mare nje dimenzion tjeter po jo tek te gjith njerzit un fola per kete vrasjen ne Haraçine per kete thash qe ska ber pune te mira dhe qe e ka merituar nje gje te tille kaq kisha tashi ju si individ ose si bdi mund te i mbroni kriminelet perdhunuesit,trafikantet,hajnat plaçkitesit ja pra kjo eshte qe ne Shqiptaret nuk mund te dallojm njerzit dhe qe asnje her nuk mund te kuptohemi edhe nuk jemi asnje her te nje zeri
    Ja un shof me lart persona qe duan ta bejn edhe kete deshmor duke e nderuar dhe duke shar PDSH-en tash kete se kam te qart ma thuaj nese di pse ndodhin keto gjera
    Respekte
    Sui generis

  18. #458
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Policia sllavomaqedone vazhdon terrorin shtetërorë ndaj shqiptarëve

    Policia sllavomaqedone gjatë një aksioni policor në fshatin Haraçinë të Shkupit, i cili është i banuar me shqiptarë, ka vrarë Naser Nebiun, vetëm sepse ky ka qenë i dyshuar për vrasjen disa javë më parë të një pjesëtari të policisë speciale “Tigrat” kohë më parë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  19. #459
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Policia sllavomaqedone vazhdon terrorin shtetërorë ndaj shqiptarëve

    Policia sllavomaqedone gjatë një aksioni policor në fshatin Haraçinë të Shkupit, i cili është i banuar me shqiptarë, ka vrarë Naser Nebiun, vetëm sepse ky ka qenë i dyshuar për vrasjen disa javë më parë të një pjesëtari të policisë speciale “Tigrat” kohë më parë.
    Wow , e ke me te vertete kete apo vetem don te perhapesh propagande AKSH-iste ?

    Turp turp qe nje perdhunues te 2 vajzave te mitura dhe veprave tjera kriminale i denuar me 10 vite burg i aratirus nga burgu dhe fshihej ne Haracine te shpallni hero kombetar.

    Keshtu si ky duhet te va rjepim lekuren dal ngadale se kete qe i;a ka bere policia e ka pak.

  20. #460
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Armend
    Une s'e mohoj trimerine e burrave te Porojit. Kam shume respekt per gjithe ata, me ne krye Leken. Komandant Leken une nuk e shoh si deputet partie (se ai s'eshte politikan), e shoh si ushtarak dhe patriot, dhe e respektoj per burrerine e treguar si ne luften e Kosoves poashtu dhe ketu ne Maqedoni. Beso ose jo (s'ka ndonje rendesi a beson), une mendoj qe Leka duhet mbrojtur qofte edhe nga BDI (nese ka nevoje), ne rast se me Kthimin e Ligjeve nga Haga kercenohet ose rrezikohet ai (ose kushdo luftetar tjeter) ne ndonje fare menyre.

    Pik se pari, une nuk kam ndonje kryetar timin, por nese aludon per Ali AHMETIN, do me duhet te te them qe ai s'eshte kryetari i im. Mbase kam respekt per figuren dhe personalitetin e tij, por une as antar e as militant i asaj partie s'jam. Fakti qe e tregoj se s'me pelqen politika e PDSH-se, nuk do te thote qe medoemos te jem i BDI-se. Ca gjera duhen ndare e pare qarte.

    Tani, mua dicka me thote qe Luften e Kalase e shiten ca komandante te Kalase dhe e bleu kryetari jot. Flitej atehere se Thaci ka futur ca leke atje larte per te blere ata komandantet. Per kete ne mund te thyejme dhembet e gishterinjte gjithe diten, por as une e as ti s'kemi fakte per te vertetuar se e ka shitur/blere kryetari jot apo i imi.

    Ti mos mendo qe policia ka frike te hyje (pas luftes) ne Poroj shkaku i PDSH-se. Ka frike shkaku i atyre civileve te vrare gjate luftes, ka friken e Lekes me shoke, njelloj si nuk futet ne Sllupcan sepse ka vrare gjithe ato civile dhe atje! Ku kane bere dem s'ua mba te futen, dhe mos ia hudh keto merita as Menduh THACIT, as Ali AHMETIT, por t'u jeni mirenjohes atyre luftetareve dhe familjeve te viktimave ne fshatin tuaj.

    Kujt ia kane perdhunuar motren 16 vjecare? Lubes apo Refetit?!
    Edhe ne fund te fundit, ca lidhje ka perdhunimi i motres se tij me viktimat e Porojit apo me politiken ne vend?

    Te me perdhunonte mua dikush motren 16 vjecare do ia prisje ko*qet por une s'jam politikan e as Minister i Puneve te Brendshme per te perdorur SHTETIN per hakmarrje personale.
    Besom, LEKEN e mbrojm vete, nuk na duhet as ndihma e BDI, e as e Ali Ahmetit.

Faqja 23 prej 54 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •