marre nga Gazeta Shqip, 8 Tetor 2007
Universitetomania jashte kontrollit
Mentor Kikia
Tė dielėn, kolegu ynė Henri Ēili shqetėsohej seriozisht nė rolin e sipėrmarrėsit nė arsimin privat, mbi pėrgojimin e pavend tė universiteteve private. Ai reagonte ndaj njė artikulli qė ishte botuar njė ditė mė parė nė gazetėn "Shekulli", ku kritikohej cilėsia e mėsimdhėnies dhe niveli akademik nė universitetet private, mes tė cilėve edhe nė universitetin ku Ēili ėshtė bashkėsipėrmarrės. Nė fakt, askush prej nesh nuk do tė qėndronte nė heshtje po tė na pėrēudnohej puna dhe vullneti, kėshtu qė duhet ta mirėkuptojmė reagimin e tij. Nėse do tė bėhej fjalė pėr njė sipėrmarrje qė prodhon dyer, dritare, apo shet televizorė e lavatriēe, nuk do tė merrnin mundimin ti shkruanim kėto radhė, pasi tė tilla punė i seleksionon ngeshėm vetė tregu. Por kur flasim pėr njė universitet privat, mendojmė se ēdokush mund ti japė tė drejtė vetes tė pėrfshihet nė njė debat mbi cilėsinė dhe markėn e kuadrove qė ata pėrgatisin. Ēili kundėrshtonte pretendimin e gazetarit se, humbėsit e universiteteve shtetėrore, pra ata qė nuk fituan konkurset, janė dyndur nė universitetet private. Por a ėshtė e vėrtetė kjo? Pa vėnė gisht nėse studentėt humbės shkuan nė universitetin e Ēilit apo nė universitete tė tjera privatė, ne duhet ta pranojmė se kjo ėshtė e vėrtetė kėmbė e kokė. Nxėnėsit, qė nuk fitojnė nė universitetet shtetėrore, shkojnė dhe regjistrohen nė universitete private. Kjo ndodh, sepse nė universitetet private studentėt nuk pranohen mbi bazėn e konkursit, por thjesht kush tė dojė tė shkojė, njėsoj si nė njė stadium ku mjafton tė kesh biletėn. Veē pa biletė stė fut njeri, duke paguar edhe bakshish, kjo ėshtė e sigurt. Kėtu po, ia vlen tė ndalemi. U kėrkojmė ndjesė disa institucioneve private qė me punė dhe mund kanė bėrė emrin e tyre nė tregun privat shkollor, por ka shumė tė tjerė qė janė shndėrruar nė matrapazė diplomash. Hiē tė mos mėrziten ata qė kanė nė pronėsi kėsi shkollash, sepse ėshtė e vėrtetė. Nuk ėshtė kriteri mė i rėndėsishėm hapėsira fizike e njė universiteti, pasi jė syresh nesėr mund tė bėjė universitet Pallatin e Sportit apo njė stadium dhe i bie qė ai tė jetė mė i miri nė tėrė Evropėn. Kriteri nis pikėrisht nė ditėn e parė tė shkollės, aty ku bėhet hyrja pėr nė universitet. Me plot tė drejtė ne mund tė pyesim, se pėrse njė student qė nuk fiton nė njė universitet shtetėror duhet tė futet nė njė universitet privat? Nėse ai nuk bėhet dot jurist nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės, pėrse u bėka nė njė universitet privat? Nuk pranoj asnjė lloj replike kėtu, pasi kam njohur personalisht studentė qė kanė konkurruar nė universitete publike, nuk kanė fituar dhe kanė shkuar nė njė universitet privat, janė regjistruar dhe nuk kanė shkuar hiē fare nė shkollė. Ata janė paraqitur formalisht vetėm nė provime pėr tė shkruar emrin. Padyshim qė nuk e humbėn vitin, pasi pronari ata i shikon si kreditorė e jo si studentė. Pėr tė evituar reklamėn dhe antireklamėn, derisa bėhet fjalė pėr sipėrmarrje private, nuk po pėrmendim emra institucionesh, por duhet tė dini se mes kėtyre universiteteve ka edhe nga ata qė kanė hapur filiale nė qytete tė tjera tė vendit, kanė thithur studentė, u kanė marrė paratė e njė viti dhe ende nuk kanė siguruar njė licencė pėr ushtrimin aktiviteti. Eshtė njė syresh i tillė qė bėn pėrditė reklamė nė televizor, duke na treguar salla me kompjuterė, nxėnės me kollare e laboratorė me provėza e epruveta, por qė tani ėshtė duke mbajtur me gėnjeshtra studentėt, qė janė gati tė padisin, pasi mėsuan se diploma e tyre (diplomė i thėnēin) nuk do tė njihet zyrtarisht. A nuk bėri kėshtu edhe Sudja me Xhaferrin, qė na i morėn paratė ne tė gjithėve, duke na thėnė se janė banka e kanė nga pas "kompetentin"? Kjo ėshtė njė ēėshtje madhore, madje mė e rėndėsishmja pėr arsimin shqiptar nė kėtė stad. Tė hapėsh njė universitet nuk ėshtė njėlloj si tė hapėsh njė dyqan, njė firmė ndėrtimi apo njė servis makinash. Pas kiosko-manisė, shqiptarėt, kuptohet ata me njė tjetėr nivel, i kapi universitetomania, shkollomania e kopshtomania. Nuk dimė me saktėsi se cilat janė kriteret qė ka vendosur Ministria e Arsimit pėr tė dhėnė njė licencė tė tillė. Por, personalisht di me saktėsi se mu pėrballė pallatit ku banoj, njė ndėrtesė ende e palegalizuar, oborri i tė cilės ėshtė parking dhe lavazh makinash e tapetesh, ėshtė bėrė kopsht privat. Emrin e tij e kam parė nė listėn e institucioneve arsimore tė licencuara nga ministria. Tė paktėn dimė se, njė ndėr kushtet e licencimit ėshtė dokumenti i pronėsisė apo qirasė sė njė ndėrtese tė hipotekuar, pra legale, me mjedise e hapėsira tė tjera. Por ai kopsht ėshtė nė njė ndėrtesė ende tė palegalizuar, madje vazhdon tė shtojė ende kate, e ku nė vend tė mjedisit me lodra e lule, ka lavazhistė e makina. Qeveria ka krijuar lehtėsira pėr hapjen e bizneseve, madje sipas saj kėtė gjė mund ta bėsh nė njė ditė, mjafton tė regjistrohesh. Por a mjafton njė ndėrtesė, makar me tapi dhe njė licencė pėr tė hapur njė kopsht, shkollė apo universitet? Ministria e Arsimit ka shmangur me kujdes deri tani komentet mbi kėtė temė eksplozive, por sdo tė mund tė bėjė pafund indiferenten. Sot nė Shqipėri ka universitete ku regjistrohesh nė shtator dhe paraqitesh vetėm nė sezonin e provimeve. Duke shmangur pėrgjithėsimet, ne tė gjithė duhet tė shqetėsohemi edhe pėr njė rast tė vetėm tė tillė dhe raste ka mė shumė se njė. Te Rruga e Kavajės nė Tiranė, ekziston njė grup falsifikatorėsh, tė cilėt tė japin dėftesė pėr ēfarėdolloj shkolle tė duash, tė japin diploma tė ēfarėdo universiteti, madje edhe grada shkencore, dekorata e tituj nderi me firmėn dhe vulėn e Presidentit tė Republikės. "Shkolla" e Rrugės sė Kavajės ka pajisur me dėftesa tė arsimit tė mesėm gjysmėn e policėve tė Tiranės, por Ministria e Arsimit nuk duhet tė lejojė kurrsesi qė ndonjė shkollė e tillė private tė zėvendėsojė nė rrugė zyrtare "Shkollėn" e Rrugės sė Kavajės, duke diplomuar tė rinj tė paformuar, tė cilėt nesėr do tė drejtojnė zyra shteti. Dikush mund tė thotė se kėto shqetėsime janė alarme tė pabaza, pasi, ashtu si kudo, tė diplomuarit e paaftė do tė mbeten pa punė, pasi tregu nuk do ti thithė. Pėr pasojė edhe universitetet do tė seleksionohen vetiu, duke mbijetuar ata qė bėjnė emėr, ata, diploma e tė cilėve "ēan" tregun e punės. Por, pėr fat tė keq nuk jetojmė as nė Evropė e as nė SHBA. Ne jetojmė nė Shqipėri dhe kushdo qė ka njė diplomė, ėshtė mbėshtetės i zjarrtė i partisė nė pushtet, ėshtė eksponent i ndonjė partize tė koalicionit qeverisės dhe i takon njė copė pushtet, apo ka para tė blejė vendin e punės, mund ta marrė drejtimin e njė zyre shteti pa problem. Ja pse universitetet dhe shkollat private nė pėrgjithėsi duhen kaluar nė sitė. Kėshtu, ėshtė mė mirė pėr sistemin e arsimit, ėshtė mė mirė pėr shoqėrinė dhe ėshtė mė mirė pėr vetė universitetet, pasi do tė seleksionohen tregtarėt e diplomave duke mbetur shkollat e vėrteta. Megjithatė, kjo gjė do tė ndodhė kur nė Ministrinė e Arsimit tė mos bėhet mė tregti licencash. Mendojmė se me kėtė logjikė janė dakord Ēili dhe tė gjithė ata qė kanė vendosur tė investojnė para dhe mend nė arsim, sepse shkolla nuk ėshtė vetėm njė ndėrmarrje fitimprurėse. Ajo ėshtė SHKOLLE.
Ndryshe...
Njė natė, njė TV transmetonte njė mbledhje tė qeverisė sė drejtuar nga Adil Ēarēani. Diskutohej problemi i hekurudhės Rrogozhinė-Lushnjė. Novatorėt kishin prodhuar traversa betoni, pėr tė zėvendėsuar tė drunjtat e kalbura. Por para se tė pranohej novatorizmi i "shokėve tė metalurgjisė", qeveria diskutoi pėr mė shumė se njė rė propozimin e shokut Muho, i cili tha: "Meqė janė kalbur traversat, unė them tė mos harxhojmė lekė pėr traversa betoni, por tė ulim shpejtėsinė e trenit, qė tė mos ketė aksidente". Referuar tė njėjtės kohė, dikush tregonte kėtė ndodhi: "Vėrja njė pesė kėtij studenti - i thanė njė pedagogu - se ėshtė djali i Sekretarit tė Parė". "Jo - tha pedagogu, edhe sikur ta di qė mė heqin nga puna - sepse po e diplomova, nesėr ai bėhet shefi im i katedrės".
Krijoni Kontakt