Plani sekret për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat sovjetike
Stephen Dorril
(Vijon nga postimi lart)
Një operacion kundër strehës specifike të Shqipërisë do të prishte planin e Stalinit për të kontrolluar hyrjen në Adriatik... Ai po armatoste ishullin e Sazanit në afërsi të bregdetit shqiptar, me nëndetëse dhe raketa mbështetur në modelet gjermane V-2, të afta që të arrinin tokën italiane. Pavarësisht këtij pretendimi të pazakontë, që ishte pothuaj dezinformim, lobi i Emerit ra në marrëveshje me ministrat dhe zyrtarët britanikë32). Shqipëria u përmend e para në një mbledhje të nënkomitetit të Luftës së Ftohtë të Komitetit të Rusisë, që u mbajt më 25 nëntor 1948. Në mbledhje morën pjesë zyrtarë të lartë të Forin Ofisit Ivon Krpetrik, Raxhër Mekins, sekretari personal i Bevënit, Frenk Roberts, kryetar i Komitetit të Bashkuar të Shërbimit të Zbulimit, Uilljam Hejtër si dhe shefi i Forcave Ajrore, Lordi Tedër, i kryesuar nga ndihmësnënsekretari i Shtetit dhe ekspert për çështjet sovjetike, Gleduin Xheb, i cili gjatë luftës kishte drejtuar SOE-n. Komiteti mori në shqyrtim dokumentin, “Politika britanike ndaj orbitës sovjetike në Europë”, të përgatitur nga Robin Henki, një tjetër ndihmësnënsekretar. Ai propozoi që politika britanike duhet të kalojë një ofensivë përveç luftës së armatosur. Kripetrik kishte mendimin se në situatën aktuale të gjendjes financiare dhe duke patur parasysh opinionin publik, do të ishte më mirë të filloheshin operacionet në një zonë të vogël dhe sugjeroi që për këtë të merrej në konsideratë Shqipëria. A nuk do të jetë e mundur që të fillohet një luftë civile prapa Perdes së Hekurt dhe me një mbështetje të kujdesshme të japë të njëjtat rezultate si dhe ato të rusëve në Greqi? Henki habitej nëse nuk do të ishte e mundur të aranxhoheshin punët e rezistencës në Shqipëri. Ai e dinte se ekzistonte një opozitë ndaj regjimit dhe është e mundur që ajo të shfrytëzohet. Anëtarët e tjerë vunë në dukje vështirësitë për të punuar me lëvizjet klandestine dhe duhej patur kujdes që asgjë të mos bëhej për të rrezikuar potencialin për zhvillime të tjera si grindja e Titos me Byronë Informative. Mbledhja formoi një nënkomitet për të shqyrtuar propozimet e Henkit përsa u përket çështjeve të diskutueshme. Në fund të mbledhjes, Lordi Tedër pohoi se ai mendonte që ne duhet të synojmë për të fituar luftën e ftohtë, me të cilën ai kuptonte përmbysjen e regjimit sovjetik brenda një kohe prej pesë vjetësh. Komiteti nuk arriti në përfundime të veçanta rreth Shqipërisë, por vendosi që qëllimi i ynë kryesor, sigurisht që duhet të jetë çlirimi i vendeve të orbitës sovjetike me çdo mjet, përveç luftës. Taktikat duhet të pasqyrojnë operacionet e kohës së luftës të SOE-s, nxitja e pakënaqësive, e rrëmujës së brendshme dhe mundësisht e konfliktit 33). Në shqyrtimin e një operacioni kundër Shqipërisë, Komiteti i Rusisë vendosi më 16 dhjetor se nuk mund të bënte fjalë për të ndërmarrë një aksion pa i koordinuar punët me Shtetet e Bashkuara, megjithëse koordinimi me amerikanët përsa u përket veprimeve subversive. Kundërmasa do të ishte e një shkalle modeste për shkak se problemi kryesor ishin burimet në rënie të Britanisë. Shoku i Emerit dhe ish-kolegu, Billi Meklein, që porsa ishte rekrutuar për operacionin ndaj Shqipërisë, u këshillua nga një zyrtar i Forin Ofsit se minjtë e kishës nuk fillojnë dot luftërat 34). Synimet e Emerit u bënë të njohura publikisht më 22 janar 1949 në “Time end Tide”. Ai shkruante se pozita e shtetit shqiptar është veçanërisht e pasigurt. Ka mungesa të theksuara ushqimi, një pjesë e banditëve janë akoma nëpër male dhe lajmet për spastrimet e kohëve të fundit tregojnë se Partia Komuniste Shqiptare është e përçarë thellë ndërmjet stalinistëve dhe titistëve. Ndaj një revolte popullore do të ishte e vështirë të mbrohej regjimi ekzistues. Anton Logoreci, një shqiptar katolik antikomunist me pikëpamje liberale dhe udhëheqës i një grupi të vogël të mërguarish të vendosur në Angli qysh në fillim të luftës, i kundërshtonte analizat e Emerit. Anton Logoreci, shefi i seksionit shqiptar të përtej detit i BBC-së në kohën e luftës, i shkroi “Time and Tide”, ku denonconte, siç e përshkruante ai, një ide naive dhe dritë shkurtër, destabilizimin e regjimit të Hoxhës. Rexhinëld Hebërt, i cili kishte jetuar në Veri të Shqipërisë, jashtë rrethit relativisht të ngushtë të Kupit, e konsideronte të pamundur të besohej se në vitin 1949 ishin krijuar rrethana të favorshme për një kryengritje popullore. Ai gjithashtu mendonte se departamentet e ndyra mashtruese të agjencive të zbulimeve perëndimore disponojnë dokumente fragmentare që kanë tendencën të shtrembërojnë vlerësimet zbuluese të brendshme dhe proceset politike. Ishte punë pa mend të bazoje eksperimentin për destabilizim në vlerësimin që i bënin Shqipërisë muskëtierët 35). Në kundërshtim me këshillën e zëdhënësit të tij në Komitetin e Rusisë, Frenk Roberts, sekretari i Jashtëm Ernist Bevën, vendosi që koha ishte e përshtatshme për të mbështetur një projekt për të shkëputur Shqipërinë nga orbita. Më datë 23, Roberts i tha komitetit se shefi i tij e kishte miratuar planin. Kryeministri Klement Eli u informua rreth operacionit dhe kishte dhënë, me sa duket, pëlqimin e tij verbal. Bevëni e kufizoi marrjen dijeni për vendimin dhe ekzekutimin vetëm tek Etli, Kancelari i Thesarit dhe pak persona të zgjedhur në Uajtholl, kryesisht sekretari i Kabinetit, Normën Bruk. Me t’u dhënë leja zyrtare nga Bevëni dhe Bruk, Menis siguroi se brenda MI6-s, me qëllim që të ruhej sekreti i operacionit se dhe mundësia për ta mohuar plotësisht, hollësitë e tij iu besuan një grupi shumë të vogël profesionistësh, të cilët kërkuan që një numër invalidësh eprorë të përjashtoheshin. Operacioni u mbikëqyr nga një komitet i ngritur posaçërisht, i kryesuar nga ndihmëskryetari gjeneral-brigade Xhek Istën, Herëld Përkins si kryesuesi i operacionit dhe një zëvendës, Xhesikë Olldrixh 36). Brenda MI6-s, filozofia e fushatave subversive gjatë luftës nga SOE po fitonte terren, megjithëse deri tani të mërguarit ishin përdorur vetëm propagandë dhe operacion zbulimi. Operacioni “Vajuebël” ishte një përjashtim i rrallë. Personeli i SOE-s besonte se agjentë të stërvitur mirë mund të organizojnë një operacion të mbështetur nga guerilët, i cili do të furnizohet pastaj nga hedhjet me parashutë. Ndërkohë, ata do të bashkohen me grupet lokale, të cilët përfundimisht do t’i çojnë drejt një lufte civile të plotë. Shqetësimi se kjo do të nxiste rusët do të ishte justifikim i mjaftueshëm për operacionin. Por çfarë do të ndodhte nëse revolta antikomuniste do të shtrihej në të gjithë Ballkanin? Të gjitha bazat e perandorisë satelite ruse mund të shkatërroheshin nga një kryengritje që kishte zanafillën në një operacion të vogël guerilas 37). Në studimin e tij mbi operacionin shqiptar Nikollës Bethëll argumenton se fillimi i veprimeve sulmuese ishte vepër politike e shoshitur me kujdes e bazuar në idenë se Stalinit do t’i bëjë përshtypje vendimi i Perëndimit për të vepruar ushtarakisht kundër tij, madje në një shkallë të vogël dhe në një post të avancuar të perandorisë së tij. Kjo do të bënte që ai të mendohet dy herë para se të fillojë të ndërmarrë veprime agresive të mëtejshme. Rastësisht mund të ndodhte gjithashtu që Shqipëria të shkëputej nga orbita sovjetike, duke i dhënë fund sundimit të ashpër të Enver Hoxhës dhe krijimi i një qeverie të butë dhe më pak kundërshtues ndaj Perëndimit. Çështja qëndronte se në Shqipëri nuk kishte ndonjë simptomë të ndonjë interesi real për një kryengritje masive. Shefi i Misionit Ushtarak Britanik në Greqi Monti Udhaus argumentonte se Bevëni ishte mashtruar nga raportet e pasakta mbi forcën e rezistencës ndaj komunizmit brenda vendit. Biatris Hojzër kujton se hipoteza e gabuar e MI6-ës ishte pjesërisht për shkak se hipoteza e gabuar e MI6-ës ishte pjesërisht për shkak të mungesës të informacionit nga dorë e parë rreth vendit për shkak se në Shqipëri nuk kishte misioneve diplomatike britanike apo amerikane dhe duhej mbështetur në raportet Franceze të cilat ishin të dyshimta dhe të dorës së dytë. Veç kësaj, në lidhje me Shqipërinë, Udhaus kujton se Bevëni ishte kundër kompromisit dhe ishte për të mos falur kurrë qeverinë komuniste për minimin e torpendinierëve Britanikë në Kanalin e Korfuzit më 1946. Ai kështu dha një ndëshkim të nënkuptuar për shpërthimin e një orvatje katastrofike të pasuksesshme për të futur agjentë antikomunistë në Shqipëri me shpresë për të rrëzuar qeverinë për të cilën nuk kishte shanse për të dalë me sukses 38).
Krijoni Kontakt