Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 90
  1. #21
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Kjo eshte si puna e asaj qe tha nje anetar i nderuar i forumit Jack Watson me duket, se jo gjithmone vlen ligji i shkak-pasojes. Zoti duhet qe ne te ekzistojme, ne duhemi qe zoti te ekzistoje, ose e thene ndryshe, krijuesi nuk do kishte kuptim pa krijimin, dhe krijimi nuk do kishte kuptim pa krijuesin. Krijimi dhe krijuesi jane te pandare, jane te nevojshem per ekzistencen e njeri tjetrit.
    Ja pse qellimi i ekzistences eshte i fshehur, qe ne ta zbulojme.
    Por nga ketu ne dalim ne perfundimin,qe Zoti nuk eshte perfekt,sepse ai ka nevoje per krijimin,nje Zot perfekt absolut nuk ka nevoje per krijimin, ai eshte nje Zot vetplotesues.............pra ky Zoti qe thua ti ka nevoja njelloj si ne njerezit
    PS.xfiles vazhdo se biseda eshte interesante
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin

    jo, nuk dua te them qe zoti nuk eshte perfekt. Zoti eshte gjithçka qe ekziston te marra se bashku, eshte shuma e nje numri te pafundem krijesash jo-perfekte ose te themi me perfeksion te rendit infinitezimal.
    Si integrali ne matematike.
    Ketu qendron perfeksioni i zotit, ai eshte nje dhe ne te njejten kohe ai eshte gjithçka. ai eshte 0 dhe infinit.
    Perfeksioni i 0(ose 1-shit, kjo duhet menduar) ruhet ne shumen e perfeksioneve(te vogla) te infinit krijesave(ose njesi te krijuara).
    E njejta gje vlen dhe per Unicitetin dhe te pafundmen.
    Pastaj, perfektja ka kuptim vetem nepermjet jo-perfektes.
    njeshi ka kuptim vetem nepermjet infinitit.

    figura gjeometrike qe perdoret per te treguar Zotin eshte rrethi me nje pike ne mes. Kjo perdoret gjersisht per te simbolizuar diellin ne astrologji, dhe ne shkrimet e vjetra psh te Henry Cornelius Agrippa - Of Geomancy, kemi rrethin me nje pike qe simbilizon diellin. Por kjo perdoret dhe nga kabalistet per te simbolizuar zotin. dhe mund te kuptosh se rrethi perfaqeson krijimin,(nga tekstet matematikore) nje numer infinit pikash te barazlarguara nga qendra, dhe pika ne qender qe perfaqeson bashkimin e ketyre pikave. Edhe nje loje filozofike midis 1 dhe infinitit. Dhe nje loje midis kontrasteve.
    Jo vetem kaq, por rrethi ne vetvete perfaqeson nje cikel perfetk, ku fillimi eshte edhe fundi. ç'do pike ne nje rreth vlen si fillim po aq si mbarim, 0°=360°.

    Une nuk i kam qef fete, dhe ti e di, por feja eshte nje keqkuptim i ideve primare te ideve te lashta qe jane keto qe po diskutojme tani.
    Ne bibel "Une jam alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi".
    E thene me ndryshe, "une nuk kam as fillim as mbarim",
    Rrethi nuk ka as fillim as mbarim.
    Jo se rrethi eshte zoti,, por simbolizon cilesite qe nje zot hipotetik duhet te kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 21-10-2007 më 06:25

  3. #23
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Xfiles te kuptova persosur.
    si e interpreton kete simbol teozofik,ai çelesi duhet te jete ajo pika qe thua ti,po dy trekendeshat qe formojne yllin e Davidit,mos ndoshta jane,pozitiviteti dhe negativiteti,e mira dhe e keqja,mashkullorja me femeroren,potenca dhe deboleca,simetria e universit tone ne te gjithe perberesit e tij....çfare mendon?
    Shiko foton
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    studimet qe jane bere,shekuj me radhe,nuk kane nxjerre nje rezultat te sakte persa i perket egzistences se njeriut.pervec nje rasti.evolucioni.njeriu eshte pjese e zinxhirit te jetes ne toke.si filloi njeriu,dhe si u persos gjate shekujve?pervec ketij rasti,ka dhe shume shpjegime te tjera per egzistencen e njeriut.perfundimi?asnje teori nuk bie dakord me tjetren.ose te gjitha bien dakord ndermjet tyre.perderisa nuk kemi prova per egzistencen si fakt,si mund te vertetojme qellimin?nese me pyetni mua per qellimin e egzistences sime,do tju jepja nje pergjigje naive.qellimi i qenies sime,eshte te bej te tjeret te lumtur!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    une nuk jam shume i mire ne te interpretuarit e simboleve, dhe nuk di te jap ndonje mendim mbi komplet figuren. Por per 6 kendeshin qe eshte e perbere nga dy trekendesha, nje me koke poshte e nje me koke siper eshte ajo qe thua ti, femerorja me trekendeshin me koke poshte, dhe mashkullorja me trekendeshin me koke larte. Te pakten keshtu me ka then nje shoku im nga izraeli me te cilin kam banuar ca kohe, ai nuk ishte israelit po kishte kohe qe jetonte aty. Megjithate simbolet kane nje kuptim me te gjere se sa nje shpjegim banal. Simbolet si trekendeshi jane te tilla qe mund te interpretohen ne nje larmi menyrash te ndrshme, e perseri te jene te vlefshme, sepse jane universale.
    Psh ai gjarperi me hexagramin mund te simbolizoje sferen(toka, sfera e sistemit diellor etj etj) dhe hexagrami vete eshte kombinimi i dy Tetrahedroneve nje me koke siper e nje me koke poshte qe kane kulmet ne siperfaqen sferike. Kjo i perket gjeometrise se shenjte, ku bejne pjese Platonic Solids, Te ngurtet platonik(google per me teper ). Kush e ka lezuar librin e "David Wilcock - The shift of the ages" e kupton se ç'dua te them.
    Po ashtu ai hexagram mund te zimbolizoje fjaline qe kam si firme "As above so Below".
    Duke qene ky nje simbol kryesisht çifut, marr si baze kabbalah, me pemen e jetes.
    Pema e jetes eshte e perbere nga 10 "sefirot". Po vendos te paren figure qe gjeta, mos i ve re emrave por strukturen.

    dallo se si tre "sefirot" e para krijojne ate qe quhet kurora e pemes se jetes qe simbolizon fronin e zotit, trinine, dhe tre te fundit qe simbolizojne boten materiale, tabanin.
    ver re se si tabani eshte si nje tregendesh me koke poshte, e kurora si nje trekendesh me koke larte.
    Sipas doktrines kabaiste çdo gje ne boten materiale e ka nje te kundert ne boten shpirterore, ose me mire mos te themi te kundert por nje korrispondece. Nga kjo vjen "Dhe zoti e krijoj njeriun ne imazhin e vet". "As above so below", "si lart, ashtu edhe poshte".
    Dhe hexagrami eshte shkrirja ne nje e njeriut me zotin.
    Ky do ishte shpjegimi me i mire qe mund ti japim hexagramit, duke u bazuar ne vete kulturen hebreje nga e cila rrjedh ky simbol.

    Por si te thashe me siper, duke qene keto simbole universale, sidomos trekendeshi, trinia, mund ta aplikosh ate simbol dhe ta shpjegosh ne shume menyra.

    Sa per gjarprin, gjarpri simbolizon zgjuarsine, "wisdom", dhe jo djallin si besohet ne fete monotesite qe me mire mos ti marrim parasysh .
    kryqi me "koke" aty eshte simbol i egjiptit te lashte, po nuk e kam idene se ç'do te thote.
    kryqi i thjeshte sidoqofte , sidomos kryqi ne nje rreth, sibolizon ndarjen e 12 muajve ose shenjave te zodiakut ne 4 stine ose elementet. Ki parasysh qe shenjat jane 4 llojesh, shenja te zjarrit, ajrit,tokes, ujit. Dhe tre shenja qe i takojne çdo elementi perfaqesojne fillimin, vazhdimin dhe plotesimin perfundimtar te cilesive te atij elementi. Keto jane bazat e Alchemise. 4 elementet perberese te ç'do gjeje.

  6. #26
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Por augusta evolucioni spjegon evoluimin e specieve jo qellimin e ekzistences se specieve...po te shkojme prapa ne kohe arrijme tek organizmi 1 qelizor,kush e vuri kodin DNA ?pse qeliza e pare fiton aftesine te ndahet me dysh?si kaloi materja nga inorganike ne organike?ka shume pyetje pa pergjigje ku feja dhe shkenca deshtojne.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #27
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Xfiles,pse thua qe nuk je interpretues i mire simbolesh,kur ne fakt ke bere nje interpretim fantastik
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga augusta b Lexo Postimin
    studimet qe jane bere,shekuj me radhe,nuk kane nxjerre nje rezultat te sakte persa i perket egzistences se njeriut.pervec nje rasti.evolucioni.njeriu eshte pjese e zinxhirit te jetes ne toke.si filloi njeriu,dhe si u persos gjate shekujve?pervec ketij rasti,ka dhe shume shpjegime te tjera per egzistencen e njeriut.perfundimi?asnje teori nuk bie dakord me tjetren.ose te gjitha bien dakord ndermjet tyre.perderisa nuk kemi prova per egzistencen si fakt,si mund te vertetojme qellimin?
    te gjitha shpjegimet sebashku ndoshta jane pergjigja. Teorite e ndryshme mbi qellimin e njeriut ne shume gjera bien ne kundershtim me njera tjetren, por ka dhe shume pika te perbashketa, edhe pse ndonjehere nuk dallohen nga gjuha dhe terminologjia e ndryshme qe perdoret ne keto teori.
    Prova per ekzistencen ne kemi, ne jemi, prandaj ekzistojme. nese do te thuash se mbase ekzistenca jone eshte nje iluzion, kjo mundet, por perseri a ka rendesi nese ekzistenca eshte iluzion apo jo, kur ndjenjat , deshirat, dhimbjet qe kemi i ndjejme, e kjo mjafton.
    nese me pyetni mua per qellimin e egzistences sime,do tju jepja nje pergjigje naive.qellimi i qenies sime,eshte te bej te tjeret te lumtur!
    pergjigjet naive jane ato qe permbajne te verteten , sikur te gjithe te arrinin te mendonin ne menyre naive, si nje femije. Dhe ndryshe nga ç'duket , eshte shume e veshtire te mendosh me naivitet te paster, sepse te gjithe jemi pre e ideve te huaja qe mbysin mendimet tona, kush me shume e kush me pak.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Por augusta evolucioni spjegon evoluimin e specieve jo qellimin e ekzistences se specieve...po te shkojme prapa ne kohe arrijme tek organizmi 1 qelizor,kush e vuri kodin DNA ?pse qeliza e pare fiton aftesine te ndahet me dysh?si kaloi materja nga inorganike ne organike?ka shume pyetje pa pergjigje ku feja dhe shkenca deshtojne.
    pyetja jote ishte per QELLIMIN e egistences se njeriut.une nuk hyra ne hollesi.prandaj thashe me pare qe nuk kemi arritur akoma ne nje pergjigje te sakte.sepse mendimet jane te ndryshme.po te fillojme nga fillimi do te arrijme ne pyetjen.si dhe perse u krijua jeta?kush e di kete pergjigje?hipoteza ka shume.pergjigje te sakta???

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Xfiles,pse thua qe nuk je interpretues i mire simbolesh,kur ne fakt ke bere nje interpretim fantastik
    po ti nga e di qe interpretimi ishte fantastik .
    po une u mundova te interpretoja vetem simbolet e veçuara nga njeri tjetri, por akoma nuk e kam idene se ç'perfaqesojne te gjitha bashk.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga augusta b Lexo Postimin
    pergjigje te sakta???
    ose eshte njera, ose jane te gjitha bashke...

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    te gjitha shpjegimet sebashku ndoshta jane pergjigja. Teorite e ndryshme mbi qellimin e njeriut ne shume gjera bien ne kundershtim me njera tjetren, por ka dhe shume pika te perbashketa, edhe pse ndonjehere nuk dallohen nga gjuha dhe terminologjia e ndryshme qe perdoret ne keto teori.
    Prova per ekzistencen ne kemi, ne jemi, prandaj ekzistojme. nese do te thuash se mbase ekzistenca jone eshte nje iluzion, kjo mundet, por perseri a ka rendesi nese ekzistenca eshte iluzion apo jo, kur ndjenjat , deshirat, dhimbjet qe kemi i ndjejme, e kjo mjafton.

    pergjigjet naive jane ato qe permbajne te verteten , sikur te gjithe te arrinin te mendonin ne menyre naive, si nje femije. Dhe ndryshe nga ç'duket , eshte shume e veshtire te mendosh me naivitet te paster, sepse te gjithe jemi pre e ideve te huaja qe mbysin mendimet tona, kush me shume e kush me pak.
    pergjigjja me e sakte eshte ne firmen tende.per egzistencen.sa per qellimin,fjalet jane te kufizuara.
    njeriu ne jete duhet te arrije te mbaje naivitetin e tij,sepse ne rast te kundert,humb identitetin e tij.cdo njer eshte i vecante...

  13. #33
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Xfiles ajo me te cilen ne e perceptojme boten jane shqisat(senset)pra te prekurit te shikuarit te degjuarit,te shijuarit etj.OK kemi nje qershi.....supozojme qe te heqim te gjitha shqisat tona,me thuaj çfare ngelet nga qershia....pra desha te them çfare eshte materja pa shqisat tona,dhe a eshte i vertete pohimi qe universi vdes kur te vdes une,sepse ne ne fakt jemi shqisat dhe idete tona dhe pa keto shqisa materja nuk ekziston.....nuk e di a me kuptove se jam dhe pak konfuz
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  14. #34
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    po ti nga e di qe interpretimi ishte fantastik .
    po une u mundova te interpretoja vetem simbolet e veçuara nga njeri tjetri, por akoma nuk e kam idene se ç'perfaqesojne te gjitha bashk.
    Per mua ishte fantastik,per ty jo.....ti nuk ma heq dot nga truri mua kete.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    93
    Per ta jetuar jeten
    Ne E mbajm fjalen

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Xfiles ajo me te cilen ne e perceptojme boten jane shqisat(senset)pra te prekurit te shikuarit te degjuarit,te shijuarit etj.OK kemi nje qershi.....supozojme qe te heqim te gjitha shqisat tona,me thuaj çfare ngelet nga qershia....pra desha te them çfare eshte materja pa shqisat tona,dhe a eshte i vertete pohimi qe universi vdes kur te vdes une,sepse ne ne fakt jemi shqisat dhe idete tona dhe pa keto shqisa materja nuk ekziston.....nuk e di a me kuptove se jam dhe pak konfuz
    te kuptoj mire fare. , nuk kam ç'te shtoj me teper.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    EKZISTENCA!!!
    MBASE SALL NJË ÇAST NË GJITHË KËTË PAFUNDËSI TMERRUESE

    Në asnjë lloj literature, të shkencës, të religjionit dhe të dijeve tjera, më kot, nuk do të mund të gjejmë një difinicon për të qenë për EKZISTENCËN. Megjithatë, ne, sidomos ne raca njerëzore kemi një mision. Patjetër që kemi...
    Mbase misioni ynë është TË MBESIM NË KUJTESËN E BREZAVE PËR VEPRAT TONA. Kushedi!
    Por si t'i përgjigjem NIÇES SË MADH, i cili thotë: Bota po të ishte e përkryeshme, tanimë veç do të ishte e tillë
    Por!!!

  18. #38
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    edhe kjo eshte nje pikepamje tjeter po aq e vertete sa ajo qe tha dardajan.
    Vete thenia "njoh vete-veten" eshte kulmi i perfeksionit, eshte cilesi e nje zoti.
    Ne kemi filluar ta njohim veten duke studiuar trupin tone dhe ligjet e universit te cilave ne i bindemi.
    Si qenie idividuale ne e shohim boten ne 3 pjese, ambienti, ne, subkoshienca e panjohur qe eshte pjesa perberse e jona, nje thesar i vertete i diturise. Ne nje fare menyre e gjithe dituria universale eshte e koduar ne trupin njerezor, i cili pa dyshim eshte mahnites. Ne jemi produkti i ketij perfeksioni, e per rrjedhoje e kemi perfeksionin te fshehur nen vetevete.
    Sa me shume te zbulojme nga vetja jone ne brendesi, nga subkoshienca, aq me shume i afrohemi perfeksionit dhe zotit.
    Ketu bazohet dhe meditimi, baza e shumices se filozofive, meditimi nuk eshte gje tjeter veç praktika me te cilen mund te shkrish veten tende koshiente me subkoshiencen, e kjo quhet bashkimi me zotin, perfeksioni, arrin perfeksionin.

    Gjithashtu ka teori te doktrinave filozofike te cilat jetes i atribuojne pikerisht kete qellim, sipas tyre ç'do gje u krijua qe te rikthehet perseri tek burimi.
    Kjo eshte njohja e vet-vetes, sipas meje,
    shpresoj qe Ocean bie dakord ne kete pike.
    Po Xfiles jam i pajtimit me ate qe thate. Sidomos me pelqeu pershkrimi yt i unicitetit.

    Me pelqen nje fjali e urte ku thuhej:

    Po te kishte njeriu deshire ta njihte veteveten po aq sa ka deshire nje njeri per te thithur ajer perderisa eshte duke u mbytur ne uje, atije do ti kujtohej vetevetja ne ate moment.

    Pershendetje
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  19. #39
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Une mendoj se qellimi ne vetvete nuk ekziston. Qellimi eshte dicka e kerkuar dhe pranuar nga njeriu, por ne asnje menyre i gjendur ne natyre.

    Pse bie shi?

    Ekzistenca e njeriut per mendimin tim nuk ka nje qellim. Njeriu eshte nje pjese e faunes, asgje me shume, asgje me pak. Pse-ja e ekzistences se faunes nuk mund te pergjigjet me ane te qellimit por me ane te zhvillimit. Kaq.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    Une mendoj se qellimi ne vetvete nuk ekziston. Qellimi eshte dicka e kerkuar dhe pranuar nga njeriu, por ne asnje menyre i gjendur ne natyre.

    Pse bie shi?

    Ekzistenca e njeriut per mendimin tim nuk ka nje qellim. Njeriu eshte nje pjese e faunes, asgje me shume, asgje me pak. Pse-ja e ekzistences se faunes nuk mund te pergjigjet me ane te qellimit por me ane te zhvillimit. Kaq.
    edhe nese eshte e vertete ajo qe thua ti, qe ekzistenca ne vetvete nuk ka asnje qellim, nuk mund te mohosh ngjashmerite midis te gjitha gjerave qe ekzistojne, flas per sjelljen, duke nisur qe nga atomi, qeniet e gjalla , e trupat qiellor. Ka shume shembuj ku mund te bejme analogjine midis ketyre niveleve te ekzistences ,nese mund ta quajme keshtu. Sjellje te ngjashme na shtyjne te mendojme se ka nje qellim te perbashket , e nese te gjitha gjerat kane nje qellim te perbashket, ky qellim eshte qellimi i vete ekzistences.
    Jo se duhet te jete keshtu se zben, por instinkti te çon ne kete rrjedhe te menduari.
    Pranoj se qellimi i vertete fare, burimi nuk mund ta gjejme kurre, por mund ti afrohemi.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbëria" - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •