Qysh ne momentin qe vijme ne kete jete, prinderit dhe te afermit tane na urojne: lumturi dhe begati ne jete. Pra vete fjala lumturi, permbledh ne vetevete nje jete te mbushur me gjith te mirat. Me pas kur ne vijme ne moshen e pjekurise, kjo deshire prinderore behet edhe qellimi kryesor i jetes sone, ku gjithsecili prej nesh perpiqet ta ndertoje lumturine e tij, edhe pse ne mjaft raste rruget per te arritur kete qellim mund te jene edhe te pandershme.
Pyetja ime eshte: A mund te quhet lumturi, kur gjithshka qe ke arritur (me djerse ose pa djerse), nje dite pa pritur do te duhet ta lesh pergjithmone, sepse jeta eshte shume e shkurter ne kete bote? Kur ja kam bere kete pyetje nje mikut tim ai me tha:
- Ka e me keq.
- Po perse, i thashe une?
- Ai tha: Me keq eshte per ata, te cileve kjo lumturi ju qendron si nje prove e gjalle e mekateve te tyre para Perendise. Ky eshte nje fakt i vertete, ku pak e dine dhe e pranojne. Por une mendoj se kur ne vijme ne kete ralitet, atehere jemi vertet ne gjendje qe te shohim, se si gjithshka para nesh fillon te venitet, dhe lumturia e kesaj bote, per te cilen investojme me te gjitha format per ta arritur, per nje cast na duket nje dicka e kote dhe e pa vlere.
Mendoj se cdo kujt prej jush i ka rene rasti qe te mare pjese ne nje ceremoni mortore. A nuk kini vene re se njerzit ne menyre te plote e pranojne gojarisht se, cdo mundim per lumturi ne kete bote eshte i kote?? E gjitha kjo ndodh per fatkin se, ky eshte nje moment ku ne shohim ne realitet fundin e kesaj jete.
Te shohesh realtietin ne te cilin jeton, tregon mencuri, por te pranosh kete realitet i jep vetes nje mundesi per te ndertuar te ardhmen e vertete. Me kujtohen fjalet e Jezusit, drejtuar atij izrailiti, i cili i tha Jezusit: Zot me lejo me pare te varros tim'ate dhe me pas do te vij e te te ndjek. Por Jezusi i tha: Leri te vdekurit te varrosin te vdekurit e tyre. Fjalet e Jezusit tregojne realitetin e botes ne te cilen ne jetojme. Jezusi i tregon ketij izrailiti se, kur Perendia te fton per te erdhur ne paqen dhe shpetimin e Tij, mos hezito dhe mos refuzo kete thirje. Pra Jezusi na fton qe ta ndjekim Perendine dhe jo njeriun, kjo, sepse Jezusi eshte Jeta, Jeta e vertete e cila nuk mbaron asnjehere.
Tani dua te hyj me ne thelb te temes, e cila ka te beje me Lumturine dhe njeriun. Eshte mese i vertete fakti se, cdo kush prej nesh, simbas menyres se tij, gjithmone perpiqet te ndertoje nje jete te begate dhe te lumtur per veten dhe familjen e tij. Pra njeriu ne cdo moment te jetes perpiqet te kerkoje lumturine e tij, duke vertetuar keshtu se, lumturia eshte dicka e humbur prej tij. Bibla na tregon se kete lumturi njeriu e humbi qysh ne Eden, pikerisht atje ku krijesa njerzore mer dhe fillesen vet. Adami dhe Eva permes mosbindjes ndaj urdherit te Krijuesit, humbi njeher e pergjithmone, lumturine dhe paqen me Perendine. Shume njerez kur i pyet se cfare do te thote per ta te qenit i lumtur, pjesa me e madhe mendojne se, te jesh i lumtur do te thote: te kesh para, fame, shendet, si dhe te kalosh nje jete pa kokecarje. Pra po te shohesh keto mendime rreth kuptimit te fjales "Lumturi" , veren se njerzit perqendrohen me teper ne gjerat qe zgjatin perkohesisht, dhe qe ne thelb permbushin kenaqesite e jetes se tyre.
Por a eshte kjo lumturia e vertete?
Lumturia nuk ka te beje thjesht vetem nje nocion apo mendim, me te cilin ne pepiqemi te mbushim jeten tone te zbrazet dhe heraheres te deshperuar. Po vij para nje fakti biblik, ne menyre qe ta bej sa me te qarte mendimin tim.
Njehere Jezusi i pyeti nxenesit e tij duke ju thene:
- Po ju kush thoni se jam une?
Dhe Pjetri u pergjigj: - Ti je Biri i Perendise se gjalle.
Atehere Jezusi i tha: - i lumtur je ti Simon biri i Jonas..
Pyetja eshte: per cfare lumturi flet Jezusi ketu?
Krijoni Kontakt