Me rastin e 85 vjetorit tw lindjes.
Fatmir Gjata, shkrimtar me gjurme te pashlyera ne letersine Shqipe.
Tetėdhjetėepesė vjet mė parė lindi nė Korcė shkrimtari Shqiptar Fatmir Gjata. Sot, nė ditėn e tij tė lindjes ai kujtohet nga miqtė, tė afėrmit dhe dhjetėra mijėra lexues brenda dhe jashtė vendit si poeti partizan, kėngėtari i zjarrtė i vargjeve qė ngritėn peshė luftėtarėt: Hakmarrje rini/dėshmori thėrret/qė ra pėr liri/mbi truallin e vet.
I diplomuar nė Liceun Francez tė qytetit tė Korcės dhe mė pas nė Institutin Gorki nė Moskė, Fatmir Gjata ėshtė njė nga eksponentėt kryesorė tė letėrsisė Shqiptare tė realizmit socialist.
Vargjet e kėngėve tė luftės nacionalclirimtare do tė mjaftonin pėr ti dhėnė Fatmir Gjatės njė vend nderi nė panteonin e letrave dhe tė kulturės Shqiptare. Por kontributi i tij i vyer pėrfshin edhe autorėsinė e skenarėve tė disa filmave artistikė, dokumentarėve dhe pjesėve teatrale, ndėr tė cilat edhe skenari i Tanės, filmit tė parė artistik Shqiptar. Poet i vargjeve tė kėngėve mė tė njohura partizane si Hakmarrje rini, Ato maja rripa-rripa, Plaku dhe i Riu, Kėnga e Partizanit Benko etj., shkrimtar i shquar e popullor i dhjetėra romaneve, dramave, vėllimeve me novela, tregime, vjersha e kujtime, ndėr tė cilat spikasin Kėneta, Tana, Armiqtė e Kėshilltarėt, Gjata e realizoi krijimtarinė e tij larg akademizmave e fryrjeve duke u shndėrruar nė njė nga autorėt mė prodhimtarė e tė lexuar tė dekadave tė viteve 50-90. I botuar nė disa gjuhė tė huaja, Gjata ėshtė njė ndėr autorėt mė tė njohur edhe nė hapėsirėn mbarėshqiptare. Veprat e tij kryesore janė botuar qė herėt edhe nė Kosovė nga shtėpia botuese Rilindja.
Fatmir Gjata njihet gjithashtu pėr kontributin nė krye tė disa institucioneve tė rėndėsishme tė artit dhe tė kulturės Shqiptare si kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve, anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė, kryeredaktor, pėr rreth njėzet vjet me rradhė i revistės sė vetme letrare Nėntori, si gazetar dhe anėtar i kolegjiumit tė shumė organeve kryesore tė shtypit Shqiptar, si Zėri i Popullit, Drita, Ylli, Hosteni, etj.
Shumė nga veprat e tij janė nderuar me cmime nė konkurse kombwtare e ndėrkombėtare, si Cmimi i Parė i Republikės, Urdhri i Flamurit i Klasit tė parė, etj.
Kėngėt e tij janė kėnduar nga njė brez i tėrė, njė pjesė e tė cilit tani nuk ėshtė; breza nxėnėsish, studentėsh e tė rinjsh njohėn nė shkollė veprat e shkrimtarit; njė popull i tėrė krijoi respekt pėr veprėn e tij.
Krijoni Kontakt