Vijat standarde dhe hartat e rritjes
Shumë faktorë ndikojnë në rritjen e fëmijës duke e përfshirë këtu edhe trashëgimi n ë, ushqimin dhe gjendjen shëndetësore. Mund të vlerësohet në shumë mënyra. Nëse ushqimi është adekuat dhe nëse nuk ekziston ndonjë sëmundje kronike shumica e fëmijëve arrijnë rritje dhe zhvillim normal.
Bebet
Bebet dhe fëmijët zakonisht nuk rriten në mënyrë ideale të barabartë-ata kanë tendencë të rriten në “periudha”. Te ata ndryshim në lartësi dhe peshë shfaqet për kohë të shkurtë. Viti i parë i jetës është periudha e rritjes më të shpejtë. Mesatarisht në vitin e parë, bebe e lindur me 3.2 kg do ta trefishojë peshën dhe do të peshojë rreth 10 kg.
Fëmijët e vegjël
Në vitin e dytë normal rritja ngadalësohet, fëmija mesatarisht shton në peshë nga 2-3 kg çdo vit të ardhshëm deri në “majën” e madhe të dytë që ndodh në pubertet.
Metodat për vlerësimin e rritjes
Ekzistojnë mënyra të ndryshme që të vlerësohet rritja të fëmijët dhe adoleshentët. Më shpesh përdoren këto :
Matjet themelore që përfshijnë peshën , lartësinë dhe madhësinë e kokës.
Vlerësimi i përmbajtjes trupore, siç është indi dhjamor dhe masa muskulare.
Njehsimi i BMI (body mass index)
Krahasimi me standardet-duke i shfrytëzuar vijat e rritjes dhe hartat e rritjes, të cilat mundësojnë matjet të interpretohen objektivisht.
Vlerësimi i përmbajtjes trupore
Përfshin disa matje ekzakte siç është përcaktimi i indit dhjamor dhe masës muskulore. Ato janë matje të shtrenjta, të komplikuara dhe që realizohen me vështirësi. Zakonisht shfrytëzohen në hulumtimet mjekësore.
Indeksi i masës trupore (BMI)
Përcaktimi i BMI është mënyra më e shpeshtë që të vlerësohet se një i rritur a është nën peshën normale për të, me peshë normale, ose mbi peshën normale. Ky është një numër që e interpreton peshën në relacion me lartësinë e atij personi. Njehsohet ashtu që pjesëtohet pesha e shprehur në kilogramë me lartësinë e shprehur në metra katrorë.
BMI te fëmijët dhe adoleshentët
Nëse BMI është prej 20-25 atëherë llogaritet si peshë e shëndoshë. Kjo vlen për të rriturit por, nuk vlen për fëmijët. Te të rriturit, rritja ka mbaruar dhe nëse BMI është më e lartë kjo tregon se sasia e indit dhjamor është e zmadhuar. Fëmijët rriten dhe te ata sasia e indit dhjamor ndryshon tërë kohën si edhe BMI i tyre. P.sh., ky indeks është më i vogël gjatë moshës parashkollore e pastaj rritet deri në pubertet dhe deri në periudhën e të rriturit.
Krijoni Kontakt