-
i/e regjistruar
Selim Ēerkezi, poezi
Selim Ēerkezi u lind mė 28 shkurt 1986 nė Gostivar (Maqedoni). Ka botuar kėto vepra: "Pėllumbat nė sofrėn diellore" 2001 (poezi), "Kur zemra buzėqesh" 2003 (poezi) dhe "Aurorat e dashurisė" 2005 (poezi, tregime dhe njė novelė).
Selim Ēerkezi ėshtė student i Fakultetit tė Mjekėsisė nė Universitetin e Prishtinės.
NUSJA DHE DJALI
U puthėm tėrė natėn
si lumė plot me valė,
unė tė thirrja nuse,
ti mė thirrje djalė.
Pse smė thua dhėndėr,
tė pyeta ēuditėrisht,
ti nuk u pėrgjigje,
cazė mė preke ngisht.
Pse ma preke gishtin
moj, lulja me vazė?
Mė puthe mė the:
Sėshtė dhėndėr
ai qė ska unazė!
POETESHĖS SIME
Kur npranverėn e ngrohtė tė jem i vetmuar,
Ty dua tė tė kem pranė moj poetesha ime,
Vargjet mė tė bukura ke pėr me mi kėnduar
Vargjet e zemrės, vargjet e dashurisė sime!
Tė gjeta ndėr lulet mė tbukura tė pranverės,
Shkėlqeje me bukuri mė shumė se yjet e natės
Je diell nmes tė dimrit e borė nmes tė verės,
Tkam ujė nshkretėtirė kur digjem prej vapės.
Vargje dashurie tė shkruash vetėm pėr mua,
Vargu yt - nektar, edhe nga vdekja tė shpėton,
Poetesha ime mos harro se vetėm ty tė dua
Fjala yte e ėmbėl mė gjallėron, mė shpirtėron!
VONĖ
Gjithēka mbeti e vonuar mes nesh
hijet ishin pėrpara gjithmonė,
kur pendoheshe ti unė heshtja,
kur pendohesha unė ishte vonė
Netėt iknin flutura livadhit,
unė nga ti prisja pendimin,
ti prisje unė tė pėrkulem
dhe kėshtu sollėm harrimin.
Edhe nata vonė binte mbi ne,
ti me naze, unė kryelartė,
ditėt na ngjoknin si rrufe
pėr ne gjithēka ishte e paqartė.
Gjithēka ishte vonė mes nesh,
hijet e natės na tretėn nė gjithėsi,
paēka se qajmė pėr njėritjetrin,
tani vėrtetė vuajmė pėr dashuri.
BASHKĖ ME POETIN
unė
bashkė me poetin
vramė muzgjet e qytetit
nga dritaret e pluhurosura
tė kafe Colosseum
bashkė me poetin
ndamė kujtimet
e dy kohėrave tė largėta
qė kėtij qyteti
ia humbėn muzgjet e bardha
unė e poeti
mbetėm shkrimtarė rrugėsh
(por jo rrugaēė)
shkrimtarė malli
shkrimtarė halli
mbetėm
duke shikuar dashnoret
qė i deshėm dikur
(ndoshta qė nuk na deshėn!)
ditėve me acar
ditėve me behar
nė qytetin qė ēdo stinė
e shpik nga njė pėrrallė
SI U BĖRA POET
Nga qielli u kėput njė yll
e ra nė gjoksin tim,
ai mė dha frymėzim
Nga deti doli njė valė
e trembur e tėrbuar,
ajo mdha vargun e pambaruar
Nga toka doli njė vullkan
e llava e tij e zjarrtė,
mė dha penėn e artė
Nga zemra buroi gjaku
Gjaku si flori,
qė bashkoi tė gjitha dhe mė fali
POEZI
-
-
Administratore
SYTĖ E NUSES SIME
Sonte ajo martohej. Dikur ne ishim dashur, tani as qė mė kujtohet kur ishte ajo kohė. E di se dikur bėnim plane pėr njė dasmė tė madhe, me shumė dasmorė, me shumė miq e shokė, ja si ėshtė jeta
Ajo sonte martohej pėr dikė tjetėr! Sonte ajo do tė shkonte nė shtėpinė e tjetėr kujt. Do tė buzėqeshte para njė njeriu, qė nuk e kishte parė e, qė nuk e kishte dashuruar kurrė. Mua mė donte shumė! Nuk e di si ndodhi qė u ndamė, njė gjė e di: ajo mė dashuron ende
Posa mė njoftuan pėr dasmėn, vendosa tė shkoj e ta pėrcjell tė dashurėn time pėr te njeriu qė tani mė quhej burri i saj. Dėshiroja ta shoh tė veshur me fustan tė bardhė e tė kapur krah pėr krahu me burrin e saj.
Vėrtetė ashtu ndodhi. Malin, e thirra nė telefon, ai erdhi pa hezitim. Tė dy sė toku u nisėm drejt zėrit tė kėngės qė vinte nga larg!
Kėnga dhe vallja gjėmonin pa ndalė. Nga larg vėrejtėm se kishte shumė njerėz. Tė gjithė ishin tė gėzuar
Nė njė skaj ishte edhe ajo
E ulur pranė burrit tė saj dhe mundohej disi tė buzėqeshte, por skishte guxim. Ishte veshur me fustan tė bardhė dhe dukej shumė e bukur.
Unė dhe Mali qėndronim larg saj. Rreth nesh kishte shumė njerėz, dhe ata as qė e vėrenin qė unė ia kisha gaprruar sytė nuses sime dhe nuk ia ndaja dot. Mali kėtė e dinte dhe nuk mė shqetėsonte fare; ai shikonte nusen dhe dhėndrin dhe nganjėherė e tundte kokėn dhe mrrolej nė fytyrė.
Pas pak ēastesh para nesh ndalėn dy vajza. Na pėrshėndetėn
Unė nuk i njihja
Zhurma e dasmės vazhdonte, prandaj ne u larguam dhe dolėn nė rrugė.
Kjo ėshtė e dashura ime Fjolla, tha Mali, kurse kjo ėshtė Nita, njė shoqe.
Nita, shoqja e Malit dhe e Fjollės, kishte sy shumė tė bukur. Filluam njė bisedė tė shkurtėr dhe mė pas Mali dhe Fjolla u larguan. Ata pas pak ēastesh u humbėn errėsirės, kurse unė dhe Nita filluam tė bisedojmė
Ajo ishte shumė e bukur dhe vėrtetė mė hyri nė zemėr qė nė ēastet e para. U larguam prej zhurmės sė dasmės, nė njė errėsirė.
Nuk munda tė duroj gjatė
I dola para Nitės dhe iu afrova shumė, aqsa buzėt e mia prekėn buzėt e saj. Ajo nuk lėvizi. Mbeti e ēuditur!
Posa preka buzėt e saj, nė mendje mė erdhi e dashura ime, e cila tani sigurisht ishte nisur pėr nė shtėpinė e burrit. Ndoshta ėshtė hakmarrje, mendova! Por, sikur tė ishte kjo hakmarrje ndaj saj, mua as qė mė bėhej vonė. Tani mė mes tė dashurės sime dhe meje nuk kishte asgjė. Ajo sonte do tė gjendet nė shtratin e tjetėr kujt, i dyti me rradhė. Ashtu, si ajo qė do tė kalon njė natė tė bukur me burrin e saj, njėsoj edhe unė dua tė kaloj njė natė tė bukur me Nitėn, vajzėn qė pak ēaste e kisha njohur.
Nita ishte e bukur. Nė heshtje i thamė njėritjetrit ca fjalė qė nuk i morėm vesh. Muzika e dasmės mezi dėgjohej dhe i shoqėronte puthjet tona.
Pas njė heshtjeje, Nita lėvizi kokėn, u tėrhoq nga unė dhe tha:
Oh, sa e lumtur jam sonte, u dashurova ditėn kur martohet motra ime!
Zemra mu ndal pėr pak ēaste! Ngjyra mė iku nga fytyra dhe nuk munda tė them asnjė fjalė.
Nita qenka motra e tė dashurės sime! thashė me vete dhe bėra sikur ska ndodhur gjė. Vazhduam puthjet deri norėt e vona
* * *
Pas njė muaji edhe ne u martuam. Para meje dhe Nitės ndodhej e dashura ime. Ajo qante, kurse unė e shikoja nė sy
(Shkėputur nga 'Aurorat e dashurisė', fq. 42)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt