Nis pas 10 vitesh hetimi pėr vrasjen e SHIK-asve nė Vlorė
Klodiana Lala
Tirane -E lėnė mėnjanė pėr 10 vite nėn pluhurin qė trashej, e pahetuar kurrė, e paragjykuar dhe e frikshme njėkohėsisht, dosja e vrasjes sė dy oficerėve tė Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK), nė 28 shkurt 1997 nė Vlorė, mė nė fund ėshtė nxjerrė nga arkivat. Ngjarja e parė e madhe dhe e pėrgjakur qė solli nė pak orė rrėzimin e shtetit nė qytetin mė tė madh tė jugut tė Shqipėrisė dhe qė shėrbeu si gur themeli pėr ngrehinėn antishtet qė u ndėrtua me qėllim rrėzimin e sistemit tė drejtuar nga ish-Presidenti Sali Berisha, tashmė do tė jetė nė duar tė Drejtorisė sė Krimit dhe Hetimit. Kėshtu, tė njėjtėt njerėz qė dėrguan pak ditė mė parė para Drejtėsisė pėrgjegjėsit e masakrės sė Cėrrikut, kanė vendosur tė hedhin dritė mbi masakrimin e dy punonjėsve tė Shėrbimit Sekret, Lekė Qoku dhe Besnik Hidri si dhe plagosjen e disa tė tjerėve.
Burime zyrtare pranė Ministrisė sė Brendshme pohuan pėr Gazetėn, se grupi i hetimit ka pak ditė qė ka nisur punėn pėr tė bėrė tė mundur identifikimin dhe vėnien para pėrgjegjėsisė tė personave qė dogjėn godinėn e SHIK-ut nė qytetin bregdetar dhe ekzekutuan dy prej punonjėsve. Pėr momentin hetuesit kanė nė duar vetėm dėshmitė e pjesshme tė 14 ish-punonjėsve tė kėtij institucioni, tė cilėt mundėn ti mbijetonin masakrės. Rihapja e dosjes sė 28 shkurtit 1997, u bė pak ditė pasi ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, gjatė njė konference pėr shtyp, deklaroi se do tė hetoheshin tė gjitha krimet e pazbardhura tė vitit 1997.
Hetimet
Pėr tė shkuar te fajtorėt e vėrtetė tė ngjarjes makabre tė 28 shkurtit tė dhjetė viteve mė parė, qė tronditi jo vetėm qytetin e Vlorės, Drejtoria e Krimit dhe Hetimit duket se ka kryer tashmė punėn mė tė madhe; sigurimin e dėshmitarėve dhe provave. Burime tė besueshme pranė grupit tė hetimit, pohojnė se kanė mundur tė sigurojnė disa prova tė forta pėr tė implikuarit nė kėtė ngjarje, duke mos pėrjashtuar mundėsinė qė brenda pak kohėsh tė ketė dhe tė arrestuar. Nga hetimet paraprake rezulton se organizatorė tė sulmit mbi godinėn e SHIK-ut nė Vlorė dyshohet tė kenė qenė anėtarė tė Komitetit tė Shpėtimit Publik tė qytetit si dhe persona tė tjerė me precedentė penalė, anėtarė tė bandave qė gėluan nė tė njėjtėn kohė nė qytet. Gjithashtu, pranohet se janė sekuestruar dhe tė tjera prova qė do tė shėrbejnė pėr tė arritur tek pėrgjegjėsit e sulmit me armė ndaj godinės sė SHIK, ku mbetėn tė vrarė dy nga punonjėsit dhe u plagosėn disa tė tjerė. Hetime qė duhet tė gjejnė mes njė numri tė madh tė implikuarish nė kėtė ēėshtje, pikėrisht ata qė ngritėn dorė kundėr njerėzve tė shtetit, konkretisht tė Shėrbimit Sekret.
Ngjarja
Ngjarja makabre ku gjetėn vdekjen dy ish-punonjėsit e Shėrbimit Informativ Shtetėror, Qoku dhe Hidri u shėnua mė 28 shkurt 1997, kur dhjetėra makina mbėrritėn pėrpara ndėrtesės ku ishte Shėrbimi Informativ Kombėtar dhe filluan sulmin. Nė popull ishte hapur fjalė se civilė tė Shėrbimit Sekret SHIK do tė sulmonin dhe nxirrnin me forcė studentėt nga greva e urisė. Mė tej ishin hapur fjalė se SHIK-u kishte vrarė disa njerėz tė pafajshėm. Loja bėhej e tillė qė turma tė sulmonte pikėrisht ngrehinėn e fundit tė shtetit nė kėtė qytet, qė ishte godina e Shėrbimit Informativ. Qėllimi, duket se arrihet. Turma e armatosur me mjete rrethanore, mbase edhe me armė, sulmon godinėn dhe pas njė rezistence tė dobėt arrin ta pushtojė. Nga sulmi i demonstruesve mbetėn tė plagosur pesė punonjės tė SHIK-ut, tė cilėt ndodheshin nė katin e dytė tė godinės. Tė mbijetuarit mundėn tė largoheshin duke u hedhur nga pjesa e prapme e ndėrtesės, ku pėr fat tė mirė do tė pėsonin vetėm ndonjė gėrvishtje tė lehtė. Ndėrsa dy prej punonjėsve tė SHIK-ut, Lekė Qoku dhe Besnik Hidri, nuk do tė mund tė dilnin tė gjallė. Tragjik do tė ishte fundi pėr Qokun, i cili ndodhej nė katin e parė tė institucionit ku punonte. Pasi e plagosėn, demostruesit e morėn peng dhe pasi e masakruan, e dėrguan para studentėve grevistė. Viktimė do tė mbetej dhe Hidri, i cili edhe pse i masakruar nga goditje tė ndryshme nė trup, arrin tė shkojė deri tek baza detare, rreth 20-30 metra larg godinės, ku i ndihmuar nga ushtarakėt e kėsaj baze, u vendos nė Pashaliman. Prej andej u transportua me helikopter pėr nė Spitalin Ushtarak, por nuk mundi tė mbijetojė. Si pasojė e plagėve tė marra, Hidri gjeti vdekjen gjashtė orė pas plagosjes, ku sapo kishte mbėrritur nė derėn e spitalit. Ngjarja makabre do tė ngulitej nė mendjet e njė pjese tė mirė tė qytetarėve vlonjatė, tė cilėt dashje pa dashje u bėnė dėshmitarė tė njė krimi qė nė atė kohė u konsiderua si pjesė e njė revolucioni popullor pėr rrėzimin e pushtetit tė ish-Presidentit Sali Berisha.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt