Pamje dhe përshkrim nga zona e Velipojës
Po të udhëtosh në jugperëndim të qytetit të Shkodrës, rreth 30 km, do të mbërrish në plazhin e Velipojës. Ky bregdet është një perlë e natyrës shqiptare ku gërshetohen harmonishëm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna e mali. Gjatësia e plazhit është 14 km dhe gjerësia rreth 300 m. Velipoja është plazhi më i ri i vendit me një moshë jo më shumë se 300-vjeçare. Deri në vitet ’80 turizmi ka qenë shumë i kufuzuar për shkak të afërsisë me zonat kufitare.
Rëra është e pashfrytëzuar dhe uji është kristal i pastër. Në afërsi ndodhet edhe rezervati i gjuetisë. Plazhi ka vlera të mëdha kurative dhe kushtet klimatike janë shumë të favorshme për plazh gjatë tre muajve të verës. Por fundjava është koha kur shumë shkodranë dhe vizitorë nga vende të ndryshme gjejnë prehje në këtë vend. Aty ka mundësi të ndryshme argëtimi. Jo vetëm plazhi dhe bukuria natyrore të zhytin drejt këtij vendi, por dhe pjesa më zbavitëse, që ka të bëjë me pasionin e njerëzve të veçantë për të peshkuar dhe për të gjuajtur lepuj. Në këto vitet e fundit Velipoja është mbushur me hotele dhe shtëpi luksoze për pushuesit.
Krijoni Kontakt