Postuar më parë nga
Albo
Te pergezoj per temen pasi eshte nje prej temave me te goditura qe kam lexuar ne kete seksion te forumit e cila vlen te diskutohet gjere e gjate nga ata qe jane te interesuar ne kete fushe studimi.
Republika e Shqiperise, perben nje precedent unikal ne historine e koheve moderne qe jetojme kur vjen fjala tek perberja e saj nderfetare, ku bashkejtojne kater komunitete tradicionale fetare, dy prej tyre myslimane dhe dy te krishtera. Arsyeja tjeter perse perben nje rast unikal ne historine boterore eshte se populli i Republikes se Shqiperise, eshte populli i vetem qe kish nje shtet te veteshpallur ateist, sic ishte regjimi i Enver Hoxhes qe hyri ne librin e rekordeve Guiness.
Interesi i madh ne rritje i shume studiuesve te huaj ka arrdhur si rrjedhoje e botes pas 11 shtatorit 2001, ku qyteterimi perendimor e gjen veten ne nje lufte te hapur me permasa globale ndaj radikaleve islamike. Dhe Republika e Shqiperise eshte shteti i vetem evropian me popullsi myslimane ne Evrope ku myslimanet perbejne nje shumice. Por ndryshe nga steriotipi i krijuar per myslimanet ne Lindjen e Mesme apo pjese te tjera te nxehta te globit, myslimanet shqiptare jane paqesore dhe jetojne ne harmoni te plote me shqiptaret e besimit te krishtere. Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, populli shqiptar eshte edhe populli me ndjenjat me te theksuara pro-amerikane ne Evrope. Nje kontrast i thelle ky me ata myslimanet radikale qe bejne plane per te sulmuar interesat amerikane ne bote.
Kjo ka zgjuar interesin e shume studiuesve te huaj, kryesisht akademike shkollash prestigjoze, qe kane vizituar Shqiperine per tu njohur nga afer e jo nga larg realitetin shqiptar. Objektivi i tyre ka qene njohja me fenomenin e bashkejeteses nderfetare ne Shqiperi dhe nxjerrja e mesimeve nga realiteti shqiptar ne menyre qe keto mesime mund te aplikohen edhe ne zona te nxehta te globit ku bashkejetesa nderfetare duket si e pamundur.
Me lart kam theksuar fjalen Republika e Shqiperise dhe jo Shqiperia, pasi fenomeni i harmonise fetare eshte me i zhvilluar ne Shqiperi se sa ne trevat e tjera shqiptare si Kosove e Maqedoni. Kur vjen fjala tek feja, realiteti i Kosoves dhe Maqedonise eshte shume ndryshe nga ai i shtetit am.
Tolerance fetare apo harmoni fetare?
Kontrasti i pare eshte ai siperfaqesor ne emertimin e fenomenit. Te huajt parapelqejne ta quajne fenomenin e bashkejeteses nderfetare ne Shqiperi si "tolerance fetare", kurse vete shqiptaret parapelqejne ta pershkruajne fenomenin si "harmoni fetare". Tingellojne si fjale te peraferta por nuk do te thote se kane te njejtin kuptim. Arsyeja perse perendimoret parapelqejne fjalen "tolerance fetare" lidhet me kendveshtrimin e shoqerise ne te cilat ata jane rritur, ku toleranca fetare ka lindur si nje nevoje e koheve moderne. Kurse kendveshtrimi shqiptar i ngritur mbi harmonine deshmon se kemi te bejme jo vetem me nje fenomen te diteve tona, por kemi te bejme me nje fenomen qe i ka rrenjet e thella ne kohe dhe qe eshte pjese e pandare e jetes dhe identitetit shqiptar. Nese toleranca fetare ne Perendim mesohet neper bankat e shkollave, ne Shqiperi harmonia fetare nuk mesohet ne bankat e shkollave, ajo eshte pjese e jetes shqiptare, e familjes shqiptare.
Kur lindi harmonia fetare?
Po aq e rendesishme sa emertimi i fenomenit eshte edhe njohja e kontekstit historik te lindjes se tij. Nuk mund te pretendosh te njohesh plotesisht fenomenin pa njohur me pare shkaqet e lindjes se tij. Dhe per kete ndihmon shume njohja e historise shqiptare pare ne kontekstin fetar. Ne fakt, une do te thosha qe asnje kendveshtrim historik i popullit shqiptar nuk eshte i plote apo i sakte pa marre parasysh kontekstin fetar. Dhe kjo eshte e vertete jo vetem per popullin shqiptar por per mbare popujt fqinje ballkanike qe kane ngritur nje identitet kombetar pikerisht, mbi tabanin e perbashket fetar.
Dhe studimi i historise nxjerr ne pah tre eksperimentet e medha fetare me popullin shqiptar: a. eksperimenti i pare eshte ai i latinizimit te tyre (mesjeta para-otomane) b. eksperimenti i dyte eshte ai i islamimizimit (periudha otomane) c. eksperimenti i trete eshte ai i njeriut te ri komunisto-ateist.
Ato qe une i quaj "eksperimente" jane ne vetvete presione te drejtperdrejta apo te ndersjellta mbi popullsine shqiptare per te bere te mundur nje tjetersim te tradites dhe besimit te popullsise shqiptare ne favor te pushtuesit apo ideologjise se kohes. Dhe ne kete menyre kushdo arrin te kuptoje shkaqet se si i njejti popull qe dikur ndante nje besim, sot e gjen veten te ndare midis besimit te krishtere e mysliman, midis suniteve dhe bektashinjve, midis orthodhokseve dhe katolikeve, pa harruar edhe brezat e ateisteve qe prodhuan 50 vjetet e diktatures komuniste.
Indiferenca ndaj fese eshte tolerance fetare?
Para disa muajsh, nje intelektual nga Amerika do te shkruante nje artikull ne nje te perditshme me titull: "Ateizmin nuk e shpiken shqiptaret" ku me pak fjale ai mundohej te justifikonte, e deridiku glorifikonte, ateizmin shqiptar, si nje fenomen boteror e jo shqiptar. Dhe per kete ai perdote statistika boterore te popujve qe besojne dhe nuk besojne ne mase ne Zot e mundohej te hiqte nje paralele midis ateizmit dhe zhvillimit ekonomik, dhe besimit dhe prapambetjes. Nje teze interesante kjo qe qendronte ne pjesen derrmuese te shteteve, por qe rrezohej kur citonte statistikat e shtetit me te fuqishem te botes, SHBA, i cili ishte edhe nje nga popujt me besimtare te botes. Nje perpjekje e deshtuar kjo e autorit per te shitur ateizmin si nje arritje kombetare. Dhe fatkeqesisht, ai nuk eshte i vetmi qe mendon keshtu.
Degjoj e lexoj shpesh shqiptare qe kur i pyesin se si lindi harmonia fetare, ia atribuojne meritat rregjimit komunist dhe politikave te tij per shkaterrimin e komuniteteve fetare dhe denimin me ligj te kujtdo qe besonte ne Zot. Sipas ketij kendveshtrimi driteshkurter, meritat i takojne rregjimit komunist qe sheshoi ndasite fetare duke i bere shqiptaret njesoj, te pafe dhe mbartes se urrejtjes se perbashket ndaj fese.
Por kjo nuk eshte aspak e vertete dhe vetem sa deshmon se sa i thelle dhe sa me pasoja ka qene indoktrinimi 50 vjecar i shqiptareve. Arsyeja kryesore dhe me e dukshme eshte se kur flasim per rregjimin komunist shqiptar, jemi duke folur per vullnetin e nje grushti qe i imponohet me dhune popullit shqiptar. Nuk kemi te bejme me nje transformim te vetedijshem te shqiptareve ne ateiste, por kemi te bejme me nje transformim te paramenduar dhe te dhunshem qe shkaterroi cdo forme te shprehjes se besimit ne Zot, shkoi deri atje sa ndrydhi lirine e shpirtit te shqiptarit. Dhe po aq i rendomte eshte edhe argumenti i "unitetit ne ateizem", pasi po perdorem kete llogjike, mbase duhet ti thurrim edhe lavde Sulltanit qe na ktheu ne 100% myslimane! Por ajo qe e hedh poshte plotesisht kete kendveshtrim te gabuar eshte konteksti historik: harmonia fetare ka ekzistuar ne Shqiperi shekuj perpara se te vinte komunizmi dhe komunizmi nuk ka se si te kete sjelle harmonine fetare ne Shqiperi, ai vetem mund ta kete shkaterruar e tjetersuar ate.
Ku ta shohim harmonine fetare?
Jo te huajt por edhe vete shqiptaret nuk e kane fort te qarte se si ta dallojne harmonine fetare ne Shqiperi. Per disa harmonia fetare eshte fakti i martesave nderfetare mes shqiptareve. Per disa te tjere, urrejtja e perbashket ndaj fese. Pere disa te tjere, injoranca dhe indiferenca ndaj cdo lloj praktike fetare. Ne fakt, asnjera prejt tyre nuk eshte simbol i harmonise se vertete fetare.
Per te gjetur modelin e vertete te harmonise fetare, duhet te shkosh 80 vjet prapa ne kohe ne fillimet e shekullit te XX. Atehere shqiptaret ishin shume me fetare se sa jane sot, dhe bie ne sy qe shoqeria eshte e rregulluar ne menyre te tille ku cdo besim fetar ka hapesiren e vete, lagjen e vete, objektet e veta te kultit, traditat e veta, martesat behen brenda komunitetit, dhe ajo qe bie shume ne sy eshte menyra se si rregullohej nje shoqeri qe ende nuk kish nje shtet modern: cdo krim zbardhet brenda vete komunitetit ku njerezit nuk i tremb frika ndaj ligjit njerezor por atij hyjnor: vendosja e dores mbi Kuran e Ungjill dhe rrefimi i krimit. Per dike kjo praktike mund te deshmoje primitivitetin e shoqerise shqiptare, por per mua deshmon jeten plot besim te shqiptareve. Dhe kushdo qe ka patur mundesine te pyesi nje te moshur ne familje per ato kohe, jam i bindur qe iu ka treguar se sa pak vjedhje e vrasje beheshin ne ato vite mes shqiptaresh. Nje kontrast i thelle ky me kohen ne te cilen ne jetojme, ku shteti modern shqiptar por mbush dalengadale 100 vjec!
Pra modeli i vertete i harmonise fetare mes shqiptareve nuk eshte i ngritur mbi mosbesimin e shqiptareve por perkundrazi, ne besimin e madh te tyre ne Zot! Dhe une do te thosha se rregjimi komunist shqiptar i arriti me sukses te nenshtroje shume aspekte te jetes shqiptare, por kalaja e vetme qe ai nuk mundi te mposhte dot, ishte pikerisht, shpirti shqiptar. Dhe ishte pikerisht ky shpirt qe shpertheu 5 dekada me vone per te rrezuar rregjimin komunist dhe per ti rikthyer shqiptareve lirine fizike dhe shpirterore.
Albo
Krijoni Kontakt