Edipi mbret dhe paracaktimi i fatit..
Besoj se per te gjithe eshte teper e njohur shprehja ashtu ishte e shkruar ose e pati fat.
Ju lutem sillni mendimin tuaj.
A mendoni se fati i cdo njeriu eshte i shkruar prej dikujt? Nese po, pse... Nese jo, pse... Ju lutem sillni edhe arsyetimin tuaj personal per cdo mendim.
Per tju ndihmuar po ju sjell edhe nje shembull nga Mitologjia e Lashte Greke...
Edipi Mbret
Orakulli i Delfit kishte paralajmeruar se Laiu (mbreti i Tebes) do te vritej nga i biri i tij, e do te martohej me te emen (Jokastren).
1. Per ti shpetuar fatkeqsise prinderit vendosen qe djali te vritej. Por per shkak se nuk kishin zemer ta thernin, ja dhane femijen nje skllavi qe ta conte ne malin Citeron e ta varrte nga kembet, qe ja kishin shpuar per ta njohur (Edip=Njeriu me Kembet e Shpuara).
2. Edipi do te kishte vdekur me siguri nese nuk do te kalonte andej nje bari i nje qyteti fqinj, qe e zgjidhi dhe ja dorezoi Mbretit te Korinthit Polibit, i cili duke mos pasur femije, e biresoi dhe e beri Princ te Korinthit.
3. Nje here nje korinthian u tall me Edipin, duke i thene se nuk ishte biri i mbretit. Ai nuk mundi ta duronte kete fyerje, prandaj shkoi ta konsultohej me orakullin e Delfit, i cili e keshilloi te mos kthehej ne vendin e vet, sepse atje do te vriste te atin dhe do te martohej me te jemen.
4. Per tju shmangur kesaj fatkeqsie dhe duke kujtuar se i ati i tij ishte Polibi, Edipi vendosi te mos kthehej me ne Korinth dhe morri rrugen per ne Beoti (krahine e Greqise se Mesme me qender Teben). Rruges ai takoi nje plak te veshur me rrecka (por qe ne te vertete ishte mbreti i Tebes, babai i tij i vertete) dhe, pasi u zune (se kush duhet ti hapte rrugen njeri-tjetrit), Edipi e vrau. Keshtu u permbush pjesa e pare e profecise: Edipi vrau tatin.
5. Me ne fund ai arriti ne Tebe dhe ndaloi parpara Sfinksit, nje perbindesh me tri forma: Te shqiponjes, te gruas dhe te luanit, i cili u priste rrugen udhetareve dhe u jepte nje gjeagjeze... Kush eshte ai qe ne mengjes ecen me kater kembe, diten me dy kembe dhe ne mbremje me tri kembe. Sfinksi geiltiste ta gjithe ata qe nuk arrinin ta zgjidhin kete gjeagjeze, duke qene per Teben nje problem i madh kombetar. Edipi e zgjidhi gjeagjezen. (pergjigjia = njeriu) Nga inati Sfinksi u hodh nga nje shkemb i larte. Qyteti shpetoi nga kerdite e tij.
6. Per mirenjohje tebanet e zgjodhen shpetimtarin e tyre mbret, dhe i dhane per grua te vene e mbretit Lai, Jokastren. Pjesa e dyte e profecise: Edipi u martua me te emen. Nga kjo martese linden Etookli, Poliniku dhe dy vajza: Antigoni dhe Ismena, te cilet te gjithe paten nje fat tragjik.
7. Pas disa vitesh nje murtaje e madhe shkretoi Teben. Orakulli urdheroi qe te debohej vrasesi i Lajut. Me ne fund Edipi e mesoi sekretin lindjes se tij. Nga deshperimi Jokastra vari veten, kurse Edipi nxorri syte dhe mbeti i verber. Ditet e fundit ta jetes se tij Edipi i kaloi ne nje lagje te Athines, ne Kolone, ku edhe vdiq.
Marre nga Edipi Mbret Sofokliu
Dicka per tju ndihmuar...
A mendoni se nese prinderit nuk do ta kishin debuar, Edipin e vogel, ngjarja nuk do te kishte te njejten rrjedhoje??
vazhdim te kendshem...
huggos
Krijoni Kontakt