Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549

    Exclamation Hamdi Bushati: Familjet shkodrane me prejardhje tė huaj!

    Mesuesi i popullit” Hamdi Bushati (1896-1983) shqiptar puro, qe rrjedh nga nji nder familjet e nderueme dhe ma te njohtuna shkodrane, ka ba me shume perkushtim, dhe me ndershmenģ shkencore e pune te palodhun, tue konzultue mijra dokumenta dhe libra si dhe tue mbledhe te dhana direkt nga goja e popullit, librin dyvolumsh me vlere te madhe historike “SHKODRA DHE MOTET” -“TRADITE, NGJARJE, NJEREZ”- te botuem (mbas vdekjes se Tij) ne Shkoder ne vitin 1999, me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh me titull “Pamje gjenealigjike familjesh shkodrane”.

    I biri i Tij, mesuesi i njohtun z.Nexhmi Hamdi Bushati ne “Dy fjale per botuesin” nder te tjera shkruen: “Per botimin e kesaj vepre kane treguar interesim te veēante punonesit e Muzeut Historik te Shkodres dhe ata te Fototekes "Marubi" me ne krye drejtorin, Z.Mentor Quku, qe angazhoi dhe te ndjerin Vehbi Troshani per daktilografimin me cilesi te larte te ketij doreshkrimi. Po keshtu meritojne mirenjohje Z. Ali Kazazi e Visar Baia qe arriten te sensibilizojne dashamiresit e nismave kulturore duke mundesuar sponsorizimin e botimit te kesaj vepre. Me kete rast e ndjej per detyre te falenderoj Z. Prof. Dr. Zija Shkodra, Faik Luli, Islam Dizdari, Menduh Derguti, qe me pergatitjen e tyre profesionale dhe me sugjerimet e tyre te kualifikuara ndihmuan qe ky punim te dilte sa me serioz.”.
    Ne kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” ( faqe 283-312 ) te volumit te dyte studjuesi i njohtun shkodrane Hamdi Bushati shkruen si ma poshte vijon:

    “Siē dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shume familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mire se ata mysliman, te cilve iu dorezuan shtepite e kristjanve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptar te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kan vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman te Shkodres. Krahas myslimanve erdhen edhe kristjan.

    Nga pikpamja etnografike dhe historike duhet ditur prejardhja e familjeve te shqiptarizuara si myslimane ashtu kristjane. Me gjithe gjurmimet tona mbi keto familje qe ekzistojne sot ne Shkoder, duhet te kene mbetur pa u permendur edhe te tjera, por shpresojme t’i zbulojme me vone. Njikohesisht kjo eshte nje ēeshtje politiko-komplekse, qe meriton per t’u studjuar. Krahas interesit historik ky proces paraqet edhe vlere shoqerore, sepse evidenton psikologjine e shkodranit, bujarine e tolerancen e tij ndaj “jabanxhinjve”. Duhet dijtur se ne Shkoder ka edhe familje te shuara, sidomos ne periudhen e smundjeve epidemike, sikurse murtaja, kolera, etj. te shekujve 18, 19. Me rast edhe keto familje do te mundohemi t’i zbulojme deri ku mundemi.

    Per prejardhjen e familjeve qe jemi duke i pershkruar nuk kemi dokumente konkrete, perveē te dhenave tradicionale te vete pjestarve te atyre familjeve, te cilet kane degjuar nga pleqt e tyre.
    Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj: Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.

    Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat si familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice), familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut), Ēukejt (artilier nga Turqia), Ēakejt (personalitet zyrtar nga Ēanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame), Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanet (pregatites ilaēesh nga krahina Bilan e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniēersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman), Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti), Rust (nepunes), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane), familja Dizdart (dizdar ne kalą i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit), familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal), familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli), familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal), familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise), familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve (kolonel me origjine turke), familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).- Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit “ Harapet “) ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise, te Tunizise te Sirise etj…. Keto permenden veēanerisht prane vezirve Bushatllij….Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurr harape ose harapesha…. Keto kan sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane… te cilat i kan trajtuar si bashkefamiljart e shtepise ku kane jetuar.

    Familjet te ardhura nga Armenia, Greqia, Austria, Italia: (nga Armenia): te debuar prej turqve nga Mustafa Qemal Ataturkut, si familja Johanexhan (punonjes zorresh bagtishe), familja Hagopi (teknik dhe perpunues mendafshi), familja Muzali (mjek). (nga Greēia): familja Kacarosi (nepunes depoje duhani), familja Ronkali (rrobaqepes), familja Idromeno (arkitekt e piktor).
    Te ardhun (nga Austria, Vjena) familja Ingriz (kepucar dhe nji nga sindikalistat e pare ne Shkoder), (nga Italia): familja Scanietti (artist), familja Zamputti (mjek), familja Tedeschini (mjek qe nga 1760), familja Benussi (farmacist). Edhe rreth ketyre familjeve jepen te dhena te vlefshme historike. Numuri i tyre nuk eshte i ndjeshem.
    Podgoriēajt te ardhur nga Mali i Zi: Emigrantet Podgoriēan u dynden drejt Shkodres ne 4 periudha: 1)Gjate sundimit te Bushatlinjve, 2) Mbas Kongresit te Berlinit, 3) Gjate Luftes se I Botrore, 4) Gjate Luftes se II Botrore”. Podgoriēajt jane sllav musliman nga Podgorica, Shpuza, Nikshiqi o ne pergjithesi nga Mali i Zi. Familjet podgoriēane ma te hershme, sidomos ato te dyndjes se pare, e ndjejne veten shqiptar dhe mjaft prej tyre kan bere shqiptarizimin e emrave duke hjekur mbrapashtesen sllave “iq“. Familja me e hershme dhe me e permendura ne kete studim asht familja Alivoda (Alivodoviq), prej nga rrjedh sot familja Podgorica, familja Bajri e cila dikur quhej Muxhiq, familja Mandia (=Mandiq), familja Osmani (=Osmanagiq), familja Haveri (=Haveriq), familja Uruēi (=Uruēeviq), familja Bebeziq, familja Sykaj (=Sykniq), Juka (=Jukniq), Llukaqi (=Llukaqeviq), Halluni (=Hallunoviq), familja Striniq. Familja Boshnjaku nga Bosnja etj.
    Te ardhur nga tokat shqiptare, Ulqini, Tuzi, Kraja: Ka pase emigracion shqiptarsh ne Shkoder edhe nga tokat shqiptare ne Mal te Zi si Ulqini, Tuzi, Kraja. Duhet te them se emigracioni i podgoriēajve, i ulqinakve, etj, i ka dhene shkas ndryshimit te disa zakoneve tradicionale shkodrane.”

    Ne fund te pjeses se dyte jepen kumtesat vlersuese te kesaj vepre nga:
    Prof.Dr.Jup Kastrati, Prof.Dr.Gazmend Shpuza te cilen e quen “Enciklopedi Albanologjike per Shkodren dhe shkodranet”, As.Prof.Dr.Artan Haxhi, As.Prof.Dr.Simon Pepa, Islam Dizdari, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkoderes As.Prof.Dr.Mahir Hoti, Mentor Kopliku, shkrimtari i njohtun Fadil Kraja, Nikolla Spathari, Ahmet Osja, Artes Llazani si dhe Nexhmi Hamdi Bushati. Ka pase nji jehone jo te vogel ne shtypin shqiptare: ”Gazeta Shqiptare” me 11.10.1998, “Rilindja Demokratike” 20.10.1998, “Rimbkambja” me 20.10.1998, “Drita Islame” tetor 1998, “Albania” me 21.10.1998, “Drita e Dijes” me shtator dhe tetor 1998, “Perla” ne nr.4 1998, “Klan” ne nr. 84 1998.

    Nga Paul Tedeschini

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Sa e perzime paska qen Shkodra.
    A jane nje pjese e ketyre familjareve me origjine nga Lindja e aferme te perzier ne zhurmen e madhe qe u be per bustin e nen Terezes?? Por te mos i perziejme me ata familjare nga te njejtet fise qe ndihen shqiptare e krenare.
    Tashti e ka rradhen minoriteti serbo malazez, se edhe keta po i frykan shifrat e veta

    E Premte, 02 Dhjetor 2005
    KohaJone
    KOMUNITETI SERBO-MALAZEZ
    Rudina Llazari

    Shkoder- Rreth 15 vjet me pare, e gjithe Vraka mori udhen drejt atij qe e konsideronin "Dheu Ame". Rreth 1500 banore te ketij fshati ku ishin vendosur prej kohesh, u nisen drejt Malit te Zi, ku edhe pse nuk jetonin prej kohesh atje, e konsideronin si vendin dhe token e tyre. Por edhe pse e deshironin prej kohesh dhe e kishin enderr kthimin edhe nje here ne vendin e tyre, ata u larguan jo pa dhembje nga Shqiperia. Megjithate kthimi i tyre serish ne Vrake erdhi gradualisht dhe si pa u ndier grupe-grupe, ata u vendosen serish aty ku kishin qene. Mesa duket atje nuk e gjeten ate qe kishin menduar prej kohesh. Perkundrazi pritja qe iu be, qe e "akullt", natyrisht pas diteve te para te ngrohtesise. Ne pergjithesi serbo-malazezet e kane enderr qe femijet e tyre te mesojne te shkruajne dhe te flasin gjuhen e tyre. Ndersa ata qe kane mundesi ekonomike nuk kursejne parate per t'i derguar femijet ne mesues private. Nje deshire tjeter e hershme e tyre eshte edhe zevendesimi i mbiemrave aktuale me mbiemrat e tyre tipike malazeze.

    Kerkesat

    Mungesa e arsimimit ne gjuhen amtare si dhe pengesat per kthimin e mbiemrave te origjines jane dy nga problemet me shqetesuese me te cilat po perballen pakicat serbo-malazeze. Perfaqesuesit e minoritetit serbo-malazez ne Shqiperi shprehen se shteti shqiptar deri tani u ka mohuar te drejten e arsimimit te femijeve te tyre ne gjuhen amtare, si dhe ka pezulluar procesin e rikthimit te mbiemrave te trasheguar. Sipas te dhenave te Institutit Shqiptar te Statistikave, ky minoritet, shumica e te cileve jane banues ne rrethin e Shkodres dhe te Malesise se Madhe, perbehet nga rreth 700 banore, nderkohe qe perfaqesuesit e ketij minoriteti pretendojne se kjo shifer eshte disa here me e larte. Ne Shkoder ekziston prej shume vitesh shoqata "Moraca-Rozafa", e cila mbron interesat e ketij minoriteti, te perqendruar kryesisht ne rajonin e Shkodres. Ajo ka kerkuar vazhdimisht hapjen e disa klasave ne gjuhen serbo-kroate, por nga ana e drejtuesve te arsimit ne Shkoder eshte dhene pergjigjja se sipas regjistrimeve te kryera se fundi, numri i femijeve qe kane prinder me kombesi serbo-malazeze eshte shume i vogel, gje qe nuk perben baze ligjore per hapjen e klasave te vecanta ne kete gjuhe.

    Sipas nenkryetarit te shoqates per pakicat serbo-malazeze, Faruk Hallinit, keto pakica jane te shtrira ne zonen e Shkodres, ku ekzistojne perqendrime ne qytetin e Shkodres, ne 5 fshatrat e Vrakes, ne fshatrat Dobrac, Berdice, dhe Bushat. Por shtrirja eshte edhe me e gjere, pasi pakicat ekzistojne edhe ne Tirane, Elbasan dhe sidomos Fier, ku vlen te theksohet zona e Levanit, ku jane te perqendruar 2500 minoritare serbo-malazeze.
    Duke perfshire te gjithe pakicat serbo-malazeze, perllogaritet qe ne Shqiperi te jene rreth 35 mije deri ne 40 mije minoritare te kesaj kombesie. Sipas Hallunit, mospatja mundesi per arsimimin e femijeve ne gjuhen amtare eshte aktualisht problemi kryesor per minoritetin serbo-malazez. "Ne si shoqate nuk e shohim pengesen te Kushtetuta shqiptare, pasi ate e konsiderojme bashkekohore, qe i ploteson te gjitha parametrat qe kerkohen nga minoriteti, por kete pengese e shohim te deshira per ta zbatuar ate. Kemi kerkuar disa here nga Presidenti, kryeministri, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit, qe te hapen shkollat ne gjuhen serbo-kroate, si ne Shkoder, ashtu edhe ne Levan te Fierit, ku kemi perqendrime te pakicave tona. Kete e kemi kerkuar si nje e drejte qe na e ka dhene ligji, por qe interpretohet nga te tjeret sic duan ata",- shprehet Halluni. Ai ka bere te ditur se nga shteti shqiptar kerkohet vetem te krijohen hapesirat ndertimore dhe te lejohet hapja e klasave, ku do te mesohet gjuha serbo-kroate. Per problemet e tjera si gjetja e mesimedhenesve, transporti i nxenesve qe e kane shkollen larg, plotesimi me libra dhe mjete te tjera mesimore do te merret persiper nga shteti ame. Por duket se problemet e malazezeve nuk mbarojne ketu. Problem tjeter i rendesishem konsiderohet edhe rikthimi i mbiemrave te origjines, pasi ne kohen e diktatures pati nje ndryshim te theksuar te tyre, ku pervec venies se mbiemrave te rendomte si Guri, Hekuri, Shega, etj., brenda nje fisi u vune 5-6 mbiemra te ndryshem. Pas vitit 1992, filloi kthimi i mbiemrave ne origjine, por nje urdher i vitit 1994, i shperndare ne komuna dhe bashki, anuloi kthimin e mbiemrave te trasheguar.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 02:19
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Familjet e mėdha qė u kthehen tokat
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2005, 00:48
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  5. Kara Mahmud PashĖ Bushati
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •