Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 118
  1. #21
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Genesis
    Ti vertet beson ne keto pacavuret e gazetes? Ke qene ndonjehere ne ate shkolle ti? E di ti se ne cfare gjuhe mesohet atje? E di ti se me cgjuhe flasin kalamajte kur lozin ne obor te shkolles? Po mesuesit e di nga jane dhe cgjuhe flasin? Kur ti mesosh keto te tera (jo vetem ti por dhe ca te tjere qe besojne verberisht gazetat) atehere ec e fol .
    P.S ne vend te mirmengjesit, kalimera do thote , ashtu sic pergjigjeshim dhe ne ne oret e gjuheve te huaja.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Eshte me te vertete nje turp i madh , dicka qe nuk e pranoj kurre , si ka mundesi ku eshte shteti , une vertet jam pro qeverise por kete nuk e toleroj mbi interesat kombetare nuk ve asnje , ne rradhe te pare jam shqiptar dhe mbroj interesat e kombit tim . si mer te hyje greku ne mes te shqiperise dhe te talli lesht me shqiptaret duke i thene ketu eshte toke greke baaaaaaaaaaaaaaa acarim total
    Duhen marre masa nje here e pergjithmone per kete problem , e para duhet filluar qe te Janullatos dhe Vangjel Dule te zhduken nga Shqiperia e dyta kjo shkolle te quhet e pa ligjshme dhe te mbyllet urgjentisht .
    Per kete ceshtje duhet te reagojne dhe shqiptaret duke dali ne protesta meqe qeveria nuk merr masa , ore kur do vene mend keta kur te vij greku ne Elbasan ??

  3. #23
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    MIRMENGJES TE GJITHEVE.
    KY ARTIKULL U PERGENJESHTRUA PAS VERIFIKIMEVE TE BERA NE SHKOLLEN
    .
    SI KORCARE QE JAM PO JU THEM VETEM NJE GJE;
    NE KORCE ESHTE VETEM NJE SHKOLLE PRIVATE DHE NJE SHKOLLE GREKE.
    CUNI IM ESHTE NE SHKOLLEN GREKE,DHE PERVEC SE NE ATE SHKOLLE MESIMI BEHET ME MIRE SE KUDO TJETER NGA TE GJITHA DREJTIMET FLAS,
    POR NE 3 KLASAT E FILLORES NUK BEHET GJEOGRAFI,DHE E THEM ME PLOT
    BINDJE SE 65% E MESIMIT BEHET SHQIP DHE PJESA TJETER NE GJUHEN GREKE.
    PO NE TIRANE QE KA NE 10-tera SHKOLLA TE HUAJA PSE NUK THUHET NDONJEHERE SE NE CFARE GJUHE BEHET MESIMI DHE SE CFARE MESOJNE
    NE ATO SHKOLLA???
    HARRUAT SE GJYSMEN E SHQIPERISE PO E MBAN ME BUKE GREKU.

    E PRA ;SHIKONI SI ESHTE REALITETI,SE NE NE KORCE PO TE MOS KISHIM
    FIRMAT GREKE DO ISHIN SHUMICA PA PUNE.
    E PRA GREKU PO NA MBAN ME BUKE.
    ME MIRE DO ISHTE PO TA KISHTE MARE KORCEN GREKU.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-05-2007 më 20:15
    dont worry be happy

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    balkan web

    --

    Skandali i "Omiros", mbyllet shkolla shqipe në Boboshticë pas 91 vitesh

    30/05/2007 - 07:39
    • Ajo është mbyllur sepse e ka filluar vitin e ri shkollor vetëm me 1 nxënës në klasën e parë, i cili arsimohet në shtëpinë e mësueses së fshatit.

    Shkollës 9 vjeçare të fshatit Boboshticë që ndodhet vetëm 5 kilometra larg qytetit të Korçës i është vënë dryni pas 91 vjetësh funksionimi. Ajo është mbyllur sepse e ka filluar vitin e ri shkollor vetëm me 1 nxënës në klasën e parë, i cili arsimohet në shtëpinë e mësueses së fshatit. Shtatorin e vitit të kaluar fëmijët shqiptarë të Boboshticës u rregjistruan e po vazhdojnë mësimet në shkollën greke jopublike e pa pagesë “Omiros”. Prindërit e tyre justifikohen duke thënë se “preferojnë shkollën greke nga ajo e fshatit sepse në të mësimi zhvillohet në mënyrë më profesionale dhe ambientet janë shumë luksoze”. Në krahasim me shkollat publike shqiptare të fshatrave përreth, ajo e Boboshticës duket se e ka paguar më shtrenjtë hapjen e “Omiros”-it. Pasi në ndryshim me të, shkolla 9 vjeçare e Drenovës vijon t’i mbajë ende hapur dyert për fëmijët shqiptarë megjithëse edhe në këtë të fundit numri i nxënësve është ulur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Shkolla shqipe e Boboshticës është nga më të vjetrat në Shqipëri, ajo është hapur në vitin 1916 dhe në atë kohë numëronte 35 nxënës. Tre vite më parë kjo shkollë e ciklit 9 vjeçar numëronte mbi 200 nxënës, ndërsa tashmë ajo ka mbetur vetëm me 1 nxënës, ç’ka ka detyruar mbylljen e saj.
    Rikonstruksioni
    Rreth një vit më parë konsullata greke në Korçë u premtoi banorëve të Boboshticës një investim për rikonstruksionin total të shkollës së fshatit. Fillimi i punimeve u bë me bujë dhe me një ceremoni madhështore. U tha se shkolla do të modernizohej fund e krye duke nisur nga pamja e jashtme e deri tek mjetet mësimore. Por nuk ndodhi kështu pasi investimi i premtuar nuk u realizua kurrë. Pati vetëm një rikonstruksion gjysmak të katit të parë të ndërtesës dhe kaq. Suvatimi nga jashtë si dhe lyerja e klasa nuk është bërë. Dritaret dhe bankat e kalbura prej druri janë po ato. Mjediset e brendshme janë gjithë lagështirë, të ftohta dhe pa asnjë sistem optimal ngrohjeje, pasi stufat e ndryshkura nuk kryejnë më asnjë funksion dhe ndodh që drutë e zjarrit të mungojnë edhe në mes të dimrit. Ndërsa kati i dytë i kësaj shkolle ka mbetur karabina pas prishjes së ambjenteve të brendshme me qëllim rikonstruksioni. Këto kushte skandaloze duket se kanë detyruar banorët e Boboshticës, që të çojnë fëmijët e tyre në shkollën shkollën greke “Omiros”, që është ndërtuar me investim tërësisht të qeverisë greke. Mjafton jë sy i hedhur nga jashtë, për të vërtetuar se aty është investuar pa kursim. Godina rrezaton luks dhe brenda saj, ku ndodhen 15 klasa, nga të cilët vetëm një pjesë e vogël ka mbetur ende bosh. Duke filluar nga bankat, për të vijuar me mjetet mësimore e deri tek mjediset hidrosanitare gjithçka është moderne. Në shkollë është instaluar një sistem ngrohës për të gjitha mjediset dhe fondet për vënien e tij në funksionim janë të garantuara. Të gjitha shërbimet që ofron kjo shkollë janë falas përveç një shumë simbolike që prindërit paguajnë për trasportin e fëmijëve me autobus nga qyteti në shkollë. Tedi Blushi

  5. #25
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    HARRUAT SE GJYSMEN E SHQIPERISE PO E MBAN ME BUKE GREKU.

    E PRA ;SHIKONI SI ESHTE REALITETI,SE NE NE KORCE PO TE MOS KISHIM
    FIRMAT GREKE DO ISHIN SHUMICA PA PUNE.
    E PRA GREKU PO NA MBAN ME BUKE.
    ME MIRE DO ISHTE PO TA KISHTE MARE KORCEN GREKU.
    Greku po te mban ty me buke, qe te postosh ketu. Keshtu e nxjerr buken e gojes ti i paudhe.
    Dhe sa per Korçen, Greku do marri kte timin para Korçes, edhe ti bashke me Grekun, e di vete ti se ku Siç e keni marre disa here. Por si duket ka filluar tju pelqeje, prandaj kruheni. Qefe qefe kjo dynja.

    Quhesh dhe zhorzhi pale pale. l0qe
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #26
    na falni per nderhyrjen, por te shtoj dhe une dicka, mqs qenka bere si lemesh ketu.

    nuk eshte se e perkrah grekun, perkundrazi, e urrej ate, por rreth ketij debati, do shtroja nje pyetje per ata qe jane kunder shkolles.

    Per kete temen ketu, qe shumica nga ju/ne e te gjithe e lavderojm dhe mburremi, cfare duhet te bej greku, te na e mbylli kete shkollen ketu qe gjendet ne mes te athines:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=64083

    shkolla eshte dije, dhe kush deshiron vete e meson, eshte tjeter gje se detyrohesh kur nuk ka shkolla te tjera e qeverria s'do t'ja dij...

    kshuqe rrini drejt, edhe flisni po drejt, se s'kan faj banoret e atjeshem qe jane harruar nga qeverria...

    c'qeverri xhanem, po hajt se kshu i eshte ven emri thuaj.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  7. #27
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11
    shkolla eshte dije, dhe kush deshiron vete e meson, eshte tjeter gje se detyrohesh kur nuk ka shkolla te tjera e qeverria s'do t'ja dij...

    shefqet,

    E lexon titullin e temes ti?

    Në Korçë nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi !!

    Problemi nuk eshte shkolla Greke. Problemi eshte propaganda qe ben ajo.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #28
    posi more dirty, si nuk e lexoj...edhe postimet tuaja gjithashtu...

    por po ta lexosh postimin tim tamam, ne fillim thot se:
    "na falni per nderhyrjen, por te shtoj dhe une dicka, mqs qenka bere si lemesh ketu."
    pra eshte bere disi lemesh muhabeti, nuk permban vetem ceshtjen kombetare, por edhe ate te shkolles e te mesimit qe jepet atje...

    propagand do bej more dirty si nuk do bej, perderisa nuk kemi shtet dhe eshte i lire te veproj dhe perderisa njerzit detyrohen te frekuentojne nje shkoll greke pasi ato shkollat tona qeverria i ka lene mbas dore ku pou bie tavani mbi koke femijeve, e njejta gje do ndodhte dhe ne shkollen shqiptare qe eshte hapur ne Athin po te ishin ne ate gjendje shkollat greke sic jane keto shkollat tona...

    por problemi tjeter eshte se, ku do i cojn prindrit keta femij per te mesuar?
    rrugve nuk mund ta lesh femijen, nuk e di a je prind akoma apo jo, por cfare do lloj shkolle te jepej mundesia ta coje femijen do e coje apo jo, s'do e lije te mbetej pa shkoll...
    keshtuqe ky problem t'i drejtohet qeverris dhe jo te akuzohen banoret e atjeshem, se kesaj i thon percarje, por kur shteti nuk e con ndermend kete gje, si edhe shume gjera te tjera, qeverritaret tane e kan mendjen se si e si ta rrjepin kete popull more, e jo te mbrojn te drejtat e kombit apo te shkojn e me thell sic debatohet ne disa tema per marrje camerie etj etj, ku vet ky shtet eshte duke e shitur vendin copa copa nga viti ne vit...
    pra eshte shteti ai qe ve dore mbi keto gjera dhe jo disa banore te len pas dore nga qeverre hajdutesh...
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  9. #29
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga drity
    Greku po te mban ty me buke, qe te postosh ketu. Keshtu e nxjerr buken e gojes ti i paudhe.
    Dhe sa per Korçen, Greku do marri kte timin para Korçes, edhe ti bashke me Grekun, e di vete ti se ku Siç e keni marre disa here. Por si duket ka filluar tju pelqeje, prandaj kruheni. Qefe qefe kjo dynja.

    Quhesh dhe zhorzhi pale pale. l0qe

    ME VJEN KEQ QE SHUMICA E SHQIPTAREVE NUK E KANE EDUKATEN E DUHUR.
    SE JO PER GJE POR TI VETEM VETEN TENDE TREGON ME KETE FJALOR,EDHE UNE NUK E UL VETEN NE NIVELIN TEND.OK?
    NUK THEM GJE NQS ATO SHKRIME DO ISHIN TE VERTETA,POR PSE GENJEJNE
    XHANEM?PO SHTET I QELBUR KY SE MOS BEHET GJE TJETER KETU VEC GENJEHET.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-05-2007 më 20:14
    dont worry be happy

  10. #30
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    ME VJEN KEQ QE SHUMICA E SHQIPTAREVE NUK E KANE EDUKATEN E DUHUR.
    SE JO PER GJE POR TI VETEM VETEN TENDE TREGON ME KETE FJALOR,EDHE UNE NUK E UL VETEN NE NIVELIN TEND.OK?
    NUK THEM GJE NQS ATO SHKRIME DO ISHIN TE VERTETA,POR PSE GENJEJNE
    XHANEM?PO SHTET I QELBUR KY SE MOS BEHET GJE TJETER KETU VEC GENJEHET.
    O zhorzhi nqs je minoritar grek qofsh me jete e te na rrosh sa malet. Shqiperia ju ka dhene e njohur te gjitha te drejtat qe ju nevojiten madje shpeshhere e keni vertetuar qe keto te drejta i keni keq perdorur ne demin tone por nuk eshte tema e pershtatshme qe te diskutojme.Kur vjen ketu e thua qe Greqia po mban me buke Korcen etj dhe prekesh nga reagimet e dikujt dhe me pas konsideron shumicen e shqipove si te paedukate, me pare duhet te rifreskosh memorien e te kujtosh se si greket vrane nje adoleshent shqiptar vetem se po festonte per fitoren e skuadres kombetare shqiptare.Prandaj qe mos na trego kulturen demokratike dhe edukaten se fundja ti e sheh qe po denjojme dhe te pergjigjemi e te humbasim kohe me ty.Sesa e mban greqia me buke shqiperine shko e pyet emigrantet shqiptare qe jetojne nen hijen skllaveruese moderne te akropolit se cfare do te thote te jetosh dhe punosh ne greqi duke qene i identifikuar si shqiptar.Keta firmat greke qe thua kane punesuar banoret e Korces, nuk eshte se e bejne nga dashuria per shqipot. Kane fitim sepse krahu i punes ne shqiperi nuk paguhet si ne greqi. Ata kane interesat e tyre dhe kjo ceshtje firmash dhe fabrikash nuk ka te beje me shkollen greke.Minoritetit grek ne qytetin e Korces dhe ne te gjitha qytetet ku ndodhen dhe qe permbushin kushtet per te pasur shkolla ju eshte dhene e drejta te kene shkolla ne gjuhen e tyre.Packa se Greqia asimilon dhunshem Arvanitet dhe shperfill te drejtat e atyre qe deboi me dhune nga cameria.Por te hapesh shkolla greke ku ne klase nje eshte minoritar e tjeret shqipo kjo nuk ka llogjike te behet.Shendet e mos hajde ketu te ju tregosh edukaten e demokracine shqipove kur vete i njeh vetem si fjale.

  11. #31
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    SE JO PER GJE POR TI VETEM VETEN TENDE TREGON ME KETE FJALOR,EDHE UNE NUK E UL VETEN NE NIVELIN TEND.OK?
    Edukata eshte nje trajtim qe i rezervohet atyre qe e kuptojne, dhe jo atyre qe perfitojne.
    Per vemjet e tjera, gjuha e ndyre eshte e nje efikaciteti imediat.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Po tani populli çan Epirin çan Korfuzin qak kosoven qan Janinen qan çamerin...
    asht nji kohê e hap syt e jo me ça gjeth jeten per gjerat qe te ikun nga duart..
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  13. #33
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Shof qe shum paskan komentuar postimin tim.

    Une po ju them qe jam realist ne ato qe kam shkruar, dhe skam genjyer ne asnje rrjesht.

    Mua me vjen keq qe eshte krijuar nje realitet i rreme virtual, ndoshta padashje, qe s'shkon fare me ate qe eshte ne realitet.

    Fakt eshte fakt. jugu ka shume pak ndjenje kombetare. Del Ballano thote cfare t'i doje qejfi, shpikje pas shpikje, dhe asnje reagim nga popullsia "patriote" perreth.

    Fiton Greqia kampjonatin Europian, ne rruget e Korces festohet. prit pak dreqi ta haje! Greku po thote qe shqiptaret jane rrace e ulet, dhe korcaret flasin shqip, po pse dreqin festojne? Mijra shqiptare torturohen e vriten ne Greqi, gjithon Greqia kundra Shqiperise, nxjerr edhe tezen e Vorio-Epirit....dhe ne Korce festohet. Ka apo ska ndjejne kombetare? Disa mund te thone patriotizmi ska te beje tifozllikun dhe sperzihen bashke, por une mendoj te kunderten. Fitoi Shqiperia ne 2004, nje shqiptar u vra ne Greqi, ne kete rast u perzie patriotizmi grek me tifozllikun.

    Ka plot raste, po sja vlen ti them, se e di qe do te vriteni ne zemer.

    Nejse, une e dua atdheun tim, po ca gjera qe i shoh smund te rri pa i thene. Nqs konstatoni nje mashtrim ne ato qe kam shkruar, i bej dalje ketij forumi.

    Hajt shnet.


    P.S. shikoni se cka postuar zhorzhi........?!

  14. #34
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Une po ju them qe jam realist ne ato qe kam shkruar, dhe skam genjyer ne asnje rrjesht.
    Jack watson,

    Kush je ti qe pretendon se ne shkrimet e tua nuk ka asnje genjeshter apo shtremberim realiteti? Te vjen inspirimi nga i lartmadherishmi, qe njeh realitetin plotesisht, apo cfare lexon ne gazeta dhe, duke krijuar paragjykime mbi ata pak apo shume njerez qe, mund te kesh njohur prej jugut shqiperise? Nuk pin uje keta distancimet krahinore te patriotizmit.Si veriu ashtu dhe jugu kane kontribuar per shqiperine. Me duket icik si percarese kjo kembngulja jote se jugoret nuk jane patriote.Me duket percarese sepse ti e ven vetem ne dukje dhe nuk tenton te nxisesh tek jugoret (jam i sigurte qe nuk kane nevoj) patriotizmin tend.

  15. #35
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Jack watson,

    Kush je ti qe pretendon se ne shkrimet e tua nuk ka asnje genjeshter apo shtremberim realiteti? Te vjen inspirimi nga i lartmadherishmi, qe njeh realitetin plotesisht, apo cfare lexon ne gazeta dhe, duke krijuar paragjykime mbi ata pak apo shume njerez qe, mund te kesh njohur prej jugut shqiperise? Nuk pin uje keta distancimet krahinore te patriotizmit.Si veriu ashtu dhe jugu kane kontribuar per shqiperine. Me duket icik si percarese kjo kembngulja jote se jugoret nuk jane patriote.Me duket percarese sepse ti e ven vetem ne dukje dhe nuk tenton te nxisesh tek jugoret (jam i sigurte qe nuk kane nevoj) patriotizmin tend.
    Jam realist sepse jetoj ne Shqiperi, i kam pa me syt e mi, dhe si kam lexuar neper forume apo faqe interneti. Thjesht pervoje personale, kam thene me lart, ca shof e shkruaj. Spo bej ndonje shpikje a ndonje sajim.

    Cfare percarje po bej une, kur po them ate qe eshte ne realitet. Eshte fakt qe Korca p.sh eshte nje qytet pro-grek, nqs ke qene naj here ne Korce do e kuptoje kete.

    P.S. Patriotizmi eshte dicka intime, personale, qe e percepton vete, dhe ska nevoje per vitamina nxitese.

  16. #36
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Doja Te Dije Ky Gazetari Qe Ka Bere Kete Artikull,
    Mos Ka Lidhje Me Ben Blushin?
    Jo Per Gje Po Keta Blushet Hiqen Si Atdhetare Te Medhenj.
    Pse Nuk Rrine E Jetojne Ne Korce Per Veten E Tyre?
    Po I Kane Vilat Ku Tu Doje Qejfi,vilen Qe Kane Bere Ne Dardhe
    Se Ka Njeri.se Me Leket Tona I Bejne Te Gjitha,ne Kurriz Te Popullit
    Hane E Pine Dhe Na Shesin Dengla Pastaj
    dont worry be happy

  17. #37
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    Genesis
    Ti vertet beson ne keto pacavuret e gazetes? Ke qene ndonjehere ne ate shkolle ti? E di ti se ne cfare gjuhe mesohet atje? E di ti se me cgjuhe flasin kalamajte kur lozin ne obor te shkolles? Po mesuesit e di nga jane dhe cgjuhe flasin? Kur ti mesosh keto te tera (jo vetem ti por dhe ca te tjere qe besojne verberisht gazetat) atehere ec e fol .
    P.S ne vend te mirmengjesit, kalimera do thote , ashtu sic pergjigjeshim dhe ne ne oret e gjuheve te huaja.
    E di une se cfare behet ne ate shkolle, se vjet kam qene dhe e kam vizituar kete shkolle . E di gjithashtu se kalamajve u jane dhene te dyja gjuhet dmth dhe Greqisht dhe Shqip. Dhe sipas programit nga viti i 3 i shkolles kur te kene mesuar mire Greqishten, do vazhdojne te gjitha lendet ne Greqisht.

    Mesuesit jane te gjith te diplomuar dhe Shqiptare, Por puna eshte qe programi mesimor nuk eshte Shqip. Te pakten jo 100%. Gabim i prinderve qe i lene fmijet aty, por ta them un qe arsyeja me kryesore eshte se fmija ne kete shkolle ka kushtet(ngrohje etj etj) kurse tek shkollat shqiptare shteti i ka lene dhe me xhama thyer klasat dhe te thahen se ftohti femijet, ja kto jane arsyet. Kujtoni ju se nuk e di Shteti se cfare programi ka kjo shkolle? Turp qe ka firmosur dhe ka dhene leje per hapjen e ksaj shkolle.

    pS. Genesis wb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 30-05-2007 më 09:55
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  18. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi

    HARRUAT SE GJYSMEN E SHQIPERISE PO E MBAN ME BUKE GREKU.

    E PRA ;SHIKONI SI ESHTE REALITETI,SE NE NE KORCE PO TE MOS KISHIM
    FIRMAT GREKE DO ISHIN SHUMICA PA PUNE.
    E PRA GREKU PO NA MBAN ME BUKE.
    ME MIRE DO ISHTE PO TA KISHTE MARE KORCEN GREKU.
    ΕΝΤΑΞΗ?
    ΕΙΝΑΙ ΑΛΙΘΙΝΑ...
    Greku nuk po mban me buke gjysmen e Shqiperise, une njoh me teper se gjysmen dhe nuk shoh ndonje qe greku e mban me buke. Ne i kemi mbajtur me buke ata ne luften e dyte boterore dhe ne luften civile greke. Ata qe ti mendon se Greqia po i mban me buke derdhin gjakun e djersen per te marre ato pak para, po te ishte per grekun helm ne uje do t'u hidhte.

  19. #39
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shqiptaret qe punojne ne firmat greke ashtu si dhe emigrantet qe punojne ne Greqi, po shesin krahet e tyre, dhe po mbajne me zotesine e tyre veten e vet!! S'po ua fal njeri buken..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    HARRUAT SE GJYSMEN E SHQIPERISE PO E MBAN ME BUKE GREKU.

    E PRA ;SHIKONI SI ESHTE REALITETI,SE NE NE KORCE PO TE MOS KISHIM
    FIRMAT GREKE DO ISHIN SHUMICA PA PUNE.
    E PRA GREKU PO NA MBAN ME BUKE.
    ME MIRE DO ISHTE PO TA KISHTE MARE KORCEN GREKU.
    ΕΝΤΑΞΗ?
    ΕΙΝΑΙ ΑΛΙΘΙΝΑ...

    Po edhe shqiprija po e mban grekun mo. Po gjith ajo pune gjysem skallavi qe kan ber shqipetaret per greqin.
    Firmat greke vijn aty se kan perfitim vet, jo se te kan qef ty mo. Ju beni punen dhe paguheni.
    Puna eshte pse doni te beheni grek me kultur greke duke iu lepir grekut? Greku prandaj i hap shkollat dhe mjedise kulturore greke se e shef qe shume shqipetar duan te behen grek.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •