E Merkure, 23 Maj 2007
Nje ekspozite tematike, kushtuar Kosoves, ka tubuar diten e hene ne Muzeun Historik Kombetar, nje grup piktoresh kosovare ose me origjine nga Kosova. Ne ceremonine e celjes se kesaj ekspozite, ka qene edhe Kryeministri, Sali Berisha, i cili ka pershendetur artistet pjesemarres per kontributin qe ata kane dhene ne zhvillimin e arteve pamore shqiptare, vecanerisht ata qe perbejne disa breza artistesh.
Ekspozita eshte hapur me punimet retrospektive te nente piktoreve, qe perfaqesojne tre breza artistesh. Ata jane paraqitur me tablote e tyre me te mira nder vite, kryesisht me motive kosovare. Krahas punimeve te piktoreve te njohur, si: Abdurrahim Buza dhe Qamil Grezda, ne kete ekspozite vijne me punimet e tyre piktoret: Agim Zajmi, Kujtim Buza, Bujar Zajmi, Ermir Grezda (skulptor), Arben Morina, Anila Zajmi dhe Sokol Buza. Ka prej atyre qe jane te nje familjeje, si Agim Zajmi me te vellane, Bujar Zajmin dhe ky i fundit me te bijen, Anila Zajmi. Por, nje treshe piktoresh me mbiemrin Buza, perbejne tre breza piktoresh ne nje shtepie: Buza (plaku) ose Abdurrahim Buza, Buza (biri) ose Kujtim Buza dhe Buza (i riu) ose Sokol Buza, djali i Kujtimit dhe nip i Abdurrahimit. Sado qe shumica e tyre kane lindur dhe jane rritur ne Tirane, origjina e prinderve te tyre ose e gjysherve te tyre, i ka mbajtur lidhur me ate pjese te Shqiperise, e cila dhimbshem mbeti jashte kufijve shteterore te shtetit shqiptar. Ndoshta per kete arsye, ne krijimtarine e tyre figurative ka zene vend here pas here Kosova me peizazhet e saj dhe portretet me qeleshe te bardha mbi sy. Theksimi i elementeve "kosovare", drita dhe ngjyrat e ndezura, nuk kane qene vetem nostalgji e origjines, por edhe nje qendrim ideo-emocional i vemendshem qytetar per fatet e nje popullsie ne qender te Evropes, i cili perjetoi nje gjenocid etnik te pashembullt ne kontinentin plak. Kete qendrim, autoret e shprehin edhe ne percjelljen qe i bene kesaj ekspozite: "Ne pritje te ngjarjes me te rendesishme ne historine shumeshekullore te Kosoves dhe te mbare kombit shqiptar, ne artistet kosovare te Tiranes, percjellim permes brezash mesazhin tone te paqes dhe bashkejeteses, percojme urimin tone te ardhmerise evropiane shumekombase dhe shumekulturore me gjuhen shpirterore te daltes dhe penelit". Ne promovimin e kesaj ekspozite, kishin ardhur shume artiste dhe personalitete te artit dhe kultures, shkrimtari Dritero Agolli, zvministrja e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Suzana Turku etj.
Tonin Cobani
Krijoni Kontakt