Gjenerali i “Kosoves” Klark, ne Shqiperi
Ish-Komandati Suprem i Forcave Aleate te NATO-s ne Evrope, Uesli Klark zhvilloi dje nje sere takimesh ne Tiranen zyrtare. Ne bisedat e tij me zyrtare te larte te institucioneve shqiptare, gjenerali Klark vleresoi zhvillimin dhe hapat qe ka ndjekur vendi gjate ketyre viteve. Gjithashtu, gjenerali Klark vuri ne dukje se Shqiperia eshte nje nder aleatet me te mira te SHBA-se dhe se ky raport do te vazhdoje dhe ne te ardhmen. Por nderkohe, vec vizites zyrtare, nje tjeter qellim i ardhjes se tij ne Tirane lidhej dhe me tenderin qe pritet te zhvillohet per ARMO-n, ku ish-gjenerali i luftes ne Kosove, Klark u paraqit si perfaqesues i “Blancers Petrolium”.
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu priti dje ne nje takim gjeneralin Uesli Klark, ish-Komandati Suprem i Forcave Aleate te NATO-s ne Evrope. Gjate fjales se tij, kreu i shtetit vleresoi ndihmen e gjithanshme qe SHBA ka dhene ne drejtim te zhvillimit dhe konsolidimit te demokracise ne vendin tone. Presidenti Moisiu vuri ne dukje perpjekjet serioze dhe hapat e rendesishem te shtetit shqiptar per realizimin e aspirates sone madhore te integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO, duke nenvizuar gjithashtu se per arritjen e ketij objektivi nje rendesi te madhe ka edhe zhvillimi i nje dialogu konstruktiv mes shumices dhe opozites. Gjithashtu, referuar vizites se presidentit te SHBA-se, Xhorxh E. Bush ne Shqiperi, presidenti Moisiu e cilesoi kete si “nje deshmi te vlerave te medha te demokracise amerikane, e cila mbetet nje burim frymezimi ne kohen tone”. Nderkaq, bashkebiseduesit u ndalen dhe ne ceshtjen e zgjidhjes se statusit te Kosoves, duke ndare mendime te njejta ne kete kuader. Gjenerali Klark, nga ana e tij, shprehu pershtypjet e tij me te mira per ndryshimet pozitive te vena re ne kete vizite te pare te tij ne vendin tone qe nga viti 2000 dhe dha nje vleresim te vecante per rolin dhe kontributin e presidentit Moisiu per zhvillimin perpara te vendit tone.
Nga ana tjeter, kryeministri, Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu siguruan gjeneralin Klark se do te kete mbeshtetjen e qeverise, lidhur me privatizimin e kompanise ARMO. “Ardhja e nje personi, i cili eshte i interesuar per investime ne Shqiperi me kompanine e suksesshme si “Blancers Petrolium”, tregon qe ky raport i ndertuar vazhdon dhe do te jete akoma me e gjate ne interesa te progresit dhe zhvillimit”, u shpreh ministri Mediu, lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, dhe kreu i ekzekutivit, Berisha siguroi se “do te kontraktoj nje kompani konsulence nderkombetare per pergatitjen e privatizimit. Do te fitoje oferta me e mire. Uroj dhe deshiroj qe oferten me te mire ta paraqes DAKE-t, por tenderi do te jete i hapur dhe transparent per te gjithe”.
Krijoni Kontakt