• Protesta e opozites konsiston ne vendimin kunder KQZ, per perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan, ne mbrojtje te kryebashkiakut Sejdini.
Ka nisur ne Elbasan protesta e paralajmeruar nje dite me pare nga lideri i opozites, Edi Rama. Nje numer i madh qytetaresh (rreth 300) jane mbledhur sot ne sheshin ne hyrje te qytetit, ndersa marrin pjese edhe deputete te opozites si Ben Blushi, Petro Koci, Taulant Balla, etj. Protesta e opozites konsiston ne vendimin kunder KQZ per perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan, ne mbrojtje te kryebashkiakut Sejdini. Ne kete proteste nuk kane munguar dhe shume mbeshtetes te se majtes si Ndre Legisi dhe Sabit Broka. Ato jane nisur nga rruga ne drejtim te bashkise se Elbasanit duke mbajtur ne duar parrulla te ndryshme si: “Fitorja eshte e Sejdinit“, “Sejdini eshte kryetari i bashkise se Elbasanit“, etj.
BalkanWeb
Krijoni Kontakt