Close
Faqja 0 prej 54 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 533
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94

    Presidenti Bush viziton Shqipërinë

    Presidenti Bush do te zhvilloje nje vizite ne shqiperi ne 10 qershor te ketij viti, gjate se ciles do te takohet me presidentin Moisiu dhe kryeministrin Berisha. Ndalesa e presidentit amerikane Bush ne Tirane do te kryeht ne kuader te nje turi qe shefi i shtepise se bardhe do te ndermarre ne Europe fillim të qershorit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, tha në një deklaratë se presidenti Bush do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të 8 vendeve të industrializuara në Gjermani si dhe do te vizitoje 5 vende të tjera, mes tyre edhe Shqipërinë. Presidenti amerikan do të bëjë një ndalesë në Republikën Çeke ku do të takohet me Presidentin Vacllav Klaus dhe me Kryeministrin Mirek Topolanek. Me pas ai do të shkojë në Poloni për bisedime me Presidentin Leh Kazinski. Bush do të pritet në nje audiencë në Vatikan nga Papa Banedikti më 9 qershor kur të vizitojë Italinë. Turneu I Bushit ne evrope do te vazhdoje me viziten ne Bullgari dhe ate ne shqiperi. Xhorxh Bush do te behet keshtu presidenti i pare i SHBA qe viziton vendin tone.

    a1tv

    Intervista e Andi Bejtes me presidentin Bush ne Shtepine e Bardhe

    http://www.vizionplus.tv/emisione_vi...ta%20Shqip.wmv

    http://www.vizionplus.tv/emisione_vi...ta%20Shqip.wmv |||


    SHIKONI NE FOTO VIZITEN E PRESIDENTIT BUSH NE SHQIPERI TE GALERIA SHQIPTARE!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-06-2007 më 11:10

  2. #2
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Uroj shume qe kjo vizite e Presidentit Bush te ndikoje ne harmonizimin e jetes politike ne Shqiperi dhe mos te ndikoje negativisht. Uroj qe takimet e tij te jene te frytshme qe te vendoset nje stabilitet politik ne Shqiperi pasi vete politika Shqiptare nuk po e arrin dicka te tile, por e ka mendjen vetem ne interesat e ngushta te saj.

    Imperator
    Albanian Perandory

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ket vizite po e bo si barazpeshe e vizites se Putinit ne rajon pak a shum ne te njejten kohe....vizita e tij do rreflektoje se pari nje konfidence ne popullin e Kosoves per zgjidhje e statusit final, plus qe klasa politike ka per tu bo cicerr 2 muj para dhe pasi qe te vij Bushi ne TR.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Presidenti Bush do te zhvilloje nje vizite ne shqiperi ne 10 qershor te ketij viti
    mir se te vije dhe ishalla eshte nje fare shenje per ne shqiptaret .
    ardhja e tij ne shqiperi do fokusoje gjithe shtypin boteror .
    ishalla po na jep noi lajm te mire per shqiptaret ne usa .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Prej meje si Kosovar nuk eshte i mirseardhur.Ai eshte nje nder personat me te mdha qe shperdan terrorismin MASON ne BOT. Ai eshte kunder fejes islame dhe perdor shtetet e vogel dhe te korroptuar si Shqiperia si eksperimente dhe perdorime bazash dhe njerzore qe i ndihmojn luften e tij 'KUNDER TERRORIZMIT' dhe shperdarjen e verzionit te tij te 'DEMORGRACIS' emperialistike

    Pra 10 qershor duhet te presim me durim shum te madh. Amerika eshte duke u lutur qe KOSOVA do te jet e Pavarur se shpejti Sepse 10 qershor mundet te pritet edhe me KRISMAT e para te luftes se re per Clirimin e Kosoves ( po kjo do te jet shum ma e madhe aq e madhe Se BOTA frigohet nga Kjo)

    Me respekt Kosovar2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 24-04-2007 më 20:43
    BAC, SU KRY

  6. #6
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Citim Postuar më parë nga King_Arthur
    mir se te vije dhe ishalla eshte nje fare shenje per ne shqiptaret .
    ardhja e tij ne shqiperi do fokusoje gjithe shtypin boteror .
    ishalla po na jep noi lajm te mire per shqiptaret ne usa .


    LOl ne ne USA mire jemi ...por mire do beje te hapy rruget atyre qe nuk vijne dot ne USA.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Mire Se Vjen!ne Vendin E Shqipeve Z. Bush!zote Te Bekofte!

    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006
    Prej meje si Kosovar nuk eshte i mirseardhur.Ai eshte nje nder personat me te mdha qe shperdan terrorismin MASON ne BOT. Ai eshte kunder fejes islame dhe perdor shtetet e vogel dhe te korroptuar si Shqiperia si eksperimente dhe perdorime bazash dhe njerzore qe i ndihmojn luften e tij 'KUNDER TERRORIZMIT' dhe shperdarjen e verzionit te tij te 'DEMORGRACIS' emperialistike

    Pra 10 qershor duhet te presim me durim shum te madh. Amerika eshte duke u lutur qe KOSOVA do te jet e Pavarur se shpejti Sepse 10 qershor mundet te pritet edhe me KRISMAT e para te luftes se re per Clirimin e Kosoves ( po kjo do te jet shum ma e madhe aq e madhe Se BOTA frigohet nga Kjo)

    Me respekt Kosovar2006



    Vizita e parë e një Presidenti të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Takim me Kryeministrin Berisha


    Bush, në Tiranë më 10 qershor


    Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se Presidenti Amerikan Xhorxh Bush do të vizitojë Tiranën me 10 qershor i shoqëruar nga Zonja e Parë e SHBA, Laura Bush. Gjatë qëndrimit një ditor në kryeqytetin shqiptar, Presidenti Bush do të takohet me kryeministrin Berisha, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Vizita në Shqipëri është pjesë e një turi europian, ku përfshihen Gjermania, Çekia, Polonia, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria, ndërsa nga datat 6-8 qershor do të marrë pjesë në samitin e G-8 në Heiligendamm të Gjermanisë. Vizita në kryeqytetin tonë do të paraprihet nga takimi i parë që Presidenti Bush do të zhvillojë me Papa Benedict XVI në Vatikan.

    Në këtë tur, Presidenti Bush do të diskutojë në Gjermani me liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës, si Kanada, Francë, Britani, Japoni, Rusia, Italia dhe Gjermania mbi bashkëpunimin për çështje politike, ekonomike dhe të sigurisë ndërkombëtare. Presidenti Bush do të zhvillojë takime edhe me autoritetet më të larta të vendeve ku ka planifikuar të shtrijë vizitën e tij, shumica e të cilave kanë vuajtur për dekada me radhë nën regjimet diktatoriale komuniste.

    Për Shqipërinë dhe shqiptarët, vizita e Presidentit Bush ka një rëndësi të jashtëzakonshme për rikonfirmimin dhe konsolidimin e lidhjeve miqësore përherë e më solide që vendet dhe popujt tanë kanë ndërtuar në vite dhe mbështetjen që administrata dhe kongresi amerikan i kanë dhënë dhe i japin zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

    Vizita e parë e një Presidenti amerikan në Shqipëri


    Vizita që Presidenti Xhorxh W. Bush do të zhvillojë në Shqipëri është një vizitë historike. Për të parën herë në historinë e të dy vendeve një President amerikan viziton Shqipërinë duke konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes Tiranës dhe Uashingtonit. Ka qenë ish-Presidenti Berisha i pari udhëheqës i shtetit shqiptar, i cili ftua nga Shtëpia e Bardhë, duke u pritur në një takim zyrtar si nga Presidenti Xhorxh Bush, ashtu edhe më pas nga Presidenti Bill Klinton. Vizita e 10 qershorit e Presidentit Xhorxh W. Bush është në vazhdën e miqësisë historike, të rikthyer në shtratin e saj menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Themelet e kësaj miqësie që u hodhën në fillimet e shekullit të kaluar, atëherë kur Presidenti Wilson deklaronte mbështetjen amerikane për integritetin territorial të shtetit të pavarur shqiptar, njohën dimensione të tjera me ardhjen në pushtet të një qeverie demokratike.

    Gjatë këtyre viteve SHBA ka qenë një mbështetës i reformave të vazhdueshme të qeverisë "Berisha". Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë njohur një nxitje më të madhe pas fitores së PS në zgjedhjet e 3 korrikut. Një sërë projektesh të ngrira më parë nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit u çliruan. Një prej këtyre projekteve, i konsideruar si dhe nga më të rëndësishmit ishte ai i Sfidës së Mijëvjeçarit. Ndonëse Shqipëria kishte aplikuar për vite me radhë për të përfituar nga ky projekt nuk kishte mundur që ta realizonte një gjë të tillë. Arsyet ishin kapja e shtetit nga mafia, krimi dhe korrupsioni. Niveli i lartë i krimit ekonomik në Shqipëri ka qenë në qendër të kritikave të administratës së Presidentit Bush gjatë qeverisjes së PS. Fitorja e PD në zgjedhjet e 3 korrikut, hapat e marrë në luftën ndaj këtyre fenomeneve negative bindën Shtëpinë e Bardhë për vullnetin politik të qeverisë "Berisha" për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo bëri që një vit më parë Shtetet e Bashkaura të përfshijnë Shqipërinë në projektin e Sfidës së Mijëvjeçarit, duke përfituar në të njëjtën kohë edhe miliona dollarë ndihma në nxitje të reformave.


    Anëtarësimi në NATO


    Anëtarësimi në NATO është një nga prioritetet kryesore të vendosura nga qeveria "Berisha", e cila ka marrë mbështetjen e Presidentit Bush dhe Shteteve të Bashkuara. E përfshirë në vendet e Kartës së Adriatikut sëbashku me Kroacinë dhe Maqedoninë, Shqipëria konsiderohet nga Uashingtoni si një nga kandidatet potenciale për të marrë ftesën e anëtarësimit. Presidenti Bush si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamnetit amerikan të Shtetit kanë konfirmuar mbështetjen në rrugën e reformave të Qeverisë "Berisha" duke e parë këtë si rrugën, e cila do t'i japë zgjidhje anëtarësimit në NATO. Vetëm pak javë më parë Senati dhe Kongresi amerikan miratuan njëzëri një ligj, të nënshkruar edhe nga Presidenti Bush, që autorizon administratën amerikane të ndërmarrë të gjitha inisiativat, përfshi edhe ndihmat financiare për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për arritjen e standardeve për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO. Shqiëpria konsiderohet nga Uashingtoni si një vend aleat në luftën globale ndaj terrorizmit. Shqipëria prej vitesh kontribuon në misionet ushtarake në Afganistan, Irak dhe Bosnje.


    Uashingtoni përkrah hapur pavarësinë e Kosovës


    Uashingtoni në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur rolin që qeveria "Berisha" ka luajtur në rajon duke e kosnideruar atë si një faktor stabiliteti. Por, Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar si një nga mbështetësit më të mëdhenj të të drejtave të shqiptarëve të shtypur nga regjimi i Milloshevit. Ishte vendimi i Presidentit Xhorxh Ë. Bush që në vitin 1991 i caktoi Millosheviçit "vijën e kuqe", e cila ishte Kosova dhe që sipas përcaktimit të Presidentit amerikan në atë kohë nuk duhej të prekej nga makina vrasëse serbe. Duke vazhduar në këtë politikë të disenjuar nga paraardhësi i tij, Presidenti Klinton në pranverën e 1999, autorizoi përdorimin e forcës ushtarake për të ndalur masakrimin e shqiptarëve të pambrojtur dhe dëbimin e tyre masiv nga shtëpitë dhe trojet e tyre. Vendimi human i Presidentit Klinton, i cili lejoi bombardimin e bazave serbe duke i dhënë fund mizorive të Millosheviçit dhe duke çliruar Kosovën nga regjimi më shtypës dhe kriminal në Europë.

    Edhe sot janë sërish Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Xhorxh W. Bush që po udhëheqin forcat që mbështesin pavarësinë e Kosovës, si një e drejtë e ligjshme e popullit kosovar. Sekretarja amerikane e Shtetit, Rice deklaroi dje se Shtetet e Bashkuara mbështesin pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Shtetit kanë pohuar tashmë se Kosova do ta fitojë pavarësinë përpara vjeshtës së këtij viti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 02-06-2007 më 13:37

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Le te shpresojme qe avionin mos ta kete mbushur vetem me Gjenerale por me njerez biznesi qe mund te hapin investime ne Shqiperi.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vizita e nje Presidenti Amerikan,qofte ky edhe Bushi,eshte e nje rendesie teper te vecante per Shqiperine.
    Duke lene menjane sharlatanet dhe balozet e haureve te "Perendimit" te Mesem,vizita e presidentit te nje vendi qe ka luajtur rol jetik ne ceshtjen e Kosoves,duhet pare ne prizmin e interesave te gjera kombetare tonat dhe te popullit martir te Kosoves.

    Ne dite te veshtira,historia njohu ata qe na ndihmuan e na u gjeten prane.Pa harruarr se Shtetet e Bashkuara te amerikes luajten nje rol kyc ne rrezimin e komunizmit ne mbare boten Lindore,rrjedhoje e se ciles edhe renia e komunizmit plot 45- vjecar edhe tek ne.
    Jemi nje shtet ne mes te Europes,qe ne genet e lindjes se kesaj bote,ndaj urat e miqesise me alabaket e Irakut dhe Afganistanit,u duhet vene flaka nje ore e me pare.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    George Bush vjen në Shqipëri

    Presidenti i parë amerikan që shkel në Tiranë. Feston pavarësinë e Kosovës



    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, ka planifikuar të vizitojë Shqipërinë më 10 qershor, ku janë programuar takime me Presidentin Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha. Lajmi u bë i ditur dje zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, e cila njoftoi për një udhëtim shumë të madh të Presidentit të SHBA në Evropë, tur i cili nis në Gjermani e përfundon në Bullgari. Gjithçka nga vizita ishte planifikuar prej kohësh dhe detajet do të përcaktoheshin nga takimi që do të zhvillohej në fillim të majit në Uashington mes ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj dhe sekretares amerikane të Shtetit, Kondoleza Rajs. Por dorëheqja e djeshme e Mustafajt, vë në pikëpyetje mënyrën e organizimit të vizitës më të bujshme të ndonjë personaliteti të huaj në Tiranë.

    Sipas njoftimit të shpërndarë mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë, Bush do të nisë në fillim të muajit qershor një tur në Evropë, i cili do të fillojë me takimin e G-8-ës, shtatë vendet më të industrializuara të botës, plus Rusinë, që do të mbahet në qytetin Heiligendamm të Gjermanisë. Më 9 qershor, Bush do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, ku do takohet me Presidentin Napolitiano, Kryeministrin Romano Prodi, si dhe do të pritet në një audiencë të veçantë në Vatikan, nga Papa Benedikti XVI. Më pas, më datën 10 qershor, Kreu i Shtëpisë do të vizitojë zyrtarisht Tiranën, ku sipas programit do të takohet me homologun e tij shqiptar, Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha. Pas Tiranës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W Bush do të niset për një vizitë zyrtare në Bullgari. Udhëtimi evropian i Presidentit amerikan, që zakonisht zhvillohet në fillim të verës, si asnjë herë tjetër do të ketë një ndalesë speciale të tij në kryeqytetin shqiptar. Vizita është përgatitur prej kohësh dhe me shumë kujdes nga Departamenti i Shtetit dhe diplomacia shqiptare, por ajo është mbajtur në sekret të plotë, duke pritur miratimin nga Shtëpia e Bardhë. Dhe lajmi u bë i ditur vetëm dje, në mbrëmje, kur zyra e shtypit e Presidentit Bush, bëri të ditur axhendën evropiane të njeriut më të fuqishëm të botës. Vizita e Bush në Shqipëri, pritej të përcaktohej me detaje, në takimin që është lënë në fillim të muajit maj mes shefit të diplomacisë shqiptare dhe shefes së Departamentit të Shtetit, Kondoleza Rajs. Por largimi i papritur i ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ndërlikon paksa punët. Shqipëria asnjëherë nuk është vizituar nga ndonjë President i SHBA. Në kohën e krizës së Kosovës, në vitin 1999, u bë gati një vizitë e Presidentit të atëhershëm, Bill Klinton, por për arsye sigurie takimi i Klinton me krerët e shtetit shqiptar u zhvillua në Shkup. Edhe pse nuk është përcaktuar në axhendë, turi evropian i Presidentit të SHBA, pritet të ketë edhe një ndalesë shumë të rëndësishme, vizitën në Kosovë. Kjo vizitë pritet të zhvillohet kur të jetë përcaktuar statusi i Kosovës nga OKB, që do të jetë pavarësia e kushtëzuar.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 54 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •