Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    1 korrik, rrogëtarët 10 % tatim

    ERALD KAPRI

    Zbardhet “Taksa e Sheshtë” duke i hapur rrugën uljes së Tatimit mbi të Ardhurat

    Kryeministri Berisha u shpreh se kalimi në këtë taksë do krijojë problem, por do të mbyllte informalitetin

    Kryeministri Sali Berisha ka zbardhur dje personalisht skemën e barazimit të taksave, e cila do të nisë më 1 korrik me Tatimin mbi të Ardhurat Personale, duke e çuar në nivelin e 10 përqindëshit. Kjo do të thotë që pas 1 korrikut të këtij viti, çdo rrogëtar në shtet apo privat, me pagë të ulët apo të lartë, do të paguajë 10 për qind të pagës në shtet. Ky nivel takse do të krijojë një problem financiar dhe moral për rrogëtarët, por do të krijonte mundësinë e uljes së formalitetit. Ky ka qenë edhe shqetësimi i Kryeministri, i cili u shpreh se në bashkëpunim me biznesin do të bëhet e mundur ulja e informalitetit, gjë që do të çonte në rritjen e mirëqenies së shqiptarëve. Në takimin e djeshëm me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë, Kryeministri Berisha premtoi se Tatimin mbi të Ardhurat Personale, do të ulet më 1 korrik të këtij viti, duke i hapur rrugën uljes së mëtejshme vitin e ardhshëm të disa taksave të tjera. “Duhet të dalim nga kjo situatë pasi informaliteti është armiku më i egër. Garancia e integrimit do të jetë vendosja e ligjit”,- tha Berisha para biznesmenëve.

    Tatimi mbi të Ardhurat

    Tatimi mbi të Ardhurat Personale është futur në skemën e Taksës së Sheshtë, por që do të pësojë ulje e para. Aktualisht është një skemë, e cila ka tatim të diferencuar. Pagat minimale paguajnë 1 për qind tatim, pagat e mesme paguajnë nga 5 deri në 15 për qind, ndërsa pagat e larta paguajnë 20 për qind tatim mbi pagën e tyre. Mbas një korrikut, çdo rrogëtar do të paguajë njësoj këtë taksë pavarësisht sa fiton. 10 përqindëshi i pagës do të kalojë në shtet. Kjo taksë regresive, sipas Kryeministrit, do të krijojë mundësinë e formalizmit të ekonomisë, duke bërë që pavarësisht se në momentin e parë do të krijonte vështirësi, formalizmi i tregut do të bënte që pagat të rriten më tej.

    Taksa e Sheshtë

    Taksa e sheshtë do të prekë disa taksa, të cilat do të shkojnë në nivelin e 10 përqindëshit. Tashmë është lënë që ulja e taksave të ndjeshme të bëhet në fillimin e vitit 2008 dhe në mesin e po këtij viti. Në1 janar 2008 do të ketë edhe një ulje prej 10 për qind të taksës së koorporatave ose siç quhet ndryshe Tatimi mbi Fitimin, siç ishte programuar në fillim. Njëkohësisht Kontributi i Sigurimeve ka për tu ulur përsëri duke e çuar në 10 për qind edhe këtë taksë që e paguajnë sipërmarrësit për punonjësit e tyre. Në vitin 2006, kontributi u ul me 30 për qind, por mbas një viti kjo taksë do të ulet ndjeshëm në raport me nivelin aktual. Reagimi i FMN-së duket se ndikoi drejtpërdrejtë në rishikimin e uljes së taksave për këtë vit. Pavarësisht këtij reagimi, Tatimin mbi të Ardhurat Personale duket se tashmë do të jetë 10 për qind në Paketën Fiskale të mesvitit.

    Taksa e Sheshtë

    Tatimi mbi Fitimin


    1 janar 2008 pritet ulja në 10 % nga 20 aktualisht

    Tatimi mbi të Ardhurat Personale

    1 korrik 2007, ky tatim i diferencuar do kalojë 10 %

    Kontributi i Sigurimeve

    1 janar 2008 pritet të shkojë 10 %
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Leter Bizneseve Per Rrogen Minimale

    Tatim-taksat, letër bizneseve për pagën minimale


    Duke hasur në kundërshtitë e biznesit prodhues për rritjen e pagës minimale për sektorë të ndryshëm, tatimorët janë munduar të zbusin tonet. Para disa ditësh, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dërguar një kërkesë pranë subjekteve private ku kërkon propozimet e tyre përsa i përket Vendimit 42 të qeverisë për kategorizimin e pagave sipas sektorëve për kategoritë e caktuara në ligj. Brenda pak ditësh, sipas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të gjitha subjektet do të paraqesin propozimet e tyre në lidhje me Vendimin 42, që parashikon rritjen e pagës minimale të punonjësve të sektorit privat për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sipas Vendimit 42 të qeverisë në nivelin e punonjësve të kualifikuar, ku paga minimale nuk do të jetë më pak se 23,600 lekë, janë përfshirë pozicione të tilla si: brigadier, teknik prodhimi, kontrollor cilësie dhe normist. Ndërkohë që paga minimale për nivelet drejtuese është e ndryshme në varësi të sektorëve. Në personelin drejtues dhe teknik janë përfshirë administratori, ekonomisti, inxhinieri i modelimeve dhe inxhinieri teknolog. Ndërsa në Ministrinë e Financave është ngritur grupi i punës, që po rishikon kategorizimin e pagave në biznese të caktuara.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  3. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  4. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •