Sistemi i Tatimeve dhe Taksave ne Shqiperi
Para ndryshimeve tė fillimit tė viteve “90, shqiptarėt ishin plotėsisht tė bindur se ata ishin i vetmi vend nė botė pa tatime dhe taksa. Por natyrisht, nė paguanim tatime dhe taksa tė cilat kryesisht ishin “fshehur” nė ēmimet e kontrolluara tė mallrave dhe shėrbimeve qė furnizoheshin nga ndėrmarrjet shtetėrore. Dhe ēdokush mund ta mendojė sa I vėshtirė ishte riprezantimi pas njė periudhė 40 vjeēare i njė sistemi tė ri tatimor dhe krijimi i njė administrate tatimore efiēente. Por tani pas rreth dhjetė vjetėsh, mund tė pohojmė se kemi ndėrtuar njė legjislacion tatimor modern, tė pėrafėrt me atė tė vendeve tė tjera tė zhvilluara tė rajonit dhe tė hartuar me asistencėn e organizmave ndėrkombėtare prestigjioze tė njohur nė fushėn e draftimit tė ligjeve dhe tė hartimit tė politikave tatimore.
Fillimet e reformės nė fushėn fiskale
Konturimi i legjislacionit fiskal dhe pėrcaktimi i llojit, bazės sė taksueshme dhe tarifave tatimore i pėrkasin fundit tė vitit 1991 dhe fillimit tė vitit 1992. Nisur nga mungesa e pėrvojės nė hartimin e legjislacionit fiskal i cili aplikohet nė ekonominė e sipėrmarrjes sė lirė, ligjet e hartuara nė kėtė pėriudhė pėrgjithėsisht ishin tė thjeshtė dhe jo tė kompletuar. Njė pėrpjekje mė e mirė pėr hartimin e njė pakete tė plotė fiskale u bė nė fillim vitin 1993, duke dhėnė nė mėnyrė mė tė qartė konturet e njė legjislacioni tatimor bashkėkohor. Nė kėtė periudhė, krahas tatimeve tė tilla si; tatimi mbi qarkullimin, akcizat, tatimi mbi fitimin dhe mbi biznesin e vogėl, filloi implementimi i tatimit mbi tė ardhurat personale, kryesisht nga pagat.
Periudha 1992 deri 1996, pėr vetė nivelin e zhvillimit ekonomik tė vendit, dhe nevojėn pėr investime kryesisht nga investitorė tė huaj, u karakterizua nga tarifa pėrgjithėsisht tė nivelit mesatar dhe tė ulėt, si dhe nga incentiva dhe pėrjashtime me qėllim stimulimin e veprimtarive prodhuese. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si pėrjashtimi nga tatimi mbi fitimin pėr 4 vitet e para tė veprimtarive prodhuese, zbritje nga detyrimi mbi fitimin kur fitimi riinvestohej nė Shqipėri nga ana e investitorėve tė huaj, mėnjanimi i efektit kaskadė nė aplikimin e tatimit mbi qarkullimin, mostaksimi i njė sėrė tė ardhurash personale si interesat, dividentėt etj.
Krahas efekteve pozitive qė patėn kėto masa nė zhvillimin ekonomik tė vendit, sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe fuqizimin e sipėrmarrjes sė lire, nuk mund tė mos pėrmendim edhe faktin se inciativa tė tilla filluan tė ktheheshin gjithnjė e mė shumė nė njė mjet tė efektshėm pėr shmangie nga detyrimet tatimore dhe evazion fiskal. Nga ana tjetėr, nevojat pėr investime dhe shpenzime tė tjera buxhetore bėnin tė domosdoshme mbledhjen e mė shumė tė ardhurave tatimore nė buxhet, tė ardhura qė nuk mund tė siguroheshin duke ruajtur dhe zgjeruar inciativat fiskale.
Modernizimi i sistemit tatimor shqiptar
Pėrpjekjet serioze pėr modernizimin e legjislacionit dhe tė sistemit tatimor shqiptar kanė filluar mbas vitit 1995 dhe nė vazhdim. Kėto pėrpjekje u pėrqendruan sė pari nė hartimin e ligjit dhe pėrgatitjen e infrastrukturės pėr implementimin e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar, e cila si forma kryesore e tatimeve indirekte do tė zėvendėsonte tatimin mbi qarkullimin. Hyrja nė fuqi e kėtij ligji nė 6 mujorin e dytė tė vitit 1996 u shoqėrua nė atė periudhė por mė tepėr gjatė viteve nė vazhdim me rritjen e tė ardhurave tatimore indirekte nga TVSH-ja krahasuar me tatimin mbi qarkullimin, si dhe me pėrmirėsime tė dukshme nė fushėn e administrimit duke pėrfshirė pėrpunimin e informatizuar tė deklaratave dhe tė vlerėsimeve tatimore.
Proēesi i modernizimit tė sistemit tatimor shqiptar i filluar me TVSH-nė, duhej tė shoqėrohej edhe me modernizimin e llojeve tė tjera tė tė ardhurave tatimore dhe kryesisht tė atyre direkte. Kėshtu qė, mbas vitit 1997, u fillua njė punė e madhe pėr draftimin e njė legjislacioni tatimor modern dhe bashkėkohor. Puna filloi me miratimin e Ligjit “Pėr tatimin mbi biznesin e vogel” nė mars 1998. Qėllimi i ndryshimeve nė mėnyrėn e taksimit tė kėsaj kategorie tatimpaguesish ishte thjeshtėzimi i mėtejshėm i proēedurave tė llogaritjes, tė kontrollit dhe pagesės sė tatimit mbi biznesin e vogėl. Njė masė e tillė merrej me qėllim lehtėsimin e kėtij biznesi tė madh nė numėr nga proēedurat e rėnduara dhe burokratike tė administratės shtetėrore, duke u dhėnė tatimpaguesve tė vegjėl njė frymėmarrje mė tė madhe.
Mė pas u punua nė drejtim tė modernizimit tė llojeve tė tjera tė tatimeve direkte si tė atyre mbi tė ardhurat e individėve, ashtu edhe tė fitimit korporativ. Ky synim u realizua me miratimin nė dhjetor 1998 tė Ligjit “Pėr tatimin mbi tė ardhurat” i cili integronte nė njė ligj tė vetėm tė ardhurat e individit dhe ato tė kompanive. Ky ligj pėrmbante gjithashtu kushte dhe parime tė panjohura mė parė, por tė aplikuara gjėrėsisht nga administratat tatimore tė vendeve tė zhvilluara. Mund tė themi se implementimi i kėtij Ligji, sė bashku me Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar, pėrbėjnė arritjet mė tė spikatura nė fushėn e legjislacionit fiskal dhe tė administrimit tatimor. Kėto ligje, duke mos pėrmbajtur shumė pėrjashtime dhe incentiva, kanė mbyllur mundėsitė pėr shmangie tatimore, duke krijuar njėkohėsisht terrenin e pėrshtatshėm pėr njė konkurencė tė ndershme midis bizneseve
Jo mė pak tė rėndėsishme janė ndryshimet e bėra nė fushėn e akcizave, duke hartuar njė ligj, i cili nėpėrmjet nivelit tė unifikuar tė tarifave tė parashikuara pėr prodhimin e vendit dhe atė tė importit, plotėsoi njė ndėr kushtet kryesore tė vendit tonė pėr antarėsim nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė.
Cikli i modernizimit tė legjislacionit tatimor shqiptar vazhdoi me miratimin nė dhjetor 1999 tė Ligjit “Pėr proēedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė”, i cili me klauzolat qė pėrmban, ka sanksionuar nė mėnyrė tė qartė dhe sinjifikative tė drejtat dhe detyrat si tė administratės tatimore, ashtu dhe tė tatimpaguesve, duke pėrshkruar nė tė njėjtėn kohė tė gjitha parimet bazė tė organizimit dhe funksionimit tė hallkave qė pėrbėjnė sistemin tatimor.
Rritja ekonomike, investimet dhe efekti qe jep sistemi i taksave mbi to
Rezultatet e arritura gjatė viteve 1998-2002 nė fushėn e mbledhjes sė tė ardhurave tatimore, na japin tė drejtė ta konsiderojmė pėrgjithėsisht tė plotė proēesin e modernizimit tė legjislacionit tatimor shqiptar. Pėr kėtė arsye, pėrpjekjet e ministrisė sė Financave janė pėrqėndruar mė tepėr nė modernizimin e administratės tatimore dhe pėrmirėsimin e proēedurave tė deklarimit, mbledhjes, kontrollit dhe administrimit tatimor. Njėkohėsisht i ėshtė kushtuar rėndėsi punės pėr edukimin e tatimpaguesve, rritjen e frymės se bashkėpunimit me tatimpaguesit, duke i konsideruar ata jo si kundėrshtarė, por si partnerė.
Njėkohėsisht, duke patur parasysh impaktin e politikave fiskale, sidomos tė tarifave mbi investimet dhe zhvillimin, gjatė vitit 2000, u punua pėr hartimin e disa ndryshimeve ligjore me efekte mbi investimet e huaja dhe kryesisht te sferes prodhuese. Kėtij qėllimi i shėrbyen hartimi i ndryshimeve dhe miratimi i paketės fiskale nė fund tė vitit 2000, paketė e cila pėrmbante ndryshime tė rėndėsishme nė drejtim tė nxitjes sė investimeve. Ndėr ndryshimet mė tė rėndėsishme mund tė pėrmendim uljen e normės sė tatimit mbi fitimin nga 30 nė 25 pėrqind, zbatimin e sistemit tė “pagesės sė shtyrė” pėr importimin e makinerive dhe paisjeve tė prodhimit dhe ndėrtimit qė e shprehur nė mėnyrė tė qartė do tė thote pėrjashtim i tyre nga TVSH-ja nė import, ulja e afatit tė rimbursimit tė TVSH-sė pėr eksportuesit nga gjashtė nė njė muaj, ulja e tarifės doganore pėr importin e makinerive nga 5 nė 2 pėrqind, ulja e tarifės mesatare doganore nga 18 nė 15 pėrqind, ulja e akcizės pėr cigaret e kategorisė sė tretė (qė nė fakt do tė thotė ulje e akcizės pėr cigaret qė kryesisht prodhohen nė vend), ulja e dėnimeve administrative pėr rastet e shkeljeve nga 5 nė 2 fishin e shkeljes sė kryer dhe njė sėrė ndryshimesh te tjera mė pak tė rėndėsishme tė prezantuara nėpėrmjet kėsaj pakete.
Me ndryshimet dhe uljen e tarifave tatimore te kryera ne fundin e vitit te kaluar, Shqipėria nuk mund tė konsiderohet si vend me tarifa te larta dhe barrė tė madhe fiskale mbi investimet, ēka duhet edhe nga tabela bashkangjitur dhe krahasimi me vende tė tjera te rajonit dhe te Europės.
Duke krahasuar tė dhėnat e Shqipėrise me ato tė vendeve pėrafėrsisht te ngjashme te rajonit si Bullgaria dhe Rumania, rezulton se tarifat tatimore si te tatimeve direkte, ashtu edhe te atyre indirekte ne vendin tone jane me te ulėta.
Nė vitet 2002 e nė vazhdim pamja e pėrgjithshme e sistemit fiscal shqiptar aktualisht ėshtė e tillė qė, nė zbatim tė politikės ekonomike tė Qeverisė, inkurajon zhvillimin e biznesit. Shprehje e kėsaj ėshtė fakti se Tatimi mbi Fitimin ėshtė me njė normė prej 25% nga 30% qė ishte 2 vjet mė parė, duke e kthyer kėtė lloj tatimi, nė tatimin me normėn mė tė ulėt nė vendet e rajonit.
Gjithashtu ėshtė aprovuar skema shlyerjes sė pagesės sė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar pėr pajisjet e destinuara pėr t’u investuar nė proēesin e prodhimit tė ndėrtimit dhe telekomunikacionit dhe kjo pėrbėn njė lehtėsi dhe nxitje tjetėr tė madhe pėr zhvillimin e prodhimit nė vend.
Kohėt e fundit administrata tatimore ka ndėrmarrė hapat e parė, drejt reformimit tė plotė dhe tė gjithanshėm tė saj.
Me kėto e tė tjera masa do tė zhvillohet akoma e mė shumė sistemi tatimor shqiptar, duke e kthyer atė nė njė sistem bashkėkohor. (tatimi.gov.al)
Krijoni Kontakt