Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anëtarësuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Në Fushat e Elyses
    Postime
    164

    Intoleranca ndaj laktozës tek shqiptarët

    A ka në mesin e shqiptarëve njerëz që nuk mund t'a pinë qumështin?

    Çdo njeri mund t'a pi qumështin si foshnje, kur rritet e humb atë aftësi. Por pas revolucionit agrokultural para 10000 viteve, shumë filluan të adaptohen me qumështin prandaj e pinë gjatë gjithë jetës.

    Për indianët thuhet se asnjë prej tyre nuk mund të hajë djath as të pijë qumësht. Për arabët thuhet se disa e pinë e disa jo.

    Duke u bazuar në dijeninë tuaj, a e puini ju qumështin, ose a e njihni ndonjë shqiptar, i cili nuk mund t'a pijë qumështin?

    Tema ka të bëjë me gjenet, evoluimin e njeriut, prandaj është brenda antropologjisë.
    PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga Hylltar Lexo Postimin
    A ka në mesin e shqiptarëve njerëz që nuk mund t'a pinë qumështin?

    Çdo njeri mund t'a pi qumështin si foshnje, kur rritet e humb atë aftësi. Por pas revolucionit agrokultural para 10000 viteve, shumë filluan të adaptohen me qumështin prandaj e pinë gjatë gjithë jetës.

    Për indianët thuhet se asnjë prej tyre nuk mund të hajë djath as të pijë qumësht. Për arabët thuhet se disa e pinë e disa jo.

    Duke u bazuar në dijeninë tuaj, a e puini ju qumështin, ose a e njihni ndonjë shqiptar, i cili nuk mund t'a pijë qumështin?

    Tema ka të bëjë me gjenet, evoluimin e njeriut, prandaj është brenda antropologjisë.
    Shqiptaret jane aty per ty 50% me 50%, kam pare ca studime lidhje me anti-laktoze. Une p.sh nuk e pi dot qumeshtin qe prej moshes 8 vjec dhe jam i vetmi antar i familjes qe nuk e pi, por qumesht me kakao-nescaffe apo keksa apo te perzier me ndonje gje tjeter mund ta pije pa problem.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    un deri me sot skam pa shqiptar qe asht lactose-intolerant. po ku i dihet un si kam pa krejt shqiptaret
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Po une njoh shqiptar qe e kan ket problem, e kan pas ne shqiperi edhe ketu ne usa. gjithashtu nuk kisha degjuar kurre qe te kishin alergji nga nuts deri sa me ndodhi me djalin. Pra varet edhe nga immune system i individit jo vetem nga environment edhe faktor te tjere..
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    un deri me sot skam pa shqiptar qe asht lactose-intolerant. po ku i dihet un si kam pa krejt shqiptaret
    Ke te drejt. Nuk mendoj qe Shqiptaret mund te identifikohen me % per mos kunsumim te qumshtit apo nenprodukteve te tije. Mund te kete raste jashte zakonisht te rralla qe nuk e konsumojne, ashtu sic mund te kete Shqiptar qe nuk konsumojne mishin apo ndonje zarzavat dhe frut te vecante.

    Une dhe familja ime jemi konsumues te rregullt te qumeshtit dhe te nenprodukteve te tije aq te domosdoshme per organizmin, sidomos kur behet fjale per kalcium qe gjendet me bollek ne to
    Revolution 1848

  6. #6
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Duke u bazuar në dijeninë tuaj, a e puini ju qumështin, ose a e njihni ndonjë shqiptar, i cili nuk mund t'a pijë qumështin?
    Unë s'kam dëgjuar në fakt, por nuk e di në ka edhe statistika për këtë çështje. Gjithsesi, jo vetëm qumështi por edhe nënproduktet e tij: kosi, djathi, gjalpi. Njoh 2-3, por intoleranca iu shfaq pas mjekimit të dëndur e marrjes së lloj lloj ilaçeve si pasojë e disa sëmundjeve të tjera.

    Logjikisht shqiptarët duhen ta kenë të ulët % e intolerancës duke qënë se janë marrë shumë me blegtori ( ndër të tjerash).
    Elegance is an attitude.

  7. #7
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Intoleranca apo mos-durimi ndaj një produkti zakonisht shfaqet për shkak se shumica e produkteve sot gjatë rrugës deri te përdoruesi kalon nëpër shumë procese, ku disa nga këto procese përmbajnë elemente kimike për shkaqe të ndryshme. Në këtë mes hyn edhe shumë produkte të cilat konsiderohen si produkte ekologjike. Prandaj edhe kemi persona që krijojnë një lloj alergjie e cila e ndjekë atë person gjatë tërë jetës së tyre.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  8. #8
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anëtarësuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Në Fushat e Elyses
    Postime
    164
    Më vjen mirë për pjesëmarrjen në temë.

    Statistikat disi e humbin tërësisht vlerën, kur një numër i madh i njerëzve e mohojnë se ka intolerantë ndaj qumështit, ose kur njeh plot njerëz dhe asnjëri nuk është i tillë.

    Përqindja e ulëtë e njerëzve që nuk mund t'a pinë qumështin, tregon ndoshta edhe se lopa delja e dhia, për herë të parë u zbutën në Ballkan dhe jo siç thonë disa se dhia na qenka zbutur në Anatoli sepse atje përqindja e intolerantëve është mjaft e lartë.
    PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  9. #9
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Me statistika

    Lactose Intolerance by Ethnic Groups:

    African Blacks 95%
    American Indians 90%
    Asian Americans 90%
    North American Blacks 75%
    Mexican Americans 75%
    Mediterraneans 60%
    North American Whites 15%

    Burimi ketu
    Kjo perqindja tregon uljen e enzimes Lactase! Nese Lactase eshte ne sasi te vogla atehere personi ka mundesi te mos e toleroj laktozen.


    Jane 3 shkaqe pse personi mund te behet intolerant: 1 ka lindur me mungesen e enzimes Lactase per arsye te mutacionit. 2) Shkaktare behen semundje te tjera te zorres se trashe/holle. Dmth nga keto semundjet behesh intolerant ndaj laktozes. 3) Gjenetike, ketu perfshihet perqindja qe ju tregova pak mesiper.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Shqiptaret intolerant nda laktozes??!!!
    Qumshti dhe nenprodhimet e tija jane ushqimi i perditshem i shqiptareve!
    Ka familje shqiptare qe nuk konsumon cdo dite ose djathe,kos apo qumsht, cdo dite ??
    Une nuk njoh!
    Ec e besoj pastaj statistikat e internetit!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e hektor.m
    Anëtarësuar
    08-01-2012
    Postime
    39
    Hmmm t'them te drejten une e pi shume qumeshtin , por vetem qumeshtin qe e blejme si te paketuar ( tetra pak ) , ndersa qumeshtin qe njeriu e mjel e lopen dhe e shet - ate nuk mundem ta pi sepse nuk me pelqen shija .

    Me shume se 50% e shokeve/shoqeve te klases time me kan treguar se nuk pijne qumesht ... Kjo gje me habit ...

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga hektor.m Lexo Postimin
    H

    Me shume se 50% e shokeve/shoqeve te klases time me kan treguar se nuk pijne qumesht ... Kjo gje me habit ...
    Qumshtin ndoshta jo por djathin ,kosin ,gjalpen apo makiaton eshte e pamundur te mos i konsumojne!

  13. #13
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ane,
    Bulmeti nuk konsumohet vetem nga shqiptaret. Po aq shume qumesht, gjalp e djathe shoh qe konsumohet edhe nga amerikanet. Intoleranca shpesh here vjen mbas moshes 20 vjecare. Edhe nese je intolerant ndaj laktozes, mund te hash djath, pish qumeshet e bulmete ne sasi te vogla te shoqeruara me ushqim tjeter. Pra nese e pi qumeshtin me ushqim, apo ha djath te shoqeruar me buke, trupi e toleron normalisht.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Ane,
    Bulmeti nuk konsumohet vetem nga shqiptaret. Po aq shume qumesht, gjalp e djathe shoh qe konsumohet edhe nga amerikanet. Intoleranca shpesh here vjen mbas moshes 20 vjecare. Edhe nese je intolerant ndaj laktozes, mund te hash djath, pish qumeshet e bulmete ne sasi te vogla te shoqeruara me ushqim tjeter. Pra nese e pi qumeshtin me ushqim, apo ha djath te shoqeruar me buke, trupi e toleron normalisht.
    Edhe ata qe jane tolerant ndaj laktozes sipas ketyre burimeve nuk besoj qe kane pire vetem qumesht pa e shoqeruar me buke !!
    Te thuhet qe Ballkani ka 50% intolerance ndaj laktozes me duket qesharake kur dihet qe qumshti dhe produktet e saj kane qene ushqim BAZE i popullates por une besoj qe keto burime duan ta paraqesin racen nordike si te veqante pasi toleraca ndaj laktozes lidhet edhe me mutacionin gjenetik!

  15. #15
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ane: "sometimes a cigar is just a cigar" ~Freud

    Ketu tregon qe vendet ballkanike 55% intolerant







    Kurse ketu gjeta nje harte ku tregon perqindjen e intolerances ne bote.



    Link: eshte ketu


  16. #16
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    s0ni,

    kjo harta me duket se tregon nje proporcion qe ka te beje me perdorimin e qumeshtit, perderisa ne vendet e varfera perdoret me shume qumeshti jane me intolerant, kurse ne vendet me te pasura jane me tolerante sepse perdorin me pak qumeshtin.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2010
    Postime
    22
    Ne menyren e te ushqyerit te shqiptareve (qe jetojne ne shqiperi), bylmeterat zene vendin me kryesor pas brumerave.
    Tani duhet ber pak dallim nga JO-TOLERANCA dhe ALERGJIA qe mund te shkaktoje laktozi pasi jane dy reaksione te ndryshme.

    Siç u permend me siper jo-toleranca shkaktohet per mungese te enximes laktasi dhe ne disa raste te enximeve proteolikte(tretin proteinat e qumeshtit), ndersa alergjia ka te bej me sistemin imunitar te nje individi, kundertrupat reagojne kunder proteinave te qumeshtit te quajtur alergjen(si p.sh kazeina)..

    Sipas eksperiences time ka shume shqiptar qe jane jotolerant ndaj laktozit por nuk e dine qe kane kete jotoleranc, i nenvleresojne simptomat..

    Rasti i fundit ka qene me kusheriren time qe sapo kishte lindur.. Kur shkova per pushime ne shqiperi e shikoja gjithmone qe pinte vetem qumesht dhe kos, dhe kur e pyeta perse, pergjigja ishte qe duhet te prodhonte sa me shume qumesht per djalin... fillova me te qeshur me te madhe.. Ne shqiperi akoma besojne se po nuk pive sa me shume qumesht nuk prodhon qumesht per femine, kjo legjend nuk eshte aspak e vertete.. per te prodhuar qumesht mjafton te pish sa me shume uje.
    Nejse, kjo me tregoi se gjate dites kishte dhimbje barku, i kercisnin zorret etj.. ndersa djali gjate nates nuk e mbyllte syrin se kishte prerje barku.. I thashe te nderpriste qumeshtin por te pinte sa me shume uje dhe te mos e perdorte per 1 jave djathin per te pare nese do kishte permiresime... Me mire mos ta kisha thene, mu vune te gjithe kunder, sidomos vjerri dhe vjerra e kusherires.. sipas tyre isha e çmendur, pasi keshtu djali nuk do kishte asgje per te pire me pas... u deshen gati 2 jave per ta bindur, 3 ditet e para djali nuk kishte permiresim ndersa nga dita e katert flinte i qete gjate gjithe nates ndersa kesherira ime ne 2 jave u çfry sepse me pare edhe pse kishte 3 muaj qe kishte lindur dukej sikur ishte akoma shtatzane.

    Une personalisht nuk njoh asnje shqiptar qe nuk pi qumesht(perveç meje hahahah), por nuk e pij per nje problem etik(jam vegjetariane) dhe jo sepse jam jotolerante.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,214

    Për: Intoleranca ndaj laktozës tek shqiptarët

    Tiroidet Dhe Intoleranca Ndaj Laktozës – Çfarë Duhet të Dini


    Në pamje të parë, duket se tiroidja dhe intoleranca ndaj laktozës janë probleme që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën.

    Megjithatë, në një vëzhgim më të hollësishëm të të dyja këtyre problemeve, del në pah një aspekt shumë i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar.

    Sëmundjet e tiroides janë përgjithësisht çrregullime të sistemit imunitar. Trupi gabimisht e cilëson tiroiden si armik dhe e sulmon.

    Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulmetit.

    Kësisoj, ushqimi me përmbajtje laktoze kalon në zorrën e trashë dhe shkakton gazra, fryrje dhe diare.

    Laktoza gjendet edhe tek ëmbëlsirat industriale, drithërat, salcat e marinimit të sallatës, majoneza, pudingu dhe ëmbëlsuesit natyralë.

    Intoleranca ndaj laktozës mund të jetë edhe një problem genetik ose një pasojë e një lëndimi apo plakjes.

    Simptomat e saj mund të shfaqen nga 30 minuta deri në 20 minuta pas ngrënies së një ushqimi me përmbajtje laktoze.


    Lidhja Mes Sëmundjeve Të Tiroides dhe Intolerancës Ndaj Laktozës

    Intoleranca ndaj laktozës mund të ndërhyjë në aftësitë e trupit për të përpunuar barnat në trajtimin e sëmundjeve të tiroides.

    Arsyeja ka të bëjë me laktozën.

    Laktoza është një përbërës jo-aktiv që gjendet në shumë prej barnave kundër disa llojeve të sëmundjeve të tiroides.

    Nëse ju vuani nga intoleranca ndaj laktozës dhe tiroidja, trupi nuk e përthith atë siç duhet dhe ilaçi humbet efikasitetin.

    Kjo do të thotë se nëse vuani nga tiroidja, duhet të bëni patjetër analizën që tregon nëse jeni intolerantë ndaj laktozës ose jo, në mënyrë që të siguroni një mbarëvajtje të mirë të kurës kundër sëmundjes.

    Gjurmë të laktozës, qoftë në sasi minimale, gjenden edhe tek kontraceptivët, viagra, apo barnat kundër aciditetit në stomak.

    Ajo gjendet edhe tek medikamentet kundër ankthit e depresionit, astmës, kolitit, pagjumësisë apo edhe tek ilacet kundër tensionit të lartë të gjakut.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/lajme/tiroidet-d...duhet-te-dini/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •