Krijimet me poshte jane shkeputur nga libri Prekjet e Nirvanas. Nje tjeter liber i kesaj autoreje eshte Ngricat e veres.
Klithma e stines se keputur
Sa klithi ajo pulebardhe!
Krahet perplasi vrullshem
pastaj ngadale
fare ngadale
pa fryme mbeti mbi tallaz!
Ish perendim kuqalan
dite e nje stine te keputur
Re te varura
e shkembinj te zymte vinin verdalle.
Ngjethshem klithi ajo pulebardhe
deri ne fund aq e bukur
deri ne fund aq e bardhe
Ish dite nga nje stine e keputur
Nirvana
Rreke e ēmendur
derdhur lekures e frazes memece
frymon kraharorin tim
marrosur kraharorit tend
Atehere
kur lendet shkrijne lenden ne nje
shperbere tingullit te lene
dritheruar
pellembes qe shtrenguar ka pellembe
Atehere
Lakuar mbi harkun e marre
harruar mbi shtresa flakesh
qe ribejne gjithegjene
e segmentin kohor zgjasin
ne nje udhez pafund
atehere
lindi ajo
nderthurur prej mishi e qielli
Ishte foshnje
dikush tha ish Ajo
quhej Nirvane
Sikur
Nese je ulur ndonjehere bri meje
per te skicuar vijezen e syrit tim
dhe pastaj
ate dritez te ylberte ta rrokesh
ta mbledhesh
tinez meje te teren kur thyhet
e kyēur ta gjej nje dite ne nje kuti;
Nese porteze i behesh
ardhjes sime
nje porte e rende, e kristalte
qe syri te te dehet perendimit kuqalan
e vargjet per te t'i blatojme bashke;
Nese doren do te me zgjasesh neteve te enderrta
e lotet te mundesh te m'i thash ne sy
te njohesh pa njohur vuajtjen pa faj
e te mundesh te jesh aty;
Nese ne shtratin e te kaltres sime te jesh
e buze te m'i qendrosh vesnaje
ne s'merzitesh largies se ēastit tim
e te me ripresesh krahehapur si nje foshnjez pa faj;
Atehere tek une do te rrosh paskaj...
Krijoni Kontakt