Nano, Ruēi, Islami, Bufi kanė humbur bashki nė jug
PS, drejtuesit historikė humbin nė bastionet e tyre
Bastionet e drejtuesve historikė tė Partisė Socialiste kanė ndėrruar ngjyrė. Saranda, Delvina, Tepelena, Memaliaj, Patosi, Gramshi, Ballshi dhe komunat e tyre nga rozė tashmė janė blu dhe qė nesėr do tė drejtohen nga kandidatėt fitues tė Partisė Demokratike.
Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, ka humbur nė zonėn e tij elektorale gjithēka. Nė garėn pėr Bashkinė e Sarandės, nė avantazh vazhdon tė jetė kandidati demokrat Edmond Gjoka pėrballė atij socialist Hysen Hysi. Burime nga selia rozė pohojnė se kandidatura e Hysit ishte mė e gjetura nga ana e socialistėve. Hysi garantonte fitoren, por rezultatet e ditės sė diel hodhėn poshtė kėtė parashikim. Hysi u mbėshtet edhe nga ish-kryetari socialist, Nano, i cili ishte aktiv gjatė fushatės elektorale tė kandidatit socialist. Gjithashtu kryesocialisti ka humbur dhe Bashkinė e Delvinės. Por ish-numri njė socialist ka humbur edhe komunėn e Ksamilit dhe Bashkinė e Konispolit, por dhe komunat Margat dhe Nivicė, duke kthyer tėrėsisht raportet politike nė qytetin, por dhe rrethin e Sarandės. Por nėse nė Sarandė bashkia nuk ndryshoi duar, vazhdon tė qeveriset nga e djathta, nė Tepelenė, ku deputet ėshtė ish-sekretari i Pėrgjithshėm socialist, Gramoz Ruēi, situata ėshtė edhe mė e rėndė. Tepelena, nga 2 bashki dhe 8 komuna, ka humbur tė dyja bashkitė dhe ka fituar 2 nga 8 komunat. Nė Tepelenė, PS-ja ka humbur bashkinė dhe gjashtė komuna, por edhe Bashkinė e Memaliajt. Por humbje nė bastione socialiste ka pėsuar dhe zona e Patosit dhe komunat pėrreth, nga ka dalė deputet Ylli Bufi. Lufta e brendshme mes tė majtės, ku kandidonte Bardhi Meli i opozitės sė bashkuar dhe Pajtim Isufi, si kandidat i pavarur i mbėshtetur edhe nga deputeti Bufi, ka nxjerrė fitues Melin, por njėkohėsisht ka fuqizuar me disa vota mė shumė edhe kandidatin e PD-sė. Por mėsohet se dhe komunat pėrreth Patosit janė humbur nga Partia Socialiste, e cila mund tė ketė ardhur dhe si reflektim i luftės sė brendshme brenda sė majtės. Socialistėt kanė humbur edhe Bashkinė e Ballshit, ku ėshtė deputet njė nga protagonistėt e kongresit reformues tė PS-sė sė vitit ’91, Kastriot Islami. Islami ishte njė nga deputetėt qė ka refuzuar marrėveshjen PS-LSI pėr ndarjen e zonave dhe ka mbėshtetur kandidatin e pavarur nė Patos Pajtim Isufi. Nga njė zonė bastion i sė majtės, Mallakastra rrezikon tani tė prishė ekuilibrat politike. Votimi i sė dielės i riktheu Bashkinė e Korēės Partisė Socialiste me fitoren e Niko Peleshit dhe duket se Korēa po rikthehet me deputetė tė konsoliduar. Por socialistėt kanė humbur shumė terren elektoral edhe nė disa zona tė sigurta tė majta. E majta e bashkuar ka humbur Bashkinė e Pėrmetit, por dhe atė tė Kėlcyrės, pėr tė cilat kandiduan kandidatėt e PSD-sė dhe PAD-sė nė bazė tė marrėveshjes sė partive opozitare. Si edhe nė 3 korrik 2005, harta elektorale pėr zgjedhjet e pushtetit vendor do tė ndryshojė ngjyrė, duke shtuar njėsi vendore me ngjyrė blu edhe nė jug tė vendit, atje ku drejtuesit e PS-sė nė zgjedhjet parlamentare gjenin garancinė e fitores.
Zonat e humbura
Bashkite
Sarandė,
Tepelenė,
Delvinė,
Patos,
Ballsh,
Pėrmet,
Kėlcyrė,
Memaliaj,
Konispol
Panorama
Krijoni Kontakt