NJOHURI PĖR DEPRESIONIN
Me depresion kuptohet gjendja e njeriut kur ai kalon njė gjendje tė
vėshtirė e angėshti, vuan pėr njė kohė tė gjatė dhe jeta i duket e
zymtė. Kur njeriu ėshtė i depresionuar ai nuk mund tė gjejė kėnaqėsi
nė asgjė. Njeriu i depresionuar e ka tė vėshtirė tė fillojė njė punė dhe
ai lodhet shpejt. Marrja e vendimeve ėshtė nė shumicėn e rasteve e
vėshtirė, si dhe pėrqėndrimi nė mėsim ose nė lexim.
Ai qė vuan nga depresioni nuk fle mirė. Zgjimi natėn ėshtė mė se i
zakonshėm. Nga ana tjetėr ai qė vuan nga depresioni e ka tė vėshtirė
tė flejė, ose gjumi mund tė jetė i lehtė ose me copa. Ndonjėherė me
depresionin lidhet dhe tė fjeturit e tepėrt. Mungesa e oreksit dhe ulja
nė peshė kanė tė bėjnė me depresionin, ndonėse ndonjėherė i
depresionuari mund edhe tė ketė oreks tė tepruar.
Njeriu i depresionuar ėshtė nė shumicėn e rasteve i nervozuar dhe ai
mund ta ketė tė veshtirė tė jetė nė shoqėrinė e tė tjerėve. Edhe akuzat
e tepruara kundėr vetes janė tė zakonshme. Gjithashtu edhe
mendimet nė lidhje me vdekjen dhe mendimet pėr vetėvrasje janė tė
zakonshme pėr njeriun qė vuan nga depresioni. Dhimbje tė ndryshme
fizike, si dhimbja e kokės, e muskujve, e stomakut e shpinės janė tė
zakonshme dhe shkaku i tyre nuk gjendet nė organizėm.
NGA VJEN DEPRESIONI?
Depresioni vjen zakonisht nė raste kur kemi tė bėjmė me ndryshime tė
mėdha nė jetė. Raste kur njeriu humbė njerėz tė rėndėsishėm tė jetės
sė tij, ose gjėra tė rėndėsishme jetike, si vendi i punės ose banesa
sjellin si rezultat depresionin. Ndonjėherė depresioni vjen dhe nė rastet
kur njeriut nuk i mjaftojnė energjitė tė triumfojė mbi sfida tė reja e tė
mėdhaja. Tė tilla sfida mund tė jenė, pėr shembull, shpėrngulja nė njė
vend tė ri, pėrshtatja ndaj njė kulture tė re ose mėsimi i gjuhės sė re.
Disa njerėz depresionohen mė lehtė se tė tjerėt. Kjo mund tė jetė, pėr
shembull, pasojė e faktorėve gjenetikė dhe e karakterit tė njeriut. Dihet
se me depresionin bashkėlidhen ndryshime nė aktivitetin e trurit,
ndryshime kėto qė mbarojnė dhe normalizohen kur depresioni kalon.
SI KUROHET DEPRESIONI
Njeriu duhet tė kėrkojė ndihmė nė rast se vuan nga depresioni pėr njė
kohė tė gjatė, dhe nė rast se depresioni pengon nė aktivitetet e jetės
sė pėrditshme. Pėr depresionin mund tė konsultoheni pėr shembull me
motrėn medicinale ose mjekun. Ėshtė mirė dhe tė komunikohet me
njerėzit e afėrt. Njeriu qė vuan nga depresioni akuzon shpeshherė
veten pėr gjendjen e tij dhe kjo shton depresionin. Si fillim, shpeshherė
ėshtė mirė qė tė qetėsohesh dhe ti japėsh kohė vetes tė shėrohesh.
Nė tė shumtėn e rasteve kur je i depresionuar ėshtė e vėshtirė tė
zgjidhėsh probleme tė mėdha dhe nėse ėshtė e mundur ėshtė mirė qė
zgjidhjen e tyre ta shtysh pėr mė vonė. Shėrimi nga depresioni do
kohė dhe zakonisht zgjat me javė tė tėra, ndonjėherė edhe muaj.
Nė bashkėbisedimet me personin kujdestar mundohet tė sqarohet dhe
qetėsohet situata. Shumė herė diskutimi pėr problemet dhe
vėshtirėsitė ėshtė lehtėsues, ndonėse zgjidhjet mbase nuk gjenden
menjėherė. Mė vonė pasi tė jetė qetėsuar situata ka mundėsi tė
bisedohet mė detajisht pėr shkaktarėt e stresit e humbjet nė jetė, si
dhe tė mendohet pėr mėnyra dhe alternativa tė tejkalimit tė situatės.
Nė saj tė bashkėbisedimeve mundėsohen kėndvėshtrime tė ndryshme
tė reja mbi problemet e jetės, mbi sjelljen, mendimet e vetė personit, si
dhe mbi marrėdhėniet me tė tjerėt. Qėllimi ėshtė qė personi tė rigjejė
forcat nė vetvete.
Trajtimi me ilaēe pėrshpejton shėrimin nga depresioni. Ilaēet qė
pėrdoren pėr depresion janė pa rrezik dhe nuk shkaktojnė varėsi.
Efekti i ilaceve ndaj gjendjes sė pėrgjitshme dhe simptomave shihet
zakonisht pas 2-4 javėsh qė prej fillimit tė kurimit. Trajtimi me ilace
duhet vazhduar edhe pas shėrimit sepse simptomat shfaqen sėrisht
me lehtėsi pas ndėrprerjes sė ilaēeve. Trajtimi me ilaēe zgjat zakonisht
½-1 vit dhe gjatė kėsaj kohe ilaēet duhen pėrdorur rregullisht ēdo ditė.
Pėr pėrfundimin e ilaēeve duhet tė kėshilloheni me mjekun.
Nė fillim tė pėrdorimit tė ilaēeve mund tė shfaqen edhe efekte anėsore.
Zakonisht efektet anėsore mund tė jenė ndjenja e tė vjelltit, dhimbje
koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Zakonisht efektet
anėsore janė tė lehta dhe kalojnė brenda disa ditėve kur organizmi
mėsohet me ilaēet. Pėr efektet anėsore tė ndryshme duhet tė
kėshilloheni me mjekun kurues. Pėrveē ilaēeve tė depresionit
ndonjėherė mund tė jetė e nevojshme tė pėrdoren dhe ilaēe gjumi ose
ilaēe qė ulin angėshtinė.
Krijoni Kontakt