Laku grek dhe sllav qëndron rreth qafës së kombit shqiptar
Nga Joseph J. Dio Guardi (SHBA)
President i lobit shqiptar në Amerikë
Tek hapja faqet e gazetës “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar përsëri rreth Shqipërisë. Më zuri koka, kur shikoja Xhorxh Bush në Bukuresht tek i uronte para Shqipërisë, mirëseardhjen në NATO Rumanisë së varfër. Dhe kjo vetëm pak kohë pasi në krye të kartës kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjesë e Serbisë; në Kosovë vazhdohej copëtimi i Mitrovicës me planin antishqiptar të Shtajnerit, ndërsa në Maqedoni u kthye në pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorovit.
Pa përmendur këtu problemet e vazhdueshme të shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë, Çamëri etj. Vërtet që mund të kalosh në depresion kur shikon retë e zeza që kanë mbuluar kombin 7 milionësh shqiptar në Ballkan. Ku kemi gabuar? Në krye të murit të turpit që unë kam përmendur më 1994, gjatë një konferencë në Stamboll, është arkitekti kryesor i Ballkanit të sotëm, djalli vetë, Sllobodani Millosheviçi. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franko Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Unë hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker i cili ka thënë: “ne nuk kemi marrë pjesë në luftim” dhe Richard Hollbruk, arkitektin e marrëveshjes së dështuar të Dejtonit.
Një tjetër mur turpi po shfaqet. E kam fjalën për planet që synojnë ta mbajnë popullin shqiptar nën varësinë shovinistë greke dhe sllave për 100 vjet të tjera. Këtë radhë shqiptarët nuk duhet të bëjnë me faj askënd veç vetvetes, dhe unë besoj se shkaktare e kësaj situate është mungesa e aftësisë drejtuese politike tek shqiptarët. Po lejojmë lakun grek dhe sllav të vazhdojë të qëndrojë rreth qafës së kombit shqiptar.
Pra ku kemi gabuar? Duhet të fillojë me shtetin “nënë”Shqipëri: ndonjë mund të kthehet prapa dhe të drejtojë gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 - vjeçar i Enver Hoxhës dhe pasuesin e tij Ramiz Alia. Por, ne duhet të hedhim vështrimin tek vitet e fundit për të parë mundësitë e humbura për mungesë ndershmërie, guximi dhe aftësie drejtuese largpamëse për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në Ballkan.
Sali Berisha ishte i pari që hodhi një hap të gabuar në fillim të dekretit të tij si i pari president demokrat i zgjedhur në Shqipëri që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai lejoi që Shqipëria multifetare të bëhej, në mënyrë të panevojshme, anëtare e plotë e Konferencës Islamike, duke u dhënë mundësi armiqve të Shqipërisë ta prezantonin vendin si një shtet islamik, si një bazë për fundamentalizmin në Evropë. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshëm veprimet e shfrenuara të skemave piramidale në Shqipëri. Këto dhe një sërë vendimesh të gabuara në politikën e jashtme, çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Kështu që z. Berisha, duhet të ndihet fajtor që nuk arriti të kapë momentin për tu futur njëherë e mirë Shqipërinë në rrugën e perëndimit.
Duhet të ndiheni fajtor dhe ju, z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral të Shqipërisë të tretet në një shkatërrim elektoral më 2001, në mënyrë që të mbronit interesat tuaja personale dhe në këtë mënyrë thelluat dështimet e brendshme dhe të jashtme- të Partisë Socialiste. Ju lejuat politikën e jashtme greke, (nëpërmjet ndikimit të zyrtarëve grekë, biznesmenëve grekë, madje dhe drejtuesit të lobit grek në Amerikë, (Nikolas Geixh) të dominojë në çështjet ekonomike dhe politike (madje dhe fetare) të Shqipërisë. Duhet të ndiheni fajtor, z. Nano, që lejuat helmimin e Tiranës me influencën ultra-nacionaliste greke (për pasojë serbe dhe ruse).
Nga ana tjetër, demokratët, e drejtuar nga “ i dobëti” Sali Berisha, pranuan një qeveri konsensuale, e cila po bën shumë pak për të zhvilluar Shqipërinë dhe asgjë për të mbrojtur interesat e saj në Ballkan.
Pos Shqipërisë janë veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovarë, ato që mbajnë mbi supe përgjegjësitë për statusin e pasigurt të Kosovës. Këta drejtues janë fajtorë për papunësinë e lartë, copëzimin de facto të Mitrovicës dhe rritjen e influencës serbe mbi liderët perëndimorë. Kriza aktuale në Kosovë duket qartë në parathënien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i zi” në të cilin Kosova, me një pranim në heshtje të Evropës dhe ShBA, është riafirmuar si një pjesë e Serbisë. Si mund të ndodhë kjo pas Aleancës së NATO-s për luftë kundër Serbisë dhe për një Kosovë të lirë, pas burgosjes së Milloshevicit dhe pas tre raunde zgjedhjes model që u zhvilluan në Kosovë për të stabilizuar demokracinë e stilit perëndimor?
Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet të ndjehen fajtorë që nuk kanë përkrahur punën e pastër dhe historike të lobit tonë shqiptar, i cili solli zërin tuaj në Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit të mendojë se për Kosovën mund të ketë mundësi të tjera, edhe pse drejtuesit kyç të Kongresit, demokratë dhe republikanë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Senatit të ShBA kanë punuar me ligën civile për të nxitur zgjedhjet kongresionale për pavarësinë e Kosovës. Rezolutën Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbështetët. Duhet të ndihet fajtor edhe z. Rugova që nuk e përkrahu hapur UÇK si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë.
Ka dhe shumë drejtues të tjerë të politikës në Ballkan dhe asaj ndërkombëtare, të cilët kanë gërryer në thellësi çështjen kombëtare shqiptare. Duhet të ndihen fajtorë ata politikanë aktualë në Greqi, Serbi dhe Rusi që përpiqen të barazojnë përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi, si fundamentalizëm islamik dhe terrorizëm.
Duhet t’u vijë turp edhe atyre drejtuesve aktualë në Turqi, të cilët nuk ecën në hapat e guximshme e plot kurajë të Turgut Ozal, një njeri i cili inkurajoi politikanët shqiptarë, përfshirë dhe shqiptaro-amerikanët si puna ime, për të vazhduar luftën kundër shovinizmit sllav dhe grek për lirinë në Ballkan.
Duhet të ndiheni fajtor dhe ju z. Javier Solana për nxitjen e politikave për të krijuar një shtet të ri jugosllav të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”, duke toleruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Sanksionimi i këtij dokumenti( kartës kushtetuese) thjesht do të shkaktojë paqëndrueshmëri të përkohshme në Ballkan, dhe për pasojë edhe të pjesës tjetër të Evropës. Duhet të ndihen fajtorë edhe politikanët francezë që vazhdojnë të mbështesin politikën e ndjekur në Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftëra në Ballkan që nga 1990. Kjo politikë s’do të bëjë asgjë tjetër veçse do të ruajë paqëndrueshmërinë në Evropë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse Kosova dhe Mali i Zi nuk do të lejohen të ushtrojnë të drejtat e tyre për vetë përcaktim nën ligjet ndërkombëtare, duke mbajtur referendume të organizuara dhe të monitoruara lidhur me statusin final që dëshirojnë.
Dhe së fundmi duhet të ndihen fajtorë edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Ndërkombëtar, të cilët nuk mësuan dot nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe janë shumë të gatshëm të dëgjojnë Rusinë dhe Evropën, teksa kërkojnë mënyra për të braktisur rolin drejtues të ShBA në Ballkan që nga 1990-a nuk arrini ta kuptonin se tashmë populli shqiptar ka besim vetëm tek Amerika, për sa i përket të ardhmes së tij? A nuk e dini se ndërkohë një numër i madh serbësh dhe grekësh gjatë tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA hidhnin valle, ndërsa shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës ndiznin qirinj dhe qanin ndërsa mbanin në dorë postera të heronjve amerikan të cilët humbën jetën gjatë kësaj tragjedie?
Zgjohu Amerikë - shqiptarët janë të vetmit miq që ke në Ballkan.
Pasi investuam miliona dollarë për të realizuar luftën e NATO-s kundër Millosheviçit; pasi investuam më shumë se 200 milionë dollarë për ndërtimin e një qendre ushtarakë në Kosovë; pasi pamë serbët, rusët dhe ukrainasit që i shitën armë Irakut, armë të cilat do të përdoreshin kundër ushtarëve tanë; pasi u konfirmua nga nacionalistët grekë, që në të vërtetë vranë zyrtarët amerikanë për arsye ultra-nacionaliste, tashmë është koha që SHBA të njohin legjitimitetin e luftës së gjatë shekullore të popullit shqiptar për liri, duke mbështetur pavarësinë në Kosovë, si të vetmen mundësi të vendosjes së qëndrueshmërisë dhe paqes në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, gjë e cila është, kryesisht, në interes të SHBA.
Krijoni Kontakt