HISTORIKU
Evropianėt sė pari kanė rėnė nė kontakt me duhanin pasi qė kanė arritur nė brigjet e kontinentit tė ri , Amerikės.Banorėt vendas pėrdornin letrėn e bimės Nicotiana Tabacum dhe Nicotiana Rustica , nė manifestimet rituale , sociale dhe medicinale.
Sė shpejti , pėrdorimi i duhanit , nė formė tė thithjes sė tymit tė tij , ėshtė pėrhapur me shpejtėsi tė madhe , dhe thuhet se tash tymosja e duhanit ėshtė shprehia mė e shpėrndarė nė tėrė botėn.Nė shumė studime ėshtė vėrtetuar se duhani ka shumė veprime tė dėmshme nė organizėm.
PSE DHE KUR FILLON NJERIU TĖ PIJ DUHAN
Shumė faktorė ndikojnė nė interesimin e individit pėr duhanin dhe nė zhvillimin e shprehisė sė pirjes sė duhanit.Shumica e njerėzve fillon pėrdorimin e duhanit nė moshėn e hershme tė rinisė.Tė rinjtė nuk dėshirojnė tė dallojnė nga tė tjerėt .Nėse shokėt / shoqet e tyre tymosin duhanin , edhe ata dėshirojnė ti pėrkasin grupit tė njejtė.
Revistat , televizionet e ndryshme nė reklamat e cigareve e tregojnė pėrdoruesin e duhanit si njeri me shumė eksperiencė jetėsore dhe tė qetė por asnjėherė nuk e tregojnė anėn e keqe tė pirjes sė duhanit dhe nuk flasin asnjėherė pėr rreziqet qė i shkakton duhani.
Disa njerėz pijnė duhan pėr shkak se mendojnė se kjo do tu ndihmojė tė mos e shtojnė peshėn.Por duhani nuk e bėn njeriun mė tė hollė dhe kjo zgjedhje ėshtė njėra nga gjėrat mė tė kėqija qė njeriu mund ti bėjė shėndetit tė vet.
PĖRBĖRĖSIT E TYMIT TĖ DUHANIT
Tymi i duhanit ėshtė njė pėrzierje shumė e ndėrlikuar bashkėdyzimesh dhe elementesh.
Pėrbėhet nga mėse 4000 pėrbėrės tė ndryshėm , qė mund tė radhiten nė dy faza :
- Faza gazore
- Faza partikulare
Faza gazore , pėrveē nitrateve , amoniakut , amineve , metanit , ketonit , aldehideve , acetonit , akrolinės , pėrmban edhe monoksid karboni ( 4 % ) , cyanide dhe shume komponente tjera.
Faza partikulare pėrbėhet nga aerosoli i pėrbėrė partikulet e katranit dhe nikotinės me diameter mesatar prej 0,46m.Katrani ėshtė pėrzierje e ndėrlikuar e hidrokarbonateve tė aromatizuara polinukleare , duke pėrfshirė edhe karcinogjenet ( substancat qė shkaktojnė zhvillimin e kancerit ) , siē janė nitrozaminet e paavullueshme , aminet aromatike dhe benzopireni.
Janė disa faktorė qė shtojnė rrezikun nga veprimi i duhanit : kohėzgjatja e pirjes sė duhanit dhe numri i cigareve tė konsumuara , por edhe gjatėsia e bishtit ( duēit ) tė cigares , thellėsia e thithjes sė tymit , shpejtėsia e pirjes , koncentrimi i nikotinės dhe katranit nė tym , shtimi i mjeteve kozmetike qė ndikojnė nė shije , pėrdorimi i filterėve etj.Kushtet e pavolitshme nė vendin e punės , ndikimi i pirjes pasive , predispozitat gjenetike janė faktorė qė rrisin ndikimin e dėmshėm tė duhanit nė organizėm.
SĖMUNDJET E SHKAKTUARA NGA DUHANI
Si pasojė e pirjes sė duhanit shkaktohen shumė sėmundje nė organizėm dhe mė sė shpeshti kanceri i organeve tė ndryshme siē janė : kanceri i mushkrive ( qė ėshtė sėmundja mė e shpeshtė ), pastaj kanceri i laringut , i gojės , gjuhės , buzės , fytit ,faqes.
Gjithashtu janė tė atakuara edhe lukthi , zorrėt , veshkėt , fshikėza urinare , pankreasi .
Duhani shkakton edhe sėmundje tė zemrės dhe sistemit kardiovaskular , pra pirja e duhanit ėshtė ndėr faktorėt kryesor qė shkaktojnė infarktin e zemrės dhe pikėn nė tru , kurse pėr shkak tė veprimit nė ngushtimin e enėve tė gjakut ngritė shtypjen e gjakut.
Gjithashtu duhani ndihmon edhe nė shfaqjen e sėmundjeve tjera si dhe infeksioneve tė ndryshme te cilat janė mjaft tė rėnda.Duhani ndikon edhe nė ngadalsimin e veprimit tė barnave tė ndryshme qė do tė thotė se zgjat kohėn e shėrimit tė sėmundjeve apo komplikon edhe mė shumė ato.
RREZIQET TJERA TĖ PIRJES SĖ DUHANIT
Pėrveē dėmtimeve tė shkaktuara drejtėpėrdrejtė nė organizmin e personit qė pi duhan , ky mund tė shkaktojė dėme edhe te njerėzit qė jetojnė apo punojnė me duhanxhinjtė.Kėshtu duke thither tymin e duhanit tė duhanxhinjėve , nė gjakun e atyre qė sjanė duhanxhinjė rritet niveli i monoksidit tė karbonit si dhe sasia e katranit tė depozituar nė mushkri.
Studimet kanė treguar frekuencė tė shtuar tė kancerit tė mushkrive tek ata qė jetojnė me pėrdoruesit e apasionuar tė duhanit.Njerėzit me astmė bronkiale dhe me sėmundje tė zemrės janė posaqėrisht tė rrezikuar nė kėtė aspekt.
Fėmijėt e posalindur apo qė ende nuk kanė lindur mund tė pėsojnė nėse nėna pi duhan para lindjes ose pas lindjes.Shtatzėna qė pi duhan ka shumė gjasė pėr abort , lindje tė fėmijės sė vdekur apo pėr lindje tė parakohshme.Fėmijėt e kėtyre grave mund tė lindin me peshė mė tė vogėl dhe shpesh lėngojnė nga infeksionet.
ASPEKTET TJERA TĖ PAVOLITSHME TĖ PIRJES SĖ DUHANIT
Pirja e duhanit i bėnė duhanxhinjtė edhe joatraktivė.Edhe pse duhanxhinjtė nuk e vėrejnė , duhani shkakton tek ata erė shumė tė pakėndshme tė gojės pėr tė tjerėt , posaēėrisht nė situata intime.Tymi i duhanit u jep ngjyrė tė verdhė dhėmbėve , qė e bėnė buzėqeshjen tė shėmtuar.
SI TA NDALOJMĖ PIRJEN E DUHANIT ?
Pėr dikė ndėrprerja e pirjes sė duhanit ėshtė e vėshtirė.Por kėtė mund ta lehtėsoni nėse u pėrmbaheni disa rregullave : Evitoni aktivitete dhe vendet ku pihet duhani.Ushtrimet trupore dhe aktiviteti fizik janė rrugė e mire pėr pėrforcimin e vendimit tuaj pėr shėndet tė mire.Gjeni zėvendėsime tė shėndetshme nė vend tė duhanit , pini mė shumė ujė.
Mbajeni mend , asnjė formė e duhanit nuk ėshtė e padėmshme pėr shėndetin.
Nėse nuk pini duhan , mos e filloni.Ėshtė shumė mė lehtė tė mos fillohet , sesa tė ndėrprehet pirja e duhanit.Nėse pini ndėrprejeni.Kjo ėshtė gjėja mė e mire qė mund tė bėni pėr veten tuaj.
Krijoni Kontakt