Close
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 348
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar
    "Day Night Day Night", regjia Julia Loktev
    Doli sot: 12 kopje ne gjithe Francen... :-( Gjynah...
    Nejse, do ta shikoj ne Paris: eshte ne MK2

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "El Custodio" ("Truproja") film argjentinas nga Rodrigo Moreno

    Filmi i pare i ketij regjizori te ri argjentinas ka ne qender Rubenin, nje bodyguard te nje ministri argjentinas te Planifikimit. Rubeni nuk flet pothuaj fare gjithe kohes se filmit, vetem eshte truproje i heshtur. Edhe ne jeten private eshte i heshtur Rubeni...
    Filmi arrin te kthehet ne koreografi te heshtjes, edhe pse nje proçedurim i till nuk eshte i panjohur ne kinematografi.

    "El Custodio" ("Truproja") ka fituar nje bataljon me çmime ne Festivale te ndryshme (Berlin, Sundance, San Sebastian) dhe eshte film interesant.

    web-site i filmit: http://www.sddistribution.fr/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Filmi "Day Night Day Night", regjia Julia Loktev ka dal ne France vetem ne tre kopje.E paimagjinueshme sesi mund te mbijetoje nje film me tre kopje,dhe sesi regjizorja mund te perfitoje pak nga arti i saj.Kjo eshte situata sot,ku disa filma dalin me nga 400 apo dhe 1000 kopje,por qe nuk kane asnje lloj kureshtjeje,perveç argetimit dhe pertypjes se popkorn-ave.
    AFCAE dhe LACID,nuk mjaftojne per te ndihmuar nje kinema qe me zor arrin te shohi sallen.Dhe ardhja e numérique,veçse do ta thelloje me shume kete krize.

  4. #84
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tek kjo teme behet loja me hile se shkruajne ekspertet, te cilet kinemate qe japin kesi filmash speciale i kane afer, flas ne qytetin ku jetojne. Megjithate ndoshta nje film qe nuk e keni pare akoma, prodhim i ketij viti, do mund ta sillja. Behet fjale per nje dokumentar mbi poet-filozofin Rumi. Prodhimi eshte austriak, titulli i filmi "Rumi - Poesie des Islam" - Rumi - Poezi e Islamit, me regjisor Houchang Allahyari.

    Faqja ne internet e filmit: http://www.rumi-film.at/

    Filmi u transmetua me sukses shume te mire ne Grac, ku qe i pranishem dhe regjisori per premieren e filmit e tani po transmetohet dhe ne Vjene. Ndoshta del dhe jashte kufijve te Austrise.

    Tregimtar ne film:

    per versionin ne anglisht: Brian Cox
    per versionin ne gjermanisht: Karl Markowics

    Trailer te filmit mund ta shihni ketu:

    http://www.rumi-film.at/index.php?i=Trailer

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Forumi eshte nje faqe ku te gjithe mund te shprehen te lire dhe pa ndonje pendim per te tjeret qe mund t'i duken shkrimet te nje planeti tjeter.Mendoj se numri i temave qe jane "pa hile" kane me shume hapesire,vetem te shikosh se ku i kane fundosur dy-tre tema qe autori(me devotshmeri te thelle patriotike dhe dashuri per shqiptaret kudo jane per te ndare kulturen konematografike qe ai ka)ka perpiluar dhe gerryen kureshtjen edhe te te tjereve qe nuk shohin veçse lende kimike vdekjeprurese per trurin ne kete forum,pra internet hesapi,me njerez virtuale dhe sekse hibride...

    autori,ne Bruksel kur te shkosh,mos rri pa pare ndonje film tek kinemaja "Arenberg" qe ndodhet tek Galleries de la Reine,aty kalojne filma te mire,dhe jo prodhime koti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 05-04-2007 më 13:11

  6. #86
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Peoples,

    ishte e menduar si shaka ajo hyrje. Autorit dhe krejtve qe kane nderhyre ne kete teme, por dhe ne ate me filmat e vjeter, apo ne tjetren me regjisoret me te mire u them falemnderit, se te pakten keshtu di ku te orientohesh per te terhequr DVD menjehere, pas disa muajsh a pas nje viti, megjithese eshte veshtire te gjenden DVD te ketyre filmave, se dyqanet ku ato jepen me qera jane te mbushur me filma nga ato qe prodhohen per te qene patjeter "blockbuster".

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    L'Eveil de Maximo Oliveros.Nje film i mrekullueshem.Oliveros,me nje kamera dixhitale hyn ne sketerren e shoqerise se sotme,veshtrimi qe ai ben eshte teper bindes.Nje tjeter film qe ka dalur keto dite ne France vetem ne 6 kopje,i nje regjizori premtues,eshte veçse filmi i tij i pare.

    Nga e kaluara e ndritshme e kinemase,pashe filmin "People will talkte Mankiewicz.Nuk perseritet me talenti i atij brezi.

  8. #88
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mezi po pres te henen qe te shoh "Fracture" me Anthony Hopkins dhe ate "noutbuk" -un.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #89
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    The Shooter

    Nje filem qe me ka lene vertet mbresa.. Mark Wahlberg ishte protagonisti kryesor.. e me pas Michael Pena, Danny Glover, Kate Mara, Elias Koteas, Rhona Mitra, Rade Sherbedgia, dhe Ned Beatty

    "The shooter" eshte nje filem me akision vrasjeje duke filluar nga Mark ne rolin e Bobit, nje marins (sniper - qellues) qe dha doreheqje nga militaria ushtarake pasi misioni ne Etiopi shkoi keq dhe u vra shoku vet i ngushte nderkohe qe "pushtetaret" e braktisen ate dhe shokun e vet dhe i lane ne meshire te fatit.. Pas rekrutimit te tij ai merr perseri pjese ne sherbimet e shtetit dhe perseri iu be nje "kurth" Lufta qe ai beri per te nxjerre pafajshmerin e tij ndaj "pushtetareve" qe i kurdisen trillin, ishte mjaft mbreselenese.. Do ua rekomandoja ta shifnit..

    Emri:  shooter_splash.jpg

Shikime: 190

Madhësia:  58.4 KB
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #90
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Filmi "Paris je t'aime"!!! Nje mrekulli e vogel, te pakten per shijen time. Ka ulje dhe ngritje brenda tij, por ne teresi mbetem tek cilesimi me lart.
    Ne kinema ketu ka dale qe prej nje jave e qendron edhe disa dite. Mesa kam lexuar ne France del ne maj ose qershor e me duket se poashtu dhe pertej oqeanit.

    Per shijim te soundtrack qe eshte nje hyrje e mire ne film, ndiqni linkun:

    http://www.parisjetaime-film.de/

    klikoni tek opsioni "Soundtrack" dhe mund te degjoni te 21 titujt brenda tij. Kenga e pare ... oh la la!!!

    Info per filmin:

    http://www.imdb.com/title/tt0401711/

  11. #91
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Paris je t'aime" : nje budallallek e gjysem!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    "Paris je t'aime" ka nje vit qe ka dale ne France.
    Dita,ne vend qe te shohesh kete film (te keq) nese je nisur nga titulli thjesht ngacmues ashtu siç jane edhe breket ne nje reklame ku vajzat e ekspozuara tregojne me shume se çdo te reklamoje vete fotografia,pra breket dhe jo trupin seksi te nje vajze apo djali,te keshilloj te shohesh (ne DVD) "Paris nous appartient" Te J.Rivette.Se ky film (Paris je t'aime)eshte nje koncentrim absurd idesh dhe planesh neper nje krye-qytet qe eshte komplet tjeter per njerezit qe e jetojne,pra ate(Parisin)e duan krejtesisht dhe ndryshe,dhe pa perralla e hulumtime te kota,per te mos treguar asgje.Edhe pse me figura te njohura te artit te shtate,si G V S,klipet jane te semura e me shenja te pakuptimta,dashuria,beqaria,bukuria,homoseksualite ti,paragjykimi,dhuna,enderrimet...pse gjithe kjo idiotesi?Per te stimuluar spektatoret qe te blejne.

    Belle toujours,film i M.Oliveira.Nje homazh madheshtor qe i behet L.Bunuel dhe filmit te tij La belle de jour.Gjithçka qendron ne kete film,historia e kaluar dhe e sotme e personazheve.Dialogjet,fotografia,skena te arritura me nje mjeshteri te madhe.Severine,edhe pse nuk interpretohet nga Deneuve,eshte magjepse.Nje M.Piccoli sublime,siç edhe ne filmin e Bunuel.Historite qe ai di,por qe nuk i ndan me ne(spektatoret)jane te ngulitura ne personazhin e tij,mistik por dhe nje dashnori te perjetshem shume i edukuar dhe i dhene me mish e me shpirt pas femrave edhe pse per te ato mbesin gjithnje enigme.
    Mbase eshte shqetesues fakti qe Oliveira ka xhiruar ne nje luks parizien?

    Kurse e reja tjeter,gjithmone nga ana vizive,lajmet tregojne nje tjeter masaker ne USA.Nje rini qe masakrohet ne nje vend ku dija mbizoteron,por ...mbase Moore ka nje tjeter subjekt per film.Sepse gjithçka ne modelin amerikan duket sikur shkon ne favor te psikopateve qe marrin lejen e armes perpara se te kene lejen qe te thithin nje shishe wiskey ne paqe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 16-04-2007 më 20:20

  13. #93
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pashe "Fracture" .

    Very good movie !
    Ndryshuar për herë të fundit nga MI CORAZON : 16-04-2007 më 23:38
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #94
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Korcar
    Pse keshtu, pra budallallek e gjysem?
    Apo "ogni gusto è giusto"?

  15. #95
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Bullshit- neverending
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  16. #96
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Ogni gusto è giusto" kur nuk flitet per te njejten gje... (kuptoje kete te fundit).
    Nuk e ve ne dyshim qe ka dhe nga ata qe pelqejne filmat promocionale, touristike. Kur nuk ngelet njeri per te dashur, ngelet per t'u dashuruar nje "gje".
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    1.88 minutes . Protagonist kryesor Al Pacino... Shum film i lezetshme.

    2.300 spartane. Realizimi shume i papare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ky "300" eshte mbase filmi i vetem deri me sot qe kam pre bileten per ta pa dhe jam cu kam ik pas 20 min se nuk shihej! Ca ngjyra qe ta shpifnin sikur po shifje x-box games.

  19. #99
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Ky "300" eshte mbase filmi i vetem deri me sot qe kam pre bileten per ta pa dhe jam cu kam ik pas 20 min se nuk shihej! Ca ngjyra qe ta shpifnin sikur po shifje x-box games.

    ne foton below shikojme Leonaidas duke ngrene nje souvllaqi. ky qe fillimi i cdo keqkuptimi.. "this is Sparta" eshte nje version banal i asaj qe Leonaidas i tha souvlaxhiut: "doja dhe patataaaaaaa"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Day night, Day night" (Dite e natë, ditë e natë)- film amerikan nga Julia Loktev

    Citim Postuar më parë nga korçar
    "Day Night Day Night", regjia Julia Loktev

    Filmin mund shume mire ta pagezosh "eksperience shqisash". Degjon "zemren" veshtron "shikimin". Mese e mjaftueshme! Nuk ka me imazhe (i kemi pare te gjitha ne fund te fundit, pikerisht kur na vjen fundi), ka vetem ndjesi.

    Nuk ka rendesi, aspak, "pse" por, mbi te gjitha, "se si"...
    Simbolet rrezohen permbi altarin e nje udhetimi kryeneç drejt asaj qe na perndjek te gjitheve : jeta apo vdekja? Dyshimi korr fitore gjithesesi... Fale zotit do thoshin ca, une them thjesht shyqyr!
    Gjithe duke qene dakort per sa shkruan më lart, nuk di pse mu duk disi film manierist. Ndofta eshte ajo qe shkruhej ne nje kritikë reviste: film teper human, pra e pamundur te mos ta "dhunosh" (pergjate shikimit).

    "Day night, day night" ka ne qender nje vajze te re, tek të njezetat, qe ka vetem nje objektiv : te shpertheje nje bombe ne "Central Park" ne New York. Filmi nuk shpjegon asgje: nuk dihet pse e ben ajo kete gje (mund te supozohet, andej nga fundi i filmit, se ky akt prej kamikazeje, vjen si rrjedhoje e nje zhgenjimi sentimental... ndofta).
    Filmi vetem tregon se si nje grup terrorristësh (islamiste ?? marksiste latino-amerikanë ?? nuk dihet ! ), e pergatisin vajzen e re per te kryer aktin ne fjalë dhe rrugetimin e saj neper rruget e New York-ut, me çanten e saj te rende mbi shpine, mbushur me ekspoziv.

    Dola skeptik nga filmi...
    ça arrive






Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •