Jam shume dakort me ty, por hajde merre vesh ! Me demek, e kane bere me nën-temë... Nejse, ne po vazhdojme detyren tone patriotike sipas menyre tone Fundja, më kane bere nder, se i gjej më kollaj referencat per regjizoret e shek XX ose filmat e viteve te kaluar (2005 ose 2006).Postuar më parë nga peoples
Sigurisht! Une i kam qejf filmat e Téchiné-së. Kur them romanesk, nuk e them kurresesi ne kuptim negativ ! Per me teper qe, trashegimtarin me të denjë të romaneskut ne kinemane franceze, Arnaud Desplechin, une e dhuroj !Postuar më parë nga peoples
Edhe me kete, jam plotesisht dakort me ty ! Perderisa shkova e pashe me nje shpejtesi rrufeje (filmi s'ka mbushur javen qe ka dalë ne kinema), shkova para se gjithash sepse eshte nje film qe edhe une e mbroj dhe qe duhet mbrojtur. Jam plotesisht dakort qe duhet te kete dhe filma qe mbi te gjitha i meshojne vleres morale qe ata bartin per shoqerine, pra qe jane deshmi e nje problemi te shoqerise etj etj.Postuar më parë nga peoples
Ajo qe nuk me pelqeu fort ne film eshte fakti se mizaskena eshte nganjehere pak si e stisur, pra filmi eshte nganjere, siç thuhet ne frengjisht sur-écrit : dialogjet m'u duken pak si fort te nënvizuara, dialogje sur-écrit. Ka disa skena ku mizaskena eshte sur-lignée (i meshohet pak si fort mesazhit - kuptohet, permes dialogjeve dhe kompozimit te personazheve). Por ka fort mundesi qe Téchiné e ka bere kete me ndergjegje, per ta bere filmin sa me te hapur, pra qe drejt filmit te shkoje nje publik sa më i gjere, qe filmi te shihet nga sa me shume njerez, per arsye te mesazhit tejet te rendesishem qe ai transmeton. Dhe mire e ka, e justifikueshme eshte.
Krijoni Kontakt