Xhungla
Ky tregim (parodik) u pėrkushtohet nė shenjė respekti e dashurie,
tė gjithė refugjatėve dhe emigrantėve nėpėr jetė,
nė kėrkim tė njė bote mė tė mirė ;
Njė vapė e tmerrshme prej sė cilės bulėza djerse lėshoheshin tatėpjetė ballit, pėrmes vetullave nėpėr hundė, e prej aty pikė-pikė rrėzoheshin
pėrdhe, karakterizonte klimėn pėr rreth. Qė pylli ishte i tejskajshėm kjo tė binte lehtė nė sy, sepse ishte njė pyll i madh i mbuluar me drurė dhe shkurnajė tė dendur. Njė pyll i tillė e kėnaqte pa masė imagjinatėn time tė sėmurė pėr tė patur rreth vetes natyrė dhe objekte pa kufijė ku syri tė ngopej me larminė e ngjyrave tė pafundme. Xhungla shtrihej tejembanė me qetėsi misterioze tė ndėrprerė shpesh herė prej britmash tė frikshme qė thyenin kontrastin e ditės njėsoj si helika e njė helikopteri policie nė orėt e para tė mėngjezit, i vėnė nė ndjekje tė keqbėrėsit.
-Kjo ėshtė xhungla ! - fillova tė rrefehem pėrballė oficerit tė emigracionit nė fytyrėn e tė cilit ndiheshin dukshėm nota indiference dhe mospėrfillje - Xhungla ime nė tė cilėn pa e kuptuar hyra qė mbas pėrfundimit tė shkollės, nė fillimin e viteve nėntėdhjetė ...
Nė tė ecej me zor tė madh duke ēarė shkurrnajėn me vėshtirėsi. Pėrpara meje printe gjithmonė shoqėruesi im , njė ėngjėll zezak rreth
tė dymbėdhjetave, trup-shkurtėr me dhėmbė si rruaza tė bardha e tė bukura, me buzė tė trasha e kaēurela tė ashpra, i cili mė kishte treguar gjithēka qė karakterizonte kėtė vend me pafajsinė e tė qenit i pafajshėm, sepse ishte njė ėngjėll. Printe vazhdimisht gjatė gjithė rrugės time dhe ndėrsa ēante shkurrnajėn, e hapte shtigje tė reja kisha mundėsi gjatė gjithė kohės tė shihja veē krahėt e tij tė bardhė e tė mėdhenj pupėlor mbi shpatullat e zeza qė i jepnin vlera tė cilat nuk mundej t'i kishte njė ėngjėll i racės sė bardhė sepse do t'i mungonte pikėrisht kontrasti midis dy ekstremeve tė ngjyrave qė ngjyrosin botėn. Pėrgjatė degėve shfaqej ndonjė gjarpėr i madh fėrshėllyes ndėrsa hapėsirėn e pėrtejme e shponte ulėrima e ndonjė kafshe tė egėr qė nėpėrmjet forcės sė saj demostronte kufijt e teritorit tė vet.
- Nė xhungėl - mė thoshte ėngjėlli im - ēdo gjė ėshtė e ndėrtuar nė bazė tė forcės tė atij qė mbijeton zotėri ! Njė lloj jete qė s'ka rregulla tė shkruara dhe ligjin e bėnė mė i forti !
- Cila ka qenė arsyeja qė tė ka shtyrė tė vije gjer kėtu ? - mė pyeti me njė shprehje krejt tė ftohtė oficeri i emigracionit.
- Ndoshta kėrkimi i vetvetes ! - thash.
- Si ta kuptoj kėtė gjė ? - vazhdoi ai.
- Si pėrpjekje pėr njė jetė mė tė mirė nė mėnyrė qė tė kem mundėsi tė kuptoj mė mirė aftėsitė e mia zotėri !
- Pse, ēfare ju ka munguar nė vendin tuaj ? - mė pyeti.
- Sė pari vetja. Sė dyti njė pashaportė pėr tė lėvizur i lirė gjithandej nėpėr botė pa patur nevoj pėr viza. Njė pashaportė qė tė mė japė sado pak dinjitet pėrballė tė huajve zotėri ! Pėr kėtė arsye jam kėtu sotė ! - i thash mė sė fundi prerė dhe i vendosur...
- Cilat gjellė pėlqeni mė tepėr im zot ? - ishte udhėrrėfyesi im kėsaj here qė po mė pyeste si gjithmonė pėr gjėra tė kota nė pamje tė parė por qė pėr tė kishin rrėndėsi ekstremisht tė veēantė sepse nuk mund t'i shlyenin nga kujtesa pėrvojėn e asnjė dite tė uritur tė fėmijėrisė sė vet.
E pashė me ngulm nė ata dy sytė e tij si tė njė tigri tė uritur Afrikan dhe qetėsisht i thashė :
- Guzhina mesdhetare ! Mė pėlqejnė ullinjtė, agrumet, djathi, peshku, verėrat dhe vreshtat e mesdheut.
- Po tjetėr im zot ? - vazhdoi ai kureshtar dhe i uritur si gjithmonė.
- I kam dashur tė gjitha mėngjeset dimėrore sė bashku me njė kafe tė ngrohtė me qumėsht tė pėrgatitur nga duart e nėnės time. Nė guzhinėn e ish shtepisė time nė Berat, qė prej kaq kohe e kam braktisur, ėngjėlli im. E ēfarė nuk do tė jepja tė rrikthehesha edhe njė herė atje ! - thashė ndėrsa i prekja ato flokėt e tij krejt tė zeza kokolepsur nga njė dorė e ashpėr artizanale.
- Po pėrse, si ike prej andej im zot ?
- Oh , ėshtė histori e gjatė e koklavitur biri im, po tė ishte gjithshka mirė atje nuk do tė isha sot kėtu - thashė e prej aty kujtimet e mia ja nisėn fluturimit tė tyre pėr nė Europė, ku tashmė ka ardhur pranvera dhe zogjtė kthehen nga shtegėtimi i tyre i gjatė...
Ndėrsa Athina pėrplaste qepallat e veta tė lodhura rrėzė Akropolit , nė orėt e para tė paradites, pėrmes rrėnojave dhe ndėrtimeve tė reja rreth e qarkė, mundoheshim nė njė vend fare tė ngushtė tė hapnim njė gropė tė madhe tė pakuptimtė qė nuk e di se pėr ēfare arsye do tė shėrbente mė vonė. Ishim katėr veta qė punonim brenda gropės. Unė, njė bullgar qė ishte spiun i padronit, njė polak qė pinte jashtė mase mbas pune, zihej me tė shoqen dhe kishte vėshtirėsi tė zgjohej nė mėngjes, njė ish emigrant grek kumarėxhi i rrikthyer nga Gjermania pa asnjė dyshkė nė xhep, si dhe vetė padroni qė ngjante tmerėsisht me kėngėtarin e njohur grek Jorgo Dalara, qė pinte birė tė ftohtė jashtė gropės nė njė hije atje tej. Bėnte njė vapė e tmerrshme dhe punonim pa ndaluar tė mbytur nė djersė. Pėr mė tepėr nuk e dinim dhe nuk po e kuptonim pėrse duhej kjo dreq grope kaq e madhe kėtu mu nė zemėr tė Athinės . Qė prej njė kohe tė gjatė ajo punė nuk kishte fund dhe ishte shumė pak e paguar. Pėr mė tepėr ishte ngushtė dhe bėnte vapė nė tė, sa u detyrova ta lė. Njė javė mė mbasė nė gazetėn "Ta Nea" u dha lajmi se nė njė aksident tė papritur kishin humbur jetėn tre tė huaj nė hapjen e njė grope urbanistike mu nė zemėr tė kryeqytetit grek. Njėri kishte qenė bullgari pėr tė cilin nuk mė erdhi keq sepse ishte spiun i padronit. I dyti polaku qė nuk kishte marrė vesh asgjė nga e gjithė kjo histori pėr arsye se nuk i kishte dalė ende pija e njė dite tė mėparshme. I treti njė bashkatdhetar i im shqipėtar qė pėr fatin e tij tė keq kishte vetėm njė javė qė kishte filluar nė atė punė. Pėr ēudi emri i grekut mungonte aty dhe si mora vesh mė vonė nė momentin e aksidentit kishte shkuar pėr tė pirė ujė dhe zari i fatit e kishte shpėtuar ashtu sikurse nė njė lojė kumari. Gjersa gropa ngelej pėrherė e pa pėrfunduar dhe gėlltiste jetė njerėzish vendosa pėrfundimisht ta lė Greqinė dhe tė nisem nė kėrkim tė fatit tim tjetėrkund.
Nė Milano mbėrrita pėr herė tė parė nė njė natė tė ftohtė dimri tė vitit 1997. Ishte prag Krishtlindjesh dhe pėr shkak tė njė mos kordinimi tė orareve tė trenave e humba ekspresin qė do tė mė shpinte pėr nė Madrit po atė natė. Jashtė portės sė mbyllur tė "Stacione Centrale di Milano" qėndronte njė anglez simpatik mesoburrė nė krahun tim i cili kishte humbur trenin e vet gjithashtu. Mė ēuditi kur e pyeta se "si tė quajnė ?" , dhe m'u pėrgjigj "Xhejms Bond" !
-Oh, ju lutem mos u tallni me mua zotėri ! - thashė duke qeshur.
Por ai ishte mėse serioz nė vete duke mė treguar pashaportėn e vet tė Mbretėrisė sė Bashkuar nė tė cilėn shkruhej ekzaktėsisht emri nė fjalė. U habita. Sidoqoftė mė kujtohet se kaluam disa orė sė bashku duke u dridhur nga tė ftohtit. Nė pamjen e parė ai njeri nuk mė krijonte asnjė lloj imazhi iluziv pėr veē se atij tė agjentit tė njohur 007. Pėr mė tepėr mbante edhe emrin e tij nė pashaportė . Filloi tė bėnte shumė ftohtė dhe vendosa tė shkoja nė ndonjė hotel. Nga dritarja e taksisė i dhashė njė pėrshėndetje Xhejms Bondit tė cilin e lashė atje me jakėn e vet tė pardesysė tė ngritur, i mbėshtetur pas kollonave tė pafundme tė stacionit qendror, njėsoj sikur tė kishte qenė i gatshėm pėr ndonjė mision sekret nė Itali . U vendosa nė hotelin "Sempione" pranė sheshit "Republica". Gjithshka ishte e pastėr dhe shumė e rehatshme nė atė vend. Personeli i hotelit pėrbėhej nga njerės tė sjellshėm. Fjeta shumė rrėndė me ndjesinė se dikush mė ndiqte dhe nuk mė ndahej kėmbė mbas kėmbe. U zgjova si jo shpesh herė nė jetėn time diku rreth orės dhjetė tė mėngjesit me deshirėn e vetme tė bėja njė banjė dhe tė vihesha nė kėrkim tė ndonjė kafeje pėrpara se tė nisesha pėr rrugė. Pėrtej grilave tė porsahapura vura re se rrugėt i kishte mbuluar dėbora dhe nata e mėparshme duhej tė kishte qenė e ftohtė. M'u kujtua Xhejms Bondi i njė nate tė mėparshme tė cilin e kisha lėnė atje. Zbrita nė barin e hotelit ku porosita njė kapuēino e cila sa s'mė ra nga duart ndėrsa barmani jo vetėm qė ngjante por edhe pėrzemėrsisht mė tha se quhej Marēelo Mastrojani !
- Nuk ka mundėsi ! - gati sa nuk klitha nga kjo seri koiēidencash tė njėpasnjėshme .
Por duke mė treguar pashaportėn e vet tė Republikės Italiane vura re se mbante me tė vėrtetė emrin dhe mbiemrin e aktorit tė njohur .
Ndėrsa tranzit kalonim nėpėr Francė nė tren, nuk do ta besoni po t'ju them se u njoha me njė student i cili njėrėn kėmbė e kishte tė prerė e quhej ekzaktėsisht Artur Rembo ! Atėher nuk prisja gjė tjetėr nga ky udhėtim i ēuditshėm prej rrefugjati veēse qė me tė mbėritur nė Spanjė tė "takohesha" me Frederiko Garsia Lorkan e ringjallur ! Por nuk ndodhi kėshtu . Kalova njė natė tė cilėn nuk kam pėr ta haruar nė hotelin Asturias nė Madrit. Kisha dhimbje koke dhe fjeta tmerrėsisht keq duke ėndėruar se po shkoja sė bashku me Lorkan drejt vendit tė pushkatimit. Nė mėngjes e mblodha veten dhe teksa po flisja me mamanė nė Shqipėri nė telefon ajo mė njoftoi se nė mungesėn time tė kėtyre kohėve njė grup banditėsh nė Berat nėn kaosin qė ka pėrfshirė vendin kishin vrarė Robert Kolanin, njė shokun tim tė fėmijėrisė pa ndonjė arsye tė veēantė. M'u duk kjo njė parandjenjė e brendashkruar brenda ėndrave tė njė nate tė mėparshme ku kisha ėndėruar gjithashtu veten tė hypur nė njė kalė tė bardhė me flatra qė vjedhurazi kishte shpėtuar nga mitologjia greke. Me njė aeroplan tė shoqerisė "Iberia" i cili si pėr ēudi pėrngjante me Pegaso u ngrita nė qiell duke e lėnė mbasė tokėn e kontinentin plak. Po bėja realitet njė ėndėr tė gjatė duke u nisur drejt njė jete mė tė mirė. Por gjithshka nuk ndodhi sipas parashikimeve qė kisha bėrė. Mbi Atlantik aeroplani e humbi pėr shkak tė erėrave tė forta drejtimin e vet drejt Amerikės dhe nė vend qė te mbėrrinte nė tokėn e premtuar (ose tė bekuar) humbi nė xhungėl. Nė tė gjithė personat e humbur tė kėrkuar tė kėsaj historie vetėm emri im nuk ishte ai qė duhej tė ishte sepse e kisha pėrshkuar Europėn gjatė gjithė udhėtimit tim me njė pashaportė fallco ku nė tė nuk ishte shėnuar identiteti im i vėrtetė .
- Me tė vėrtetė e pabesueshme dhe e ēuditshme historia jote, zotėri ! - tha i pakėnaqur oficeri emigracionit
- Jo aq dhe e pabesushme sa kjo qė do t'ju tregoj mė mbasė, zotėri - thashė .
- Uii ... uii... uiiiii ... E preu hapsirėn pėr rreth njė klithmė tipike majmunėsh. I trembur shterngova fortė pushkėn qė mbaja ndėr duar. Por ishte ėngjėlli im qė ma kapi duke e ulur poshtė grykėn e saj. Mė tej duke mė bėre shenjė tė qėndroja sa mė gjakftohtė ma bėri me gisht tė shihja diku lartė midis degėve tė pemėve nga vinte zhurma.
- Po ndoth ēfarė ? - pyeta me zė tė ulėt kureshtar .
- Po ndoth diēka qė nuk e keni patur fatin ta shihni mė parė. Shikoni atje lartė. Kemi pėrpara syve nje gjueti majmunėsh, im zot ! -m'u pėrgjigj ai me ata sytė e tij tė vėmendėshėm tė cilėve nuk u shpėtonte asnjė detaj nga ato qė ndodhnin rreth e qarkė .
-Gjueti majmunėsh ? Nuk po kuptoj se ēfarė ėshtė kjo ?! - e pyeta i habitur.
-Shiiiit ! - mė bėri shenjė tė heshtja me atė gishtin e vet tė zi tė vendosur vertikalisht mbi buzėt e veta tė trasha ai.
Nuk bėra zė dhe vėshtrimin e hodha pėrtej degėve andej nga zhurmat sa vinin dhe shtoheshin .
- Haaa...huuu...hooo...
Njė majmun me trup mesatar kacavirrej sa nga njė degė nė tjetrėn i ndjekur pėr jetė a vdekje nga njė grup majmunėsh tė jo sė njėjtės racė me tė. Poshtė degėve njė grup tjetėr tė cilėt duhet tė ishnin femrat dhe fėmijėt e bashkėsisė e shoqeronin ndjekjen me thirrje histerike qė mbulonin gjithe hapsirėn pėr rreth. Nga njėra degė nė tjetrėn, nga njėra pemė nė tjetrėn, nga njė nivel mė i lartė nė njė nivel mė tė ulėt, ndjekja vazhdonte tė bėhej edhe mė e ashpėr. Stimulohej gjithashtu edhe nga thirrjet e panumėrta qė sa vinin dhe shtoheshin .
- Viktima ėshtė njė majmun i njė race tjetėr qė nuk bėn pjesė nė kėtė bashkėsi - filloi tė mė shpjegonte ėngjėlli im - kurse ndjekėsit nėpėr degė janė meshkujt e kėsaj bashkėsie. Ato qė sheh duke thėrritur me histerizėm atje poshtė janė femrat e bashkėsisė. Kurse tė tjerėt janė femijėt tė cilėt thėrrasin tė entuziazmuar nga kjo skenė pjestarė tė sė cilės do tė bėhen mė vonė ndėrsa do tė rriten nė jetė .
Viktima i trembur nga thirrjet e panumėrta gjithandej dhe i ndjekur kėmba kėmbės filloi tė tregojė shenja lodhje qė e bėnte tė zbriste gjithmonė e mė poshtė, gjersa njė moment dora e fuqishme e ndjekėsit kryesor e shkėputi nga mė e afėrta degė dhe e rrėzoi drejt tokės . Aty ishte fundi. Nė njė kohė tė shkurtėr mbi tė u hodh e gjithė turma e meshkujve tė cilėt e godisnin me ē'tė mundnin. Me grushta, gurrė e shkopinj nė trup e nė kokė. E mė tej ja shqyen barkun me thonj ende pa e lėnė tė jepte shpirt pėrfundimisht. Ja ēanė kokėn me njė gurrė tė madh, tė gjithė tė mbledhur rreth tij filluan tė mbllaēisnin pjesė nga organet e pėrgjakura ende tė ngrohta. Shihja se si nga buzėt e tyre tė pėshtira pikonin pika gjaku tė freskėta. Dėgjoja thyerjen e gjymtyrėve dhe brinjėve tė viktimės tė pėrzier me thirrjet e gėzuara tė fėmijėve dhe hungėrrimat e urituar tė tė riturve. Shqyerja e zhapave tė barkut e mė tej zorrėt e varura nėpėr degė mė bėnė tė ndihem jo mirė dhe me kokėn mėnjanė fillova tė nxjer gjithēka nga brenda stomakut tim, ėngjėlli i zi duke mė parė me ata sytė e vet tė pafajshėm njėfarėsoj me atė zgjuarsi dhe dije qė e karakterizonte nė shpjegimin e situatave tė tilla duke mė mbajtur ballin mė tha :
- Kjo ėshtė diēka e natyrshme im zot, nė xhungėl ēdo gjė ėshtė e natyrshme, ēdo gjė ėshtė e lejueshme !
Duke e shtytur fortė larg vetes i ulėrita mu nė fytyrė i nėrvozuar :
-Cila ėshtė e natyrshme mother fucker qė njė majmun tė shqyej nė kėtė mėnyrė kaq makabre njė majmun tjetėr ?!
-Natyrisht, gjithēka ėshtė brenda rregullave tė lojės sė xhunglės im zot - mė tha me fytyrė tė trembur.
-Si ? E natyrshme ėshtė kjo skenė ?! - ulėrita duke ia shkulur krahėt e bardhė pupėlor nga shpatullat e veta tė zeza fėminore .
- Kjo ėshtė e natyrshme atėherė, kjo qė do tė bėj tashti ! - thashė, dhe me grykėn e pushkės drejtuar drejt turmės godita mu nė kokė kryetarin e bashkėsisė , pikėrisht atė qė ishte edhe ndjekėsi dhe ekzekutuesi kryesor i viktimės. Me rrėzimin e tij sa gjatė e gjerė mbi tokė e gjithė turma tjetėr u shpėrnda e frikėsuar nė panik .Pėrmes heshtjes sė sapo krijuar dėgjoja mbas vetes zėrin e ėngjėllit tim .
-Ti nuk duhej, nuk duhej ta bėje kėtė gjė - mė thoshte pėrmes tė qarave tė tij ngashrrimtare - ata ishin brenda natyrės sė tyre .
- Nuk kishe tė drejtė tė qėlloje. Nuk ke tė drejtė tė prekėsh krahėt e mi. Nuk ke tė drejtė ... - dhe tė qarat i mbytėn ndėrkohė .
- Briri im, ata e meritonin ! - i thashė i bindur nė gjithēka qė kisha bėrė dhe mė tej pėr ta qetėsuar vahzdova - Sa pėr krahėt e tu mos u mėrzit. Do tė blej tė tjera nė supermarket apo nė dyqane mode sapo tė mbėrrijmė drejt tokės sė premtuar (ose tė bekuar si tė duash mund ta quajmė) nė perėndim ! U qetėsua dhe mė tej vazhduam rrugėn duke lėnė pas vetes gjithēka .
Oficeri i emigracionit po mė shihte me ngulm si tė ishte pėrballė njė formule algjebrike zgjidhja e sė cilės po e mundonte pėr sė tepėrmi.
- E mė tej ? Ndodhi ēfarė, mė tej ? - mė pyti pėr tė parėn here me sy kureshtar .
- Asgjė e veēantė - thash indiferent - Njė njeri i vetėm nuk mund t'i ndryshojė dotė ligjet e kėsaj bote !
Ai mė pa gjithė inat dhe dyshim dhe ngaqė kureshtja po e brente mė pyeti :
- Po me ėngjėllin tėnd ēfarė u bė ?
Pėr tė parėn herė gjatė gjithė kohės sė intervistės sime po vėreja se oficeri ishte njė person i racės sė zezė, seriozisht kureshtar .
- Ah, se pėr pak harova ! Me tė mbėrritur nė perėndim nė tokėn e premtuar ,ose tė bekuar, po tė doni ta quajmė kėshtu, atij nuk i pėlqyen krahėt e shtrenjtė ėngjėllor Made in Armani qė i bleva, "nuk janė tė vėrtetė" mė thosh, ndaj dhe vendosi tė qėndronte ashtu pa krahė me kėmbė mbi tokė. Tė them tė vėrtetėn nuk e di se ku bėhet tashti por nga njė telefonatė e disa kohėve tė mėparshme mė thoshte se shpėrndante delivery piza nė Bronks tė New York-ut . Ishte i kėnaqur dhe fitonte jo keq .
- Ok zotėri, jeni i lirė, mund tė shkoni tashti e tė prisni njė pėrgjigje nga ana jonė se ē'do tė bėhet me ju ! - mė tha me sy qė i ndrisnin i bindur se e kishte gjetur zgjidhjen e formulės algjebrike e cila e kishte munduar kaq shumė ...
Me tė dalė nga zyrat e emigracionit... ( Brendia e sė tashmesėshkuarėsėardhmes nuk konfiguronte veēse si njė zero e madhe absolute qė tė jepte idenė se diēka ndryshon ).
Nėn kėpucėt dimėrore ndjeva se si akulli i trotuarit thyhej poshtė kėmbėve tė mia duke krahasuar zhurmėn e tij me thyerjen e gjymtyrėve tė asaj qėnie tė pafajshme qė mė kishin zėnė sytė nė atė gjueti tė ndyrė majmunėsh. Imazhi i xhunglės mė shoqeronte nė tė gjithė kohėzgjatjen e hapave tė mia nga ndėrtesa e zyrave tė emigracionit e gjer nė barin e cepit tė rrugės ku mė prisnin miqtė e mi pėr tė kthyer ndonjė gotė sė bashku. Gjatė rrugės ndihesha i lumtur qė kisha mbėritur gjer kėtu pėrmes kėtij dimri tė shtruar nga dėbora. Veriu i largėt kishte diēka parajėsore dhe nė tė mbusheshe lirshėm me frymė. Me tė hyrė nė barin e ngrohtė menjėherė u ndieva si nė shtėpinė time. Aty ishin tė gjithė personazhet e mia tė kėsaj historie, duke i afruar njėri tjetrit pėr tė pirė, tė lumtur ata flisnin e qeshnin me zė tė lartė. Nė fakt nė njė pikė nuk i kisha treguar tė vėrtetėn oficerit tė emigracionit nė lidhje me ėngjėllin tim qė mė kishte shoqeruar nė xhungėl. Pėrveē armėve dhe rekordeve policore qė kishte, nė jetėn reale, ai ishte rebelues dhe nuk punonte si shpėrndarės picash nė Bronks tė New York-ut, por shiste dhe konsumonte njėkohėsisht marijuana si duket pėr tė kujtuar dhe ngelur brenda kontureve tė kohės parajsore kur kishte qenė njė fėmijė ėngjėll. Nė krahun tjetėr miku i fėmijėrisė time Robert Kolani ishte shndėruar tashmė nė njė ėngjėll pasi e kishin masakruar me thika barbarisht pa ndonjė tė veēantė arsye nė Berat . Pronari im grek Vasili qė me tė vėrtetė i ngjante kėngėtarit Jorgo Dalara si dėshirė tė vetme tė jetės sė tij kishte patur kėngėn ndėr deje e meqėnėse nuk e kishte realizuar si ėndėr u pinte gjakun puntorėve tė tij refugjat duke i shfrytėzuarr si skllevėr tė kohėve moderne. Bullgari kishte filluar tė pinte jashtė mase pėr tė gjithė kohėn e humbur tė spiunllėqeve tė tij nė mėrgim. Nė tė kundėrt polaku e kishte ndėrprerė plotėsisht pijen dhe i ishte pėrkushtuar punės dhe familjes. Bashkatdhetari im ishte rikthyer nė atdhe me njė thes me rrecka pėr tė katėr fėmijėt e tij qė i priste njė fat jo mė i mirė se ai i babait tė tyre. Kurse "barba" Kosta, kumarxhiu i vjetėr grek, vazhdonte pėrsėri tė luante kumar me zare dhe tė hante edhe ato pak para tė pensionit tė vet qė i vinte nga Gjermania. Xhejms Bondi , emri i vėrtetė i tė cilit ishte Adam, ishte njė irlandezo verior katolik nga Belfasti qė kėrkohej nga shėrbimi sekret britanik pėr aktet e veta teroriste . Marēelo Mastrojani dhe Artur Rembo ishin veēse tipa romantik e ėndėrimtare (njėri fshatar siēilian i punėsuar nė veri tė Italisė , nė Milano dhe tjetri homoseksual parisian, student letėrsie i ngelur nė vjeshtė), qė njė jetė tė tėrė kishin ėndėruar tė bėheshin ata qė nuk ishin bėrė dot kurrė. I pėrjetshėm poet kishte ngelur Lorka edhe mbas pushkatimit tė tij nga fashistėt nė Spanjė . Ndėrsa unė jam akoma nė kėrkim tė njė identiteti tė pėrjetshėm pėr njė jetė mė tė mirė sė bashku me personazhet e mi. Ah, se pėr pak harrova, oficeri i emigracionit qė nga koha e diktatorit Dyvalie e kishte braktisur Haitin dhe ngaqė kishte dyshime se e shoqja e tradhėtonte me njė tjetėr person tė racės sė bardhė i shikonte tė gjithė njerėzit me mos-besim. Ndaj nuk jam shumė i sigurt nėse e besoi historinė time apo jo. Pėrsa u pėrket tė gjithė juve qė e njihni tashmė kėtė histori me zė tė lartė duke ngritur kupėn time sinqerisht ju them :
-Gėzuar tė dashur miq !
-Gėzuar ! - ma kthyen shėndetin personazhet e mi nga tė gjitha ambjentet e barit tė jo fort ndriēuar dhe filluan tė duartrokisnin me admirim pa qėnė nevoja tė kuptonin nėse kjo histori u pėrkiste edhe atyre nė njė farė mėnyre ose jo, sepse ishin pjesė e saj. Unė krijuesi i tyre ... ose krejt e kundėrta, teksa dėgjohen duartrokitje, tė qeshura, thirje tė gėzuara, vet e qeshura dhe zėri im me droje duke thėnė :
-Ju faleminderit ! Ju faleminderit tė gjithėve, qė mė krijuat ! ...
Krijoni Kontakt