Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lightbulb OpenCD (programe cilësore me burim të hapur, shqip)

    Marrë nga http://kurveleshi.blogspot.com/ :


    CD-ja OpenCD i gatshëm për shkarkim.
    Projekti OpenCD është një projekt që përmbledh një grup programesh me burim të hapur, brenda një CD-je që xhiron për platformën Windows. Në këtë mënyrë, përdoruesa të Windows-it mund të provojnë programe të cilësisë së lartë, krijuar nga projekte të ndryshëm për Software të Lirë dhe me Burim të Hapur.

    Ky disk është menduar si një hyrje në botën e pasur të Burimit të Hapur. Përfshin gjithashtu shtesa të rëndësishme, dokumentacion dhe udhëzuesa. Ndihuni të lirë të përdorni programet në shumë kompjutera dhe të bëni kopje për miqtë tuaj. Ky software është i lirë dhe falas! Programet në këtë disk qarkullojnë nën një Licensë Burimi të Hapur (miratuar nga OSI), e cila ju lejon t'i përdorni dhe shpërndani lirisht.

    Programet që përfshihen në këtë version të OpenCD-së:



    Prodhimtari

    MoinMoin 1.5.4
    OpenOffice.org 2.0.4
    PDFCreator 0.9.3
    Notepad2 1.0.12

    Grafikë dhe Hartim

    Blender 2.42a
    GNU Image Manipulation Program 2.2.13
    Inkscape 0.44-1
    NVU 1.0
    Scribus 1.3.3.5
    Tux Paint 0.9.16

    Internet

    Azureus 2.5.0.0
    FileZilla 2.2.29
    Firefox 2.0
    Gaim 1.5.0
    HTTrack 3.40.2
    RSSOwl 1.2.2
    Thunderbird 1.5.0.8
    TightVNC 1.2.9
    WinSCP 3.8.2

    Multimedia

    Audacity 1.2.6
    Celestia 1.4.1
    Really Slick Screensavers 0.1
    Stellarium 0.8.2

    Lojra

    Battle for Wesnoth 1.0.1
    Enigma 0.9.2
    Neverball 1.4.0
    Sokoban YASC 1.330

    Të dobishëm

    7-zip 4.23
    Abakt 0.9.4
    Clamwin 0.88.5
    GTK+ 2.8.18
    HealthMonitor 3.1
    Workrave 1.8.3


    Përmbajtjen e CD-së në trajtën e një kartele .iso mund ta shkarkoni duke klikuar këtu. Hidheni në një CD bosh dhe pasi të ketë përfunduar shkrimi i CD-së, e keni gati për të provuar programet.

    Me Shqip në këtë rast nënkuptohet përkthimi i programit që ndihmon në shfletimin e CD-së dhe përshkrimeve për çdo program. Kjo fillimisht u bë pa menduar më vonë perspektivën e përkthimit të programeve që përfshihen në CD. Por shtrirja te vetë programet nuk do të ishte e pamundur. Një duzinë prej tyre ose i kam përkthyer ose jam duke punuar mbi ta. Ka pastaj një projekt përkthimi për OpenOffice. Dhe mund edhe të ketë projekte për përkthim në shqip të programeve në pjesën që mbetet. Kështu që me pak punë dhe ndihmë mund edhe të arrihej që në një nga versionet e ardhshëm të OpenCD-së të kish edhe programe të përkthyer në Shqip.

    Nëse dikush e provon CD, do ta lusja të më dërgonte çfarëdo gabimi që gjen në përkthim, pasi për mungesë të një makine Windows nuk mund të bëj dot shpejt dhe lehtë saktësimet e rastit.

    Disa pamje të ekranit ndërkohë që CD-ja shfaq përkthimin në Shqip do të ishin të mirëpritura e mund të ilustronin këtë njoftim.

    Një ndihmë tjetër do ishte ndryshimi i fotove .png që shfaqen si menu kur hapet së pari CD-ja e që janë për fat të keq hërpërhë të papërkthyera. Por klikimi mbi cilëndo prej tyre hap një pjesë plotësisht të përkthyer. Nëse dikush ka një orë kohë dhe është në gjendje të imitojë pamjet në fjalë por me tekstin në Shqip, do të ndihmonte në përfundimin e kësaj faze të parë të përshtatjes së OpenCD-së. Mund të lidhet me mua që t´i nis pamjet që duhen ndryshuar e që 5 a 6 gjithsej dhe shumë të thjeshta për dikë që merret me grafikë në kompjuter.


    Duke pritur për një adresë tjetër më të shpejtë shkarkimi...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  2. #2





    "Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"

  3. #3
    OpenCD nuk përparon më. Projekti është shndërruar në një të ri: http://www.theopendisc.com/programs/

Tema të Ngjashme

  1. Sa kohë cilësore kaloni me njëri-tjetrin?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 19:36
  2. 2 programe per heqje zhurmash per kenge/video
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-12-2004, 06:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •