Shkenca me ne fund ka arritur te provoje ate qe eshte dyshuar prej shume vitesh. Stresi demton qelizat e ADN-se dhe me pas vijne rrudhat, floket e thinjur e nje sere semundjesh, te cilat vetem kur i kujton te "shkurtojne jeten".
Si te plak stresi ?
Per 50 vite me radhe eshte propaganduar se si stresi kontribuon ne perkeqesimin e tensionit, duke shkaktuar keshtu hipertension, semundjet kardiovaskulare, rezistencen e insulines, crregullime autoimune, te cilat mund t'ju plakin para kohe. Nuk ka nje teori te miratuar se si stresi ndikon ne plakjen tone, por dihet qe ai ka ndikim tek qelizat. Ndryshimet ndodhin ne qelizat e ADN-se dhe ne rruazat e kuqe te gjakut, vecanerisht te femrat.
Stresi i tejzgjatur emocional mund te depertoje deri ne nivelin e kromozomeve dhe lejojne kopjimin e ketyre qelizave, por vjen nje faze kur keto qeliza nuk mund te ndahen me tej dhe vdesin me shpejt. Sa me shume qeliza te vdesin, aq me e shpejte mund te jete plakja, rrudhat, qeskat e syve, etj.
Cili grup individesh eshte me teper i kercenuar nga nje plakje e parakohshme ?
Individe te cilet ngarkesa ne pune, ne familje i shkakton stres te vazhdueshem mund te kete gjasa qe te shkaktoj stres kronik. Shembull jane marre femrat te cilat kujdesen per femijet e tyre te semure. Sakrificat e medha shpesh shkaktojne deme ne shendetin e tyre.
Nese ju merreni me dicka shume te veshtire, ajo do t'ju marre vemendjen edhe te situates aktuale. Nese ky stres vazhdon atehere ju mund te pesoni demtim ne nivel qelizor. Kjo do te thote se do te plakeni me shpejt.
Nese ka nga ato femra qe nuk kane ndonje stres te madh ne jeten e tyre, kjo nuk do te thote aspak se ato nuk kane strese, pasi nje gje e tille eshte krejtesisht e pamundur. Ndonese ne nivele me te ulta, ato jane gjithsesi te stresuara. Mundesia e shkaterrimit te qelizave si pasoje e stresit ekziston per te gjitha nivelet e tij.
Kjo do te thote se te gjitha femrat jane te rrezikuara nga kjo plakje per shkak te stresit.
Si mund te kuptoj dikush qe niveli i stresit te cilin po kalon eshte aq i larte sa te shkaktoj demtimin e qelizes ? Si e kuptojme nivelin kritik ?
Ju mund te keni simptoma psikologjike dhe fizike. Stresi fillon me disa mendime te caktuara, me pas ju e ndjeni se nuk arrini te keni kontroll mbi situaten. Me fjale te tjera, ju e kuptoni nje gjendje te stresuar. Ne pergjithesi, ndjeni shtrengime stomaku apo keni simptoma te tjera.
Nje diete e mire per femrat do te ishte nje diete me fruta e cila lufton efektin oksidues qe shkakton stresi, duke u bashkuar me antioksidantet ne gjak.
Krijoni Kontakt