Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 61

Tema: Troja

  1. #41
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Foto e nxjerrur nga une nga koncerti i mehershem i Troja ne Germi, Prishtine.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #42
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Aiiiiiiiiiiiiiiiii palidhje bre qė e kanė ba nė sallėn 1 Tetori edhe plus me bileta, pse nuk e bojshin nė sheshin "Nėnė Tereza" edhe pjesėmarrja ka mujt me kanė mė e madhe.

    P.s Illyrian a osht pėr femna hyrja falas
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  3. #43
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Aiiiiiiiiiiiiiiiii palidhje bre qė e kanė ba nė sallėn 1 Tetori edhe plus me bileta, pse nuk e bojshin nė sheshin "Nėnė Tereza" edhe pjesėmarrja ka mujt me kanė mė e madhe.

    P.s Illyrian a osht pėr femna hyrja falas : D
    hahahaha

    Gimche nuk eshte shume 3 euro...mos i kthe ne buke se duken shume - 10 buke, kthej ne makiato - 3 makiato

    Normal se paguajne edhe femrat, po i kerkojne te drejtat e barabarta

    Gimche, une nuk shkova sonte se me treguan se te gjitha biletet po blehen nga 15-16 vjeqar. Salla 1 tetori mooooo

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ėshtė me interes dhe nxit kurreshtje fakti se, solisti i grupit TROJA, nė kapelėn e tij bart simbolin e masonėve dhe freemasonėve. Sot nė mėngjes ishte prezent nė RTK dhe dhea disa informata pikėrisht pėr kėtė koncert. Dukej shumė qartė simboli nė kapelėn e tij. Vallė, mos ėshtė njė element subjeki ky prej masonėsh apo freemasonėsh?

    Ja njė foto e kėtij vokalisti:


    Ose mė konkretisht, kėtė simbol:
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Si shumė njerzė tė kėtij vendi,edhe unė e pėlqej kėtė grup muzikor,sidomos tekstet e kėngeve qė i ekzekutojnė.
    Mua mė bėnė pėrshtypje tė jashtėzakonshme popullariteti i madh qė gėzon grupi,ēka manifestohet me pjesėmarrje masive tė tė rinjėve,dhe jo vetem tė tyre...
    Kjo do tė thot,se arti kur ėshtė art- dhe flet me zėrin e njė kohe....ėshtė shumė popullorė edhe nė kėtė mjedisin tonė shumė,shumė....,dhe tė etshėm pėr pakėz art e kulturė....
    Kėta djemė janė pjesė e Kosovės sė re,qė po mton tė del nga logjika e "tėrthorės sė barkut",siē do tė thoshte njė njeri i madh i kėtij kombi...
    Suksese "TROJA" !

  6. #46
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga Dar_di Lexo Postimin
    Ėshtė me interes dhe nxit kurreshtje fakti se, solisti i grupit TROJA, nė kapelėn e tij bart simbolin e masonėve dhe freemasonėve. Sot nė mėngjes ishte prezent nė RTK dhe dhea disa informata pikėrisht pėr kėtė koncert. Dukej shumė qartė simboli nė kapelėn e tij. Vallė, mos ėshtė njė element subjeki ky prej masonėsh apo freemasonės?
    Prodhohen me mijera kapela, bluza dhe materiale te ndryshme te marketingut me logo te masonve por nuk do te thote qe secili qe i mban ato eshte nje freemason.
    Sidomos Bujari nga grupi Troja.

    I lus moderatoret qe ta hapin serish temen 'ngjarje muziore ne Prishtine'.
    Ate teme e kisha hapur me qellim qe kohe pas kohe ta plotesoj me informata te ndryshme nga organizimet e mirfillta qe ndohin ne Prishtine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 06-11-2010 mė 16:43

  7. #47
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    I lus moderatoret qe ta hapin serish temen 'ngjarje muziore ne Prishtine'.
    Ate teme e kisha hapur me qellim qe kohe pas kohe ta plotesoj me informata te ndryshme nga organizimet e mirfillta qe ndohin ne Prishtine.
    Pershendetje

    Per kengetaret dhe grupet qe ekzistojne temat, lajmet e reja jane postuar ne temat perkatese. Ne kete menyre nuk postohet disa here i njejti lajm dhe aktivizohen temat qe jane per ta. Lajmet e tjera jane vendosur tek kjo teme

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=18358&page=2
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #48
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    sa i perket rokit kosovar trojen e qmoj mas shumti , se e bene rokin ma te mirin ne kosov ,
    se tjerat grupe jan shum te lodhne ne rok muzik.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Troja mė kan pėlqy si grup,edhe kanga "jan do fjalė" aq e mir ,por me at tekst qe pas nje kohe do te jet banal ,kur ni dit Kosova do te jetė mirė .

  10. #50
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    shefqet e pershendes mendimin tand

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “Troja” mbron kėngėt nga politika

    Prishtinė, 9 dhjetor – Rock-grupit kosovar “Troja” po i pengon fakti qė kėngėt e tij po dėgjohen nė fushata elektorale tė partive politike, qė garojnė nė zgjedhjet tė cilat nė vend do tė mbahen kėtė tė diel. Kritikat qė pėrmbajnė tekstet e kėngėve tė kėtij grupi duket se po u pėrshtaten mė sė miri opozitarėve qė tė kritikojnė partinė nė pushtet. Frontmeni i kėtij grupi, Bujar Berisha, ka reaguar pėr kėtė, duke dashur t’ia bėjė me dije publikut tė tij se katėrshja trojane nuk ka asnjė parti.

    “Ne nuk e kemi nisur kėtė punė pėr tė hyrė nė politikė”, ka thėnė Berisha. Transmetimit tė kėngėve tė tyre nė fushata i jep njė epitet. “Ėshtė uzurpim i pronės private”, thotė ai.
    Mega-hiti i kėtij grupi, “Amaneti i Clownit”, ėshtė dėgjuar sė fundi nė Skėnderaj, nė tubimin publik elektoral tė organizuar nga Lidhja Demokratike e Dardanisė (LDD). Nė zgjedhjet e kaluara kishte qenė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ajo qė fushatat e veta i shoqėronte me tingujt e kėngėve tė “Trojės”. Pėr Berishėn e “Trojės” nuk ėshtė aspak i rėndėsishėm fakti se cila parti i lėshon nė tubimet e veta kėngėt e grupit tė tij.
    “Pėr ne tė gjitha partitė janė njėsoj, kushdo qė e ka pėrdorur nuk na ka pyetur se a mund ta pėrdorė ose jo”, ka thėnė Berisha. “Nuk e kemi shitur e as nuk po e pėrkrahim asnjė parti. E as nuk po duam tė na e keqpėrdorin emrin tonė nė fushata tė veta, sepse kjo nuk ėshtė aspak fer”, ka shtuar ai.

    Por Gani Geci, nėnkryetar i LDD-sė, ka njė “arsye” qė fushatėn e ka shoqėruar me tingujt e trojaneve: “Amenetin e Clownit” thotė se e ka pėr zemėr.
    “Ajo fraza ‘kush janė ata qė nuk kanė msu qė njeri nuk ban shpin e vet me vjedh’ ėshtė madhėshtore”, ka thėnė Geci, teksa ka shtuar se nuk e di nėse duhet pyetur dikė pėr tė lėshuar njė DVD.

    “Njeriu e lėshon njė kėngė tė cilėn e ka pėr zemėr. Ajo kėngė mė pėlqen shumė. Jam shumė merakli i asaj kėnge, e dėgjoj me endje”, ka shtuar Geci. Geci nuk mendon se me “trojanėt” po hyn nė gjynah. “A e kanė me e shit ata CD-nė? Ne veē po e dėgjojmė kėngėn qė po na pėlqen”, ėshtė shprehur ai.

    “Nuk e di qysh ėshtė e rregulluar me ligj e drejta e autorit, mirėpo ne nuk po e pėrdorim atė si slogan tonin. Kemi mundur ta lėshojmė edhe Michael Jacksonin”, ka shtuar ai.
    Por Ligji pėr tė drejtat e autorit dhe tė drejtat e pėrafėrta - i miratuar nė Kuvendin e Kosovės nė qershor tė vitit 2006 – e ndalon njė gjė tė tillė, ani pse ky ligj nuk ėshtė funksional nė Kosovė as pėr sė afėrmi.

    Nė nenin 29 tė tij pėrcaktohen tė drejtat e paraqitjes publike tė njė vepre artistike.
    “E drejta e paraqitjes publike ėshtė e drejtė ekskluzive e autorit tė lejojė a ndalojė qė me mjete teknike t’i komunikohet publikut vepra e tij audiovizuele, vepra fotografike, vepra figurative, vepra e arteve aplikative dhe e dizajnit industrial, vepra koreografike dhe prezantimet e natyrės shkencore apo teknike”, shkruan nė kėtė nen.

    Vokalisti i “Trojės” thotė se nuk e kanė ndėrmend qė tė ngrenė padi ndaj atyre qė po pėrdorin kėngėt e tyre pa i pyetur ata, pėr ēka jep edhe arsyen e tij.
    “Nuk ka ende gjykata dhe ligj tė fortė, kėshtu qė nuk ia vlen me paditė, por nuk ėshtė mirė me e keqpėrdorur punėn e tjetėrkujt”, ka thėnė Berisha, i cili pranon se kjo nuk ėshtė aspak ndjenjė e mirė pėr ta.

    “Nuk ėshtė ndjenjė e mirė kur e dėgjon kėngėn tėnde duke u keqpėrdorur. Kjo na ka qitur nė pozitė shumė tė keqe. Bėrllokun me ta vjedhur dikush tė vjen inati, e lėre mė veprėn”, ka thėnė ai. Berisha kėrkon njė gjė nga politika. “Na lini rehat”, thotė ai. “Nuk ėshtė fer me uzurpu pronėn e huaj”, ka thėnė Berisha.

    Nė anėn tjetėr, Skėnder Boshtrakaj, ushtrues i detyre i shefit tė Zyrės pėr tė drejtat autorit dhe tė drejtave tė pėrafėrta nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, thotė se kėngėtarėt duhet tė organizohen vet mė tepėr pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre.
    “Ata duhet ta dėgjojnė ligjin, sepse ai u mundėson tė organizohen ashtu si edhe autorėt, interpretuesit, producentėt. Ne jemi kėtu pėr t’iu lehtėsuar punėn atyre”, ka thėnė Boshtrakaj. Me rastin e “Trojės”, Boshtrakaj tėrthorazi shprehet se ėshtė shkelje ligji.
    “Ēdo pėrdorim i punės sė dikujt, pa marrė leje paraprakisht ėshtė i jashtė ligjshėm”, ka pėrfunduar ai.

    Por edhe vetė zėri i “Trojės”, nė koncertin e fundit tė grupit tė mbajtur mė 6 nėntor, nė Prishtinė, qė pėr qėllimin kishte protestėn ndaj mospėrfshirjes sė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave, ishte dėgjuar tė thotė “po marr frymė”. Kjo frazė ėshtė e pėrafėrt me sloganin e partisė FER, por Barisha amnistohet. “Ajo nuk ka pasur lidhje me FER-in, por ka pasur tė bėjė me koncertin qė kemi mbajtur pėr lirinė e lėvizjes”, thotė ai teksa arsyeton edhe ngjashmėrinė e thirrjes sė tij me moton e njė partie. “Por prapė ata (FER v.j.) janė diēka tjetėr; nuk kanė qenė asnjėherė nė pushtet, nuk ėshtė parti e pėrlyer dhe jam i sigurt se ata nuk do ta bėnin njė gjė tė tillė, sepse e di qė ia dinė rėndėsinė pronės sė dikujt”, ka thėnė Berisha. ("Koha ditore")
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  12. #52
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Foto e nxjerrur nga une nga koncerti i mehershem i Troja ne Germi, Prishtine.
    Jom kon
    Super u kon,sidomos me shiunnn .....

    P.S.Grupi Troja jon nder me te miret ne Kosove,perveq se vocalisti i tyre nuk me pelqen shume....
    "Effort creates intelligence."

  13. #53
    Troja jo vetem ne Kosove eshte grupi me i mire Rock per momentin por ne te gjitha trevat Shqiptare jan NR 1.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Politikanėt luajtėn me “Amanetin…”

    Intervistoi: Ardianė Pajaziti | 21-07-2012

    Grupi “Troja”, sonte, nėpėrmjet koncertit live, do tė pėrmbyllė performancėn dyvjeēare me albumin “Amaneti i Clownit”. Bujar Berisha ka treguar pėr “Zėrin”, pėr qėndrushmėrinė e kėsaj kėnge nė kohė, por edhe pėr stopimin e fondeve pėr kėtė grup nga fondacionet e shtetit pas lansimit tė saj.

    I revoltuar me gjendjen aktuale politike, ekonomike e kulturore, vokalisti i bendit “Troja”, ka kujtuar kohėn e viteve tė 90-ta kur ka filluar me performancė ky grup dhe qysh atėherė i ka kėnduar tė drejtave tė njeriut. Dhe tash, pas kaq shumė vitesh, ai thotė se gjendja ėshtė e njėjtė, vetėm se kanė ndėrruar personazhet dhe karakteret e kohės

    Zėri: Kėnga “Amaneti i Clownit”, po i rri shumė mirė edhe mė tutje aktualitetit tė Kosovės, ju e keni bėrė njė kėngė qė deri mė tash ka qėndruar, po si e shihni aktualitetin?

    Bujar Berisha: Si grup nuk jemi tė lumtur qė ajo kėngė edhe mė tutje ėshtė hit. Ne kemi menduar qė do tė jetė hit pėr atė kohė. Nuk ėshtė kėnga qė po e bėn tė veten, por rrethanat ekonomike po e bėjnė tė veten dhe kjo kėngė siē po shihet do tė mbetet hit edhe pėr njė kohė tė gjatė. Do tė doja qė kjo kėngė tashmė tė mbetet vetėm si kujtim, por nuk po shoh vullnet apo forcė politike pėr ndryshimin e gjėrave.

    Zėri: “Amaneti …”, njė tekst dhe jo i lehtė pėr ta pėrballuar ata qė ndihen nė faj, ia keni parė sherrin kėsaj kėnge?

    Bujar Berisha: Nė aspektin e karrierės kjo kėngė ėshtė mjaft pozitive sepse njė pjesė bukur e madhe i ėshtė bashkangjitur grupit “Troja”, pas promovimit tė kėsaj kėnge. Por nė anėn tjetėr qasja nė fondet e institucioneve shtetėrore pėr grupin “Troja”, pas lansimit tė kėsaj kėnge ėshtė e pamundshme.

    Ėshtė dashur ta harrojmė kėtė mundėsi qė mundemi tė ndihmohemi nga institucionet. Por, se kemi pasur kėrcėnime pėr kėtė kėngė nuk mund tė themi, sepse politikanėt kanė luajtur njė lojė nėpėrmjet kėsaj kėnge, duke u arsyetuar pozita se i ėshtė kushtuar opozitės, e opozita se i ėshtė kushtuar pozitės, duke harruar faktin se tė gjithė kanė qenė nė Qeveri nė periudha tė caktuara.

    Ka qenė i pashmangshėm moslasnimi i njė kėnge tė tillė kur kemi parasysh se si njerėz tė pandėrgjegjshėm janė nė vendet kyēe duke sjellė kolaps nė ekonomi dhe ardhmėri tė mjegulluar. Pėr kėtė fakt, fatkeqėsisht, kėngėt e “Trojės” i qėndrojnė kohės, sepse tė gjitha kėngėt e kanė njė shpirt qė e tregojnė realitetin.

    Nuk mund tė paragjykoj, por ne si grup e kemi vėrejtur rėnien e kėngėve tona nėpėr medie tė ndryshme, nuk di a po tenton dikush tė pengojė nė performancėn tonė, apo ndoshta thjesht kėngėt nuk po na lėshohen. Edhe pse jam falėnderues se pikėrisht kėto medie e kanė ngritur kėngėn “Amaneti...”. Por nėse do tė vazhdon i njėjti avaz edhe me albumin e radhės qė do ta nxjerrim atėherė do tė kėrkojmė pėrgjigje nga mediet se pse po ndodh kjo ngulfatje.

    Zėri: Mbase po gabohem po ju nuk arritėt ta kapėrceni kėtė kėngė qė ju bėri kaq tė dashur pėr publikun?

    Bujar Berisha: Nuk mund ta pėrsėritėsh kurrė njė sukses. Edhe grupet e huaja kanė nga njė hit qė nuk kanė mundur ta kapėrcejnė. Por duhet tė krijohen kėngė tė tjera. Ne kemi kėngėn “Mbretėresha kohė”, qė ėshtė pėrgjigje e kėngės “Amaneti...”, kėngė qė i ėshtė kushtuar popullit pėr qėndrimin e tyre nė vend. Ne kėngėtarėt jemi prodhues, sikurse prindėrit qė bėjnė fėmijėt e tyre por qė nuk mund t’i dallojnė por i trajtojnė njėsoj.

    Ndėrkohė, kur e dėgjon albumin “Amaneti…”, krejt albumi ėshtė me njė shpirt. Megjithatė, edhe ne si grup kėngėn “Amaneti…”, e konsiderojmė si njė ndėr kėngėt mė tė suksesshme, pasi qė ėshtė kėngė qė i ka thyer tabutė e pasluftės. Sepse qė nga ajo periudhė njerėzit nė Kosovė nuk guxonin as tė flisnin. Prandaj kjo kėngė ka porosinė qė tė pastrojmė baltėn sepse ėshtė e jona dhe se tashti nuk mund ta thėrrasim NATO-n tė na rregullojė punėt tona.

    Zėri: Jeni nė pėrmbyllje tė koncertit dyvjeēar, e konsumuat mirė kėtė album?

    Bujar Berisha: E kemi konsumuar mirė edhe pse prapė konsiderojmė se nuk ėshtė mjaftueshėm. I kemi mbetur Preshevės borxh me njė koncert pasi qė nuk u gjet ndonjė organizator, sikurse qė i kemi mbetur borxh edhe disa vendeve tė tjera. Por pjesa dėrrmuese e qyteteve tė Kosovės ėshtė mbuluar. Megjithatė, tė interesuairit pėr muzikėn tonė kanė ardhur edhe nė Prishtinė pėr tė na dėgjuar. Kurse diaspora na ka mbetur pa u mbuluar fare sepse nuk kemi gjetur asnjė variant.

    Ne nuk jemi grup qė performojmė nėpėr diskoteka dhe pėr njė hapėsirė mė tė madhe nuk kemi gjetur ndonjė organizator mė serioz. Ne nuk performojmė ‘play back’ dhe si tė pėrmendet fjala ‘live’ menjėherė nėnkupton pėr kėrkesa tė tjera. Janė kushte elementare pėr njė performancė serioze. Nuk bėhet muzika rok me ‘play back’, pasi qė lezeti i koncertit nuk ėshtė bendi por publiku.

    Zėri: Jeni nė pėrgatitje tė albumit tė ri, pritet diēka qė “therr” nga ky album?

    Bujar Berisha: Grupit i takon tė punojė kėngė, jo hite. Publiku i krijon hitet. Parim i yni prej viteve tė 90-ta ėshtė krijimi i kėngėve tė sinqerta dhe nuk kemi ikur nga kjo ideologji. Edhe albumi i radhės do tė ketė kėngė thumbuese sepse gjėrat fatkeqėsisht po shkojnė duke u pėrkeqėsuar. Nė vitet e 90-ta ne kemi nisur si grup dhe qysh atėherė jemi nisur pėr muzikė rok.

    E tė bėsh muzikė rok patjetėr qė duhet tė promovosh njerėzimin, dashurinė dhe tė mirat e saj. Rokerėt e kanė mision qė tė kritikojnė tė keqen pėr tė shtyrė tė mirėn pėrpara. Ne qysh atėherė patėm kėnduar pėr tė drejtat e njeriut, sepse njeriu kėndon pėr atė ēfarė i mungon.

    Mirėpo, ne nuk e kemi menduar se kaq gjatė do tė kėndojmė me kritika. Por po na duhet tė vazhdojmė nė kėtė mėnyrė, sepse gjendja ėshtė e njėjtė sikurse nė vitet e 90-ta, vetėm tash kemi aktorė dhe karaktere tė tjera.

    Zėri: Kur do tė dalė grupi “Troja” me albumin e ri dhe si do tė promovohet?

    Bujar Berisha: Nuk mund tė them saktė se kur, sepse edhe me albumin paraprak kemi vepruar njėsoj. Mbase nė fund tė kėtij viti, por nuk ėshtė e sigurt. Promovimi do tė bėhet nėpėrmjet koncerteve sikurse qė kemi vepruar me albumin “Amaneti…”. Edhe pse ne jemi ndėr grupet e pakta qė bėjnė albume sepse po piratizohen menjėherė e shteti nuk ėshtė i interesuar tė na mbrojė, ndėrkaq kur janė nė pyetje taksat, aty janė shumė tė shpejtė.

    Zėri: Synimet e bendit deri ku shkojnė, sa e largėt ėshtė arena ndėrkombėtare?

    Bujar Berisha: Ėshtė e vėshtirė t’i qasesh tregut ndėrkombėtar sepse ne jemi nė fund tė pusit. Edhe pse tregu i huaj, sidomos nė Amerikė duket tė jetė i sofistikuar, ata nuk i japin rėndėsi tė huajve. E nė Kosovė ėshtė ndryshe, ēmohet kushdo i huaji mė shumė se sa vendorėt.

    Ne veprojmė kėshtu sepse nuk e mendojmė kulturėn si tė shenjtė, ndėrkaq vendet e tjera e trajtojnė kulturėn si tė shenjtė. Ne nė tė gjitha koncertet e tona kemi pasur slloganin “The Young Ghetopeans” ose “Tė rinjtė e Getos”, dhe kėtė sllogan do ta mbajmė deri sa Kosova do t’i bashkohet lėvizjes sė lirė.

    Po nuk mund tė kemi integrime evropiane duke pritur nga tė tjerėt. Luftėn e fitoi NATO, votat i vodhėn kurse shkollėn e kanė kryer me lidhje, ata po presin qė edhe integrimet tė na kryejnė tė tjerėt.

    Zėri: Dhe pėr fund, si e shihni shpėtimin nga ky kaos muzikor?

    Bujar Berisha: Gjithēka kėtu ėshtė e vėshtirė. Prej mengjesit e deri nė mbrėmje ka vėshtirėsi, edhe atė pėr probleme banale qė njerėzit nuk i kanė kryer punėt e tyre si duhet. Ėshtė e vėshtirė tė bėhet muzikė rok nė njė vend ku tallava fishkėllon nė tė gjitha anėt. Nė Kosovė gjithēka ėshtė e vėshtirė, e vėshtirė ėshtė tė jesh edhe kėmbėsor.

    Shiheni se ēfarė i bėn kulturės nė mungesė tė ligjit pėr sponsor, sepse kėtu mė shumė janė tė interesuar tė marrin “duqin” e parave se sa tė punohet si duhet. Dhe njė gjė ėshtė e qartė, piloti i mirė ėshtė i mirė dhe piloti i keq ėshtė i keq.

    Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  15. #55
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81

    “Troja” mbyll maratonėn e koncerteve pėr “Amaneti i Clownit”

    Prishtinė, 23 korrik – Shumėēka ngjasonte me mbrėmjen kur ata nisėn tė shpėrndanin “Amanetin e Clownit”. Por ndryshe nga dy vjet mė parė, fansave tė rock bendit ndėr mė tė popullarizuar nė Kosovė nuk iu desh tė sfidonin shiun. Koncerti pėrmbyllės i turneut me tė cilin “Troja” kishte nisur promovimin e albumit tė fundit mblodhi rreth dy mijė njerėz. Por ata qė tė shtunėn mbrėma u stacionuan nė amfiteatrin e Pishinės sė Gėrmisė nuk “kursyen” veten. Pėr afro dy orė fansat iu bindėn dėshirave tė vokalistit trojan, i cili i ftoi tė interpretonin bashkė me tė. Fiks nė orėn 22:30, katėrshja u ngjit nė skenė, pas performancės sė parabendit mysafir nga Gjilani “Lucky Shot”. Njė pėrshėndetje pėr tė pranishmit i parapriu kėngės sė parė, “Gėnjeshtra”. Pas saj pasuan edhe dhjetė hite qė “Troja” i ka realizuar ndėr vite, duke pėrfshirė “Ekzistenca”, “Jena na”, “Krejt njė ditė kena me dek”, “Heroi i qytetit pa lumė”, “Mbretėresha kohė”, e tė tjera. Por “kapaku” u vu me kryehitin e rock muzikės kosovare tė viteve tė fundit. Ju mjaftuan disa nota tė “Amanetit tė Clownit” pėr t’u entuziazmuar nė maksimum. Fansat besnikė tė “Trojės” qenė dėshmitarė tė mbrėmjes, me tė cilėn bendi pėrmbylli rrugėtimin dyvjeēar me repertorin e vjetėr, pėr t’u lėnė vend hiteve tė ardhshme. Mes tyre, bendi ka performuar pėr herė tė parė njė melodi tė parodizuar tė grupit ‘Rammstein’, e cila ironizon me fatin e njė kurbetēiu qė ka dėrguar tė gjitha paratė nė Kosovė.

    Por “Troja” pati pak telashe kur deshi tė realizonte “ritualin” e zakonshėm, kur e ftoi publikun tė ulej nė tokė pėr disa minuta pėr t’u ngritur pas “urdhrit” tė vokalistit. Ata qė nuk u bindėn, u pėrballėn me forcat e sigurimit. Pak pėrplasje tė vogla fjalėsh “ulėn gjakrat”.

    Dion Zeqiri, i cili tė shtunėn mbrėma e ka rezervuar biletėn pėr koncertin e “Trojės”, ka pasur kritika.

    “Sa i pėrket koncertit tė rock grupit ‘Troja’ kam njė kritikė. Nė rastin kur vokalisti dha urdhėr tė ulemi, njėri nga publiku nuk deshi dhe ai i dha urdhėr sigurimit ta qesin jashtė. Koncerti me kėngėt nė vazhdim nuk ka qenė i njėjti sa u pėrket lėvizjeve tė publikut”, ka thėnė Zeqiri.

    Megjithatė, ai ėshtė ndarė i kėnaqur me performancėn e bendit.

    “Sa pėr kėndim dhe gjėra tė tjera kanė qenė nė nivel tė konsiderueshėm”, ka thėnė ai.

    Sezgin Curi, tjetėr fans i “Trojės”, ėshtė ndalur te anėt pozitive tė koncertit.

    “Koncerti dhe organizimi ishin shumė mirė. ‘Troja’ dhe ekipi i tyre kanė organizuar koncerte qė mbesin nė mendje tė njerėzve”, ka thėnė Curi. “Unė pėr vete jam kėnaq. Presim albumin e ri”, ka shtuar ai.

    Bujar Berisha, vokalist i “Trojės”, e ka cilėsuar koncertin e suksesshėm pėr faktin se nuk ėshtė shoqėruar me incidente.

    “Ēdo koncert qė kalon pa incidente, pėr ne ėshtė i suksesshėm, duke marrė parasysh se nė ēfarė vendi jetojmė. Ishte shumė mirė dhe nė krahasim me koncertin e para dy vjetėve qė kemi pasur nė Gėrmi, ishte mirė qė nuk pati shi”, ka thėnė Berisha.

    Duke folur nė emėr tė bendit, frontmeni i “Trojės” ka thėnė se katėrshja e ka pėrmbushur misionin me promovimin e “Amanetit tė Clownit”.

    “Ma merr mendja qė njė masė e madhe e kanė marrė mesazhin. Shumica qė kanė qenė prezentė nė koncerte e kanė pėlqyer albumin. Jam i kėnaqur, sepse ne nuk mund tė krahasohemi me ‘Metallican’”, ka thėnė Berisha. “Ky ėshtė tregu ynė”, ka shtuar ai.

    Koncerti i sė shtunės mbrėma ėshtė realizuar pėr t’u pėrshėndetur me fansat qė e ndoqėn “Trojėn” nė turneun dyvjeēar. Por hovi i katėrshes nuk ndalet me kaq. Ata do tė mbyllin njė kapitull pėr t’u rikthyer nė shtator. Njė singėl do t’i paraprijė albumit tė ri tė “Trojės”.

    “Troja” ėshtė themeluar nė vitin 1990. Grupi, nė pėrbėrje tė vokalistit Bujar Berisha, kitaristit Florent Bajrami, bas-kitaristit Agron Ejupi dhe bateristit Violnat Shabani, deri mė tani ka realizuar dy albume dhe disa single, ndėr tė cilat hitet “Ekzistenca”, “Jena na”, “People”, “Amaneti i Clownit” e “Mbretėresha kohė”.

    Burimi i lajmit: www.koha.net

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81
    Sa per dijeni, per kedo qe e lexon artikullin, nuk ishte kengetari ai qe urdheroi sigurimin me largu askend. Ishin publiku qe reaguan te gjithe njezeri duke bere thirrje qe te gjithe te ulen, si dhe pati reagime edhe me te ashpra.

    Perndryshe, Troja vazhdon te jete grupi me legjendar i te gjitha koherave te Rockut dhe Heavy Metallit ne te gjitha trojet shqiptare. Te shpresojme qe albumi i ri do te jete ne te njejten fryme.

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    Pėr: Troja

    Biografia, tekstet e albumet e grupit Troja mund t'i gjeni ketu: www.rockshqip.com/troja

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Pėr: Troja


  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Pėr: Troja


Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •