Me sa po shoh nga temat ne forum, per çudine time, nuk qenka trajtuar asnjehere se cili eshte televizioni me i preferuar ne Shqiperi.
Per mendimin tim, dhe besoj se eshte opinion i pergjithshem, Top Channel eshte vertet ne maje. Megjithate mendoj se po t'i hysh pak me thelle nuk eshte se Topi eshte i paarritshem. Por eshte niveli i ulet i televizioneve te tjera, te cilat nuk e konkurrojne dot.
Programet e Topit jane "GoodMorning Albania", qe mendoj se nuk ka ndonje vlere shume te madhe, megjithese i pranueshem per oret e para te mengjesit. D.m.th nje karamele.
Pastaj gjate gjithe kohes, deri ne dreke, lajme dhe telenovela.
"Top Select" emision i pranueshem por pa vlera artistike. Vetem vlera spektakolare. Nje limonate.
Kulmi arrin me "Fiks Fare" qe megjithese eshte nje format i njohur, ai eshte flet totalisht shqip, me te gjithe komponentet e tij. Ndonese nganjehere besoj se eshte shume joetik.
Nje here ne jave eshte nje nga emisionet me te mira "Shqip". Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe, pasi eshte emision politik. dhe politika ne Shqiperi, gjithmone eshte spektakel.
"Top Show" gjithashtu eshte nje emision i mire, megjithese mendoj se sezonet e para kane qene shume me te mira, ndryshe nga ky i fundit. Me sa duket kane shteruar edhe temat. E çuditshme!
Dhe ne fund "PORTOKALLIA". Jo se eshte embelsire, por se une kam nje mendim krejt tjeter per te. Nuk mund ta bazosh te gjithe potencialin tend si krijues ne banalitet dhe vulgaritet. Per fat te gjithe kemi pare formate te tjera, qofte nga italiani, qofte nga francezi, apo anglezi etj. Dhe duhet theksuar se "Portokallia" jone, eshte ne nje nivel mjaft te ulet. Nuk eshte se nuk ka humor, por vetem kaq. Ata qe pretendojne se bejne art, duhet te vene theksin pak me teper ne edukimin e shijeve, pasi kam idene qe ky spektakel po i prish shijet dhe po ben nje pune krejtesisht çedukuese. Mendoni nje femije qe shikon per vite me rradhe "Portokalli". Pas disa vitesh ai nuk do te qeshe me kur te shohe nje film me "Charie Chaplinin". Eshte vertet per te ardhur keq.
Per mendimin tim, ajo qe e ben Top Channel te parin eshte fakti qe emisionet jane te perditshme. Dhe kjo eshte per t'u pergezuar, pasi televizionet e tjera te krijojne nje konfuzion te vertete dhe te çorientojne me levizjet e diteve dhe te orareve.
Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte se Top Channel nuk ka treguar ende veten ne emisione te nje niveli shume te larte. Fjala vjen siç eshte Festivali i fundvitit i kenges. (jo se mendoj qe duhet ta marre Topi) Apo spektakle dhe emisione te ndjekura nga te gjitha grupmoshat. Pasi duhet theksuar se mosha mesatare e Topit eshte shume e re. Jo se ka ndonje gje te keqe ne kete mes, por televizioni qe pretendon te jete kombetar duhet te kerkoje audience me te madhe. Mbase kjo mund te jete edhe strategji e pronarit qe nuk kerkon t'i kete te gjitha grupmoshat. Nuk e paragjykoj.
Ne vend te dyte vjen Vizion Plus, qe vertet nuk ka peshen specifike te Topit, por mendoj se eshte shume me lart ne drejtim te etikes profesionale dhe redaksionale. Ka nje shtrirje me te madhe ne grupmosha dhe ç'eshte e verteta ka emisione dhe spektakle te mira. Nganjehere ia ka kaluar edhe Topit. Le te kujtojme ketu "Ethet E Se Premtes Mbrema". Megjithate nuk mendoj se "BYPASS Show" ka ndonje vlere te madhe qofte artistike, qofte edukative.
Me pas vjen Klani e keshtu me rradhe.
Eshte per te ardhur keq qe televizionet nuk jane ende ne nivele boterore, megjithate mendoj se jane goxha me lart se niveli politikes dhe jetes shoqerore ne Shqiperi.
Po ju, si mendoni?
Krijoni Kontakt