(Marre nga Shekulli)
VLORĖ Me diplomė tė falsifikuar ėshtė ngjitur nė karrierė, por mashtrimi e ka shkarkuar nga detyra. Shefi i komisariatit tė policisė sė Vlorės, Melaim Pira, ėshtė liruar dje, pas verifikimit tė dosjes sė tij nga strukturat e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme. Sipas burimeve zyrtare, shkak pėr lėshimin e urdhrit ėshtė bėrė falsifikimi i diplomės sė shkollės sė lartė. Ai ka paraqitur njė dokument, ku thuhej se ishte diplomuar pėr jurist nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, por kur ka kaluar nė sitėn e kontrollit, gjithēka ka rezultuar e rreme.
Verifikimi
Disa ditė mė parė, njė ekip kontrolli i SHKB-sė ka zbritur nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Vlorės, ku ka marrė nė shqyrtim tė gjitha dosjet e punonjėsve tė policisė qė punojnė nė strukturat e rendit. Nė shėnjestėr ka qenė arsimimi i tė gjithė policėve nė tė gjitha nivelet. Kur kanė parė dosjen e shefit tė komisariatit Melaim Pira, ekipi ka patur dyshime. Ai ishte paraqitur me diplomėn e juristit, ku thuhej se studimet e larta i kishte mbaruar nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė. Nė kėtė dokument thuhej se arsimin e lartė e kishte mbaruar nė sistemin pa shkėputje nga puna. Menjėherė ėshtė kėrkuar bashkėpunimi i universitetit nė shtetin fqinj dhe pas verifikimeve ka dalė se amza e kėsaj diplome nuk ekzistonte. Kaq ka mjaftuar qė tė lėshohej urdhri pėr pėrjashtimin e Pirės. Sipas ligjit, ai nuk lejohet tė mbajė mė asnjė detyrė nė strukturat e rendit.
Karriera
Ndonėse me diplomė false, Milaim Pira ka bėrė goxha karrierė nė policinė e shtetit. Pėrpara se tė emėrohej shef i komisariatit tė Vlorės nė muajin gusht tė kėtij viti, ai ka qenė shef i rajonit tė policisė nė Portin e Vlorės, detyrė tė cilėn e ka ushtruar pėr disa muaj me radhė. Para 8 vjetėsh Pira ka qenė shef komisariati nė Delvinė. Nė gusht tė kėtij viti, pas emėrimit tė drejtorit tė policisė sė qarkut tė Vlorės, Astrit Mehja, Pirės iu besua detyra e numrit 1 tė komisariatit tė qytetit bregdetar. Gjithsesi, shkarkimi i Pirės nuk ka kaluar pa komente nė radhėt e efektivave, tė cilėt janė habitur me shkarkimin, duke pasur parasysh edhe detyrat qė ka pasur pėrpara emėrimit tė tij nė Vlorė
Sinjalet
Kryetari i bashkisė, Shpėtim Gjika, nė takimin qė kryesocialisti Edi Rama pati disa ditė mė parė me punonjėsit e policisė tė liruar nga reforma Olldashi, dha i pari sinjalet se nė policinė e Vlorės ka drejtues qė nuk kanė mbaruar arsimin e lartė. Ai e cilėsoi reformėn qė po bėhet nė strukturat e rendit tė qarkut tė Vlorės si tėrėsisht politike.
Shkarkimi i djeshėm i shefit tė komisariatit Pira shėnoi edhe kontrollin e parė qė po bėjnė strukturat e Shėrbimit tė Brendshėm nė ministri nė kėtė qytet prej 15 muajsh. Dyshohet se ka edhe punonjės tė tjerė tė veshur me uniformė qė nuk e kanė detyrėn pėrkatėse.
PARALAJMĖRIMI
Shqipėri-Maqedoni-Kosovė, rrjeti i diplomave false
Para disa kohėsh mediat e Prishtinės dhe Shkupit paralajmėruan funksionimin e njė rrjeti qė ndodhet nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, tė cilėt merren me falsifikimin e diplomave tė universiteteve nė tre vendet. Shkas pėr kėtė u bė verifikimi i njė dosjeje tė njė personi qė ishte punėsuar nė institucionet e UNMIK-ut. Ai ishte paraqitur si njė person qė kishte mbaruar studimet e larta nė degėn e farmacisė nė Tiranė. Pas verifikimeve, rezultoi se gjithēka ishte e rreme. I njėjti problem ėshtė ngritur edhe me diplomat qė lėshon universiteti i Tetovės.
REFORMA
Lirohen 185 punonjės policie nė Qarkun e Vlorės
Nė kuadrin e reformės qė po bėhet nė policinė e shtetit, vetėm nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Vlorės janė larguar rreth 185 punonjės nga tė gjitha nivelet. Vetėm nė komisariatin e Policisė sė Vlorės janė detyruar tė lėnė uniformėn 118 persona. Kjo ka ngjallur pakėnaqėsinė dhe reagime nė radhėt e kėtyre efektivave tė shkarkuara, ku nuk kanė munguar edhe akuzat, se kjo reformė po bėhet pėr qėllime politike. Nė tė gjithė vendin janė parashikuar pėr tu larguar rreth 1800 punonjės policie. Tė liruarit do tė pėrfitojnė njė asistencė 3-vjeēare dhe mė pas do tė konsiderohen tė papunė.
Krijoni Kontakt