Bariu i Hermasit
Libri i parė Vizionet
Vizioni i parė
Kundėr mendimeve tė kėqia dhe krenare dhe pakujdesisė sė Hermasit nė ndėshkimin e bijve tė tij.
Kreu I
Ai i cili mė rriti, mė shiti tek njė farė Rade nė Romė . Pas shumė vitesh unė e njoha atė dhe fillova ta doja atė si motėr. Disa kohė pas kėsaj unė e pashė atė duke u larė nė lumin Tiber; i dhashė dorėn dhe e nxorra nga uji. Pamja e bukurisė sė saj mė bėri tė mendoj: Do tė jem njė burrė i lumtur nėse do tė mund tė gjej njė grua tė tillė si nė bukuri, si nė sjellje. Ky ishte mendimi i vetėm qė mė erdhi nė mend. Kjo dhe asgjė mė tepėr. Pas pak kohe, ndėrsa isha duke ecur nė fshatra dhe po admiroja krijesat e Perėndisė dhe po mendoja sa tė mrekullueshme, tė bukura dhe tė fuqishme ato janė, mė zuri gjumi dhe Shpirti mė mori dhe mė dėrgoi nė njė vend tė pakalueshėm nė tė cilin asnjė njeri nuk mund tė ecte sepse ishte vendosur nė mes tė shkėmbinjve; ai ishte i thepisur dhe i pakalueshėm pėr shkak tė ujit. Pasi kalova lumin, arrita nė njė rrafshinė. Pastaj rashė nė gjunjė, fillova ti lutem Zotit dhe ti rrėfej mėkatet e mia. Dhe ndėrsa po lutesha, qiejtė u hapėn dhe unė pashė atė gruan qė unė e kisha dėshiruar, e cila mė pėrshėndeti nga qielli dhe mė tha: Pėrshėndetje Hermas! Dhe duke parė nga ajo, unė thashė: Zonjė, ēfarė bėn ti kėtu? Ajo mu pėrgjigj: Unė jam marrė kėtu lart pėr tė tė akuzuar ty pėr mėkatet e tua pėrpara Zotit. Zonjė, -thashė unė,- ti do tė mė akuzosh mua? Jo,-tha ajo,- por dėgjo fjalėt qė unė do tė tė them. Perėndia, i cili banon nė qiej, dhe qė krijoi nga asgjėja gjėrat qė ekzistojnė, qė i shumoi dhe i rriti ato pėr hir tė Kishės sė Tij tė Shenjtė , ėshtė egėrsuar kundėr teje sepse ti ke mėkatuar ndaj meje. Unė iu pėrgjigja asaj: Zonjė, unė kam mėktuar kundėr teje? Si a kur thashė unė fjalė tė pahijshme kundėr teje? A nuk kam menduar gjithmonė pėt ty si njė zonjė? A nuk tė kam respektuar gjithmonė si njė motėr? Pėrse mė akuzon nė mėnyrė tė rreme pėr kėto poshtėrsira dhe papastėrtira? Duke buzėqeshur ajo mu pėrgjigj: Dėshira pėr keqėsi u ngjall nė zemrėn tėnde. A nuk mendon ti qė njeriu i drejtė kryen mėkat kur njė dėshirė mėkatare lind nė zemrėn e tij? Nė njė rast tė tillė, mėkati ekziston dhe ky mėkat ėshtė i madh, -tha ajo. Sepse mendimet e njeriut tė drejtė duhet tė jenė tė drejta. Sepse duke menduar nė mėnyrė tė drejtė, lavdia e tij ėshtė ngritur nė qiej dhe ai ka me vete Zotin e mėshirshėm nė ēdo punė qė bėn. Por kėto mendime tė kėqia zbavitėse, tė ngulura nė mendjen e tij, sjellin me vete vdekjen dhe robėrinė; dhe i vendosin kėnaqėsitė e tyre nė kėtė botė dhe lavdinė tek pasuria e tyre, dhe nuk shohin pėrpara pėr bekimet e jetės sė ardhshme. Sepse pėr shumė do tė ketė keqardhje; ata nuk kanė asnjė shpresė sepse kanė humbur ēdo shpresė pėr veten dhe jetėn e tyre . Por ti lutjui Perėndisė dhe ai do tė tė shėrojė nga mėkatet e tua, nga mėkatet e shtėpisė sate dhe tė tė gjithė shenjtorėve .
Kreu II
Pasi ajo kishte thėnė kėto fjalė, qiejtė u mbyllėn. Unė isha kapluar nga keqardhja dhe frika, dhe thashė: Nė qoftė se ky mėkat mė drejtohet mua, si mund tė shpėtohem ose si mund tė pajtohem me Perėndinė, pėr sa u pėrket mėkateve tė mia , tė cilat janė tė mėdha? Ndėrsa isha duke menduar kėto gjėra dhe po i diskutoja nė mendje, pashė pėrballė meje njė fron tė bardhė e tė madh, tė mbuluar me lesh tė bardhė. Dhe atje erdhi njė grua e vjetėr e veshur me njė mantel tė shkėlqyer. Ajo mbante njė libėr nė dorė. U ul nė fron dhe mė pėrshėndeti: Pėrshėndetje Hermas! I mbytur nga dėshpėrimi dhe lotėt unė i thashė: Pėrshėndetje zonjė!. Ajo mė tha: Hermas, pėrse je i pikėlluar? Ti ke qenė i duruar, i matur dhe gjithmonė i qeshur. Pėrse tani je kaq i trishtuar dhe jo i gėzuar? Unė iu pėrgjigja asaj dhe i thashė: Oh, zonjė, u qortova nga njė grua shumė e mirė e cila tha qė unė mėkatova ndaj saj. Ajo mė tha: Larg qoftė njė veprim i tillė nga shėrbėtori i Perėndisė. Por, ndoshta njė dėshirė pėr tė ėshtė ngjallur nė zemrėn tėnde. Njė dėshirė e tillė, nė rastin e njė shėrbėtori tė Perėndisė, krijon mėkat. Sepse ėshtė njė pasion i poshtėr dhe i tmerrshėm pėr shpirtin e gjithėdlirė dhe tė mirėsprovuar qė tė dėshirojė njė vepėr mėkatare; dhe veēanėrisht pėr Hermasin, i cili e mban veten larg nga tė gjitha dėshirat e kėqija dhe ėshtė plot thjeshtėsi dhe pafajėsi.
Kreu III
Por Perėndia nuk ėshtė zemėruar me ty pėr kėtė shkak, por ti qė ta kthesh familjen tėnde qė ka bėrė poshtėrsi ndaj Zotit dhe ndaj teje, prindėrve tė tyre. Dhe megjithėse ti i do bijtė e tu, ti nuk e ke paralajmėruar familjen tėnde, por e ke lejuar atė tė jetė tmerrėsisht e shthurur. Pėr kėtė arsye Zoti ėshtė zemėruar me ty, por ai do tė tė shėrojė nga tė gjitha tė kėqijat qė janė bėrė nė shtėpinė tėnde. Sepse pėr shkak tė mėkateve tė tyre ti u shkatėrrove prej punėve tė kėsaj bote. Por tani mėshira e Zotit ka ndjerė keqardhje ndaj teje dhe familjes sate dhe do tė tė forcojė e do tė tė vendosė nė lavdinė e tij. Vetėm mos ji mendjelehtė, por pajise me kurajo dhe ngushėllim familjen tėnde. Sepse siē farkėtari rreh me ēekiē punėn e tij dhe arrin tė bėjė ēka dėshiron, kėshtu dhe predikimi i pėrditshėm i tė drejtit mposht ēdo padrejtėsi. Megjithatė mos pusho sė kėshilluari bijtė e tu, sepse unė e di se nė qoftė se do tė pendohen me gjithė zemėr ata do tė shkruhen nė librat e jetės sė bashku me shenjtorėt . Duke pėrfunduar kėto fjalė ajo mė tha: Dėshiron tė mė dėgjosh tė lexoj? Unė i thashė: Dua zonjė. Bėhu dėgjues dhe vėru veshin fjalėve tė Perėndisė. Dhe unė dėgjova prej saj gjėra tė mrekullueshme dhe tė shkėlqyeshme tė cilat kujtesa ime nuk mund ti mbante. Tė gjitha fjalėt ishin aq tė tmershme, saqė asnjė njeri nuk mund ti pėrballonte. Megjithatė, fjalėt e fundit unė i mbaj mend, sepse ato ishin tė dobishme e tė mira: Ja, Perėndia i fuqive, i cili me anėn e fuqisė sė tij tė padukshme dhe me kujdesin e tij tė madh e tė fortė ndėrtoi botėn, dhe qė me dėshirėn e tij tė lavdėruar stolisi dhenė mbi ujėrat, dhe me urtėsinė dhe kujdesin e tij ndėrtoi Kishėn e tij tė shenjtė, tė cilėn dhe e bekoi, ja, tek lėviz qiejtė dhe malet , kodrat dhe detet, dhe tė gjitha rrafshohen pėr tė zgjedhurit e tij, qė tu japė betimin qė u premtoi atyre me shumė lavdi dhe gėzim, nėse ruajnė ligjet e Perėndisė qė i morėn me besim tė madh.
Kreu IV
Kur ajo mbaroi sė lexuari, u ngrit nga froni dhe katėr tė rinj erdhėn, morėn fronin dhe shkuan drejt Lindjes. Ajo mė thirri, mė mori pranė vetes, preku kraharorin tim e mė tha: U kėnaqe nga leximi im? Unė iu pėrgjigja: Zonjė, fjalėt e fundit mė kėnaqėn, por tė parat janė tė vrazhda e tė ashpra. Pastaj ajo mė tha: Fjalėt e fundit janė pėr tė drejtėt; tė parat janė pėr idhujtarėt dhe mohuesit. Ndėrsa ajo fliste me mua, dy burra u shfaqėn dhe e morėn atė nė shpatulla. Ata shkuan atje ku ishte froni, nė Lindje. Me njė pamje tė gėzuar ajo u largua, dhe ndėrsa po ikte mė tha: Bėhu burrė Hermas!
Krijoni Kontakt