Adi Krasta e Vesa Luma prezantues në festivalin e këngës në RTVSH
Edhe pse e dija shprehjen e njohur amerikane "Never say never", kisha vendosur të mos rikthehesha si prezentator i Festivalit të Këngës në Radio Televizion, por e vetmja arsye që unë do të jem prezantuesi i këtij evenimenti të këngës shqiptare, është regjisori Pali Kuke. Kështu është shprehur për katër vjet më parë Adi Krasta, prezentatori i mirënjohur për elokuencën dhe spontaneitetin e tij, i cili sërish prezanton këtë vit Festivalin e Këngës së Lehtë në Radio Televizion, në edicionin e 45-të tij.
Krasta, i cili ka drejtuar një sërë spektaklesh televizive, i njohur si drejtues me kulturë dhe rrjedhshmëri në të folur, tashmë është afirmuar edhe si skenarist i një sërë spektaklesh shumë popullore si “Ethet e së shtunës mbrëma”, një spektakël i cili theu çdo parashikim, aq më shumë me krijimin e këngëtarëve të rinj në Shqipëri dhe trojet shqiptare. Më sa ëshë bërë e ditur, një nga ish etheiset do të jetë gjatë prezantimit të evenimentit më të madh të këngës shqiptare në krah të Krastës; ajo është bukuroshja Vesa Luma nga Kosova, e cila ka spikatur kohët e fundit me disa interpretime në këngë. Gazetare në Radio Televizionin e Kosovës, për Lumën kjo është një sprovë aq sa dhe një besim që Krasta ia jep duke qënë krah tij. Por ai do të shoqërohet edhe nga aktorja Ermela Teli, një aktore ekspresive dhe e dalluar në disa filma të fundit si edhe në jetën kulturore të kryeqytetit. Adi Krasta, i cili për tre vjet punoi për radion britanike "BBC" në Londër, është shprehur se "puna në radion BBC për mua ishte një shkollë më vete dhe jetesa në një vend të huaj ka qenë një sprovë e madhe, gjë që ka sjellë ndryshime të mëdha në karakterin tim, që i kam dashur dhe pritur me kohë".
Krasta, i cili u bë i njohur fillimisht në disa emisione shumë cilësore radiofonike në Radio-Tirana, ka drejtuar me shumë mjeshtëri disa spektakle televizive si; spektaklin "12 vallëzime pa një të shtunë", festivalet në Radio-Televizion, ku në disa prej tyre ka qenë edhe skenarist, etj. Bashkëpunimi i tij me regjisorin Pali Kuke ka qenë gjithnjë i sukseshëm. Disa vite më parë të dy u mirëpritën me spektaklin e përjavshëm "Telebingo kombëtare". Individualiteti i tij si prezanues ka bërë që Krasta të ketë një popullaritet të madh në Shqipëri dhe më gjërë
Krijoni Kontakt