31 Maj Librazhd Sopoti i Librazhdit ringjitet per here te trete ne kategorine e pare, nje sukses i merituar, i arritur me shume mund, djerse e sakrifica, qe kete sezon ka perkuar bukurfort edhe me pervjetorin e 57 te te krijimit te klubit librazhdas. Ky ekip ka milituar per here te pare ne kampionatet shqiptare te futbollit ne sezonin 1949 1950, me emrin Librazhdi, ndersa ne sezonet 1951 1957, me emrin Puna e Librazhdit. Emrin Sopoti e ka marre ne vitin 1958 dhe e ka mbajtur deri ne 1996. Por, ne sezonin 1997 1998, kur Sopoti ishte pjesemarres ne kategorine e pare,me nje sponsor mjaft te mire, si Vehbi Velia, per hir te biznesit te tij, mori edhe emrin Albania Tabak, per shkak se kjo fabrike cigaresh ishte ndertuar ne Librazhd. Kete emer ky ekip mundi ta mbaje vetem per pese muaj, sepse shpejt iu rikthye serish emri Sopoti, gje e cila ndodhi ne vitin 1997. Per here te pare ky ekip ka debutuar ne kategorine e pare (superiore), ne sezonin 1992 1993. Dhe pas dy sezoneve, me 1995 1996, Sopoti u rendit ne vendin e tete, mes 18 ekipeve pjesemarrese, me 34 pike, duke u nderuar ne fund te ketij sezoni edhe me kupen Fair Play. Ka qene pra ky sezoni me i suksesshem i skuadres librazhdase kur ne krye te pankines ishte ulur nje emer i njohur i futbollit elbasanas, Luan Deliu. Nderkohe qe fanellen e kesaj skuadre do ta mbanin mbi shpatulla futbolliste te tille, qe pas kesaj shume shpejt do te beheshin te njohur ne futbollin shqiptar, pa thene qe do te luanin ne radhet e skuadrave me te njohura te kryeqytetit, ku militojne edhe sot e disa prej tyre, madje do te vishnin edhe fanellen kuqezi te kombetares. Keshtu mund te permendim: Alpin Gallon, qe luan edhe sot te Partizani, Engert Bakallin te Tirana, si edhe Erjon Novaku e Elton Hasani, qe paten ardhur nga Partizani. Dhe bilanci i pjesemarrjes se Sopotit ne keto tre edicione ne kategorine e pare eshte: 90 ndeshje te zhvilluara, 26 fitore, 24 barazime, 40 humbje, me 90 gola te shenuar e 130 te pesuar. Dhe ne suksesin e sivjetshem, i treti ne historine e klubit librazhdas, serish ne krye te pankines timonin e skuadres e ka marre specialisti i njohur Luan Deliu, i cili edhe pse e gjen skuadren ne nje moment tejet te veshtire, ben te pamunduren per ta ngritur skuadren. Dhe ia del mbane, duke i kryer te gjitha punet e detyrat vete, aq sa ne Librazhd ne ambientet e tij futbolldashese u tha ne ate kohe qe Luan Deliut per gjithcka ishte duke bere ne ate periudhe, pak do te ishte nese futbolldashesit vendas do te ngrinin per te nj` lapidar. Pra, rikthimi i Deliut ne pankinen e Sopotit, per fatin e mire te te gjithe tifozerise librazhdase, ndodhi ne kohen e duhur. Gjithsesi, lidhur me kete sukses te Sopotit, Deliu tha: Ashtu si cdo ekip qe ka ambiciet e veta, edhe ne kishim tonat, edhe pse fazen e pare ekipi nuk pati rezultate te mira, per shkak te grumbullimit me vonese. Ne ate kohe askush nuk mund te mendonte se ky ekip do te arrinte ketu. Them keshtu, sepse situata ishte aq kritike dhe gjasat ishin te shumta qe te pesonte edhe ai fatin e Minatorit te Rreshenit. Por ai moment tashme i perket te kaluares dhe neve normalisht na vjen mire qe si grup arritem ta realizojme objektivin tone. Skuadra, edhe pse u arrit te ngrihej nje dite para fillimit te kampionatit, erdhi duke e marre veten dhe objektivi final per tu ngjitur ne te paren, me pas u be edhe me i qarte, sidomos ne fund te fazes se pare, ku edhe loja e ekipit erdhi ne ngritje. Veshtiresite e krijuara per shkak te fondeve te pakta te bashkise, u perballuan dhe ne fazen e dyte Sopoti shpertheu, sigurisht fale edhe mbeshtetjes se fuqishme financiare te presidentit Nimet Rira, qe u zgjodh unanimisht ne Asamblene Zgjedhore te klubit librazhdas. Por tani qe ky objektiv u arrit, kjo nuk do te thote se puna jone mbaron ketu. Perkundrazi, detyrat tona ne sezonin e ri do te jene me te medha edhe me te veshtira. Madje, sa seshte vone, duhet te nisim qe tani nga pergatitjet, ka perfunduar kreu i pankines librazhdase, Luan Deliu.
Krijoni Kontakt