--------------------------------------------------------------------------------
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM)
GJERMANI
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Të nderuara familje Bytyçi,
I nderuari z. President, Dr. Ibrahim Rugova,
E nderuara kryesi e LDK-së, Therandë (Suharekë) !
Lajmi i hidhur për vrasjen makabre e më të dashurëve tuaj, për vrasjen e shokëve, miqëve, kolegëve dhe bashkëpuntorëve tuaj më të ngushtë; Ukë Bytyçi, kryetar i Asamblesë komunale dhe kryetar i Degës së LDK-së për qytetin tuaj, Bajram dhe Bafti Bytyçi, të cilët bashkë po shkonin për ta festuar fitoren e zgjedhjeve lokale, ne intelektualëve mërgimtarë këtu në Gjermani na ka tronditur thellë në shpirt dhe na i ka mbushur zëmrat përplotë me hidhrim.
Atentati dhe vrasja e atdhetarit, patriotit, veprimtarit dhe luftëtarit të madh për liri, demokraci dhe pavarësi të popullit shqiptar, Ukë Bytyçi, është një akt kriminal dhe shumë i shëmtuar i cili, padyshim, se i ka goditur rëndë të gjitha përpjekjet, angazhimet dhe synimet tona të përbashkëta për pavarësi të Kosovës, andaj ju bëjmë thirrje që të qendroni të fortë dhe të palëkundur në rrugën e nisur drejtë cakut tonë madhor.
E denojmë ashpër këtë akt të rëndë të krimit me shpresë se aktorët e tij do ta marrin dënimin e merituar, dhe njëherit duke e ndarë plotësisht me ju dhimbjen dhe pikëllimin e madh që ndjeni në këto çaste të vështira për humbjen e më të dashurëve tuaj, pranoni ngushëllimet tona më të thella !
Kryesia e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim
Gjermani, me 28. tetor 2002
Krijoni Kontakt