Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 296
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Kush është Ismet ÇEKU?

    Nedeljni Telegraf, 19 shkurt 1997, Millosh ANTIC

    EKSKLUZIVE

    Çka kanë pranuar në hetuesi anëtarët e burgosur "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës"

    TERRORISTËT ERDHËN NGA SHQIPËRIA, GJUAJTËN, VRANË, SHKATËRRUAN, E PASTAJ ILEGALISHT U KTHYEN NË SHQPËRI


    (ky është titulli që serbët i kanë dhënë sipas deshirës së tyre)

    ...Agron TOLAJ i lindur më 1970 në fshatin Pobërgjë të Deçanit, ka pranuar se ka punuar me grupin e Deçanit i cili ka ardhur nga Shqipëria dhe se është kthyer prapë atje pasi i ka kryer aksionet në Kosovë. Në UÇK ka hy me inisiativën e SAlih Çekut dhe Zajë Topallit më 1995. Përndryshe grupi i Salih Çekut vepronte prej vitit 1991. Detyra e tij e parë ka qenë të vezhgojë objektet e kampeve të refugjatëve në fshatin Junik ntë komunës së Deçanit dhe te beje skicimin e lagjes dhe të shenojë vendet se ku duhet vënë ekspolozivi. Pasi ka bërë këtë pune, përgadit terrenin për aksion, kah mesi i vitit 1995 nëw pjesën kufitare të vendit i quajtur Shkoza e Junikut në mes të Deçanit dhe Gjakovës, ka pritur Salih ÇEKUN, Saim TAHIRAJN, Ismet ÇEKUN dhe Zenun IDRIZIN të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqiptaro-Jugosllav dhe i ka sjellur tek lagjja e refugjateve në Junik. Ata atje në vendet e shenuara në tri shtëpi kanë vënë eksplozivin, i cili ka ekspolduar ne dy prej tyre, derisa në të tretën nuk është aktivizuar. Pas kryerejes së aksioneve nën mbrojtjen e errësires, Agron Tolaj këtë grup e ka kaluar në Shqipëri, rrugë të cilën ata e kanë kaluar ilegalisht. Ky grup ka vepruar edhe më heret me aksionet e tij. Përndryshe te gjithe pjestarët e këtij grupi janë nga Kosova, por fshihen në Shqipëri...

    Marrë nga libri USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES- dokumenete dhe artikuj, viti i botimit shkurt 1998
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 16-10-2002 më 17:13

  2. #82
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Deri kur keshtu ma?

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Policia e UNMIK-ut sot ka arrestuar në Pejë dy të dyshuar për vrasjen e Avni Elezit dhe Bekimm Mustafës.

    Identiteti i tyre nuk u publikua për shkaqe të hetimeve.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    U vra Ukë Bytyçi, kryetar i asamblesë komunale në Suharekë, në një atentat sot në mesditë

    Suharekë, 27 tetor

    - Ukë Bytyçi, kryetar i asamblesë komunale në Suherekë dhe kryetar i Degës së LDK-së, është plagosur për vdekje sot në mesditë në një atentat.
    Ukë Bytyçi vdiq nga plagët e marra në rrugën për spitalin e Prizrenit.
    Poashtu njoftohet se në këtë atentat janë qëlluar edhe Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që ndodheshin bashkë me Ukë Bytyçin në veturë.
    Atentati i përgatitur që më parë, ka ndodhur në fshatin Leshan që ndodhet në rrugën Suharekë-Prizren.
    Në zgjedhjet e djeshme komunale dega e LDK-së në Suharekë nën drejtimin e Ukë Bytyçit ka fituar shumicën absolute të votave.

    -----------------

    Prishtinë, 27 tetor

    - Dega e tretë e LDK-së njofton se mbrëmë, 40 minuta pas mesnatës, një dorë vandale ka sulmuar zyrën e kësaj dege, e cila ndodhet në Kodrën e Diellit në Prishtinë.
    Anëtarët e shtabit zgjedhor të kësaj dege ndërsa ishin duke punuar, një preson, tash për tash i panjohur, ka hedhur një gur të madh për dritaren e zyrës.
    Guri ka theyer xhamin e dritares dhe ka rënë mbi tavolinën rreth së cilës ishin duke punuar anëtarët e shtabit. Për fat askush nuk lëndohet, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Përfaqësusesit e kësaj dege deklaruan se disa persona edhe më hertë gjatë natës së mbrëmshme kishin bërë provokime të ndryshme ndaj anëtarëve të Shtabit zgjedhor të LDK-së.
    Pjesëtarët e policisë menjeherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet.
    Kryesia e Degës së tretë të LDK-së e dënon ashpër këtë sulm dhe thekson se ashiqare dikush nuk ka mundur ta durojë fitoren e LDK-së në Prishtinë, e as ta pranojë humbjen, prandaj ka sulmuar këtë zyrë në mënyrë tinzare.


    ----------------


    Kjo eshte nji tragjedi e re e shkaktuar nga hijet e Nates te cilet i tmerron LDK-ja dhe vota e lire e Popullit.

    Turp e faqe zeze per keta armiq te ndyre.

    Ngushellime familjes Bytyci dhe gjithe atdhetareve te Kosoves.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Ky ishte Ukë Bytçi!

    Ukë Bytyçi para luftës ishte anëtar i devotshëm i LDK-së. Gjatë dhjetë vjetëve të okupimin të thellë të Kosovës nga shteti i Serbisë, qe i parapriu luftes, Ukë Bytyçi ishte njëri nga shtyllat kryesore të LDK-së në komunën e Thërandes (ish Suharekës). Ishte anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe anëtar Parlamentit të Kosovës. Pasi filloi lufta, Uka u deklaruar se tashmë ishte vetëm ushtarë i Kosovës. Gjatë luftës ishte komandanti më i lavdishëm i UÇK-së në komunën e Therandes.

    Pas luftës, Uka u deklaruar se i mbetet besnik LDK-së. Në zgjedhjet e para komunale të organizuara me 26 tetot 2000, LDK e udhëhequr nga Ukë Bytyçi fitoi bindshëm në komunën e Therandes.

    Sipas lajmeve te fundit të perfaqesueses së OESB, LDK e udhëhequr nga Ukë Bytyçi edhe dje i kishte fituar zgjedhjet në Therandë. Dora e zezë kriminele, atë që forcat serbe nuk e realizuan gjatë luftes, tash po kryen pogramin e Serbisë duke vrarë njerëzit më të përkushtuar të çeshtjes kombëtare.

    http://www.kosova.com/admin/foto/ukebytyqi.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 28-10-2002 më 00:24


    Durimi është më e madhja trimëri.


  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Vrasja e Ukë Bytycyt është një goditje e rendë që po i bëhen Kosovës dhe Institucioneve të saj. Kjo vrasje nuk godet vetëm LDK-në dhe anëtarësinë e saj, por të gjithë shqiptarët pa dallim rreshtimi partiak. Godetje e rëndë e gjithë atyre që mirren me politikë dhe për synim kanë avancimin e Kosovës. Êshtë koha e fundit që duhet ndalë këtë dorë vrastare. Kosova ka ecur shumë përpara dhe dikujt nuk po i pëlqen një avantazh i tillë i Kosovës në Ballkan karshi të tjerëve.

    Si është e mundur që në pikë të ditës të bëhet një atentat i tillë në rrugën magjistrale Therandë-Prizren? Si është e mundur që dorasët të mos kapen? Sa sherbime të hueja janë futur në Kosovë? Ku është policia vendore dhe e UNMIKUT? A është përseri strategjia e ndersyrjes mes vete e shqiptarëve si në të kaluaren?

    Pytje që dojnë përgjigje urgjente. Nuk ka kohë më.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Deklaratë e Presidentit të Kosovës me rastin e vrasjes së Kryetarit të Komunës së Therandës-Suharekës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 27 tetor 2002 (QIK) - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit, kryetar i Asmablesë komunale dhe kryetar i degës së LDK-së në Tharendë-Suharekë, ka lëshuar këtë deklaratë.

    Me dhembje të thellë morëm lajmin e tmerrshëm për vrasjen e Ukë Bytyçit, kryetarit të Komunës së Therandës-Suharekës dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së në Suharekë, deputetit të Republikës së Kosovës të zgjedhur në vitet 1992 dhe 1998, dhe luftëtarit të lirisë.

    E dënojmë këtë akt kriminal të krimit të organizuar të bërë me motive politike, një ditë pas përfundimit të suksesshëm të zgjedhjeve të dyta lokale të Kosovës së lirë.

    Kjo vrasje mizore është e drejtuar kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilën Bytyçi punoi vite me radhë, të cilës ia kushtoi gjithë jetën.

    Kërkojmë nga UNMIK-u dhe KFOR-i të shtohen masat e sigurisë në ditët e ardhshme.

    Do t'i marrim të gjitha masat që aktorët e këtij krimi makabër të burgosen dhe të dalin sa më parë para drejtësisë.

    Familjes Bytyçi i shprehim ngushëllimet tona të thella dhe jemi së bashku me këtë dhembje të thellë për gjithë Kosovën.

    Po ashtu, u shprehim ngushëllime të thella famljeve të shoqëruesve të Ukë Bytyçit, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që u vranë në shoqërim të tij, - thuhet në deklaratën e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    http://www.trepca.net/lule.gif
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 27-10-2002 më 23:16


    Durimi është më e madhja trimëri.


  8. #88
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Lavdi.

  9. #89
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Derek Çapell për vrasjen e Ukë Bytyqit

    “Në kohën kur iu afruan masës e cila festonte, sulmuesi hapi zjarr në ta. Në atë kohë njëri nga truprojet e Bytyqit hapi zjarr dhe e plagosi sulmuesin. Por, z. Bytyqi dhe truprojet e tij pësuan për vdekje,” thotë përfaqësuesi i policisë duke shtuar se sulmuesi i dyshuar, i cili u lëndua lehtë, është arestuar dhe ndodhet në burg në Prizren.

    Ngushellime familjes se deshmorit Uke Bytyqit!
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  10. #90
    Si ka mundesi qe vriten vetem aktiviste, kryetare, anetare apo simpatizante te LDK-se?????


    A ma shpjegon kush?

  11. #91
    Llapi, une lexoj gazetat ashtu si dhe ti dhe informohem po ashtu si ti.

    Dhe pas lufte ne Kosove jane bere disa vrasje. Gati te gjithe kane pas lidhje me LDK-ne ose kane qene perkrahes e mbeshtetes te Rugoves.

    Une di te them ato qe dine te gjithe shqiptaret. Nese ti di shqiptare te tjere qe jane vrare dhe qe kane qene aktiviste politike apo te lidhur ne nje fare menyre me politiken mund ti thuash dhe asnjeri nuk te ka penguar.

    Nuk e kam fjalen qe te permendesh persona te panjohur, por ata qe kane qene te aktivizuar ose te lidhur ne nje fare mase me politiken.

    Nuk po them qe ato mund te jene vrasje politike, por qe te vraret i perkasin vetem te njejtit krah politik.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    A thua ka kush informacion se kush na qenka Abdullah Kryeziu dhe cfare e shtyu ate te beje kete akt kriminal ndaj njeriut te pare te qytetit te Therandes,ndaj Atij qe ne cdo kohe dhe kurdohere armikut i tha jo , e gjunjezoi ate , e shkatrroi dhe se fundi se bashku me popullin e Kosoves doli fitimtar ne lufte kunder pushtuesit sllav,por dora e Abdullah Kryeziut e shoi nga jeta ne paqe.
    Pse ???


    Policia ndërkombëtare ka arrestuar Abdullah Kryeziun nën dyshimin se ka vrarë Ukë Bytyçin dhe dy shoqëruesit e tij

    Therandë, 28 tetor 2002 - Lidhur me vrasjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Suahrekës, Ukë Bytyçit dhe dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, policia ndërkombëtare dhe SHPK kanë arrestuar 40-vjeçarin Abdullah Kryeziu nga Prizreni, i cili ka qenë edhe vetë i plagosur.

    Ndërkohë, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë nën dyshimin se kanë qenë të implikuar në këtë rast. Këto informacione i ka konfirmuar edhe policia ndërkombëtare e UNNMIK-ut në Prizren.

    Ndërkaq, zëdhënësi i UNMIK-ut për polici dhe gjyqësi Andrea Anjeli ka thënë se personi i ndaluar kishte përgjegjësi serioze në këtë incident dhe se çdo gjë po hetohet nga policia e UNMIK-ut.


    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    --------------------------------------------------------------------------------


    A thua si eshte e mundur qe nje perfaqesues i njeres nder organizatat me te medha te Europes dhe me pergjegjese qe i thote vetes per siguri te shteteve dhe njerezve te leshoj nje deklarate aq qesharake,aq te pa ndjenja.
    Athua vrasesi kriminal qenka dashur te marre ne dore PANO dhe ne te te shkruaj se bene vrasje politike.
    Ma merr mendja se kjo deklarate e perfaqesuesit te OSBE nuk do koment.

    Zëdhënësi i OSBE-së Pol Smith thotë se vrasja e Ukë Bytyçit nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale në Kosovë!?

    Prishtinë, 28 tetor 2002 - Zëdhënësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Pol Smit me rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit, duke lexuar një deklaratë të ambasadorit Paskal Fieski tha: "Ne shpresojmë se këto vrasje tragjike nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet apo që në ndonjë mënyrë tjetër të jenë të motivuara politikisht


    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Dosja e krimit në Kosovë: Ukë Bytyçi vritet nga dora Milosheviçiane në Kosovë

    Editorial

    Ukë Bytyçi, trimi i rrallë, burrë kreshnik i kombit u vra nga milosheviçianët e Beogadit ne Kosovë


    Në mesditën e 27 tetorit 2002, u vra nga millosheviçianët e Beogadit në Kosovë, Ukë Bytyçi, luftëtari i shquar i Ushitrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit Komunal te Suharekës. Kryetar i Degës se Lidhjes Demokratike te Kosovës u vra nga dora gjakatare e Beogadit e zgjatur ne Kosovë. Ukë Bytyçi, lulja e burrërisë se Kosovës, demokrati i vendosur dhe nacionalisti i shquar u vra nga internacionalistët e kuq proletarë antikombëtarë te vëllezëruar dhe te bashkuar me armiqtë shekullor te Kosovës dhe te Komhit Shqiptar. Vrasësit e Ukë Bytyçit në një vrasje tipike si ajo që ua bënë Azem Hajdarit e Ahmet Krasniqit në Tiranë, në një vrasje tipike si ajo që ua bënë Enver Malokut e Xhemail Mustafës në Prishtinë, Ekrem Rexhës në Prizren, BekimKastratit e Besim Dajakut në Skënderaj, në një vrasje tipike si ato te Smajl Hajdarijt në Pejë, te Shaban Manajt në Burim, te Ismet Rracit në Klinë, Haki Ymerit në Drenicë, synuan t’i kurorëzojnë zgjedhjet e 26 tetont te Kosovës me vrasje politike, synuan t'i vulosin zgjedhjet e 26 tetort te Kosovës me krime politike, synuan t’ia ngulin një thikë tjetër prapa shpine Kosovës martire. Ukë Bytyçi, krenaria e burrave te Kosovës dhe e Kombit Shqiptar, u vra ne kuadrin e strategjisë se Beogradit, Tiranës kuislinge, Athinës për te mos lënë te gjallë asnjë figure te shquar nationaliste dhe demokratike ne Kosovës. Vrasësit e Ukë Bytyçit, ne kuadrin e zbatimit te urdhërave te Beogradit, te Tiranës kuislinge dhe Athinës për te diminuar fizikisht krahun demoknitik në Kosovë, siç kanë bërë edhe në Shqipëri, deshën te mbysin me gjak edhe një herë fitoren e Lidhjes Demokratike te Kosovës ne zgjedhjet që sapo u mbajtën, ndërsa fitorja në Suharekë ishte ndër fitoret me te bujshme. Duke vrarë Ukë Bytyçin, kuqaloshët e shartuar me shovinizmin serbomadh, dëshmuan se vazhdojnë me kryeneçësi strategjinë e urdhëruar nga Beogradi, Tirana kuislinge dhe Athina për te thelluar genocidin serb kundër Lidhjes Demokratike te Kosovës, kundër bashkëpunëtorëve me te shquar te kryetarit Ibrahim Rugova, kundër atyre burrave që janë shtyllat e shtetit te Kosovës dhe të së ardhmes së Kosovës. U shofshin me rrënjë e me degë ata që guxuan te ngrenë dorën kundër Ukë Bytyçit, u shofshin nga faqja e tokës sonë ata që nuk po hjekun dorë nga vrasjet politike, ata që duan ta shëmtojnë Kosovën, u mbulofshin me turp brez pas brezi ata që duan ta lënë Kosovën pa bijtë e saj me te mire, pa njerëzit e saj të shpresës. Mallkimi i Kosovës, mallkimi i Kombit Shqiptar, mallkimi i shenjtorëve të Shiqiptarisë, mallkimi i martirëve, mallkimi i të gjallëve e të rënëve, mallkimi i të gjitha nënave Shqiptare, mallkimi i të Madhit Zot raftë mbi ata që vrasin trimat mbi trima të Kosovës, që vrasin mendjet e shquara te Kosovës, që vrasin burra të rrallë të dheut si Ukë Bytyçin. Dhimbja jonë sot është e përbashkët me te gjithë shqiptarët, me të gjithë Kosovën Shqiptare, me familjen, të afërmit, shokët, miqtë, bashkëpunëtorët e Ukë Bvtyçit. Dhimbja jonë është e përbashkët me kryetarin Rugova, me LDK-në, me forçat demokratike e atdhetare te Kosovës e te Kombit Shqiptar. Dhimbja jonë është e thellë edhe për Bajram Bytyçin dhe Bafti Bytyçi, që janë qëlluar ne pritën e parapëgatitur meq kanë qenë në veturë s’bashku me Ukë Bytyçin. Gazeta kombëtare "Bota sot" ndien dhimbje te veçantë ne këtë çast kaq tragjik e kaq makabër se me vrasjen e Ukë Byfyçit ka humhur një nga miqtë dhe një nga mbështetësit e saj te vendosur, një nga adimruesit e saj me te zjarrtë, një nga ata bij të Kosovës që ia kanë shtuar gjithmonë Kosovës bukurinë me praninë e tyre, ia kanë shtuar gjithmonë Kosovës madhështinë, lavdinë dhe lartësinë me veprën e tyre për Kosovën dhe për Kombin Shqiptar.

    Burra si Ukë Bytyçin gjithmonë lindtë dhe gjithmonë pastë Kosova jonë Shqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 28-10-2002 më 18:45


    Durimi është më e madhja trimëri.


  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    INTERVISTË E ZOTIT UKË BYTYÇI, KRYETAR I KUVEBDIT KOMUNAL NË SUHAREKË, DHËNË KOMBËTARES « BOTA SOT » NË JAVËN E FUNDIT TË FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE

    ADMINISTRATORI KOMUNAL, NË ALEANCË ME PARTITË OPOZITARE, KA SYNUAR KOMPREMETIMIN DHE RRËZIMIN E QEVERISË KOMUNALE

    « Jam i hapur dhe transparent me çdokend për luftimin e çdo lloj dukurie negative, keqpërdorimin dhe korrupsionin, pa marrëparasysh se për cilin individë bëhet fjalë, por kurrësesi nuk është korrekte që sipas tekeve të dikujt për manipulime me motive poitike, të shkarkohet edhe një punëtaor pa fakte, vetëm duke u bazuar në shpifje e gënjeshtara. Kam kërkuar nga kryeadministratori Michael Steiner, që të dergojë një ekip ndërkombëtar për ta hetuar rastin për çka akuzon administratori komunal », tha Ukë Bytyçi, kryetar i KK të Thërandës (ish-Suharekës).


    (Kombëtarja « Bota sot » ne javën e tundit te fushatës se zgjedhjeve i kishte marre një intervistë kryetarit te KK te Suharekës, z.Ukë Bytyçi, botimi i se cilës ishte shtyrë për shkak te hapësirës se kufizuar ne gazetë, si dhe për shkak te tubimeve te shumta te zgjedhjeve te subjekteve politike. Intervistën po e botojmë ne tërësi).

    "Bota sot": Zoli kryetar, pushteti lokal është ne përfundim të mandatit dyvjeçar. Pos sukesesve le arritura gjatë dy vjetëve a mund të na flisni për pengesat dhe vëshirësitë me të cilat jeni ballafquar gjatë kësaj periudhe ?

    Ukë Bytyçi: Përkundër rezultateve të arritura ne punën tonë të përditshme jemi përballur edhe me pengesa e vështirësi të mëdha. Vështirësi kryesore për ushtrimin veprimtarisë normale ka qenë dhe është mungesa e kompetencave të pushtetit lokal. Rreth 94 për qind e Buxhetit të Kosovës realizohet nga të ardhurat vetjake, taksat, tatimet, doganat etj., kurse buxheti edhe ne kuvendet komunale menaxhohet nga administrata e UNMIK-ut. Asnjë faturë nuk mund të realizohet pa pëlqimin e administratorit komunal apo përgjegjësit për finança të UNMIK-ut. Nuk kemi asgjë kundër që ata ta përcjellin gjendjen financiare, por jo t'i mbajnë dhe vonojnë faturat dhe të paraqesin pengesa të ndryshme ne realizimin e tyre për teke personale, gjoja për çështje procedurale të flejnë ne zyrat e tyre. Administrata e UNMIK-ut ka qenë dashur të jetë ne rolin e mbikëqyrjes dhe të këshillëdhënies dhe jo t'i mbajë ne duar të veta të gjitha kompetencat, por ato të kalojnë ne duart e vendësve. Asambleja komunale ka marre vendim që të ndahen 100 mijë DM për ndihmë familjeve të dëshmorëve, por administrata e UNMIK-ut nuk ka lejuar që të ndihmohen familjet e dëshmorëve. Tani opozita gojëhapur propagandon se Kuvendi Komunal nuk interesohet për familjet e dëshinorëve dhe për kategoritë tjera sociale. Cështjet e tjera që kanë penguar pushtetin lokal janë direktivat administrative të lëshuara nga administrata qendrore e UNMIK-ut për çështjet e caktuara. Tash se fundi me formimin e Agjencionit të Mirëbesimit të Kosovës, pushtetit lokal nuk i ka mbetur asnjë kompetcncë konformë Rregullores 2000/45 që përcakton kompetencat e kuvendeve komunale, kur është fjala për ndërmarrjet publike, pylltarinë, objektet ekonomike bujqësore etj. Kuvendit komunal i ka mbetur vetëin të menaxhojë oborrin e vet.

    "Bota sot": Sa është e përgatitur administrata komunale profesionalisht për t’i kryer punët dhe obligimet e veta?

    Ukë Bytyçi: Pushteti lokal ka arritur një kulturë efikase të punës. Janë bërë shumë trajnime dhe është ngritur niveli i profesionalizmit, administrata komunale është e aftë t'i kryejë të gjitha obligimet dhe të jetë ne shërbim sa me të mire të qytetarëve të saj.

    "Bota sot": Zoti kryetar, qytetarët kanë vërejtje të mëdha ne punën e Qendrës se Regjistrimit Civil, se presin me dite te tëra në radhë për t’i kryer shërbimet e tyre ?

    Ukë Bytyçi: Te gjitha shërbimet që janë ne kompetencë të administrates komunle, punën e kryejnë me efikasitet të plotë. Cdo dokument që kërkojnë qytetarët përmes zyrës se pranimit e marrin brenda dites. Kurse Qendra e Regjistrimit Civil, për të cilën qytetarët kanë vërejtje të shumta është ne mbikëqyrje të administrates se UNMIK-ut. Sikurse edhe ky shërbim të ishte ne kompetencë të administrates komunale nuk do të krijoheshin radhët e gjata dhe tollovitë e panevojshme para zyrave të saj.

    "Bota sot": Zoti Ukë, në debatin e hapur që patët me qytetarët e komunës suaj, administratori komunal Manoj Saunik tha se raportet mes tij dhe qeverisë komunale janë të mira. Ne të vërtetë ne mes të zyrtarëve vendes dhe administratorit komunal janë flohur marrëdhëniet dhe nuk keni kurrfarë komunikimi. Cili është komenti juaj ?

    Ukë Bytyçi: Është e vërtetë se muajve të fundit kemi një mungesë komunikimi me faktorin ndërkombëtar ne komunën tonë, për shkak të disa shpifjeve që bën administratori ne aleancë me subjektet politike opozitare të komunës sonë për ta komprometuar dhe rrëzuar qeverinë komunale, gjoja për keqpërdorim të detyrës, konkretisht e akuzon kryeshefin e Ekzekutivit dhe disa drejtorë të Bordit për korrupsion dhe abuzim të detyrës.

    "Bota sot": A janë të vërteta këto akuza kaq të rënda për qeverinë komunale ?

    Ukë Bytyçi: Nuk ka asgjë të vërtetë. Akuzat për abuzim, keqpërdorim dhe korrupsion thjesht janë vetëm shpifje dhe asgjë tjetër dhe se kërkesa për shkarkimin e kryeshefit të Ekzekutivit është plotësisht e pabazë. Une jam i hapur dhe i gatshëm të punoj me çdokënd për luftë të pakompromis kundër dukurive negative, korrupsionit etj. pa marre parasysh për cilin individ bëhet fjalë. Por kurrsesi nuk pranoj që sipas tekeve të dikujt për motive thjesht politike, të administratorit apo dikujt tjetër që të shkarkojë edhe një punëtor të vetëm, pa fakte, vetëm duke u bazuar ne shpifje e trillime qëllimkëqija.

    "Bote sot": Megjithatë, kryedministratori i Kosovës, zoti Mihael Shtajner, e ka suspenduar kryeshefine komunës suaj, zotin Halil Morinën.

    Ukë Bytyçi: Siç thashë edhe me pare administratori i komunës sonë, zoti Manoj Saunik, ne aleancë me partitë tjera opozitare ka punar për komprometimin e pushtetit lokal, duke u marre me shpifje dhe të pavërteta. Ata i kanë shkruar kryeadministratorit gjoja për keqpërdorime gjoja të shitjes se pasurisë shoqërore e shumë shpifje e trillime të tjera. Une personalisht tri here i kam shkruar zotit Mihael Shtajner dhe me kohë e kam njoftuar se akuzat nuk janë të vërteta. Se pronari i firmes "SOPI" nga Mushtishti, Naim Sopi, i cili gënjen duke akuzuar kryeshefin Halil Morinën për korrupsion, për shpifje dhe fyerje të personalitetit të kryeshefit zotit Halil Morinës, me vendim të Gjykatës Komunale P. Nr. 96/2002 të dates 18.8.2002, Naim Sopi shpallet fajtor dhe dënohet me gjobitje 400 euro. Duke u mbështetur ne vendimin e gjykatës dhe ne atë që thotë administratori rajonal, zoti Rudolf Hoffman, se nuk bëhet fjalë për korrupsion, por për mospërfillje ne përpikëri të një procedure dhe përgjegjës ka qenë edhe administratori komunal, se asnjë çështje nuk shkon pa u kontrolluar dhe nënshkruar nga administratori ose zëvendësi i tij. Për të gjitha vendimet e Bordit të Drejtorëve dhe materialeve që përgatiten për seancat a asamblesë komunale administratori njoftohet me kohë. Kryeadministratori, duke mos e njohur të vërtetën ka marre një vendim për suspendimin e kryeshefit të Ekzekutivit, zotit Halil Morinës, sic thotë ai, derisa të sqarohet rasti. Ne letrën e fundit kam kërkuar nga zoti Shtajner që ekipi i hetuesve ndërkombëtarë të vijë ne Suharekë për ta ndriçuar rastin dhe të përshpejtohet procedura hetimore sa me pare, sepse momenti i tanishëm jep mundësi të keqpërdorimit dhe të keqkuptimeve politike pas që gjendemi para zgjedhjeve.

    "Bota sot": Zoti kryetar, për lexuesit e gazetës sonë a mund të na thoni konkrefisht ne çka mbështetet administratori kur akuzon për korrupsion kryeshefin e Ekzekulivit Halil Morinën
    dhe disa drejforë të Bordit ?

    Ukë Byfyçi: Bëhet fjalë për një lokacion, depo, të ish- ndërmarrjes ndërtimore " 19 Nëntori" të Suharekës, e cila ka falimentuar herët, mirëpo kjo depo ke mbetur ne pronësi shoqërore. Pas luftës, me vendimin e qeverisë se përkohshme ky lokacion për menaxhim ne afatin kohor prej pese vjetëve iu dha NNP "Hidroterm" të Suharekës, pasta ky vendim legjitimohet me një vendim të ish-administratorit komunal zoti Robert Valentos, si dhe me vendim të institucioneve lokale, "Hidrotermi", ka një kontratë për vitin 2001 dhe 2002, si shftrytëzues i kësaj parcele me qira. Pronari i NNP "Hidroterm", zoti Blerim Kuçi, ka bërë një kërkesë që ky lokacion t'i jepet me qira ne afatin kohor për 10 vjet. Vendimin e Bordit të Drejtorëve e aprovon edhe Asambleja Komunale që ky lokacion t'i jepet me qira ndërmanjes me fjalë për 10 vjel me qiranë 1000 euro ne muaj. Para se të vendosë Asambleja Komunale materiali i përgatitur për asamble i është dërguar edhe administratorit. Administratori nuk ka dhënë kurrfarë vërejtjeje se kjo çështje nuk mund te kalojë ne seancën e asamblesë, sikurse ishte rasti kur nuk e lejoi Asamblene Komunale që të marre vendim për ndarjen e truallit për ndërtimin e një objekti fetar, xhamisë ne fshatin Duhël. Administratori, zoti Manoj Saunik, për rastin e dhënies me qira të këtij lokacioni për korrupsion ne fillim akuzoi kryeshefin dhe katër drejtorë të bordit për të njëjtin rast me vonë akuzoi kryeshefin dhe dy drejtorë e me vonë vetëm kryeshefin. Pra nuk bëhet fjalë për kurrfarë korrupsioni e as abuzim të detyrës. Administratori komuna mban raporte të mira me disa struktura të ish-BorditAdministrativ, dhe nuk heziton të shërbehet edhe me shpifje për t'i njollosur pa fakte struktural legjitime komunale. Bile para shtatë muajve gjoja ne mënyrë shoqërore nga une ka kërkuar ta shkarkoj kryeshefin e Ekzekutivit dhe ne vend të tij të emërohet një drejtor i ish-Bordit të atëhershëm Administrativ. Tani pëi qëllime thjesht me prapavijë politike dhe ne prag të fushatës zgjedhore shërbehet me shpifje e trillime.

    "Bota sot": Zoti kryefar, si komunikoni Ju me adminisfratën e UNMIK-ut ne komunën luaj ?

    Ukë Bytyçi: Për shkak të marrëdhieve të krijuara nuk kemi kurrfarë raportesh me administratorin komunikojmë vetëm pennes shkresave zyrtare. Administratori nuk merr pjesë asnjëherë ne mbledhjet e Bordit te Drejtorëve, as te Asamblesë Komunale. Ndonjëherë ne mbledhje e dërgon përkthyesin e tij.

    "Bota sot": Zoli kryetar, po ndërrojmë temën e bisedës. Fainiljet me persona që konsiderohen të zhdukur janë të brengosura për fatin e me të dashurve të tyre. Çka ka ndërmarrë Kuvendi Komunal për zbardhjen e fatit të personme të zhdukur ?

    Ukë Bytyçi: Për zbardhjen e fatit të personave të kindapuar nga ushtria e policia serbe, të cilët konsiderohen të zhdukur, i vetmi Kuvendi Komunal ne Suharekë ka hapur zyrën për grumbul-
    limin e të dhënave për personat që konsiderohen të zhdukur. Zoti Hysni Berisha, që merret me këtë çështje, materialin e ka dorëzuar ne Gjykatën e Hagës, punon dhe është ne kontakt me institucionet që merren me këtë çështje. Vierësimi im është se institucionet relevante ndërkombëtare dhe vendore dy vjetëve të fundit pak kanë punuar për gjetjen dhe identilikimin e personave të zhdukur. Kërkojmë që kufomat e viktimave shqiptare të luftës që janë gjetur ne Serbi, për një numër të tyre është konstatuar se janë nga komuna e Suharekës, sa me pare të silien ne Suharekë dhe të bëhet rivammi i eshtrave të tyre sipas traditave tona. Kjo do të ishte një lehtësim shpirtëror për familjet dhe të afënnit e tyre.

    "Bota sot": Shpesh spekulohef gjoja për ekzislimin e një varreze masive të serbëve ne Biroç të Suharekës. Kohëve të hindit këtë e përsëriti edhe deputeja Roda Trajkoviçi. Cila është e vërteta e varrezave ne Biroç ?

    Ukë Bytyçi: Shefja e grupit parlamentar e koalicionit " Kthimi" se bashku grupin parlamentar që kryeson ajo,duhet të angazhohet për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të viktimave shqiptare të gjetura ne Serbi, dhe jo të nxjerrë manire nga politika gënjeshtare serbe se ne komunën e Suharekës ekzistojnë varreza masive të serbëve. Edhe një here përmes gazetës "Bota sot" e njoftoi opinion e gjerë se ne Biraç të Suharekës nuk ka kurrfarë varreze masive të serbëve. Aty janë të rivarrosura kufomat e paidenifikuara të shqiptarëve, të vrarë e masakruar nga usiitria e policia serbe. Ne Biraç nën organizimin e faktorit ndërkombëtar ne gusht të vitit 2000 janë rivarrosur mbi 200 persona që me pare janë zhvarrosur anekënd Kosovës, pasi nuk ka mund të bëhet identifikimi, sërish janë varrosur ne Biraç dhe secili varr ka shenjën përkatëse.

    [Intervistoi: Rrahman Rexhaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 28-10-2002 më 14:41


    Durimi është më e madhja trimëri.


  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Fjala e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në mbledhjen përkujtimore të Kryesisë dhe të KP të LDK-së

    Ukë Bytyçi do të mbetet si njëri ndër trimat më të mëdhenj në historinë më të re të Kosovës

    Prishtinë, 28 tetor (QIK)- Me rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit, kryetar i Asamblesë komunale dhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, sot në Prishtinë, nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, President i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, u mbajt një mbledhje përkujtimore e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Merrnin pjesë anëtarët e organit më të lartë të LDK-së, familja e të ndjerit Ukë Bytyçi, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci dhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi.
    Pasi me një minutë heshtje u nderua figura e Ukë Bytyçit, në këtë mbledhje përkujtimore foli Presidenti Rugova, i cili në fillim tha:
    "Jemi tubuar sot në këtë mbledhje përkujtimore për një dhembje të madhe e të thellë, për t’i bërë nderimin Ukë Bytyçit, që dje në mesditë ia shuan jetën vrasësit e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës".
    "Jemi tubuar sot për t'i bërë nderimin kryetarit të Komunës së Therandës, mikut tonë, aktivistit dhe punëtorit të shtetit të Kosovës dhe bashkëpunëtorit tim shumëvjeçar, Ukë Bytyçit", theksoi Presidenti Rugova.
    "Kriminelët e vranë pa u mbushur njëzet e katër orë pas përfundimit me sukses të zgjedhjeve të dyta lokale të Kosovës së lirë, të cilat ia zbardhën fytyrën Kosovës. Por, dje në mesditë vrasësit mizorë, duke vrarë Ukë Bytyçin, deshën t'ia nxijnë fytyrën Kosovës. Vrasja e Ukë Bytyçit është akt terrori kundër pavarësisë, lirisë dhe demokracisë së Kosovës, është kundër ardhmërisë së fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre".
    Në vazhdim Presidenti Rugova përkujtoi se Ukë Bytyçi ishte njëri ndër themeluesit dhe kryetar shumëvjeçar - prej themelimit - të Degës së LDK-së në Therandë, Suharekë. Ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm prej Kuvendit të Parë të LDK-së, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në dy mandate, më 1992 dhe 1998-2000. Më 1993 u dënua me burg trevjeçar nga pushtuesi i Kosovës, si pjesëtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës. Gjatë luftës u bë ushtar i lirisë dhe udhëheqës i forcave lokale në rrethinën e Therandës për të mbrojtur shtetin e Kosovës.
    "Pas luftës Ukë Bytyçi iu kthye punës politike dhe jetës normale. Menjëherë filloi punën e tij në rindërtimin e Therandës, në aktivizimin e ekonomisë së Therandës. Në zgjedhjet e para lokale, para dy vitesh, u zgjodh kryetar i Komunës së Therandës. Për dy vjet Ukë Bytyçi bëri shumë punë në forcimin politik, administrativ e ekonomik të Therandës. Kështu, sot, Theranda është njëra ndër qendrat më të fuqishme ekonomike e kulturore të Kosovës", tha në vazhdim Presidenti Rugova dhe vazhdoi:
    "Për 13 vjet të veprimit të Tij në LDK dhe në institucionet shtetërore, Ukë Bytyçi punoi pa u ndalur, me energji të pashoqe, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës".
    "Në rrugë të fshatit Leshan të Therandës, u vra dje, nga kriminelët, kur shkonte t'i falënderonte qytetarët që votuan për të dhe LDK-në për komunën e Therandës dhe për Kosovën.
    Vrasja e Ukë Bytyçit ka prapavijë politike, për fat të keq, dhe vjen pas vrasjes së aktivistëve tanë të dashur pas luftës, Haki Ymeri, Shaban Manaj, Xhemail Mustafa, Ismet Rraci, kryetar i komunës së Klinës, dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj", tha zoti Rugova dhe theksoi:
    "Do t'i marrim të gjitha masat, së bashku me UNMIK-un dhe KFOR-in, që vrasësit e Ukë Bytyçit t'i nxjerrim para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Ne duhet t'i izolojmë kriminelët vrasës, si shtet, si shoqëri. Kërkojmë nga disa parti politike t'i qetësojnë anëtarësitë e tyre dhe t'i mësojnë me jetën demokratike të Kosovës", tha zoti Rugova.
    "Ne sot kemi dhembje të madhe. Dhembje të madhe ka e gjithë Kosova për vrasjen kriminale të birit të saj, Ukë Bytyçit. Në këtë dhembje të madhe ne kemi edhe ndjenjën e krenarisë për Ukë Bytyçin, si njeri dhe mik tonin dhe për veprën e Tij madhështore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
    Ukë Bytyçi do të mbetet si njëri ndër trimat më të mëdhenj në historinë më të re të Kosovës, si burrë i guximshëm, energjik e i mençur, që veproi për vendin e vet pa u ndalur kurrë".
    "Këto ditë, për dy javë rresht, gjatë fushatës parazgjedhore ishim së bashku me Ukë Bytyçin. Ai më 15 tetor 2002, siç e bëri edhe vjet dhe parvjet, kishte organizuar një tubim madhështor me qytetarët e Therandës për Presidentin e Kosovës dhe LDK-në e qytetit, ku shprehej dashuria dhe përkrahja për birin e tyre, Ukë Bytyçin. Të premtën e pashë në një takim me kryetarët e degëve të LDK-së dhe bëmë një shaka. I thashë se Theranda do të mbetet emërtim i Suharekës, edhe pse dy ditë më parë e kisha përmendur si emër të lashtë shqiptar në Prizren. M’u përgjigj me buzëqeshje: e kemi rregulluar këtë me Prizrenin. Pastaj kërkoi një vizitë gjatë javës me afaristët e Therandës në Rezidencë. U pajtuam".
    "I tillë ishte Ukë Bytyçi, gjithmonë i gjallë, energjik, punëtor e i urtë", nënvizoi Presidenti Rugova.
    "Sot i përkujtojmë edhe dy shoqëruesit e tij, që dje u vranë bashkë me Ukë Bytyçin, Bajram dhe Bafti Bytyçin.
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!", tha në fund të fjalës së tij Presidenti i Kosovës dhe lider i LDK-së, Ibrahim Rugova, në mbledhjen e sotme përkujtimore kushtuar Ukë Bytyçit.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Varrimi i Ukë Bytyçit bëhet të martën në fshatin Semetisht

    Suharekë, 28 tetor - Varrimi i Ukë Bytyçit, kryetar i Kuvendit Komunal të Therandës-Suharekës dhe i degës së LDK-së për këtë komunë, i cili u vra dje në një atentat, bëhet nesër (e martë) në vendlindjen e tij, në fshatin Semetisht.
    Ndërkaq homazhet për të ndjerin Bytyçi bëhen nga ora 09:30 deri në ora 12:00 në Qendrën e Rinisë, afër Shtëpisë së Kulturës, në Therandë-Suharekë. Funerali niset në ora 12:00 për fshatin Semetisht, ndërsa varrimi bëhet në ora 13:00.


    Këshilli i varrimit

    Këshillin e varrimit të Ukë Bytyçit përbëhet nga: Presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova, kryetari i parlaentit të Kosovës akademik Nexhat Daci, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Sabri Hamiti, Kryesia e LDK-së, akademik Idriz Ajeti, Vitor Markaj, kryeshef i ekzekutivit të Suharekës, Kryesia e Degës së LDK-së, Shtabi Zgjedhor i LDK-së, FR i LDK-së, FG i LDK-së dhe Blerim Kuqi.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Vrasja e Ukë Bytyçit (koment)

    PRITAT TRADHTARE NË KOSOVË RIGJAKOSIN LIRINË

    LOTËT E SHQIPTARËVE PATRIOTË, RRJEDHIN PËR HEROIN E KOSOVËS SË PAVARUR UKË BYTYÇIN

    Listat e zeza vrasëse, të cilat ne i publikuam dhe do t’i publikojmë pa ngurrim derisa të mos ndalet krimi politik në Kosovë, të përpiluara gjatë luftës çlirimtare nga mbeturinat enveriste, ndoshta dikush mund të mendojë se ato lista janë harruar, megjithatë ne vazhdojmë të themi publikisht se ato vazhdojnë ta kenë aktualitetin e tyre dhe do të vazhdojnë të mbeten „program politik“ i shërbimeve sekrete antishqiptare të llojit të SHIK dhe ZKZ, të implikuara nëpër grupime të caktuara politike, derisa të mos likudiohet e tërë „ajka“ e inteligjencies së Kosovës, e cila është e angazhuar për pavarësinë e Kosovës. Ky fakt tashmë i pamohueshëm duhet të jetë i pranishëm edhe tek organet e sigurisë në Kosovë, si UNMIK dhe KFORI, të cilat duhet t’ia këpusin sa më parë rrënjët krimit politik derisa është e mundur akoma kjo.

    Shkruan: Besim KRASNIQI


    Forcat më antishqiptare në Kosovë, të cilat duan që me çdo kusht t’i përvetsojnë dhe bartin meritat e të tjerëve, të verbuara nga inati primitiv ndaj faktit për besimin e plotë të popullit shqiptar të Kosovës ndaj politikës kombëtare e nacionaliste të Dr.Ibrahim Rugovës dhe bashkëpuntorëve të tij, besim ky i shprehur fuqimisht që nga ardhja e erërave të demokracisë në Kosovë, dhe i përsëritu edhe deri me 26 tetor 2002, pra forcat staliniste realizuan premtimin e tyre të njohur tashmë si sllogan kobzi „E kemi vrarë Ahmet Krasniqin, dhe do t’i vrasim të gjithë ata që janë me Ibrahim Rugovën“!

    Në Leshan të Suharekës, kur qyteza festonte dhe përgëzonte të zgjedhurin e saj më të merituar z.Ukë Bytyçin, krahun e djathtë të Presidentit të Kosovës, atij iu bë pritë tradhtie, me plumba tradhtie të Beogradit e Tiranës kuislinge, me plumba të cilat na ndanë nga Ahmeti Krasniqi, Enveri Maloku, Xhemajli Mustafa, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Bekim Kastrati, Smajl Hajdaraj. Akoma nuk na u thanë lotët mirë, sapo e përfunduam njëvjetorin e vrasjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut, sapo shpëtuam nga bomba ruse, e morëm lajmin se na u vra (në pikë të ditës!?!?) edhe një bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, mik e vëlla siç e patëm z.Ukë Bytyçin!

    Pyesim prap, oh Zot, deri kur me këto vrasje politike, vrasje tradhtie? Pyesim prap, a duhet të frikohemi nga lajmet e ditës së nesërme, kur bashkëpuntorët e ngushtë të z.Ukë Bytyçit si z.Eqrem Kryeziu, z.Aqif Shehu, z.Faruk Spahiu, z.Adem Salihaj, z.Salih Gashi (të gjithë këta krah i djathtë i Dr.Rugovës) të identifikohen si «viktima» të këtij terrori të mbrapshtë politik?! Deri ku do të shkojë krimi politik, e dijnë vetëm ata që janë përgjegjës të krimit të organizuar në Kosovë, të cilët akoma vazhdojnë të jenë të pranishëm në skenën politike të Kosovës, pa iu munguar as edhe një qime e flokut!

    Listat e zeza vrasëse, të cilat ne i publikuam dhe do t’i publikojmë pa ngurrim derisa të mos ndalet krimi politik në Kosovë, të përpiluara gjatë luftës çlirimtare nga mbeturinat enveriste, ndoshta dikush mund të mendojë se ato lista janë harruar, megjithatë ne vazhdojmë të themi publikisht se ato vazhdojnë ta kenë aktualitetin e tyre dhe do të vazhdojnë të mbeten „program politik“ i shërbimeve sekrete antishqiptare të llojit të SHIK dhe ZKZ, të implikuara nëpër grupime të caktuara politike, derisa të mos likudiohet e tërë „ajka“ e inteligjencies së Kosovës, e cila është e angazhuar në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për pavarësinë e Kosovës. Ky fakt tashmë i pamohueshëm duhet të jetë i pranishëm edhe tek organet e sigurisë në Kosovë, si UNMIK dhe KFORI, të cilat duhet t’ia këpusin sa më parë rrënjët krimit politik derisa është akoma e mundur kjo.

    Presidenti i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, njeriu i parë i Kosovës të cilit iu vranë bashkëpuntorët më të ngushtë politik dhe i cili shpresojmë se edhe kësaj rradhe do të qëndrojë i fortë dhe i paluhatshëm nga ligësitë e zeza që po ia servilojnë armiqtë e Pavarësisë së Kosovës, kërkoi nga UNMIK dhe KFOR-i të shtohen masat e sigurisë, sidomos ndaj atyre personaliteteve që janë në krye të LDK-së, dhe këtë nuk e kërkoi që t’ia rritë seriozitetin LDK-së apo të fitojë vota elektorale si „parti e viktimizuar“, siç ka dëshirë ta quan shtypi enverist në Kosovë, por e bëri nga domosdoshmëria e rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes më efikase nga autorët dhe bartësit e krimit politik në Kosovë.

    Vrasja e figurës më të rëndësishme politike në Suharekë, vrasja politike e heroit të pavarësisë së Kosovës z.Ukë Bytyçit ka goditur rëndë zemrat e patriotëve dhe nacionalistëve shqiptarë anë e mbanë Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës shqiptare, prandaj populli shqiptar i Kosovës, qytetarët e Therandës, Familja Bytyçi, Presidenti i Kosovës dhe mbarë anëtarësia e LDK-së në këto momente të vështira duhet ta kenë të qartë se dhimbjen do ta ndajmë së bashku me ta, dhe siç kërkoi edhe Presidenti ynë Dr.Ibrahim Rugova «BËHUNI TË FORTË, SEPSE JEMI BASHKË».


    28.10.2002 (Ditë Zie në Kosovë)


    Durimi është më e madhja trimëri.


  18. #98
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes!

    Eshte per te ardhur keq, qe edhe pse zgjedhjet lokale ne Kosove u zhvilluan ne nje fryme shume premtuese, vrasja me e fundit e prishi plotesisht imazhin e zgjedhjeve dhe klases politike shqiptare. Eshte bere tashme mese e qarte se ne Kosove po perdoren te njejtat praktika qe ndoqi dikur Enver Hoxha ne Shqiperi ne 1944 me kundershtaret e tij politike te pasluftes. Jane te njejtat praktika dhe uroj qe te mos jene te njejtet konspiratore jugosllave, sic ishin ne 1944.

    Dhimbja e humbjeve te burrave me te mire te Kosoves, kthehet ne nje britme per drejtesi, dhe te gjithe ata qe kane patur dore ne kete vrasje dhe ne vrasjet e meparshme duhet te dalin para drejtesise dhe te marin denimin kapital. Eshte koha qe te mos behen me akuza ne ajer, por te hetohet dhe te gjenden kriminelet.

    Vetem drejtesia e lehteson dhimbjen e humbjeve te tilla. Edhe njehere, ngushellime vellazerore familjes se viktimes.



    P.S Tema u pastruar nga komentet jashte teme, dhe anetaret qe kishin bere replika me njeri-tjetrin, u paralajmeruan.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Komuniteti shqiptar në Çikago dënon vrasjen e Ukë Bytyçit

    Çikago, 28 tetor 2002 - Vrasja e Ukë Bytyçit dhe veprimet e ngjashme kriminale vrasin Kosovën, ardhmërinë dhe demokracinë e saj, thuhet në reagimin e Kryesisë së degës së LDK-së dhe Kryesisë së Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në shtetin e Illinoisit me seli ne Çikago.

    Këto dy kryesi dënojnë ashpër këtë vrasje dhe kërkojnë nga organet kompetente që të merren seriozisht me këtë dukuri negative, të zbulojnë autorët dhe të ndëshkojnë kriminelët të cilët tentojnë të bëhen pengesë kryesore e një Kosove të lirë, të pavarur dhe demokratike.

    Kjo dhe vrasjet e tjera të meparshme të aktivistëve të LDK-së dhe të Kosovës menjeherë pas perfundimit të zgjedhjeve në Kosove, dëmtojnë rëndë rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.

    Dega e LDK-së Presidentit Rugova dhe familjes Bytyçi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    LDK në Beneluks: Vrasje kriminale nga dora tradhtare e armike e Kosovës

    Bruksel, 28 tetor 2002 - Vrasja e Ukë Bytyçit, kryetar i Asamblesë Komunale të Suharekës dhe kryetar i LDK-së, është vrasje kriminale që vetëm duar tradhtare e armike të Kosovës dinë ta bëjnë, duar që shuan jetën e një burri atdhetar që me angazhimin e tij politik e luftarak luftoi për lirinë e Kosovës.

    Kjo i tronditi thellë bashkatdhetarët, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Beneluks, thuhet në reagimin e degës së LDK-së për Beneluks.

    Iniciatorët, ushqyesit politikë të akteve të tilla dhe dorasit ndaj personaliteteve dhe aktivistëve të LDK-së duhet që sa më parë të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë, thuhet në këtë reagim dhe apelohet së populli i Kosovës të tregojë civilizëm kombëtar, sikur dëshmoi edhe gjatë zgjedhjeve, të denoncojë e dënojë në vazhdimësi aktet e tilla të turpshme.

    Njëherit kjo degë i shpreh ngushëllime Presidentit Rugova dhe familjes Bytyçi


    Durimi është më e madhja trimëri.


Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •