HERMANN HESSE
(1877-1962)
Hermann Hesse u lind mė 2 korrik, 1877, nė Calw-Montagnola, tani Collina d'Oro. Atje kaloi fėmijėrinė dhe vitet e rinisė, tė cilat u bėnė temė e shpeshtė pėr librave e tij tė mėvonshėm. Vende tė tjera tė etapave tė ndryshme tė jetės sė tij ishin: Maulbronn, Tubingen dhe Baseli. Nė 1904 ai u transferua nė fermėn e vjetėr, nė Gaienhofen, buzė liqenit Konstancė, pėr t'iu pėrkushtuar punės letrare. Tejkalimin i krizave personale por edhe feja dhe politika, janė nga temat qendrore nė veprat e Hesse-s. Ai fitoi Ēmimin Nobel nė vitin 1946.
Pėrktheu: Erion KRISTO
RAFAELUA - tregim
Nė mėhallėn time, te Sheshi i Zotėrisė nė Firence, njėdizaj mu paraqit njė burrė i kėrrusur, me mjekėr ngjyrė hiri. Mbante njė kapele tė shqyer e tė rrėgjuar, por me prerje tė kohės, njė redingotė tė sajuar pa masa dhe tė pėrdorur, qė nė mungesė tė jelekut ishte kopsitur deri nė grykė; poshtė vishte njė palė pantallona bojėbari, tė kadifenjta e tė dala mode.
Mėnyra sesi hyri e mė pėrshėndeti, mė bėri tė mendoja se kėrkonte tė mė ofronte diēka tė pazakontė. Ndoshta ndonjė abone teatri, ndonjė libėr tė lashtė, ndoshta njė vilė me qira nė kodėr, njė biēikletė apo njė kalė. U ngrefosa dhe e pyeta se ēfarė kėrkonte. Atėherė nxori ngadalė nga xhaketa e bollshme njė kuti ngjyrėgri, shpėshtolli disa metra fill dhe hoqi nga mbėshtjella njė kartė, qė ma paraqiti me madhėshti, si ai qė ushqen shpresa tė mėdha. Ja dialogu qė vijoi:
Unė: Ēfarė ėshtė?
Ai: Njė Rafaelo. Njė vizatim i Rafaelos. Oh, zotėri, vėshtroje, mahnitu! Dy vogėlusha, tė bukur e tė pastėr, dy vogėlusha tepėr tė kėndshėm! Shiko! Shiko!
Unė: Nga e di ti qė ėshtė i Rafaelos?
Ai: Oh, dyshoni? Duhet tė mė besoni, ėshtė tamam e tij, e ka vizatuar Rafaelua me dorėn e vet hyjnore. Kushdo qė ia ka haberin, e kupton. Njė piktor qė rri me qira tek unė, mė ka bėrė be e rrufe pėr kėtė. Ėshtė i skamur, zotėri, pėrndryshe do tė mė kishte dhėnė me shumė dėshirė njėqind lira pėr ta shtėnė nė dorė.
Unė: Njėqind? Ju jeni i marrė.
Ai: Bėni shaka. Nė tė vėrtetė mė ka thėnė se mund ta shisja edhe pėr shtatėdhjetė e pesė, megjithėse vlen tre herė aq. Ėshtė Rafaelo!
Unė: Rafaelua ka jetuar katėrqind vjet mė parė. Karta juaj mė sė shumti ėshtė njėqind e pesėdhjetė vjeēare, pėr sa duket. Gjithsesi, nuk ėshtė e Rafaelos.
Ai: (mė sheh me pamje qortuese).
Unė: Po, nuk i hyn nė punė askujt. Tregojani kėtė kartė njė profesori, do tju pėrqeshė.
Ai: Po, profesorėt! Ju merrkeni vesh, nuk mund tė gėnjeheni! Po sikur tė jetė e ndonjė nxėnėsi tė Rafaelos sė madh? Ose e Peruxhinos?
Unė: Ja, pra, karta po na dilka mė e vjetėr. Pas pak do tė betoheni se ėshtė e Xhiotos.
Ai: Xhioto? Mjeshtri i madh! Ka ndėrtuar kėmbanoren! Me tė vėrtetė, mė jepni 50 lira.
Unė: Jo, nuk dua ta blej.
Ai: Nuk doni ta blini? Por ju thatė...
Unė: Ēfarė thashė?
Ai: Kujtova se ju pėlqeu. Dyzet lira?
Unė: Mos ngul kėmbė, po humbet kohėn kot. Nuk e dua atė vizatim, dhe sikur tė ma shiste dikush tjetėr, gjithė-gjithė do ti jepja pesė lira.
Ai: Pesė lira? A dėgjova mirė? O Zotynė, ju doni tė talleni me plakun e gjorė. Jam 65 vjeē. Pesė lira! Pėr njė Rafaelo!
Unė: Atėherė lamtumirė! Bėji njė kornizė Rafaelos tėnd dhe shikoje tėrė ditėn!
Ai: Vėrtet, nuk mund tė reshtėsh sė vėshtruari. Zot, ēfarė doēke ky fėmijė! Vetėm ato duar vlejnė njėzet franga. Atėherė, le ta lėmė njėzet e pesė dhe mos ta zemė mė nė gojė!
Unė: Ik tani, se nuk kam kohė tė tepėrt!
Ai: Pesėmbėdhjetė?
Unė: (bėj shenjė pėr jo, i dėshpėruar).
Ai: Shėn Mėri, vėrtet duhet ta dhuroj kėtė vizatim madhėshtor pėr dhjetė lira? Dhjetė! Urimet e mia zotėri, njė Rafaelo pėr dhjetė lira!
Unė: Mjaft! Tė thashė jo. Ik tani!
Ai: Ju jeni i pashpirt! Atėherė gjashtė lira.
Unė: Jo. Dil jashtė!
Ai: Jo, atėherė pesė! (Njė psherėtimė e thellė).
Unė: O Perėndi, mė lėr tė qetė. Nuk dua dhurata.
Ai: Hė pra. Mė parė mė the pesė lira. Ja, po e lė me gjithė kuti. Pesė lira.
E hėngra. Nė Toskanė, ku gjithēka kushton shumė pak, pesė lira vlejnė sa njė pasuri. Mund tė kisha kaluar njė ditė tė mrekullueshme. Ndėrsa tani zotėroj kėtė kopje mjerane shkollore tė Rafaelos, qė edhe sot mė ngjeth mishtė kur e shoh.
Krijoni Kontakt