A eshte gabim seksi para martese?
A duhet te jetojme jete te merzitshme?
Pyetje: "A eshte gabim seksi para martese? Pse sipas ju te krishtereve te gjitha gjerat qe jane te bukura dhe argetuese jane te gabuara? Pse do t'i ndalonte gjerat argetuese nje Zot i dashurise?"
Pergjigjia: Mendo kete, a eshte gabim te ngasesh makine? Jo. A eshte gabim qe nje 13 vjeēar te ngase makine? Po. Eshte gje e bukur dhe argetuese, por ve ne rrezik jeten e tij dhe te te tjereve.
A eshte gabim seksi midis nje burri dhe gruaje ne martese? Jo. A eshte gabim seksi me gruan apo burrin e dikujt tjeter? Po. Mund te jete i bukur dhe argetues, por shpesh sjell shume zemerthyerje ndaj bashkeshortit/es dhe femijeve.
Ne na pelqen te vendosim ēfare eshte e drejte dhe e gabuar sipas deshires sone. Kjo eshte natyra njerezore. Kur eshte fjala per te patur marredhenie seksuale me dike, ne duam te vendosim standartet tona. Shpesh standartet tona jane: nese personi tjeter nuk eshte i martuar, s'ka problem. Por, po sikur personi tjeter te vihet ne rrezik nga nje semundje seksualisht e transmetueshme? Tani ngaterrohet pak puna. Po sikur tjetra te mbetet shtatzene dhe te perballoje vendimin e veshtire te abortit? Prape e ngaterruar. Po sikur personi tjeter te jete nje i aferm? Po sikur te jete i te njejtit seks? Po sikur te jete seks per pagese? Po sikur te jete seks per pornografi? Po sikur te jete me femije?
Ajo qe mund te jete e bukur dhe argetuese per dike, mund te shihet si shume e keqe per dike tjeter. Apo jo? Si e percaktojme, atehere, ēfare eshte e mire dhe ēfare eshte e gabuar?
Nje Hyj i dashur na i ka bere te njohura udhezimet e Tij mbi jeten. Ai thote se mekati eshte i kendshem per pak kohe. Ndoshta s'ka asnje mekat qe nuk eshte i kendshem per momentin. Por kenaqesia nuk mund te jete standarti yne i vetem per te marre vendime. Mendo sa do kenaqeshim ndonjehere po ta godisnim keq vellain ose motren. Do te kenaqeshim per nje moment, por per fat te mire ne nuk e bejme kete sepse kenaqesia nuk eshte e vetmja udherrefyese.
Hyji do qe te na ruaje nga probleme te tmerrshme qe mund t'i sjellim vetes me vendimet tona te marra. Ai na do me te vertete dhe do te na mbroje nga vendime dhe sjellje qe shkaterrojne jeten tone dhe te te tjereve.
Pse Hyji (i cili e krijoi seksin) e kufizon ate vetem per ne martese? Qe t'iu prishe kenaqesine njerezve apo qe te sigurohet qe nje ēift te gezojne nivelin me te thelle te intimitetit, te rezervuar vetem per njeri-tjetrin? Kur Perendia na udhezon per diēka, motivet e Tij jane te pastra dhe burojne nga dashuria e Tij per ne.
Njerezit perdoren seksualisht per argetim te momentit, por po sikur te kete gjera me me vlere se kenaqesia e perkohshme? Si p.sh. dinjiteti, vleresimi per veten, dhe trajtimi i tjetrit si person me vlere? Ndoshta Perendia mendon se marredheniet mund te ishin me te forta, me te sigurta dhe me intime nese do ndertoheshin mbi diēka me substanciale sesa seksi. Cilatdo qe te jene arsyet, urtesia e Zotit e tejkalon tonen dhe mund t'i besojme. Dhe shpesh ndodh qe me vone ia kuptojme vleren.
Krijoni Kontakt