Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 65 prej 65
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Me aq kineze sa jane mbytur brigjeve tona nga trafikantet , cudi qe peshkaqenet nuk qenkan rritur me teper.
    Zaten kinezet nuk kane shume mish.
    Dhe prandaj vijne tigrat per te ngrene shqiptaret.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga 2043
    Me aq kineze sa jane mbytur brigjeve tona nga trafikantet , cudi qe peshkaqenet nuk qenkan rritur me teper.
    Zaten kinezet nuk kane shume mish.
    Dhe prandaj vijne tigrat per te ngrene shqiptaret.
    Te kane genjyer per punen e kinezeve, asnje nuk eshte mbytur nga trafikantet. Tigrat kane ardhur ketu se u eshte merzitur mishi i kinezeve.

  3. #63
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Kjo eshte plotesisht e vertete!...Kinezet kurresesi nuk mund te jene mbytur pasi jane notare te zote!...Ata jane hedhur me deshiren e tyre nga gomonja pasi kane pasur leke per te paguar vetem gjysmen e rruges....une mendoj se duke notuar,kane ndryshuar kurs dhe kane shkuar ne drejtim te Afrikes...kjo shpjegon edhe ardhjen e peshkaqeneve Afrikane ne ujerat tona

  4. #64
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Vlorë, kapet peshkaqeni 4,20 m

    Një peshkaqen 4 metra e 20 centimetra ka rënë në rrjetat e peshkarexhës së Ardian dhe Pëllum Latos mëngjesin e djeshëm në ujërat ku ndahen detet Jon dhe Adriatik. Ai ka zbarkuar në portin e vogël të Triportit në mbrëmje nën kureshtjen e kolegëve peshkatarë, që një ngjarje të tillë nuk e përjetojnë shpesh. Megjithatë kapiteni i peshkarexhës nuk është shumë i gëzuar për këtë kapje dhe vetë shprehet se më mirë të kishte kapur 450 kg peshk ngaqë në qytetin e Vlorës akoma nuk e preferojnë mishin e peshkaqenit.

    Kapja

    Sipas pjesëtarëve të peshkarexhes, si çdo ditë ata kanë dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit. Kanë lundruar normalisht deri në një milje nga bregu dhe kanë filluar të hapin rrjetat për peshkim. Askush nga të katër peshkatarët që ndodheshin në bordin e peshkarexhës nuk e dinte se çfarë surprize i priste. Ata kanë vijuar si çdo ditë peshkimin derisa rreth orës 10:00 kanë ndjerë një peshë të rëndë në rrjetat e peshkimit. Menjëherë janë bërë kuriozë dhe kanë filluar të vrojtojnë se çfarë ka kapur rrjeta e tyre. Ndërkohë kanë ndjerë se edhe peshkarexha, me një tonazh prej 24 ton po lëkundej jo si zakonisht. duket e kanë ndjerë se diçka e pazakontë po ndodhte, por kurrsesi nuk u shkonte mendja se kishin kapur një peshkaqen. Menjëherë janë bashkë të katër dhe kanë shpejtuar të mbledhin rrjetat për të parë se çfarë u kishte servirur dita. Pas shumë përpjekjesh, sepse pesha e rëndë e ka vështirësuar shumë mbledhjen e rrjetave, ata e kanë afruar peshkaqenin pranë peshkarexhës dhe me shumë mundime e kanë hipur në bordin e saj. Në gojë akoma peshkaqeni kishte një peshk të sapo kapur rreth 4 kg dhe bënte më kot përpjekje për ta gëlltitur, ndërkohë që kishte gëlltitur më parë kilogramë të tërë me peshk. Pasi e kanë hipur në bordin e vogël të peshkarexhës, anëtarët e saj e kanë lidhur fort peshkaqenin dhe kanë vazhduar normalisht peshkimin.

    Peshkaqeni

    Pas ardhjes në port janë bërë dhe matjet përkatëse të peshkaqenit të kapur mëngjesin e djeshëm. Ai ka qenë i gjatë 4 metra e 20 centimetra dhe ka peshuar rreth 450 kilogram. Sapo kanë mbërritur në port menjëherë kapiteni i peshkarexhës Ardian, Pëllumb Lato ka marrë thikat dhe ka bërë prerjen e peshkaqenit. Menjëherë pranë tij janë mbledhur plot kolegë që ngjarje të tilla i përjetojnë rrallë për të mos thënë shumë rrallë. në përkujdesjen tonë për kapitenin shokë të tij na tregojnë se ai edhe në verën e shkuar ka kapur një peshkaqen gati dyfishin e këtij të sotmit në peshë por nuk e ka bërë publik nga frika se mos largohen turistët, sepse ai është kapur në afërsi të Himarës dhe në atë kohë kishte ndodhur dhe tërmeti dhe aq donin turistët për t’u larguar. Pas prerjes së peshkaqenit, një pjesë të madhe të mishit të tij kapiteni ua ndau në shenjë respekti kolegëve që ishin aty pranë dhe një pjesë tjetër e bëri gati për shitje. Sipas peshkatarëve më të vjetër, në ujërat e ëmbla të deteve Jon dhe Adriatik nuk ka pasur qenie të tilla, por ka pak vite që kanë filluar të duken edhe këtu. nga njëra anë ata gëzohen për këtë, por edhe nuk ndjejnë këtë gëzim kur mendojnë se mishin e tyre në qytet akoma nuk e shijojnë siç duhet. ky është peshkaqeni i parë i kapur këtë sezon në Vlorë.
    Flet kapiteni i peshkarexhës, Pëllumb Lato
    Sa persona mban peshkarexha juaj?
    Katër persona.
    Si quhet ajo?
    Peshkarexha quhet Ardian dhe ka një tonazh 24 tonë.
    Ju jeni vetëm për peshkim?
    Po, ne jemi të destinuar vetëm për peshkim.
    Si vajti peshkimi sot?
    Ne dolëm si gjithmonë në orët e para të ditës dhe hodhëm rrjetat si gjithmonë. as që mendonim se do të ndodhte ndonjë çudi. Rreth orës 10:00 ndjemë se rrjetat kapën diçka të rëndë. menjëherë vrapuan të shikonim çfarë po ndodhte. Dukej që ishte një peshë e madhe sepse anija u lëkund tre katër herë shumë rëndë. dukej edhe përpjekja e madhe në ujin e furishëm që krijonte dallgë të mëdha. më pas pamë se në rrjeta kishte rënë një peshkaqen. mblodhëm rrjetat me shumë vështirësi dhe e hodhëm peshkaqenin në bord.
    Ishte e lehtë?
    Jo nuk ishte e lehtë sepse ai peshonte mbi 400 kilogram dhe ne ishim vetëm katër vetë, por me ndihmën e mekanizmave që kemi në anije ne e ngritëm atë në bord. Dëgjova se nuk është peshkaqeni i parë që kap peshkarexha juaj?
    Po është e vërtetë. Vjet në verë, duke peshkuar në ujërat pranë Himarës ne kemi kapur një peshkaqen më të madh se ky i sotmi, pothuajse dyfishi i tij në peshë.
    Por askush nuk e mori vesh këtë ngjarje?
    Pothuajse askush sepse ishte kohë plazhi dhe kishin ardhur shume turistë. Kishte ndodhur edhe tërmeti që largoi një pjesë të madhe të turistëve. Edhe lajmi ynë për kapjen e peshkaqenit duhej dhe nuk ngeltë askush në Himarë dhe në Vlorë atëherë.
    Jeni i kënaqur që keni kapur këtë peshkaqen?
    Edhe po edhe jo, sepse tek ne akoma nuk e shijojnë siç duhet peshkaqenin dhe me duhet shumë mundim për ta shitur.
    Më mirë të kishit kapur 450 kg peshk sesa këtë peshkaqen?
    Njëmijë herë më shumë më mirë sepse me 450 kg peshk do të kisha fituar shumë para kurse këtë më shumë do ta fal nëpër shokë sesa do ta shes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Ky lloj peshkaqeni eshte i zakonshem ne Mesdhe dhe sidomos ne ujrat tona territoriale. Ne i themi "Pellumb", nuk e di si e ka emrin shkencor. Permasat e tij nuk jane fort te zakonshme, por atje ku eshte kapur ky mund te gjesh edhe gjera me te medhaja. Kapja e tij eshte bere rreth 3 milje larg Sazanit.
    Nuk eshte aspak i rrezikshem per njeriun.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •