Deri nje muaj me pare besoj se te gjithe ishim te sigurte per te ardhmen e Kosoves! Siguria e madhe qe ndjenim na vuri ne gjume duke harruar se asgje ne kete bote nuk mund te quhet e siguruar deri sa ajo te behet realitet.
Shtyrja e statusit te Kosoves ishte nje kembane e vogel qe te na zgjonte nga gjumi qe na kishte marre. Por mbas asaj kembane te vogel nje me e madhe kumboj me forte mu ne zemer te kryeqytetit shqiptar......ishte ajo e kryeministit Berisha qe permbante nje shqetesim real brenda saj! Mesazhi qe une mora ishte se ka mundesi dhe ekziston frika qe Kosova te mbetet prape nen Serbi, dhe nuk do te cuditesha qe ne momentin e fundit shume vende qe ne i quajme mike te na bejne "varrin"(historia na e ka treguar kete)
Zakonisht vendet e vogla dhe te pafuqishme flijohen gjithmone per tekat e te medhenjve me preteksin qe kjo i sherben paqes!
Keshtu u veprua edhe ne konferencen e paqes(ne mos gaboj 1924) po gjithashtu edhe ne vitin 1913 ku Shqiperia u flijua per gjoja paqen duke i shperngulur asaj trojet....vertet disa te tjera i dhuroi "mbreti i shqiptarve"qe erdhi ne fuqi dhe me dhune me ndihmen e serbeve>.
Pyetja ime eshte mos po na hiken Kosova prej duarsh.....
A mos po bejme te njejtat gabime?
A mos po ja japim prape Serbise Kosoven me duart tona?
Kam frike se po bejme si kombetarja...qe deri ne minuten e 90' mbron rezultatin pozitiv dhe harron qe ndeshja mbaron atehere kur gjyqtari i fryn birbilit dhe jo kur ora shenon 90'............................................... ..........
Ju si mendoni.......
Krijoni Kontakt