Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549

    Poezia e Naim Frasherit per Jezu Krishtin

    Koha Jone
    E Merkure, 30 Gusht 2006
    POEZIA E NAIM FRASHERIT PER JEZU KRISHTIN

    Nje nepunes i larte i perandorise osmane i kendoi Krishtit.
    Hapat e Naimit pertej mureve religjioze
    "Lulete e verese"
    Shtypshkronja e shoqerise "Dituria". Bukuresht 1890. Nga Bukureshti me 1890 kane ardhur formatet e librit. Driteshkronjat zgjonin fjale ne formatin e pare. Libri ne suprine permbante nje titull pranveror "Lulete te verese", "Prometeu yne", Naim Frasheri, autori i librit me lirika. Libri mberrinte ne viset jugore nga kryeqendra e botimeve shqiptare, Bukureshti. Kryeqendra e nje shteti tjeter. Bukureshti, kjo strehe e ngrohte e poeteve te perndritjes kombetare. Zhbirojme poezine e Naimit per Krishtin.

    "Perpara Krishtit"

    Djaleth, njeriu i Perendise,/Fytyra jote mua me tregon,/Ah te keqiat e njerezise,/Qe ka punuar edhe punon./Se kjo fytyre/Eshte pasqyre./Dhe na rrefen,/E s'na genjen;/Gjithe ē'ka hequr njeriu i mjere/Nga veth' e tine e nga vellaj/,Qe kane vrare edhe kane prere./Pa gjyq, pa fjale, pa pasur faj./Zot, ti ke vuar/Edhe s'ke pushuar,/Nga njeriu hoqe/,Per te u perpoqe./Ti u perpoqe per njerezine/Dhe dashurine e bere bese/,/Njeriut i vune nom miqesine./Qe kur te lindet,gjer sa te vdese/Per kete fjale/Te qofsha fale./Se njerezia/E Perendia. "Perpara Krishtit" eshte poezia e Naimit. Ka buruar nga mendja e Naimit. Nga pena e Naimit. Ka vershuar mendimi naimjan ne leter te bardhe.

    Poezia

    Poezia "Perpara Krishtit" eshte nje kenge per Krishtin. E pare ne nje rrafsh vlerash, poezia eshte teper modeste. Sidoqofte per kohen dhe faktoret, ka mbartur dhe permban vlera. Pjese nga vargezimi:
    Djaleth, njeriu i Perendise/Fytyra jote me tregon/Ah te keqijat e njerezise/Qe ka punuar edhe punon...
    Ndertoj: Moti e pret kohen. Nata e pret diten. Ora dhe oren. Minuti sekonden. Njerezimi. E priti Mesine. Ne Betlehem. Jezusi i Nazaretit. Bukuria. Bukuria eshte shembellimi i tij. E Perendise. E zbritur nga qielli. Ne histori te koherave. Kronika te moēme. Fytyra rrefen. Ēudine. Dora mrekulline. Perendia eshte ne zemer. I kujt eshte ky rrefim? Panteistit Naim!

    Ndertoj
    Njerezimi. Ē'gafa te pafalshme ka kryer o Zot. I shtyre nga tundimi. Moisiun u detyrua t'u thoshte: "skllever bij sklleverish/ s'e meritoni se liri s'doni", shqiperuar nga F.Noli. Nderkaq Naimi thote aty: Ah te keqiat e njerezise/Qe ka punuar edhe punon...
    O Zoti yne! E kryqezuan Jezuesin. Ligesia ē'fytyre e shemtuar e miresise. Ē'pikture e pameshirshme e djallezise. O Zoti yne. Krishtin e kryqezuan. Silueta e tij ne kryq. Me syte nga qielli. U zhduk ne hapesire. Shpirtin e moren engjejt. Udhet moren dy drejtime te ndryshme:
    1. Nga zeri i qiellit: "Mireardhsh Jezus!"
    2. Shpirtra te lodhur nga marrezia. Shkofshi me keq, vafshi ne dreq. Shejtaner, bije shejtanesh, ne te fundit rreth te ferrit.

    Pasqyra

    Naimi rrefen: Se kjo fytyre/eshte pasqyre/dhe na rrefen/e s'na genjen...
    Shqyrtime
    O Zoti yne! Kjo pasqyre. Nje shembellim. Fytyra e Perendise.
    O Zoti yne! Ku prap do te me dergosh? Mos na ler ne boten e nentokes. Shpresojme te mos kemi humbur me kohen ne perendim te diellit. Mos na lere ne boten e perhershme te erresires, te nentokes!
    Perlotje. Naimi thoshte: Gjithe ē'ka hequr njeriu i mjere/Nga veth' e tin e nga i vellaj/Qe kane vrare edhe kane prere/Pa gjyq, pa fjale, pa pasur faj...

    Lumi

    Shqyrtime
    Lumi Jordan dhe pagezimi. Histori nga jeta e Krishtit.
    Ndertoj. Ujerat rrjedhin. Jane ne levizje. Mekate pastrojne. Sy qelibar. Ky lumi Jordan. Ne brendi te syrit, burim i pashtershem. Gjon pagezori. Jezues, shpirti te ndriēofte, djaleth i paharrueshem! Ē'marreveshje bere me Perendine? Pagezimi me shpirtin e shenjte!

    Duhen tretur kufijte qe i mbajne shqiptaret te ndare

    Viti 1888 i takoi qiellit te Naimit. Eshte drejtor censure ne Ministri te Arsimit. Fakti i njohur, por mbetet te gjurmohet kjo kohe. Ne nje pozicion te tille ne seren e larte te perandorise, ai shkruan lirika, por "Perpara Krishtit" eshte krijuar e shkruar nga dora e tij, qe ishte nje shqiptar poet atdhedashes, nepunes ne perandorine osmane, qe ne themel ruante Islamin si besim. Mirepo Naimi ishte bektashi.

    Ndjekes i tarikatit bektashi me graden myhib, grada e pare e tarikatit mistik te bektashinjve. Keshtu poeti shqiptar Naim, duke njohur ne thelb si ndjekes i ketij tarikati bektashi, kishte arritur nderkaq te vijezonte fytyren e ketij tarikati. Nga ana tjeter, ai kishte kuptuar se misionaret e shenjte zbresin per miresine e njerezise.

    Arritem ketu per te thene: Keshtu faktet sjellin diēka te re. Naimi eshte nje poet shqiptar, por nderkaq ishte nepunes i perandorise osmane, qe i vetem ne ate hapesire i ka kenduar Krishtit. Nuk gjejme ndonje tjeter. Mirepo edhe ne kete lirike tek ky poet i vemendshem, duke qene bektashi dhimbja qe e gerryen ishte fryma e perēarjes mes shqiptareve. Fe, qe s'ishin ngopur kurre me helmin qe helmon, kishin ngritur matane deri ne toka te shqiptareve kufij religjioze. Duheshin tretur keta kufij, qe i mbanin gjithsesi shqiptaret te ndare. Cilado qofshin interpretimet eshte fakti, qe troket.

    Hapi i Naimit pertej mureve

    Naimi ben nje hap te madh duke kapercyer pertej mureve religjioze. Nje lirike me fjale zemre per Krishtin e te krishtereve. Jane perdorur prej tij fjale me gjuhen e te krishtereve. Ndonese teper larg ne kohe do te shfaqej edhe Noli, qe kishte deshire te ecte ne ato udhe: "Flamur qe lind Shen Konstandinin/Bashkon Islamin me Krishterimin". E thene poetikisht bukur.

    Nje numer poetesh ēuditerisht shqiptare kane dashur t'i lidhin fete ne nje ure ku kembet e saj jane krishterimi dhe islami i bashkuar per perparimin, humanizmin dhe paqen ne jeten e shqiptareve. Njihen edhe arsyet e kesaj, por perse sot duhet te ndahemi marrezisht? Kush u fryne ererave te ndarjes ne kaurre dhe muslimane, kur perpos te tjerave jane kaq shqiptare te mire? Kur soji yne rilindas beri kete gje, sigurisht mori bekimin e nje populli.

    Rrathe poetike te Naimit jane gjurme rrjeshtash nga pena e tij. Ato kane mbetur deshmitare okulare, por sot shfaqen si vegime boreale. Lirika "Perpara Krishtit" eshte deshmia e Naimit, poetit bektashi, per Krishtin dhe mirenjohja qe shfaqte per krishterimin. Madje, te gjithe fete e botes tone, ne qiell, kane nje Zot te vetem.

    Feja e shqiptarit, shqiptarizmi

    Shkruajne poetet librat e kohes. Shpresojme te mos kemi humbur vitin e lirikes, qe eshte 1890. Mirepo matane brigjeve vitet ikin. Me 1896, kater vite perpara se te perendonin syte e magjishem te Naimit. Nje dite vere te ēelur, te qetuar, Naimi merr nga Bukureshti "Fletore te Bektashinjve". Kopjet e para qe nxjerr shtypshkronja kane sproven filozofike "Bektashinjte", ne radhet e para.

    Bektashinjte eshte sprova filozofike e Naimit per bektashizmin. Brenda vetvetes, ky ishte kodi i mirefillte i Naimit per Bektashizmin Shqiptar, qe kishte zene te ngjizej. Ishte Statuti i Bektashizmit Shqiptar. I hartuar per here te pare ne gjuhen shqipe nga nje poet kombetar. Ne nje fare menyre, mund ta quajme edhe "Kushtetuta e Bektashizmit Shqiptar". Ajo qe eshte thene, pa tulatje nga Naimi, ishte vellazerimi qe flitet ne frazat e fundit te kesaj sprove filozofike te fletores se shenuar. Madje e gjithe kjo une ju siguroj se per kete u shkrua. Mirepo cili qenka ky pasazh.

    Gjejme te "Fletore e bektashinjve".
    ... Bashke me pleqesine e me paresine, te krijojne dashurine e vellazerine, njesine e miqesine ne mes te gjithe shqiptareve, te mos ndahen nga njeri tjetri, te krishtere e myslimane te jene toke, qe te vene te gjitha punet mbroth e mbare, te mos shahet sot shqiptari, i cili ka qene i lavdruar ne te gjithe boten pergjithmone...
    Mirepo ky poet, nderkaq ndertuesi i ketij kodi quhej Naim. Ishte njeqind perqind i races se hershme shqiptare, kur eshte mesuar se fundi se vendorigjina e Frashellinjve eshte Tomorica e Skraparit. Nga malesia e Dangellise ku ishte rritur, zbriti ne udhen e letrave shqipe. Me siguri qe ka gjetur nje trajte tjeter te Vaso shkodranit, qe diēka kuptimplote tha: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria", per t'ua thene shqiptareve, bese eshte vellazeria mes shqiptareve, pa kufij fesh ne mes."

    Naimi larg hallakatjeve mundohet te therrmoje muret e larte, qe ishin kufij religjioze mes shqiptareve. Zullumedhenjte i kishin ngritur keto mure, keta kufij guresh, qe i kishin trishtuar shqiptaret ne kohera te gjata renkuese e sunduese. E, si mundej valle te quhej fe, ajo qe i kishte vene shqiptaret ne merira, per t'u kenduar ne diten e fundit sinfonine funebre?

    Tashme, lirika "Perpara Krishtit", pasi e veēova nga rrathet e tjere te lirikave te Naimit, e di ē'perfaqeson sot, njeqind e ca vite me pas botimit te pare, per te zbuluar Naimin shqiptar. Nje pike e tij e zemres, deshifrohet vellazeria shqiptare, pa kufij religjioze ne mes. Ende ka, por do te kerkoj ne gjelberimin e lirikave pranverore te Naimit, pa harruar te preke me gishta te ftohte vargjet e tij. Mirepo nje pyetje torture me mberthen gjithmone. Ku i ruajne doreshkrimet e Naimit arkivistet? Ne ē'raft? Ne mungese te tyre, kam bere nje marreveshje me librat e tij te hershem. Do ta ndjek Naimin, poetin tone germe per germe edhe kur ngjitet kah perendimi tek shtepia e tij. Edhe kur zbriste nga malesia e Dangellise, perketej Vjoses, me embrionin e lules "letersi shqipe".

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nje poezi vertet e mrekullueshme e ketij rilindasi te shquar.
    Ne fytyren e munduar te Krishtit, ai sheh fytyren e munduar te kombit tone.
    Nje poezi qe ngjan me vajtimin biblik te Sherbetorit Pesimtar.


    Po e sjell dhe njehere sepse me pelqeu shume:


    PĖRPARA KRISHTITĖ

    1 Djalėth njeriu i Perėndisė
    2 Fytyra jote mua mė tregon
    3 Ah! tė kėqijat’e njerėzisė,
    4 Qė ka punuar edhe punon.
    5 Se kjo fytyrė
    6 Ėshtė pasqyrė,
    7 Dhe na rrėfen,
    8 E s’na gėnjen.
    9 Gjithė ē’ka hequr njeriu i mjerė
    10 Nga veth’e tinė a nga i vėllaj
    11 Qė kanė vrarė e kanė prerė
    12 Pa gjyq, pa fjalė, pa pasurė faj.
    13 Zot, ti ke vuar
    14 Edhe s’ike pushuar,
    15 Nga njeriu hoqe,
    16 Pėr tė u pėrpoqe.
    17 Ti u pėrpoqe pėr njerėzinė,
    18 Dhe dashurinė e bėre besė,
    19 Njeriut vure nam miqėsinė.
    20 Qė kur tė lindet gjer sa tė vdesė.
    21 Pėr kėtė fjalė
    22 Tė qofsha falė,
    23 Se njerėzija
    24 Ė Perėndija


    Mbase ka ardhur koha qe shqiptaret duhet te filloje t'i rilexojne rilindasit.
    Shqiperia ka nevoje per nje rilindje te dyte, per nje epoke te re te Rilindjes.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    Ermal22 " As te perkthesh nuk di, jo me te japesh fakte "

    Emėr - Mbiemėrrmal
    Biografia:bashkim kombetar Vendndodhja:
    Itali Interesat:futbolli ski, shahu dhe dyluftimi trup me trup Profesioni:
    student Motoja:
    familja kombi atdheu
    Me sa duket ke lexuar Panelin e Antarit - ( ne lidhje me mua )
    Ermal22 " As te perkthesh nuk di, jo me te japesh fakte "
    Cuditem perse nuk diskuton ne teme ?!
    Ndoshta s'ke fakte , kur s'ke fakte... ateher s'ke baze... ndertesa rrenohet kur ska baze!
    Biografise suaj : I vie era tharm komunizmi , pasice ata kishin keso lloj propagandash , mirepo ata vetem percarje benin!
    Interesat : duke e mar parasysh se ne biografine e juaj askund nuk permendet leximi , dituria .... por permendet skijimi te cilin edhe une e dua , pastaj shahun gjithashtu edhe une e dua thjesht do te doja te sfidoja ne www.flyordie.com ashtu sic po te sfidoj ne diskutime te ndryshme " duke e mar parasysh se ku te djegu ? " Vie ne konkludim se : ke nevoj te kursesh kohen, koha kursehet duke investuar ne mendje
    Per temen do te thoja ... normal duke e mar parasysh sa njerez te kan shkruar , si dhe kush eshte ai i cili te ka shkruar ... eshte teme e tmerrshme
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

Tema tė Ngjashme

  1. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  2. Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 18:40
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Uniteti me Krishtin i Orthodhoksėve
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2005, 17:18
  5. Struga, aty ku poezia jonė u ndie e vlerėsuar
    Nga marinI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •