Kalendari Kishtar i 14 nėntorit pėrkujton Shėn Shtjefnin Kyenņ, ipeshkėv e martir




Shekulli ishte vetėm dy vjeē - kėshtu e pėrshkruan datėlindjen e vet nėn Napoleonin, Konsull i parė, Viktor Hygoi, patriark i letėrsisė romantike franceze qė lindi nė Bezanson tė Francės mė 8 shkurt 1802. Nė tė njėjtin vit me autorin e romanit “Tė mjerėt” lindte, nė Beliė, i biri i njė bujku, qė mė pas do tė bėhej ipeshkėv, si imzot Myriel tek romani i Hygoit, e qė do tė kthente nė rrugė tė drejtė, duke e thirrur vėlla, jo vetėm njė ish tė burgosur zemėrbardhė si Zhan Valzhani, por mijėra paganė nga Indokina, tė cilėt i desh si t’i kishte vėrtetė vėllezėr. Me ipeshkvin Myriel, Viktor Hygo krijonte figurėn ideale tė prelatit tė lidhur ngusht me popullin e me mjerimin e tij, me shpirt sa ungjillor, aq edhe revolucionar. Po ta kishte njohur imzot Kyenņ-n, do tė kishte pasur rastin tė shihte figurėn, jo letrare, por reale, tė njė biri tė popullit, pėr tė cilin “i afėrmi”, nuk ishte njė shprehje e pėrgjithshme, as njė farė klase shoqėrore, qė jetonte nė njė vend e nė njė periudhė tė caktuar historike. I afėrmi pėr tė pėrfshinte tė gjitha klasat, tė gjitha racat e kombet, nė atė revolucion tė pėrhershėm qė ėshtė krishtėrimi i vėrtetė. I pagėzuar nė njė kullė sane, i edukuar nga famullitarėt e fshatit, Shtjefni i ri studioi me ndihmėn e prindėrve, qė i paguanin mėsuesėt me dhurata nė natyrė.

Kur hyri nė teologji, e ėma shiti petkun e saj tė martesės, pėr t’i blerė uniformėn e studentit. Prandaj, sa u shugurua meshtar, gjėja e parė qė bėri, ishte t’i blinte nėnės njė fustan tė ri. Nuk e gjeti menjėherė rrugėn e meshtarisė. Nė fillim deshi tė bėhej orėndreqės. Pastaj shėrbeu si katekist e si mėsues besimi. Sė fundi e gjeti rrugėn e vėrtetė, duke hyrė, nė vitin 1827 nė Kongregatėn e Etėrve misionarė tė Shėn Vinēenc de Paolit. Njė vit mė vonė misionari i ri arrinte nė Indokinė. Nė vitin 1835 u shugurua ipeshkėv i Metelopolis. Filloi menjėherė betejėn pėr tė mbrojtur besimtarėt e tij tė nėpėrkėmbur e tė persekutuar nga ana e autoriteteve budiste. E nė kėtė betejė nisi tė fitonte mijėra shpirtra. Mijėra vetė nisėn tė kthehen nė fenė e krishterė, tė frymėzuar nga shembulli i jetės sė ipeshkvit. Kur njeri prej tyre detyrohej, me tortura, tė mohonte fenė e re, njėqind tė tjerė kėrkonin Pagėzimin. Kleri vendas u trifishua, u hapen shumė shtėpi pėr edukimin e jetimėve, vijoi me zell tė madh pėrkthimi i librave kishtarė e fama e ipeshkvit francez arriti deri nė zonat e largėta malore tė Laosit.

Nė vitin 1861, gjatė persekutimit tė tė krishterėve nga ana e mbretit Tu-Duk, ipeshkvi shenjt u kap e u mbyll nė kafaz. Nuk u mbyt menjėherė, por ngadalė-ngadalė me helme qė pėrdornin vendasit, derisa mbylli sytė mė 14 nėntor 1861. Prandaj konsiderohet martir e nderohet me titullin ‘i Lum’.

Rojet qė e ruanin thanė pėr tė: “Ishte bėrė i pėrkryer, prandaj qielli nxitoi ta merrte para se tė pėsonte njė poshtėrim tė ri”. E kishin fjalėn pėr trajtimin e trupit tė tij tė vdekur, tė cilit iu pre koka. Njė vit pas vdekjes sė tij, njė traktat ndėrmjet Francės e Indokinės, sanksiononte, tė paktėn nė teori, lirinė e kultit nė vend.