KAPITULLI I PARĖ
1
Kur hyri Admeti nė zyrėn e shefit, ishte mesditė. Shefin nuk e njihte mė parė, ndaj u ēudit nga trupi i tij i paktė dhe buzėt tepėr tė holla.
-Nuk kam shumė kohė, - shpejtoi tė thoshte ai, pa i thėnė ulu e pa i dhėnė dorėn.
-Ju kemi emėruar nė Kajat, ėshtė zonė e mirė, pak si larg...
Admeti pėr herė tė parė e dėgjonte kėtė emėr fshati. Emėrimi iu duk i ēuditshėm, ngaqė mendonte se do ta caktonin nė qytet, nė njėrėn nga shkollat e mesme, jo vetėm se nė diplomė nuk mungonte mesatarja e lartė, por edhe nga libri i tij i botuar e i pritur mirė dhe se nė xhep mbante librezėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, gjė e rrallė pėr njė tė ri tė moshės sė tij.
-Me kaq mbaruam, - tha shefi me indiferentizėm, qė atij iu duk tepėr i shtirur e aspak miqėsor, - nisu sa mė shpejt, tė mos humbasin fėmijėt mėsimet.
Pasi e vėshtroi tė porsaemėruarin shkarazi, shtoi si rastėsisht kalo pak nga zyra e kuadrit, mė duket ke lėnė diēka pa shėnuar.
-Ēfarė ? - pyeti Admeti .
-Hollėsitė i dinė ata ...
Doli nga zyra ftohtė. Diēka e beftė e kishte goditur, e kishte lodhur. Entusiazmi, gjallėria, gėzimi i emėrimit i ėndėrruar prej kohėsh, u tulatėn diku thellė me njė peshė tė rėndė, qė ia kėrrusėn trupin. Zbriti shkallėt e ndėrtesės hijerėndė duke zvarritur kėmbėt.
-E, ku ? e pyeti njė zė i njohur.
Ishte Afrimi me tė cilin kishin studiuar bashkė pėr njėmbėdhjetė vjet.
-Nė Kajat, - po nuk e di nga bie.
-Aq larg ? u habit ai, - po ti je shkrimtar, do tė vesh?
-Nuk dua ta filloj punėn duke trokitur dyerve, - tha Admeti, qė nuk donte tė shtonte se nėpėr ato dyer ishin po ata qė e kishin emėruar. Ata nuk do tė bėnin asgjė mė tepėr veē moralit, se shteti harxhoi aq e kaq qė tė nxorri ty me shkollė dhe ti e ke pėr detyrė tė shėrbesh e tia shpėrblesh.
-Do hash dynjanė, - tha Afrimi, - pėr mua u gjend njė vrimė nė qytet.
-Urime, - pėshpėriti dhe vazhdoi rrugėn nėpėr diellin e nxehtė tė fundgushtit. Nuk shihte asgjė, veē hapave tė tij tė lodhur e tė rėnduar nga fyerja. Ishte njė fyerje e rėndė, qė ai si shkrimtar po e quante me njė term tepėr pompoz fyerje shtetėrore, prandaj qe tepėr e rėndė, sidomos pėr njė si ai, tė sapoemėruar, diku nė humbėtirė. Nuk mendonte gjė tjetėr, veē tė arrinte sa mė shpejt nė shtėpi e tė bėhej gati pėr udhė. Prindėt e kishin mbajtur katėr vjet nė shkollė, duke u ngushtuar sė tepėrmi dhe ai e ndjente pėr detyrė ta gėlltiste fyerjen shtetėrore, sado e rėndė tė ishte, pėr hir tė pagės qė do tė merrte. Duhej tė takonte edhe Ladinėn, tė pėrballonte rėnkimet e saj pėr atė emėrim tė papritur. Ajo qė tani kishte filluar tė mburrej se djali i saj, domethėnė ai me tė cilin do tė martohej, do tė jepte mėsim nė gjimnaz, mu nė zemėr tė qytetit, do tė zinte miq me peshė e jeta diēka do tė sillte.
Ndjeu pėr herė tė parė se jeta ishte ēuditshme. Ajo kishte ngritur krejt papritur para tij disa enigma qė as i kishte ėndėrruar ndonjėherė. E papritura, mendoi ai, mos vallė kjo ėshtė jeta dhe jemi tė pambrojtur prej saj?
2
Ladina e priste me ankth. Nuk ishin tė fejuar, por qenė mė tepėr se tė dashuruar. I lidhte njė rrugė e ngushtė, fėmijėria, shkolla, mė pas kishte ardhur ai, prilli, qė ringjall stinėt e vdekura. Ishte njė prill i pazakontė qė hodhi borė edhe nė qytetin e tyre bregdetar. Bora, gjėja mė e rrallė pėr ato rrugė e ato ēati, e bėri gjithė qytetin tė shndėrrohej nė fėmijė. Ai kishte shkruar edhe njė poezi pėr atė foshnjėqytet, qė deshi tė ēmendej pėr pak ēaste, duke ulur moshėn artificialisht, siē bėjnė vajzat e plakura nė mėnyrė tepėr tė natyrshme. Ishte njė poezi qė nuk ia botonte kush, sepse si mund tė pranoje qė edhe komitetet, seksionet, drejtoritė, gjeneralėt, deri te shefat e zymtė tė kuadrove tė bėheshin fėmijė? Domethėnė pushteti fyhej, nomenklatura minimizohej dhe pėrse? Sepse iu tek njė prilli tė shastisur tė rrėmbente pak borė hua nga janari e ta shtronte nėpėr rrugėt e qytetit? Ai i pa kur tė gjithė u bėnė fėmijė tė vėrtetė, pleqtė e plakat qėlloheshin me topthat e bardhė, tė rinjtė rrokeshin, tė gjithė kryenin veprime si njerėz tė shndėrruar nė diēka tjetėr. Kurse ata tė dy, ndryshe nga qyteti, atė ditė pushuan sė qėni fėmijė, kryen disa veprime si tė rritur, u puthėn, jo si mė parė nė faqe, por nė buzė, u shtėrnguan fort, pastaj diku u fshehėn e nuk donin mė tė ndaheshin. Por ja qė bora shkriu shpejt e bashkė me tė iku edhe marrėzia. Ata shikonin se si binte flokė-flokė, si flakėt e njė zjarri tė bardhė, ndėrsa Admetin e tundonte njė varg na dogje o prill gėnjeshtar!
Kurse tani po e digjte vapa e gushtit, qė na qenka mė gėnjeshtar se prilli. Ladina e priste, sishte mė fėmijė, as nga trupi, as nga mendimet. Bukuria e saj tundonte shumė djem universitarė me punė tė mirė dhe ekonomi tė ngritur. Disa e ndalonin nė rrugė, tė tjerė i fusnin njerėz nė shtėpi e ajo duhej tė vendoste.
Kur hyri nė rrugicėn e tij, Ladina i doli pėrpara e skuqur disi nga pritja e lajmit.
-E, ku ? e pyeti me njė frymė.
-Kajat ia thonė emrin, - tha ai dhe ndjeu se brėnda tij kėrciti diēka e thatė, si gėrvima njė dere qė po mbyllej.
Ladina e vėzhgoi me dyshim.
-Ska shkollė tė mesme me emrin Kajat,-qeshi pak ajo, sikur donte tė thoshte mos u tall me mua.
-Ėshtė fshat i largėt,-tha ai dhe ndjeu tė bėhej mė e thatė kėrcitja e derės qė po mbyllej brenda tij.
Ladinės i shpėtoi njė lot i vogėl, si shkrirja e njė pikėze dėbore, fshehur aty nė cep tė syrit qė nga ai prill i largėt gėnjeshtar. E fshiu atė me rrėmbim, si tė donte tė dėbonte njė kujtim tė besdisshėm.
-Po ti je shkrimtar,- tha ajo.- Nė qytetin tonė ti je i vetmi shkrimtar me emėr. Ty tė recitohen vjershat nė radio.
Tani i erdhi radha Admetit tė vinte buzėn nė gaz.
-As mua nuk mė vjen mirė,- tha ai.
-Do shkosh?
-Pa tjetėr.
-Para se tė nisesh duhet tė mė takosh. Do tė tė them diēka qė duhet ta bėsh patjetėr.
-Ma thuaj tani.
Ladina u largua. Ndjeu rrėnqethje nga ajo lloj ikje nervoze, e papėrmbajtur, pa kthim koke. Jeta, tha ai pėr herė tė dytė atė ditė fundgushti, sa shumė ēudira brenda pak orėve. Mos vallė jemi tė pafuqishėm para saj?
Ishte e para herė qė i dukej sikur nuk shkelte mbi asfalt, por mbi njė shtresė tė zezė e tė dendur pikėpyetjesh .
3
Prindėt nuk e pritėn me shqetėsim tė madh emėrimin. Babai e njihte mirė Kajatin. Nėna, nė kohė tė Luftės, ishte strehuar atje disa javė te njė mik i babait dhe ndjente dashuri pėr njerėzit e atij fshati tė largėt malor. Megjithatė, Admeti ndjeu se pas qetėsisė me tė cilėn e pritėn lajmin, kishte diēka tė fshehtė, njė farė fisnikėrie prej prindi. Emėrimi ėshtė ēasti solemn ku kurorėzohen ėndėrrat e thurrura me kujdes e ankth njė jetė tė tėrė, thoshte shpesh babai. Jeta ėshtė ėndėrr dhe ėndėrra jetė, shtonte ai. Jemi para njė figure komplekse, ngado qė ta kthesh, jep tė njėjtin shėmbėllim.
E pra, kjo ėndėrr ishte bėrė prag jete. Jeta vazhdonte, vazhdonte edhe ėndėrra. Intuita prindėrore e ndiente fare mirė kėtė.
Admeti i ra rrotull kopshtit, mori njė trung dhe u ul nė tė pėrballė ēesmės. Ishte fėmija i tretė i emėruar larg prindėve, pas vėllait, diku nė njė rreth nė Veri dhe motrės nėpėr baltrat e trasha tė Fushės. Diēka nuk shkonte.
Porta e madhe e oborrit kėrciti. Midis kėrcitjes dhe hapėsirės u shfaq njė vajzė e vogėl me dorėn tė mbledhur grusht, nė tiparet zeshkane tė sė cilės Admeti njohu Garinėn, fqinjėn e vogėl tė Ladinės.
-Ina mė dha kėtė letėr pėr ty,- foli ajo me njė frymė dhe u zhduk me vrap midis hapėsirės e krisjes sė derės.
Admeti lexoi njė shkrim tė nxituar, ku m-tė dhe n-tė ishin zėvendėsuar me viza, shenjė kjo qė tė linte tė kuptoje se letra ishte shkruar tmerrėsisht shpejt dhe me nervozizėm. Lina i kėrkonte tė shkonte me urgjencė nė shtėpi tė saj, diēka duhej thėnė atje, unė nuk e di se ēfarė, thoshte ajo, kėtė mendoje ti mė mirė. Nė fund fare, lexoi njė fjalėzė tė vogėl, pas shprehjes duhet tė vish pa tjetėr, ndryshe ..., qė ai e lexoi jo ndryshe , po prishje . Nuk e kishte menduar kurrė se pas kaq e kaq vitesh, nė njė ditė tė bukur fundgushti, kur ai qe diplomuar, ishte bėrė shkrimtar i njohur, nė tė njėjtėn kohė do ta shtynin diku, nė xhunglėn mė malore tė zonės, do ti kėpusnin dhe njė ndryshe nė njė letėr tepėr tė nxituar e tmerrėsisht tė nervozuar. Truri iu irritua, nervozizmi i atyre shkronjave iu ngjit nėpėr sy si njė mori milingonash. Po qe se svete, ēdo tė ndodhė po qe se svete?
Kėtė pyetje i bėri edhe babait, kur i tregoi pėr herė tė parė pėr atė vajzėn dhe letrėn e saj dhe se ajo vajzė me letrėn e nxituar e tepėr tė shqetėsuar e detyronte ti shkonte pa tjetėr nė shtėpi dhe e kėrcėnonte me njė ndryshe.
Ajo kėrkon ndihmėn tėnde do tė shtonte babai pas njė heshtje tė gjatė, duke i lėnė tė nėnkuptonte se duhej tė shkonte, se asgjė e mirė nė jetė nuk bėhet me kokfortėsi dhe se midis dy njerėzve qė duhen, kur njėri e humbet toruan, tjetri duhet tė jetė mė gjakftohtė e gjėra tė tjera tė tilla, qė babai i thoshte me ngadalė, i menduar, duke u munduar tė ruajė ekuilibrin e tė birit, pikėrisht sot, kur po mundohej tė dilte nė jetė dhe ajo, jeta, po i jepte goditjet e para.
4
Admeti u nis. Derėn ia hapi Ladina qė ishte veshur me rroba tė zakonshme dhe nuk mundohej aspak ta fshihte shqetėsimin. E prisnin nėna dhe motra e madhe e saj, si edhe gruaja e dajos. Procesin, kėshtu e quajti bisedėn mė vonė, e drejtoi dajesha, njė fuēi, qė sipas tij, pak i ngjante gruas.
-Ky ėshtė ai ?- pyeti dajesha Ladinėn, si tė bėhej fjalė pėr ballafaqim me njė keqbėrės, qė me forcė e kanė sjellė nga ana e anės vetėm pėr tė thėnė ajo grua e stėrtrashė atė ky ėshtė ai ?, qė Admeti me mendje do ti shtonte njė tipi , ose rrugaēi .
- Po babanė pse nuk e solle ? pyeti ajo papritur.
Se nuk mė deshi kjo, u bė gati tė thoshte Admeti e tė kapte me dorė organin mashkullor, por pėrfytyroi se si do tė reagonte Ladina, si do ta pėrdorte atė shprehje dajesha e, nė fund tė fundit, gjithēka do tė shkatėrrohej nė mėnyrėn mė tė shėmtuar.
-Kėshtu e mendova, - tha ai me indiferentizėm, - dhe kėshtu ėshtė mė e mira.- Unė erdha tė njihemi, me Ladinėn...
Por dajesha ia ndėrpreu fjalėn duke iu drejtuar mamasė dhe motrės sė Ladinės se ky, domethėnė duhet nėnkuptuar rrugaēi , siē paska thėnė edhe herė tė tjera ajo, nuk qenka njeri serioz, do tė tallet me ēupėn e botės, se edhe emėrimin nė filifistun e paska kėrkuar vetė, e tė tjera e tė tjera . Pastaj i tha atij se ne, fisi ynė, nuk e kemi zakon tė bėjmė dhėndėr fshatar.
Admeti, qė nuk kishte ardhur pėr tu bėrė dhėndėr dhe po i mohonin diēka qė skishte kėrkuar, e ndjeu veten vėrtet tė fyer, bile mė tė fyer edhe nė se do tė kishte ardhur me qėllimin pėr tu bėrė dhėndėr. Ndjeu njė si thikė tė mprehtė ta godiste drejt e nė kockė dhe nuk e pėrmbajti dot veten.
-Kush je ti,- bėrtiti ai,- injorante bajgė, fuēi ndyrėsirash!
Kuptohet qė pas kėsaj dajeshės do ti binte tė fikėt, do tė kėrcisnin tasat me ujė uf- et e puf et, ēna bėre kėshtu o Admet, qė do ta thoshte Ladina, pse e solle kokėn, qė do ta thoshte mamaja. Do tė luhej teatėr, kurse ata, dy heronjtė kryesorė do tė mbeteshin jashtė, pėr fatin e tyre do tė vendosnin tė tjerėt, kurse uji e psherėtimat, tė fiktit e tė shkumbėzuarit do tė ishin mjetet artistike tė regjisorit tė padukshėm tė asaj skene.
Ladina nuk po fliste fare. Kjo e habiti Admetin, i cili e ndjeu veten jo tė tepėrt, por tepricė nė atė proces, siē filloi ta quajė atė skenė pa skenar, me njė regjisor tė padukshėm, ku u luajt pėr dreq njė vepėr me njė akt, me pak dialog e mė tepėr heshtje.
Ladina nuk tentoi ta ndalte, as e ndoqi nga pas, tė paktėn ta qortonte pėr fjalėt qė tha, tė kthente pak kokėn, ose nė fund tė fundit tė ndjente njė rėnkim a njė psherėtimė tė lehtė. Ai ndjeu se nė shtėpi tė saj ishte marrė njė vendim dhe ajo e kishte thirrur vetėm sa pėr tė qetėsuar veten.
Nė qytet skishte pse tė rrinte mė. Zemra i thėrriste tė nisej drejt sė panjohurės. Dhe tė nesėrmen, vėrtet, u zhyt drejt sė panjohurės.
Krijoni Kontakt